Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    33

    Benzi dhe Albanezi

    Te gjithe njerzit e ketij Planeti e kane nje Enderr.
    Ne kengen Mesnate te Vace Zeles endrra eshte i Dashuri ose e Dashura por ktu e kemi fjalen per nje Enderr metalike, pra per Mercedes Benzin.

    Por si fitohet nji Benz?

    Ja nje nga rruget albaneze origjinale. Kur shikoni pra nje Njeri me Benz mendoni pak sfondin.


    Gazeta Shqiptare :

    DEFEKTI I APARATIT VONON ANALIZAT

    Aksidenti zbulon 6 kile drogė
    Shoferi kunati i oficerit tė lartė tė Gardės


    -------------------------------------------------

    Zbulohen nė kroskotin e automjetit tė aksidentuar 6 kilogramė substancė qė dyshohet se ėshtė drogė. Drejtuesi i mjetit dhe poseduesi i saj, kunat i njė oficeri tė lartė tė Gardės sė Republikės, ėshtė nė gjendje tė rėndė nė spital, si pasojė e aksidentit. Misteri zbardhet sot nė mesditė me pėrgjigjen e ekspertizės.

    LAJMI

    TIRANE

    Njė aksident automobilistik mendohet se ka dekonspiruar njė linjė tė trafikut tė drogės dhe bazėn e pėrpunimit tė saj. Pėrplasja e pallogaritur nė orėt e para tė ditės sė djeshme, duket sikur e ka tradhtuar drejtuesin e automjetit Benz 200 "Elegance", me targė TR 3941 F, Albert Ēela. Nė kroskotin e makinės luksoze tė Ēelės, i cili mėsohet tė jetė kunat i njė oficeri tė lartė tė Gardės sė Republikės, janė zbuluar dhe sekuestruar 6 kilogramė pluhur i bardhė. Substanca, sipas policisė, ngjason dhe ka aromė e veti tė njėjta me lėndė narkotike. Dyshimi i parė ka qenė pėr njė sasi heroine, por nuk pėrjashtohej qė kjo lėndė tė ishte edhe amfitaminė apo ndonjė pėrzierės tjetėr qė pėrdoret pėr drogat e rėnda. Njė kampion i kėsaj substance ėshtė dėrguar menjėherė pėr ekspertizė nė Laboratorin Qendror Kriminalistik nė Ministrinė e Rendit Publik. Enigma pritet tė zbardhet nė mesditėn e sotme, kur pėrfundon edhe afati kohor i mjaftueshėm pėr pėrfundimin e ekspertizės. Vetė Ēela ėshtė dėrguar nė gjendje tė rėndė, si pasojė e pėrplasjes, pėr ndihmė mjekėsore nė Spitalin Ushtarak. Gjendja e tij mbahet nė mbikėqyrje tė rreptė mjekėsore nė repartin e terapisė intensive. Te dera e reanimacionit qėndrojnė agjentėt antidrogė, tė gatshėm qė me marrjen e pėrgjigjes pozitive nga laboratori tė ekzekutojnė arrestimin nė flagrancė tė tij.

    Aksidenti
    Rreth orės 03.00 tė mėngjesit, nė afėrsi tė Kombinatit, ndėrsa ishte nisur nga Tirana pėr nė Durrės, automjeti tip Benz 200 "Elegance" ngjyrė blu, me targė TR 3941 F, ka dalė nga rrugė dhe ėshtė pėrplasur. Njė polic rrugor ka hasur me pluhurin e dyshimtė qė kishte dalė nga kroskoti i makinės dhe ishte pėrhapur nė dy sediljet e para. Rrugori kishte sinjalizuar sallėn operative dhe brenda pak minutave aty kanė mbėrritur ekspertėt antidrogė tė drejtorisė.

    Ekpertiza
    Ndėrsa prej disa muajsh "indikatori i drogės", aparati qė kryen testimin e substancave tė drogės, ėshtė prishur dhe nuk gjenden ende fonde pėr ta zėvendėsuar apo rregulluar atė, ėshtė dashur qė kampioni i marrė nga substanca tė dėrgohet nė Laboratorin Qendror Shkencor tė ministrisė. Njė tjetėr sasi i ėshtė dėrguar edhe laboratorit tė mjekėsisė ligjore pėr tė verifikuar nėse pluhuri i gjetur ishte substancė mjekėsore. Sipas policisė, ky veprim ėshtė kryer pėr faktin se pluhuri dyshohet tė jetė amfitaminė, apo ndonjė substancė tjetėr mjekėsore, e cila pėrdoret si pėrzjerės pėr tė pėrpunuar dhe rafinuar sasira tė ndryshme droge.

    Linja
    Ndėrsa nuk ka pėrfunduar ende ekspertiza e plotė e kampionit tė substncės sė gjetur, inspektorėt antidrogė dyshojnė se kanė zbuluar njė rrjet tė fuqishėm tė trafikut tė narkotikėve pėr nė Itali. Burime policore thanė pėr Gazetėn se Ēela dyshohet tė ketė marrė nė dorėzim drogė pėr ta trafikuar pėrtej Adriatikut. Mungesa e pėrgjigjes pėrfundimtare "mban peng" veprimet e tjera tė policsė. Ndėrkohė, burimet nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė e ekzistencės sė njė rafinerie tė drogave tė rėnda nė vend. Kėtu mendohet se kryhet rafinimi i lėndės sė parė qė dyshohet se vjen nga Turqia dhe Azia dhe mė pas trafikimi e pėrpunimi i saj nė vendet e BE.


