Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow Dinastia me ngjyre "roze".

    Mjerė ne kush na drejton

    Udhėheqėsi i opozitės dhe opozita nė pėrgjithėsi, kanė kohė qė thonė ato gjėra qė po thonė sot drejtuesit kryesorė tė PS dhe qeverisė sė saj, por pak kush i besonte, kishte nga ata sidomos socialistėt qė nuk mund tė jetojnė pa e kaluar kohėn, duke lipur, qoftė dhe nėpėr dyqane, ku kėrkojnė ta shtyjnė jetėn me veresie, vetėm e vetėm tė drejtohen nga fėmijėt e komunistėve tė vjetėr. Tani qė vetė udhėheqėsit e lartė tė PS-sė dhe tė shtetit nuk akuzojnė, por thonė njė tė vėrtetė tė pamohueshme, sepse njė kryeministėr nuk mund tė flasė kurrė kodra pas bregu, sepse ai pėr ato qė thotė mban pėrgjegjėsi tė plotė, sepse ka tėrė informacionin e nevojshėm, tė siguruar nga institucione tė specializuara, e jo nga ndonjė OJQ, apo ndonjė shoqatė eklologjike. Kryeministri aktual i sotmi, nė fakt, i bie tė quhet kryezėvendėsministri i vendit dhe kur nisi luftėn pėr tė rimarrė qeverinė, tė cilėn e dorėzoi kur ia mbathi nė Maqedoni, i shoqėruar nga spiunazhi maqedonas, kėshtu tha ish-kreu i SHISH-it, zoti Fatos Klosi dhe kur flet dhe thotė ai, dije se ėshtė e vėrtetė. Atėhere, Nanua nė lėvizjen pėr qeverisjen e pastėr, i mori me radhė tė korruptuarit e PS-sė dhe tė qeverisė, duke filluar te pronarėt e shkėmbinjve tė pėllumbave e sorrave, deri te Gjiri i Lalzit dhe depozitat e naftės nė Durrės dhe duke mbaruar te "frigoriferėt", "lavatriēet", e duke e mbyllur me hajdutėt e ministrive, si tė shėndetėsisė e tė asaj tė energjitikės. Shoku Nano bėri dhe njė shėrbim tė madh opozitės, sepse e ka lehtėsuar nga njė akuzė qė ia kishin bėrė me 14 shtator. Mbasi tanket nuk i paska rrėmbyer opozita (gjė qė ishte plotėsisht e vėrtetė, por prokurorėt dhe gjyqtarėt nuk e besonin, se kėshtu i kishin thėnė), por na i paska psė rrėmbyer Ilir Meta dhe Anastas Angjeli, gjė qė duhet tė jetė e vėrtetė, sepse e thotė kryeministri qė qeveris me zėvendėsministra.

    Pra, Fatos Nano e akuzon Ilir Metėn si tė lidhur me krimin. O faqe e zezė pėr PS-nė dhe kob i zi pėr shqiptarėt qė kanė 7 vjet qė i qeverisin shokėt e Zan Caushit, e Gazmend Brakės, e Nehat Kullės. E keqja nuk mbaron kėtu pėr kėtė popull. Zoti Meta, duke dashur qė tė mos mbajė baltėn mbi kokėn e tij, e ka akuzuar me kohė dhe po e riakuzon pėrsėri shefin e tij tė partisė e tė qeverisė. Lidhjet me krimin, Meta ia faturon Nanos, duke e quajtur atė padrino, pra e ka quajtur koka e kupolės sė Mafies dhe duhet tė jetė e vėrtetė, pėrderisa e thotė njė ish-kryeministėr qė kishte tėrė informacionin e nevojshėm, patjetėr qė duhet tė jetė e vėrtetė. Mė sė fundi, shqiptarėt mėsuan nga vetė socialistėt, se ata kanė 7 vjet qė i drejton krimi i organizuar dhe mafia shtetėrore. Pėr kėtė denoncim publik, asnjė qytetar e gazetar, nuk duhet tė trembet mė, nėse e quajnė Nanon apo Metėn hajdutė apo kriminelė, mafiozė apo trafikantė, por mė e rėndėsishmja ėshtė se dhe populli nuk duhet tė ketė frikė tė dalė nė shesh e tė kėrkojė qė mafia e mafiozėt tė largohen nga drejtimi i shtetit. Mafiozėt nuk e kanė vendin nėpėr ministri e parti, vendi i tyre ėshtė atje, ku janė shokėt e vjetėr tė '97-ės, qė erdhėn e u bėnė gjeneralė, duke dalė nga birucat e burgjet e Greqisė. Tani besojmė, se dhe ata qė na monitorojnė duhet ta kenė besuar, sepse po e thonė me gojėn e tyre vetė kriminelėt e tė inkriminuarit se cilėt janė. Monitoruesit tanė tė Europės, duhet ta kenė qartėsuar tashmė, se pėrse vallė ky tranzicion po zgjat kaq shumė. Kujt i leverdis qė tė rrijė sa mė shumė jashtė dyerve tė Europės. Tani, ata duhet ta kenė tė qartė, se ku shkojnė shumat marramendėse tė dollarėve qė japin taksapaguesit e tyre pėr ne. Nuk e dimė se ku e gjejnė tė drejtėn dhe kurajon Erion Braēėt e Gramoz Ruēėt kur kundėrshtojnė idenė e presidentit pėr tė votbesuar njė hajdut, nėse e ka me vete shumicėn e ēetės sė madhe tė hajdutėve. Apo hajdutėt duhet tė zgjedhin njė kryehajdut tjetėr. Kjo ēetė e atyre qė do tė njollosin dhe Internacionalen Socialiste, e cila u hapi dyert pėr t'i futur nė gjirin e saj, e cila nuk duhet tė kishte gabuar e tė kishte futur nė radhėt e saja njė parti qė ėshtė drejtuar si dje, si sot nga hajdutė. Kėtė nuk e thotė opozita qė tė mos e besojnė, kėtė e thonė vetė dy kryehajdutėt pėr njėri-tjetrin. Kjo ēetė hajdutėsh, ėshtė njėlloj si ēdo ēetė tjetėr hajdutėsh tė kohėve tė shkuara, vetėm se ata tė vjetrit e kishin limerin nė mes tė pyllit, ndėrsa kėta e kanė nė mes tė Tiranės. Nėse ky popull nuk del nė shesh tė shporrė hajdutin e madh nga qeverisja dhe mė pas tėrė hajdutėt e tjerė, ai (populli) te njė e dy dollarshi nė ditė pėr t'u ushqyer, nuk do t'i ndahet dhe pėr disa vjet tė tjera. Vetėm duke shporrur hajdutėt nga drejtimit i vendit, vetėm atėhere ata njė e dy dollarė, mund dhe do tė bėhen 7-8 e 10 dollarė nė ditė.

