Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Krimi i organizuar dhe shqiptaret

    Shqiptaret kane nje kohe te gjate qe bashkejtojne me krimin ne Shqiperi, Kosove e me gjere. Vrasjet e biznesmene shqiptare kohet e fundit, vrasjet politike ne Kosove, arrestimet e trafikanteve shqiptare ne shume vende europiane, akuzat nga diplomate e ambasadore adresuar qeverise shqiptare per bashkepunim dhe mbrojtje te grupeve kriminale, akuzat e vete politikaneve shqiptare per pjesmarrje ne rrjete kriminale, qofte nga rradhet e opozites, qofte nga rradhet e partise ne pushtet ne Shqiperi.

    Nuk e hapa kete teme per tu treguar se Shqiperia sot eshte peng e krimit te organizuar, pasi ky tashme eshte realitet qe te gjithe e shohim dhe shume prej jush e jetoni perdite. E hapa kete teme per te vjele mendimet dhe qendrimet tuaja nga krimit te organizuar dhe si ai ndikon ne imazhin dhe te ardhmen e shqiptareve.

    - Cilat jane shkaqet e renies se Shqiperise ne duart e krimit te organizuar?
    - A keni besim se strukturat e shtetit mund te perballen dhe mposhtin me strukturat e krimit?
    - A mendoni se kreret e shtetit shqiptar jane te implikuar ne krim te organizuar?
    - A shihni nje rrugedalje nga kjo gjendje dhe cilat jane hapat qe ju do te deshironit te shihnit per te adresuar kete problem?

    Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe te gjithe te denojne krimin e cdo forme, pasi eshte ky krim qe ka vrare shtetin ligjor ne Shqiperi.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    AlbANiaN STALLION Maska e RICO
    Anėtarėsuar
    04-11-2003
    Vendndodhja
    UNDER(world)GROUND
    Postime
    33
    Une personalisht ALBO mendoj se eshte pikerisht krimi i organizuar qe e ka cuar shqiperine atje ku eshte sot. eshte nje nder te vetmit faktore qe po minon themelet e nje shqiperie te sapo mekembur nga totalitarizmi i eger enverik.
    Edhe pse e urrej politiken ne shqiperi jam perseri teper i interesuar ne tema te tilla.

    - Si nje nga shkaqet kryesore une do te permendja neglizhimin nga ana e cdo qeverie qe ka pas qeverisur shqipen (qe nga 90-ta e deri me sot), e strukturave te rendit, mos trajnimi ne menyre te duhur e personeleve te organeve te rendit si dhe mos trajtimi i personeleve te rendit si policeve ashtu dhe eproreve te ketyre te fundit me nje shperblim te pelqyeshme, i cili eshte nje stimul i larte per personelin ne fjale.
    -pika e dyte (no koment, pasi me duket se ka nje problem strukture ne fjali)
    -ne piken e trete ne qofte se do mendoja pozitivisht se kreret e shqipes jane te implikuar me krimin do te me shkaktonte teper pesimizem per te ardhmen e shqiperise, prandaj nuk kam kkomente ne lidhje me kete pike.
    -pika e katert qe ju keni parashtruar nxit nje shperthim revoltik ne mendjen time per nje shqiperi te pastert nga krimi i organizuar. Mendoj se ashtu si c'do problem e ka nje zgjidhje po ashtu edhe ky problemi jone, por sa te vullnetshem jane shqiptaret per zgjjidhjen e ketij problemi jam pakez ne dyshim. Eshte pikerisht populli ai qe vendos se kush do e udheheqe vendin, eshte pikerisht po ai qe duhet te shfaq pakenaqesine dhe si rrejedhim zgjidhje per nje problem si K.O(kr i org)
    une kerkoj qe kreret e sotem te shqiperise duhet te sulmojne K.O ashtu si K.O po e "SHKATERRON" shqiperine.
    Disa nga menyrat: rritja e shperblimit ndaj personeleve te rendit. trajnimi i ke tyre te fundit nga specialiste te huaj ne fushen e K.O.
    ZBULIMI dhe denimi ne shkallen me te larte i personeleve te inkriminuar.
    Zbulimi dhe eliminimi i burimit te te ardhurave qe financon K.O
    forcimi i ligjeve qe kane te bejne me masat dhe ndeshkimet ndaj personave ne K.O
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RICO : 06-11-2003 mė 16:30
    I LiVE tO FiGhT AND KNEEL downThe unscrupulus MANkind

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga RICO
    une kerkoj qe kreret e sotem te shqiperise duhet te sulmojne K.O ashtu si K.O po e "SHKATERRON" shqiperine.
    K.O. ne fakt po e mban gjalle Shqiperine me 'cash' te ndyre. Perndryshe nuk ka si te shpjegohen gjithe ato investime ne pasuri te patundshme. Eshte fenomen tranzicioni dhe besoj me kohe do t'i gjehet ana. Duke pasur parasysh eksperiencen e Italise ka per te qene nje lufte e pergjakshme. Mungesa e 'gjak-derdhjes' deri me tani sugjeron qe lufta eshte thjesht virtuale.

