Te gjithe njerzit e ketij Planeti e kane nje Enderr.
Ne kengen Mesnate te Vace Zeles endrra eshte i Dashuri ose e Dashura por ktu e kemi fjalen per nje Enderr metalike, pra per Mercedes Benzin.
Por si fitohet nji Benz?
Ja nje nga rruget albaneze origjinale. Kur shikoni pra nje Njeri me Benz mendoni pak sfondin.
Gazeta Shqiptare :
DEFEKTI I APARATIT VONON ANALIZAT
Aksidenti zbulon 6 kile drogė
Shoferi kunati i oficerit tė lartė tė Gardės
-------------------------------------------------
Zbulohen nė kroskotin e automjetit tė aksidentuar 6 kilogramė substancė qė dyshohet se ėshtė drogė. Drejtuesi i mjetit dhe poseduesi i saj, kunat i njė oficeri tė lartė tė Gardės sė Republikės, ėshtė nė gjendje tė rėndė nė spital, si pasojė e aksidentit. Misteri zbardhet sot nė mesditė me pėrgjigjen e ekspertizės.
LAJMI
TIRANE
Njė aksident automobilistik mendohet se ka dekonspiruar njė linjė tė trafikut tė drogės dhe bazėn e pėrpunimit tė saj. Pėrplasja e pallogaritur nė orėt e para tė ditės sė djeshme, duket sikur e ka tradhtuar drejtuesin e automjetit Benz 200 "Elegance", me targė TR 3941 F, Albert Ēela. Nė kroskotin e makinės luksoze tė Ēelės, i cili mėsohet tė jetė kunat i njė oficeri tė lartė tė Gardės sė Republikės, janė zbuluar dhe sekuestruar 6 kilogramė pluhur i bardhė. Substanca, sipas policisė, ngjason dhe ka aromė e veti tė njėjta me lėndė narkotike. Dyshimi i parė ka qenė pėr njė sasi heroine, por nuk pėrjashtohej qė kjo lėndė tė ishte edhe amfitaminė apo ndonjė pėrzierės tjetėr qė pėrdoret pėr drogat e rėnda. Njė kampion i kėsaj substance ėshtė dėrguar menjėherė pėr ekspertizė nė Laboratorin Qendror Kriminalistik nė Ministrinė e Rendit Publik. Enigma pritet tė zbardhet nė mesditėn e sotme, kur pėrfundon edhe afati kohor i mjaftueshėm pėr pėrfundimin e ekspertizės. Vetė Ēela ėshtė dėrguar nė gjendje tė rėndė, si pasojė e pėrplasjes, pėr ndihmė mjekėsore nė Spitalin Ushtarak. Gjendja e tij mbahet nė mbikėqyrje tė rreptė mjekėsore nė repartin e terapisė intensive. Te dera e reanimacionit qėndrojnė agjentėt antidrogė, tė gatshėm qė me marrjen e pėrgjigjes pozitive nga laboratori tė ekzekutojnė arrestimin nė flagrancė tė tij.
Aksidenti
Rreth orės 03.00 tė mėngjesit, nė afėrsi tė Kombinatit, ndėrsa ishte nisur nga Tirana pėr nė Durrės, automjeti tip Benz 200 "Elegance" ngjyrė blu, me targė TR 3941 F, ka dalė nga rrugė dhe ėshtė pėrplasur. Njė polic rrugor ka hasur me pluhurin e dyshimtė qė kishte dalė nga kroskoti i makinės dhe ishte pėrhapur nė dy sediljet e para. Rrugori kishte sinjalizuar sallėn operative dhe brenda pak minutave aty kanė mbėrritur ekspertėt antidrogė tė drejtorisė.
Ekpertiza
Ndėrsa prej disa muajsh "indikatori i drogės", aparati qė kryen testimin e substancave tė drogės, ėshtė prishur dhe nuk gjenden ende fonde pėr ta zėvendėsuar apo rregulluar atė, ėshtė dashur qė kampioni i marrė nga substanca tė dėrgohet nė Laboratorin Qendror Shkencor tė ministrisė. Njė tjetėr sasi i ėshtė dėrguar edhe laboratorit tė mjekėsisė ligjore pėr tė verifikuar nėse pluhuri i gjetur ishte substancė mjekėsore. Sipas policisė, ky veprim ėshtė kryer pėr faktin se pluhuri dyshohet tė jetė amfitaminė, apo ndonjė substancė tjetėr mjekėsore, e cila pėrdoret si pėrzjerės pėr tė pėrpunuar dhe rafinuar sasira tė ndryshme droge.
Linja
Ndėrsa nuk ka pėrfunduar ende ekspertiza e plotė e kampionit tė substncės sė gjetur, inspektorėt antidrogė dyshojnė se kanė zbuluar njė rrjet tė fuqishėm tė trafikut tė narkotikėve pėr nė Itali. Burime policore thanė pėr Gazetėn se Ēela dyshohet tė ketė marrė nė dorėzim drogė pėr ta trafikuar pėrtej Adriatikut. Mungesa e pėrgjigjes pėrfundimtare "mban peng" veprimet e tjera tė policsė. Ndėrkohė, burimet nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė e ekzistencės sė njė rafinerie tė drogave tė rėnda nė vend. Kėtu mendohet se kryhet rafinimi i lėndės sė parė qė dyshohet se vjen nga Turqia dhe Azia dhe mė pas trafikimi e pėrpunimi i saj nė vendet e BE.
Telefonata anonime zbuloi dy korrierėt e heroinės
Njė telefonatė anonime duket se ka future nė kurth dy korrierėt e drogės sė bllokuar nė afėrsi tė Xhamllikut. Pasditen e martė ėshtė arrestuar administratori i lotos "Euromania" me 5 kilogramė heroinė tė pastėr nė makinė. Kjo ishte sasia mė e madhe e kapur nė Tiranė, pėr tė cilėn policisė i ishte nevojitur muaj punė operative. Nė pranga pėrfunduan dy poseduesit e drogės qė kishte pėr destinacion Gjermaninė. Ata janė Fation Budinaku, administrator i Qendrės sė Lotos "Euromania", dhe Murran Zefi, respektivisht 33 dhe 30 vjeē secili. Ēanta me 5 kilogramėt pluhur narkotiku, e ndarė nė 10 pako, nga 0,5 kilogramė secila, ka rezultuar se ishte herionė.
Sipas gazetes Shqiptare
Krijoni Kontakt