    Mjerė ky popull e ky vend, se cilėt paska patur dhe ka nė krye. Qė ta heqėsh tė keqen nga shtėpia, duhet pėrdorur fshesa, njė nga njė nuk dalin plehrat pėrjashta derės.


    gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 05-11-2003 mė 03:25
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    "Populli pret me padurim" ndryshimet nė statutin e PS-sė

    Pasi ėshtė telendisur ky milet, qė nga viti 1997, pasi ėshtė varfėruar nė lekė, pasi ėshtė zhytur nė errėsirė, pasi i ėshtė pakėsuar ujėt, pasi i janė mbyllur vendet e punės, tani pėrpara njerėzve, ka dalė njė "shpresė" e madhe! Kėto janė ndryshimet nė statut tė Partisė Socialiste. Se deri tani, ky "statuti paska penguar" mirėqenien e shqiptarėve! Pra, nėqoftėse do tė blesh mishin mė tė mirė, duhen ndryshime nė statut, nėse do tė kesh njė punė me rrogė tė mirė 200-300 dollarėshe nė muaj, duhen ndryshime nė statut! Nėqoftėse tė leverdis qė tė vijnė investitorėt e huaj, duhen ndryshime nė statutin e Partisė Socialiste. Pėr kėtė po gėrhasin, brohorasin, buēasin tė gjithė socialistėt, qė pėrgatiten t'ia bėjnė dhuratė popullit shqiptar, nė kongresin e tyre sherrist. Mė nė fund pra, u zbulua pengesa: paskėsh qenė statuti i Partisė Socialiste! Kaq e vėrtetė ėshtė kjo, saqė statuti nuk bėhet nė parti, por nė kryeministri. Ekonomistė, sociologė, juristė, letrarė pallavraxhinj, tė gjithė pa fund e pa krye, kanė bėrė njė statut dhe ia kanė ēuar partisė. Atje ėshtė njė Agron Dibra, qė e lavdėron statutin, janė dhe ca mejhanexhi tė tjerė, qė ia marrin me tė kėnduar, se statuti vėrtet do tė nxjerrė kryetar Fatos Nanon, por kėtė radhė, ai ia kalon dhe Enver Hoxhės. Kėshtu, Nano s'do tė ketė nevojė, siē kishte nevojė Enveri, pėr pleniume tė partisė, pėr organizata rinie, gruaje, pėr komitete partie, hiē fare. I ka kryetari i partisė, i qan Nano shkarkimet dhe ngarkimet, zgjedhjet pėr deputet dhe zgjedhjet pėr qamet!Kėshtu, populli pret ēdo ditė, ēdo orė, me padurim, ndryshimet nė statutin e Partisė Socialiste, ndėrsa Nano pret tė kurorėzohet Enver e shkuar Enverit. Ndėrkaq, analistėt truzbrazur tė majtė, s'gjejnė fjalė pėr ta ndalur revanshin e kryeministrit pa qeveri, e kryetarit pa parti...


    gazeta 55
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 05-11-2003 mė 03:26
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Nga buron krimi i organizuar?

    Nga Pranvera XHAFAJ

    Krimi i organizuar ėshtė njė nga plagėt qė zė vendin mė tė madh nė shoqėrinė shqiptare. Krimi, kontrabanda, trafikimi dhe sėrish rrjeti kriminal, janė faktorė shqetėsues dhe destabilizues pėr njė shoqėri dhe mbi tė gjitha, pėr njė qeverisje normale, pėr njerėz tė njė vendi qė tė kanė besuar votėn.