    Problemi me emergjent moral qe kam une eshte trafikimi i femrave. Eshte tragjedi kolosale!!! Ndoshta duhet punuar ne kete drejtim fillimisht, e pastaj te merren masa per trafikantet e drogave qe ne fund te fundit i bejne dem vetem paleve te treta, qe kerkojne ate produkt.

    Mbi te gjitha duhet hequr dore nga 'mbrojtja e heshtur' qe te gjithe ne i bejme familjareve, shokeve, e te njohurve tane ne kete drejtim. Te gjithe kemi dore ne krim nqs njohim njerez te tille.

    Por hapi me emergjent eshte permisimi i sistemit te drejtesise. Europianet po na ndihmone ca, po si hallve e ftofte duket ai muhabet.

    Ne perfundim, we suck, but we're making money.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 06-11-2003 mė 22:51

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    Who's making money???

    Not the people, but the few organized crime lords and some politicians.

    Me se pari, duhet te merren baza per permiresimin e sistemit te drejtesise gjygjeve dhe gjygjtareve posacerisht. Qeveria the politikanet e larte duhet qe me seriozitet ti kundervihen krimit por jo vetem me fjale. Duhen te denohen ato qe jan te koruptuar, duhen qe te hiqen prej funksioneve ato gjykates, police, apo politikane qe nuk e denojn krimin si duhet. Krejt infrastruktura e policise lokale dhe federale duhet te permirsohet, dhe te formohen grupe speciale qe vetem e luftojn krimin e organizuar, apo drogen, prostitucionin etj. Dhe ksaj pune i duhet nje propagande e gjere, dhe e mbeshtetur prej qeverise qe ti kumonikohet publikut dhe krimineleve se kjo me nuk mund te lejohet dhe se do te denohet ashper, por edhe duhet ne praktike te denohet ashper. dhe si that dikush tjeter, qe kjo pune te permirsohet, neve na duhet ndihme prej shteteve qe e kan ballafaquar ket me pare dhe na duhet nje trajnim prej renjeve. Kjo duhet bere prej nje fshati me te vogel deri ne ato federale.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    U.S.A.
    Postime
    15
    Krimi i organizuar eshte ulur ne mes sofres shqiptare i organizuar dhe i mbrojtur me se miri nga struktura te caktuara qe kane ne dore qeverine. Po, ashtu edhe opozita qe bertet dhe ulerin kundra krimit eshte po aq fajtore sa edhe vet qeveria.
    Ndersa ne populli i thjeshte ose heshtim bejme nje sy qorr dhe nje vesh shurdh. Te gjithe ne nje fare menyre jemi bashkefajtore per ate cka po ndodh ne Shqiperi.
    Jemi ne qe pranuam te shisnim droge rrugeve te Zvicres dhe te dergonom motrat tona prostituta ne Itali. Vete e zgjkodhem kete rruge dhe tani i biem kokes me grushte se nuk dime se ku po shkon vendi yne.
    Jemi ne qe dalim neper mitingje votojme per deputete hajdute, trafikante dhe kriminele, por kur vjen puna per ti denoncuar heqim menderen menjane. Ne i dime keta polotikane mafioze qe hiqen si biznesmen te ndershm.
    Lufta kunder krimit ne Shqiperi duhet te filloje nga individi. Nese shqiptaret nuk ndergjegjesohen si njerez se rruga e krimit nuk do te na shpjere gjikundi.

  6. #6
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    fatkeqesia eshte, se ndash per te mirre, ndash per te keq, cdohere duhet nje INDIVID, i cili ben ndryshimet. Eshte ender, te mendohet se nje qeveri e zgjedhur mund te ndryshoj kete rruge te mjere te shqiperise. Shqiperise i nevojitet nje politikan me personalitet, nje njeri qe e beson populli, dhe nje punetore. Gjith ndryshimet kolosale ne europe e gjetiu lidhen me emra te vecant politikanesh.
    Ka shqiperia nje personalitet te tille?, populli i thjeshte e beson ate njeri, prej te cilit kane pare vepra te mira dhe te pelqyeshme. Nuk eshte cudi, qe nje parti politike ngrihet dhe rrezohet vetem me emrin e nje individi.

    flm
    albanish by nature

  7. #7
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Albo tema eshte shume interesante.

    Shkaku kryesor i krimit te organizuar ne shqiperi eshte se qeveria eshte dora kryesore ne organizimin e ketij krimi. Dhe kur them qeveria ketu perfshij ate qe ehste ne pushtet dhe opoziten gjithashtu. Nuk kemi nevoje per kete qeveri e as per kete te ashtequajtur opozite demokratike me mire do ishte - burokratike-. Asnjera prej tyre nuk lufton per popullin . Duam nje qeveri te re me ide dhe qellime te reja. Duam te shohim me shume te rinj ne rradhe e qeverise me me tjeter insiprata.

    Nuk kane se si strukrurat e shtetit te luftojne strukturat e krimit, kur ato jane te inkriminuara ne krim, kur ato jane pjese e krimit, kur ata duhet te luftojne veteveten. Kur struktuarat e shtetit perbehen nga nje kriminel, dallaverexhi, burokrat.

    E di cila eshte rrugzgjidhaj e vetme qe shoh une Albo. Sic e thashe me siper nje qeveri e re, pa keto njerez qe jane sot, me me shume pjesmarrje te rinise. Stimulojnei rinine se nga aty burojne idete e reja. Mos e beni rinine te largohet nga vendi se asnje gje e mire nuk vjene prej saj.
    Stimulojini studente e rinje qe studjojne jashte qe te vijne dhe ti japin te gjitha ato fryte ne Shqiperi. Dhe kjo nuk vjen duke folur e duke bere komente.
    Me cudit akoma fakti se si populli shqiptare qendrom kaq indiferent para faktit se ne sy te tij ju vodhe perseri vota. Ju pergenjeshtrua e perdhos besimi e rri e hesht.Me vjen te uleris te therras, po kujt kujt????????? Zeri im eshte i pafuqishem i vetem. Duhet dhe zeri juaj, e te gjitheve si ne qe te degjohemi. Mjaft lame Nanistet te na bejen prinderit tane te vuajne, te kalojne dhe nje dimer pa drita, ( e kushedi se sa pas ketij), te presin ato pensionet qesharake me padurim. Mos lini Shqiperine ne dore te hajduteve dhe gjakpiresve. Le ti japim asaj nje emer me te denje ne bote.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mister : 25-11-2003 mė 17:52

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Albo me vjen keq qe ti e merr si te dhene faktike kontrollin e Shqiperise nga K.O. As ti as ndonje nga teoricienet e tjere ketu ne kete teme nuk keni sjelle ndonje fakt bindes per te vertetuar kete pseudo-fakt.

    Nuk e mohoj qe ne Shqiperi ka krim te organizuar.

    Nuk e mohoj qe politikanet tane kane zgjedhur si "sport" te preferuar delegjitimimin e kundershtareve permes shpifjes duke perfituar nga imuniteti qe ju garanton statusi i tyre.

    Nuk e mohoj as faktin se diplomate e qeveri te huaja flasin me shqetesim per fenomenin, por te kujtoj se, asnje nga keto arsye dhe as te gjitha keto te marra se bashku nuk vertetojne dot ( madje as permes silogjizmash ) teorine e Shqiperise se kontrolluar nga K.O.

    Te kujtoj gjithashtu se kjo teori eshte shume e dashur per te gjithe armiqte e Shqiperise te cilet duan te na paraqesin para botes si kriminele e trafikante, qe me parate e gjakut financojne endrren e Shqiperise se Madhe.

    Krimi i organizuar eshte fenomen i pranishem ne thuajse cdo shtet te botes se sotme. Ne disa prej shteteve e shoqerive me te zhvilluara K.O. ka arritur madje forma te jashtezakonshme organizimi, shprehjeje e pushteti. Ky fakt i pamohueshem ama, nuk te con aspak ne perfundimin se qeverite ( apo me gjere shoqerite njerezore ) te ketyre shteteve mbeshtesin apo nuk jane kundra k.o.-se.

    Jam mese i mireinformuar mbi kete teme dhe mund te debatojme sa edhe kur te duash.

    respekt
    Benalbani

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ledina
    Anėtarėsuar
    09-10-2003
    Postime
    65
    Eshte shume e veshtire zhdukja e krimit nga vatra shqiptare.
    Se pari sepse rrenjet dhe baza e ketij krimi eshte vete pushteti, qeveria dhe per sa kohe te jete kjo klase politike ky krim do te jete ne rritje.Influencat per treg dhe fuqi nuk falin askend, dhe keto jane 100% te kontrolluara nga kreret ne fuqi.
    Se dyti per sa kohe te jete nje klase politike e pa formuar politikisht, ekonomikisht dhe ideologjikisht rezultatet do jene dhe me te ashpra.
    Niveli kulturor eshte tjeter factor qe le shume per te deshiruar. Ndryshimet e viteve 90-te sollen nje renie drastike te nivelit kulturor , gje qe pati efectet e veta ne klimen kriminale.Por ndryshimet e 90-es sollen ndryshime dhe ne mentalitetin--ekonomi, prone ku njerezit harruan natyren humane prej nga rrjedhin dhe jane bere preh e tyre.

  10. #10
    Love's Lover Maska e ice_storm
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    fajv 1 for
    Postime
    1,043
    SHQIPERIA

    Besoj qe te gjithe do te donim te shikonim nje Shqiperi te zhvilluar , larg krimit te organizuar , larg korrupsionit te gjithanshem . Un nuk bej fajtor per kete asnje , as politikane , as kriminele , sepse te gjithe nga halli besoj se e kane bere kete dmth nga halli per PARE . Leku per mua eshte problemi i gjithēkaje . Deri kur ne shqiperi te zvogelohet numri i te papuneve , deri kur nuk do te quhet shteti me i varfer i Europes atehere Shqiperia do te ndryshoje , nuk do te kete me krim dmth jo aq sa ka tani . Shpresoj qe te gjithe ne te bejme diēka me e ndihmuar Shqiperine .
    domini sumus
    sumus servi
    ubicumque
    nusquamque

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  3. A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Zgjimi Kombėtar
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •