E Merkure, 05 Nentor 2003


"PO NA VRASIN TE GJITHEVE"

Interviste me Artur Shehajn nga Orikumi i Vlores, dy here i shpetuar nga atentati

... Po te kishte punuar policia, as une, as B.Linatopi, nuk do ishim sulmuar, edhe A.Pira dhe Judi do ishin gjalle. Tani nuk dihet se kush e ka radhen se per ata s’ka rendesi u ke bere apo jo ndonje te keqe. Sigurisht qe une jam i rrezikuar. Shteti s’te mbron, tani me duhet te mbrohem vete...

Se bashku me shokun e tij, Judmir Trifken, ish-biznesmen ne Vlore, Artur Shehaj, nga Orikumi, po udhetonte drejt Lushnjes dy jave me pare. Diten e ngjarjes shkuan bashke te takonin te atin e Trifkes ne Fier per te blere disa pajisje. Pasi i bleme pajisjet vendosem te conim babane e Judit ne Lushnje. Sa e lame ate ne shtepi u nisen per t’u kthyer ne Vlore. Ne afers te kishes qe eshte prane rruges degjuan nje bresheri automatiku dhe xhamin e pasem te makines te thyej. Pas pak sekondash makina qe shtiu doli ne krah dhe hapi zjarr perseri mbi ta. Flaka e zjarrit te armes e beri drite kabinen e makines se tyre. Makina me te cilen ushtronte Trifka me Shehaj u permbys jashte rruges. Judmir Trifka mbeti i vdekur, kurse Artur Shehaj u plagos.

-A mund te na thoni dy fjale per veten?

-E, c’te them? Jam nga Orikumi. Nga halli, per te mbajtur familjen, dy vjet perpara jam punesuar ne Lushnje ne firmen "Torrnado". Bashke me disa djem te tjere mbledhim taksat e tregut. Kete pune e beja per nje page qe me mban te mos i largohem familjes, duke marre rruget e botes. Ne jeten time s’kam pasur ngaterrese me njeri, s’kam pasur ndonjehere pune me policine apo me njerez te tjere te shtetit. Kam pare punen time.

-Po, si ndodhi qe te qelluan me shume plumba dy here brenda nje viti e gjysme?

-Heren e pare me qelluan ne nje klub, por shpetova fale ndihmes se shpejte qe me dhane njerezit e njohur, te panjohur dhe policia e Lushnjes. Me derguan shpejt tek mjeket, te cilet u treguan te zotet. U jam mirenjohes te gjitheve. Heren e dyte, para disa ditesh, shpetova perseri, rastesisht s’me goditen bresherite e automatikut. Po vrane punedhenesin tim, Judmirr Trifken, nje djale xhevahir.

Ti do te dish se si me ndodhi? I ligu e ka fare te lehte per te bere te liga. Heren e pare, ate dite mora leje dhe shkova per nje punen time ne Tirane. U ktheva ne mbremje dhe thashe te pija nje kafe per t’u clodhur. U futa tek klubi ku me qelluan. Kisha rreth 30 minuta qe po rrija aty. Kafene e kisha pire dhe po matesha te dilja, kur pashe vrasesin me arme ne dore. Hyri me vrull dhe si i cakerdisur shikonte neper tavolina. Thashe me vete: Me ke e ka ky, o Zot! Kur ne cast m’i nguli syte mua dhe me drejtoi armen. U cova ne kembe, nuk e di tamam pse? Tani mund te them se mbase u cova qe ai te me shikonte me mire dhe ta kuptonte se nuk isha njeriu qe duhet te qellonte mbi te. Por ai hapi zjarr me bresheri dhe une ndjeva qe po me shpohej trupi me gjemba djeges. U drejtova per nga dera qe ishte ne te kundert te deres se daljes, por bresherite vazhdonin, mbaj mend se vura doren pas koke dhe s’mbaj mend me shume.

-Po kush ishte ai qe te qelloi, e njohe?

-Po e njoha. E pashe shume mire, e pashe dhe me pa ne sy. Ishte fytyre e njohur edhe me pare.

-Ia dije emrin?

-Jo, emrin nuk ia dija, por gjithcka per kete ua kam thene organeve qe merren me kete pune. Erdhen ne spital, me pyeten dhe i sqarova te gjitha ato qe dija. Prita kaq kohe qe shteti te bente detyren, por pasi policia i arrestoi disa dite, gjykata e liroi. Pas lirimit, e di gjithe Lushnja se c’ndodhi. Kjo eshte fatkeqesi shume e madhe per njerezit dhe per shtetin. Shteti nuk e beri detyren. Vetem tri dite pasi me qelluan per te dyten here gjykata me dergoi ftesen per te thene para saj ato qe kam thene ne prokurori dhe ne polici. Kur shteti nuk e ben detyren, vrasesit te vrasin perseri.

-Po heren e dyte si ndodhi?

-Judi ka hapur nje biznes ne Vlore dhe meqe njihesha me te, me punesoi si punetor te thjeshte. Diten e ngjarjes shkuam bashke dhe me te atin e tij ne Fier p-_e blere disa pajisje. I bleme pajisjet dhe vendosem qe te conim babain e Judit ne Lushnje. Sa e lame ate ne shtepi u nisem per t’u kthyer ne Vlore. Ne afersi te kishes qe eshte prane rruges degjuam nje bresheri automatiku dhe xhamin e pasem te makines tone te thyej. Pas pak sekondash makina qe na shtiu doli ne krah dhe hapi zjarr perseri mbi ne, flaka e zjarrit te armes e beri drite kabinen e makines se tyre. Makina jone u permbys jashte rruges. Pas disa minutash erdhe pak ne vete dhe i thirra Judit, po ai s’mu pergjigj. Isha i frikesuar brenda makines se shtypur dhe s’dilja dot. Pas ca castesh munda te dal dhe pashe qe Judi kishte vdekur. Vete kisha demtime ne koke dhe ne kembe, po plumbat nuk me kishin zene. Isha shume i turbullt dhe i pamundur per te dale tek rruga. Kur munda te dal atje, gjeta policine. Tani me duhet te pres perseri qe shteti te me mbroje.

-Ti ke besim tek shteti per rastin tend?

-Te them te drejten, as une dhe as njerezit e mi nuk shpresonim se shteti do levizte, kur na ndodhi e keqja e pare. Kur gjakerat jane te nxehura dhe besimi tek shteti mungon cdo gje e keqe ndodh. Per fat njerezit e mi te afert dhe shoqeria u binden me shprese se shteti do vihej ne ndjekje te krimineleve. Policia nisi punen por e nderpreu. Ajo i njeh se cilet jane vrasesit. Ata kane vite qe bejne zullume, qellojne mbi njerez qe s’u kane asnje borxh.

-Njerezit thone se u qelluat per punen e nje tenderi nga ata qe kane qene miqte tuaj. C’mund te thoni per kete?

-E kam lexuar ne gazeta. Po kjo eshte nje genjeshter e madhe. Ne gazeta s’duhen shkruar thashetheme apo hamendje, sic u vijne njerezve...Jo vetem une qe s’lidhem ne asnje pike me tendera, por nuk e di qe dhe ata qe lidhen me konkurimin per nje tender te kene qene miq me keta qe me qelluan mua per se dyti dhe Judin. E di se jane lushnjare te vjeter, te vendosur aty 70, a me shume vjet perpara, por s’eshte e vertete qe kane qene ndonjehere miq dhe se tani qenkan prishur per tenderin. Keto jane gorrica te papjekura, sic eshte edhe ajo qe shkruhej se "Artur Shehu ishte mik i ngushte i Ilir Boricit, eshte bodigard" e te tjera dokrra si keto. Sic e sheh, une s’kam as fizik per bodigard. Ose, shitet si e verteta se njera pale shkoi tek shtepia e pales tjeter per te terhequr fyerjen por falja nuk u pranua dhe te fyerit vrane ate qe kerkonte te falur. Tani, une i di mire ca gjera sepse kerkoja te mesoja pse donin te me merrnin jeten. Pak dite, para se te qellonin mbi mua, heren e pare, keta trima shkuan me tri makina dhe duke shtire me arme tek zyrat e firmes ku punoj edhe une. Aty kishin gjetur Judin qe punonte ne firme dhe Lushin, banor i lagjes qe ndodhej aty rastesisht. Pasi i kishin kontrolluar per arme, kishin dashur t’i merrnin peng me qellim qe te detyronin te zotet e firmes qe te terhiqnin dokumentet e tenderit nga Bashkia. Ne tender merrnin pjese disa firma, po te "fortet" s’pyesin per ligje e rregulla. Keshtu i quani edhe ju ne gazeta, disave u vini edhe grada dhe ata marrin kot, mburren "jemi te forte", thone dhe s’lene zullum pa bere.

Se qysh ndodhi me tej duhet ta dije shteti dhe neqoftese nuk e di e ka detyre ta dije.

Lushi dhe Judi shkuan ne polici dhe denoncuan. Lushnjaret mua nuk me njohin, po Lushin dhe Judin i njohin mire si persona dhe si familje, gjithnje i kane duart me ndryshkun e lamarinave dhe vajerave e motoreve.

-Njihesh me Bernard Linatopin dhe Alfred Piren?

-Njihem me ta. Dhe ata e pesuan me keq se une. Nuk i kam njohur ndonje kohe te gjate, por kam pershtypje te mira per ta. Lushnjaret flasin shume mire per ta dhe familjet e tyre. Merre me mend se me c’njerez ke te besh. Pas sulmit per te marre pengje qellojne per te me vrare mua. Dhe pse? Se kam nje vit qe punoj ne nje firme qe eshte e afert me ate qe konkuron sipas rregullave ne nje tender, me qellim qe firma te terhiqet. Pastaj qellojne mbi Linatopin qe nuk di te kete me shume se nje pershendetje me te zotet e firmes dhe me pas shtijne dhe vrasin Piren, qe para nje viti ka punuar vetem tre muaj bashke me mua, tek e njejta firme.

Te vjen keq per disa njerez qe nuk kane sy ne balle te shikojne se c’ndodh por flasin dhe shkruajne sikur eshte nje perleshje midis ish-miqve per nje tender. Perleshja ka dy pale dhe jo nje. Duke degjuar per pale qe sulmojne njera-tjetren njerezit e mbytur ne halle thone: "Epo, te ligj jane, koken hengshin!". Ju e shikoni se c’po ndodh vetem nje pale sulmon, derdh plumba mbi njerezit qe s’i perkasin nje pale. Jane 5-6 familje te sulmuara qe s’i lidh asgje midis tyre dhe qe nuk u pergjigjen me arme, por presin t’u pergjigjet shtetit.

Po te kishte punuar policia, as une, as B.Linatopi, nuk do ishim sulmuar edhe A.Pira dhe Judi do ishin gjalle. Tani nuk dihet se kush e ka radhen, se per ata s’ka rendesi u ke bere apo jo ndonje te keqe. Sigurisht qe une jam i rrezikuar. Shteti s’te mbron, tani me duhet te mbrohem vete. Prokuroria dhe policia s’me mbrojne. Gjykata me therret si viktime dhe deshmitare, kriminelet me zene prite per te me zhdukur, per te njejtat motive e vrane Judin; edhe ai ishte deshmitar. Ky eshte realiteti dhe jo ato qe shperndan policia per banda, bodigarde e tendera. Gjasme shteti ka nxjerre edhe ligj qe mbron deshmitaret.

-Kishit arme kur u goditen?

-Jo. As ne rastin e pare, as ne rastin e dyte, as une, as Judi. Kete e di mire edhe policia, le ta dije edhe mbare opinioni.

-Do shkoni te deshmoni ne gjykate nese ju therrasin perseri?

-Do shkoj.

Re.KRO

Burimi: "Koha Jone"