    Telefonata anonime zbuloi dy korrierėt e heroinės

    Njė telefonatė anonime duket se ka future nė kurth dy korrierėt e drogės sė bllokuar nė afėrsi tė Xhamllikut. Pasditen e martė ėshtė arrestuar administratori i lotos "Euromania" me 5 kilogramė heroinė tė pastėr nė makinė. Kjo ishte sasia mė e madhe e kapur nė Tiranė, pėr tė cilėn policisė i ishte nevojitur muaj punė operative. Nė pranga pėrfunduan dy poseduesit e drogės qė kishte pėr destinacion Gjermaninė. Ata janė Fation Budinaku, administrator i Qendrės sė Lotos "Euromania", dhe Murran Zefi, respektivisht 33 dhe 30 vjeē secili. Ēanta me 5 kilogramėt pluhur narkotiku, e ndarė nė 10 pako, nga 0,5 kilogramė secila, ka rezultuar se ishte herionė.

    Sipas gazetes Shqiptare
    shifi punen e jo gunen

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    --------------------------------------------------

    O zoti "albanez" pak respekt per veten tende ne radhe te pare!

    --------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Benzi mund te fitohet edhe me djersen e ballit or mik..
    Quhet deshire dhe jo enderr.
    Dhe siē e tha miku zeus pak me respekt se jemi te gjith albanez..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #4
    keepin it real Maska e krize04
    Anėtarėsuar
    30-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    81
    o lali ca po thu ti mo.se te gjithe ne qe kemi benza ne shqiperi merremi me droge e.??
    leje mor mos ja fut kot se shumica e atyre qe kane benza ne tiron io kane fitu me djersen e ballit.
    never give up your dreams, cos 1 day you will find out that it's all you have got left.....

  5. #5
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    po hik more ējap se nuk mer vesht ti nga jeta. ku e di ti se ē'fare eshte benzi e si fitohet ai.
    une kam 3 benza ne shtepi dhe te gjithe i kam fituar me djersen e ballit, e ē'fare do te thote kjo se une jam mafioz.
    edhe po qeshe jam per veten dhe ty nuk te hyn ne pune. po ti shf benzin tat mor lal, shif ate tatin...........

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Per mendimin tim nuk ka dhe aq gabim Cjapi. Pse?

    Sepse shume nga ato benze qe vine ne Shqiperi, nga vine? Une shpesh here kam degjuar se jane te vjedhura...Nuk e di sa e vertete eshte kjo....

    Por ama, ajo qe me ben mua pershtypje eshte se si mund te kete para te blej nje benz nje popull qe ska para te haj buke? Nje popull qe ska pension te mjafetueshem te perballoj cmimet e larta per te ngren? Si eshte e mundur?

    Pyetjet e mia: A ekzistojn pune te cilat i japin njeriut aq para sa te behet aq i pasur ne Shqiperi ne menyr te ndershme? Cfare jane ato biznese, ato pune?

    Ne vende te huaja si psh ne Amerike apo ne Europe, po, me besohet se me djersen e ballit njeriu mund te arri dicka te madhe dhe te mire, por ne Shqiperi, cfare jane ato kondita qe e bejn kete te mundur?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Veshtruesja..
    Mendohu pak.
    Sikur ti te ishe e vetmja shqiptare qe me ndershmeri dhe sakrifica do blente ate te famshmin benz,nuk do te jepnin besdi fjale te tilla.
    Ti e din qe ne Shqiperi,mister apo jo,ēmimet jane si ne te gjithe Europen(flas per Italine).
    Ndoshta ke shume vite larg Shqiperise dhe ndoshta nuk e ke shume te qarte situacionin shqiptar.
    Shko ha nje pjate peshk ne plazh dhe shihe.
    Dhe thashe nje nga situacionet me banale..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    leci ke te drejte une nuk e di ...dhe prandaj po pyes...

    Por ama, une degjoj vazhdimisht qe njerez marrin para nga femijt qe kane jashte ne vend qe te jetojn mire ne Shqiperi sepse me pagat qe marrin ne Shqiperi nuk arrin ta perballojn dot nje jete luxe.

    Une per vete skam para te blej benz (edhe pse jam jashte Shqiperise)...prandaj nuk e konceptoj dot qe ne Shqiperi, ku standarti i jeteses eshte shume here me i ulet se sa ai i Amerikes, te arrin njerezit te blejn makina kaq luxoze....

    Nuk e di

  9. #9
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    Benzi me i liri i me te mirave mireve

  10. #10
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    o diema po ju e dini mire qe shqipetari e ka nje cike ne gjak qe te kete dicka me te mire se te tjeret .
    pastaj per rruget tona vetem Benzi eshte makine qe reziston
    nese ka ndonje tjeter mundet por kushton me shume
    pra Benzi eshte me i liri i me te mirave qe mund te rezistojne ne rruget tona

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •