Shume prej nesh e kane provuar ose e provojne perdite ambientin shoqeror jashte shtetit. Kemi ketu besoj shume emigrante, studente larg Shqiperise etj qe mund te pergjigjen per kete.
Per shume veta shoqeria ne Shqiperi, ajo qe kane lene pas eshte e pazevendesueshme, dhe e ruajne si gjene me te shtrenjte ne foto, albume kujtimesh, etj. Disa prej tyre ndoshta edhe e kujtojne si kohen me te bukur te jetes se tyre, pasi kur vijne ne vendin e huaj fillojne telashet me ambientimin ne nje vend te rri, veshtiresite e para, te gjejne pune, te paguajne faturat, qirate etj.
Nuk flas per shoqerine ne vend te huaj kur ka shume shqiptare te tjere perreth, por per shoqerine ku ti mund te jesh ndoshta i vetmi shqiptar ne ate grup, si p.sh. shume prej nesh e gjejne veten te tille ne ambientet e punes, shkolles, dhe me pas sigurisht dhe ndonje vend argetimi.
Pra pyetja qe dua te bej eshte: a jini te kenaqur ju me shoqerine e huaj qe kini gjetur ne vendin ku kini emigruar? A ndryshon kjo nga ajo qe kini lene pas? Dhe nese po, si?
Krijoni Kontakt