    Krimi dhe protagonistėt e tij janė tė kategorive tė ndryshme dhe tė tė gjitha llojeve. Duke nisur qė nga njė krim i zakonshėm me kriminelė ordinerė e duke vazhduar te krimi i organizuar, nė rrjete tė fuqishme, duke pasur si protagonistė tė tyre vetė drejtuesit e dikastereve, e deri edhe te ata tė qeverisė.

    Por para se tė vish te zbulimi i njė rrjeti kriminal nė platformėn e tij dhe nė veprimtarinė e tij kriminale dhe terroriste, duhet tė zbulosh patjetėr shtratin politiko-social tė veprimtarisė sė tij. Duhet zbuluar se si rritet dhe se si vepron, nė mėnyrė qė tė mund tė zbulohet ēdo detaj i organizimit tė tij.

    Ndėrkohė qė nė kushtet e Shqipėrisė sė sotme, ky shtrat ka 7 vite qė ka nė themel qeverisjen socialiste, e pėrshkruar e gjitha nga korrupsioni galopant i saj, vit pas viti.

    Njė qeverisje e destabilizuar si kjo e jona, ėshtė njė ushqim shumė i mirė pėr krimin e organizuar. Destabiliteti i qeverisjes shqiptare ėshtė mjaft evident, nė faktin se pėr 7 vite janė ndėrruar 10 kryeministra, ndėrkohė qė janė me qindra ministrat qė ēorientojnė dikasteret. Dobėsojnė mbi tė gjitha, strukturat mbrojtėse, nga ky krim i organizuar.

    Varfėria ėshtė njė ushqyes i saj, por pėr kėtė varfėri prezente nė kushtet e shoqėrisė shqiptare, nuk bėhet asnjė gjė pėr ta ulur kėtė rrezik. Pėrkundrazi, edhe ato OJQ, tė cilat pretendojnė se janė duke e larguar kėtė fenomen, heshtin para kėtij fakti evident. Heshtet edhe nga OJQ-tė qė merren me aspektin ekonomik tė shoqėrisė, pėr shembull, Instituti Ekonomik qė drejton Genc Ruli. Tė gjitha kėto institute janė duke "kontribuar" nė shkatėrrimin dhe varfėrimin e shoqėrisė shqiptare nė kėta 7 vite. Pra edhe ky subjekt nė sektorin e vet, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ushqen krimin e organizuar.

    Pėrveē kėtyre, ekzistojnė edhe ato organizata qė merren me problemet e grave. Gjithė veprimtaritė e tyre, tregojnė se tė gjitha projektet qė ato fitojnė, janė thjesht njė mjet fitimi, sepse asnjė nga ato projekte nuk vihet nė jetė. Por, femra pėrbėn njė problem serioz nė kushtet social-ekonomike, gjithsesi, asnjė nga kėto organizata nuk trajton trafikimin e femrės. Pėr shembull, Diana Ēuli me organizatėn e saj, nuk luan asnjė rol pėr atė tė cilėn ėshtė krijuar. Sepse realisht, nė vend qė tė trajtojė femrėn dhe tė luftojė pėr problemet apo shqetėsimet qė mund tė dalin nė kėtė pikė, ajo vete dhe nxjerr deputete Valentina Leskaj, gjė e cila nuk ėshtė nė kompetencėn e saj.

    Por me kėtė qeveri qė ėshtė ekzistente dhe reale nė shoqėrinė shqiptare, asnjė gjė nuk ka pėr tė qenė e drejtė. Derisa tė ekzistojnė ministra tė kompromentuar me krimin, edhe kjo shoqėri do tė vazhdojė tė jetė e tillė, e varfėr, e mjerė dhe mbi tė gjitha, e lidhur ngushtė me krimin.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2003
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    15
    mire , mire me mire te bie mos e lodhish trurin, si vajze e re qw je me keto cmendurira te politikes shqiptare dhe me me keta te cuditeshmit drejtuesit tane , po edhe nga opozita,
    flm alba , mos me keqkupto
    gjith te mirat liti

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Sa po do e postoja artikullin "Mjerė ne kush na drejton"....por u tregove me e shkathet

    Fatkeqesi me te vertete se kush na drejton, fatkeqesi qe ne e pranojm kete drejtim.

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ka thene ai i vjetri se shqiperine e ka matur shejtani,dhe s`do bejme per siper asnjehere neve.
    Qeshin Bota me neve

Tema tė Ngjashme

  1. Cila ngjyrė u shkon buzėve tė mia?
    Nga ABIGAIL nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 06:50
  2. Tė mėsojmė shqip nga njėri-tjetri
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 412
    Postimi i Fundit: 13-07-2007, 17:18
  3. Jeta Ngjyre M..i
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2005, 08:14
  4. Faraonėt e Egjiptit, lista e emrave.
    Nga Kryeplaku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-02-2003, 15:22
  5. Dinastia e Marubėve
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 01:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •