gazeta shqiptare:
---------
ARREST POLICIT NĖ KORĒĖ, GRUP HETIMI NĖ TEPELENĖ
Pasaporta falso, pranga nėnpunėses
----
Arta Dane, punonjėsja e gjendjes civile tė Valiasit nė Tiranė dje ėshtė shoqėruar pėr nė Komisariatin numėr 2 tė policisė sė Tiranės, ku ėshtė marrė nė pyetje lidhur me njė certifikatė tė firmosur prej saj me qėllim pėrdorimin si dokument pėr pajisje me pasaportė. Bėhet fjalė pėr certifikatėn me anė tė sė cilės ėshtė pajisur me pasaportė nė nėntor tė vitit tė kaluar Altin Arapi, njeriu i akuzuar pėr vrasjen e shoferit tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Nė kėtė mėnyrė punonjėsja e gjendjes civile e Valiasit bėhet personi i dytė i cili e pėson nga fakti i nxjerrjes sė njė pasaporte tė falsifikuar njė personi tė shpallur nė kėrkim nė kuadrin e hetimeve pėr vrasjen e shoferit tė kreyprokurorit Theodhori Sollaku. Ndėrkohė, burime tė prokurorisė pohojnė nisjen e njė grupi hetimor nė drejtim tė qytetit tė Tepelenės dhe njė tjetri nė drejtim tė Korēės. Sipas pohimeve zyrtare, grupi i nisur nė drejtim tė Tepelenės do tė merret me falsifikimin qė i ka bėrė nė kėtė qytet Altin Arapi gjendjes sė tij civile. Tė cilėn mė pas tė falsifikuar e ka regjistruar nė Valias me emrin e rremė, Petrit Bejzade. Ndėrsa grupi hetimor qė do tė niset nė Korēė do tė hetojė pėr pasaportat fals tė dy vėllezėrve Sadiku (Gazmend dhe Artan) tė cilėt shoqėronin nė Belgjikė tė akuzuarin Altin Arapi. Sipas burimeve tė prokurorisė, edhe nė Korēė ėshtė nėn procedurat e arrestimit njė polic i kufirit, i cili nė kohėn kur ka pėrmushur detyrėn e inspektorit tė rendit kishte firmosur pėr dy pasaportat e kapura nė Belgjikė me emrat e rremė Elton Kola dhe Elton Ukaj. Nė kėtė mėnyrė shkon nė njė shifėr tė konsiderueshme numri i personave tė cilėt janė duke provuar prangat dhe qelitė vetėm sepse dikur janė treguar tė shkujdesur me qėllim apo pa qėllim.
Tė fortėt me pasaporta fals
Mbase pasaporta e parė fals e njė personi qė u bė mit nė botėn e krimit e administruar nga policia ishte ajo e Altin Dardhės, tmerrit tė Beratit. Mė 28 shkurt 1998 teksa ndiqej nga policia ai hodhi pėrtokė disa rroba tė trasha tė trupit ku u gjet njė pasaportė me fotografinė e tij, por me gjeneralitete tė tjera e lėshuar nga njė komisariat policie nė jug tė Shqipėrisė. Mė pas ka patur njė sėrė lajmesh tė tjera pėr tė fortė tė njohur tė cilėt kanė pėrdorur pasaporta fals. Kryesisht dokumente tė tilla kanė pėrdorur ata qė kanė tentuar tė largohen jashtė vendit, apo kanė mundur tė stabilizohen pėr kohė tė caktuara nė shtete tė ndryshme tė Europės. Kėshtu nė vitin 2000 i famshėm ėshtė bėrė largimi i kreut tė bandės sė Lushnjės Alfred Shkurti me vizė nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve nė drejtim tė Italisė me anė tė njė pasaporte fals me gjeneralitet Aldo Bare. Njė zbulim i zhurmshėm qė mė pas do tė bėnte qė Shkurtit t'i harrohej emri duke u pėrdorur pikėrisht ai i rremi qė kishte nė pasaportė: Aldo Bare. Mė tej njė variant i pėrdorimit tė pasaportave fals nga shqiptarėt e famshėm tė kronikave tė zeza ka qenė ai i pajisjes me dokumente identifikimi kosovare. Me dokumente tė tilla ishin pajisur Mandela (Eduard Peqini) i arrestuar nga policia franceze, Lulzim Balliu i arrestuar nėn akuzėn e grabitjes sė Viktoria Bekham, Lulzim Caka i arrestuar nė Foxhia tė Italisė, apo Kastriot Jaupi i arrestuar nė rrethinat e Madridit.
Gjykata lė nė burg pa afat vėllezėrit Sadiku
TIRANE - "E pranojmė akuzėn". Kjo ka qenė dėshmia e vetme e dhėnė nga vėllezėrit Sadiku dje nė Gjykatėn e Tiranės gjatė vlerėsimit tė masės sė sigurisė. Gazment e Artan Sadiku kanė marrė dje masėn e sigurisė "burg pa afat", nėn akuzėn e "vėnies nė pėrdorim tė dokumentave tė flasifikuar". Dy vėllezėrit u riatdhesuan tė prangosur nga Belgjika, pasi policia e kėtij vendi dyshonte tė kishin lidhje me Altin Arapin, i dyshuari kryesor pėr vrasjen e shoferit tė kryeprokuorit Theodhori Sollaku. Sikur tė mos kishte qenė ky dyshim, ndoshta emri i vėllezėrve Sadiku nuk do tė pėrmendej nė mediat e pėrditshme dhe riatdhesimi i tyre nuk do tė pritej me kaq interes. Madje edhe ata vetė nuk e kanė kuptuar kur kanė mbėrritur nė aeroport se pėrse kishte aq shumė forca policore dhe fotoreporterė tė shumtė. Por pavarėsisht dyshimeve dhe hamendėsive tė ngritura, ndaj tyre u formulua brenda pak orėsh vetėm akuza e "venies nė pėrdorim tė dokumentave tė falsifikuara". Akuzė kjo e cila ka mjaftuar pėr tė mbajtur nė burg pa afat dy vėllezėrit nga qyteti i Elbasanit. Burime pranė organit tė akuzės kanė pohuar se vėllezėrit Sadiku nuk kanė lidhje me Altin Arapin dhe se njohja e tyre ka qenė e rastėsishme nė njė pub nė Belgjikė. Tė njėjtėn gjė kanė deklaruar edhe vetė Gazment e Artan Sadiku, tė cilėt nuk kishin dijeni mbi tė kaluarėn e Arapit. Ndėrkohė pavarėsisht akuzės sė ngritur, nuk pėrjashtohet mundėsia e marrjes sėrish nė pyetje tė Sadikajve pėr tė sqaruar sėrish njohjen e tyre me Altin Arapin.
..............
Fukarejte e mjere me dite e jave presin si qent duke ju lutur e lepire e duke i paguar sa frangu pulen nepunset e Shtetit per nje firma e nje vule a nje pasaport a certifikate.
Mirpo nuk ndodh keshtu me Bandat. Ato ne sekond bejne vrasjet, ne minut gjejne dokumentat fallco e brenda ores gjenden jashte Shtetit.
I kujt eshte my masakara Shtet?
Krijoni Kontakt