Pershendetje!
Mendoj qe tashme duhet te paraqesim mendimet e analisteve te ndryshem si brenda dhe jashte per Zgjedhjet Lokale 2003. Mendime, arsyet e humbjes apo fitimit te gjithēkaje qe votuesi shqiptar vendosi me voten e tij ne keto zgjedhje
**************************************************
Zgjedhjet, si interpretohet 12 tetori
Tre analiste te njohur Andi Bejtja, Mustafa Nano dhe Mero Baze, kane komentuar per "Korrieri"-n rezultatet e zgjedhjeve vendore te 12 tetorit, si dhe nivelin e pjesmarrjes se shqiptareve ne keto votime. Per te tre analistet, "Korrieri" ka drejtuar nje pakete te njejte pyetjesh:
1- A iu duk normale pjesemarrja ne votime, apo me e ulet ne krahasim me vitet e tjera?
2 - A ka ndikuar mungesa e emrit ne lista, ose veshtiresite, ne gjetjen e emrit?
3 - Si e shpjegoni fitoren e PD-se ne disa qytete dhe komuna te Jugut, dhe fitoren e PS-se ne disa rrethe te Veriut?
4 - Si e shpjegoni fitoren e PBDNJ-se ne Polican, Himare, Selenice, dhe me e papritura ne Ulez te Burrelit dhe disa komuna te tjera perreth?
Andi Bejtja, Drejtor i Informacionit, "Top Channel"
7 vite korrupsion, PS nuk duhet te fitonte
1- Jam njoftuar se pjesemarrja ne votime ka qene pothuajse e njejte me zgjedhjet e kaluara lokale. Pjesa e pavendosur qe te votonte, ka mbetur e njejte dhe e ngurtesuar. Kuptohet qe gjate 13 viteve, PS dhe PD ndajne fajin e perbashket per gjendjen ne te cilen eshte Shqiperia dhe eshte fare normale, qe kjo papergjegjesi e tyre te kete dhe nje kosto bojkoti.
2 - Parregullsiste kane qene evidente. Veshtiresia ka qene e trefishte dhe kryesisht i perket partive politike, PS, PD dhe faktoreve nderkombetare, te cilet te tre bashke ndertuan "corben" brenda Kodit Elektoral. Nuk mund te thuhen se te gjithe ata qe nuk votuan jane demokrate, ose socialiste, humbjet kane qene per te dy palet. Pjesa me e mire e ketyre zgjedhjeve ka qene policia shqiptare. Po ta krahasosh me zgjedhjet e kaluara eshte vertet per t'u pershendetur. Kjo tregon se brenda 2005 ka kohe qe te kete permiresime, si per mungesat ne kod dhe ne lista.
3 - Gjeografikisht mund te flitet per revansh te PD-se ne bastione te PS-se, por nese e sheh problemin ne brendesi, kupton se mosfunksionimi i plote i koalicionit te majte dhe fakti qe zgjedhjet ishin me nje raund ndihmuan ne fitoren e PD-se. Ne shume zona aleancat e krijuara te PSD-se dhe PS-se sollen fitoren e kandidateve te PD-se, megjithate aleancat e PD-se me PBDNJ-ne ishin vendimtare ne shume zona. Ajo per te cilen ia vlen te shqetesohemi si qytetar, ishte fakti, qe PS pas shtate vitesh konsumimi, korrupsioni, etj serisht del fitimtare. Si zakonisht analizat duhet t'i bejne humbesit, jo fitimtaret. PD ka qe nga zgjedhjet lokale te vitit 1992, qe nuk ka bere asnje analize serioze te humbjeve te njepasnjeshme eketorale. Ajo fatkeqesisht, edhe ne rastet kur i ka servirur shqiptareve fakte te verteta te keqadministrimit te vendit nga socialistet, ka qene e pabesueshme. Pra, dicka duhet ndryshuar. Kete le ta vendosin vete demokratet. Pra, ne nje vend tjeter permbysja e socialisteve do te ishte gjeja me e lehte, ndaj dhe per demokratet nuk ka kaq shume vend per te treguar kete gezim, qe po tregojne.
4 - Kam pershtypjen se ne shume komuna, qofte ne veri, qofte dhe ne jug kane vendosur individet dhe fiset, jo ngjyresat partiake. Ndaj cdo fitore, e cdo partie dhe ne zonat me te cuditshme, eshte normale.
Bisedoi Denisa Xhoga
Mero Baze, Drejtor i gazetes "TemA"
Zgjedhjet, pamundesi per te votuar
1 - Kam ndjekur nga afer diten e votimeve ne nje qytet qe mund te merret si "kampion vleresues" per shkaterrimin e trupes zgjedhore permes listave, ne Durres, dhe konstatimi i pare eshte qe njerezit nuk kane qene indiferente ndaj procesit te votimit. Ne qendra te caktuara, sidomos ne qendra elektorale ku opozita ka pasur tradite per te dalur fitues, numri i atyre qe nuk votonin dot ishte rreth 150 per qind me teper se numri i atyre qe arrinin te votonin.
Nga ana tjeter ngaterresa ne lista, ishte e padeshifrueshme, pasi infrastruktura e procesit zgjedhor eshte e tille qe askush nuk mund te te orientonte se ku mund te votoje pasi te mungonte emri ne liste. Ata pak njerez qe i bene keto perpjekje kane harxhuar shume energji. Eshte e pamoralshme t'u kerkosh qytetareve te bejne ate qe duhet ta beje shteti, pra krijimin e mundesise per te votuar. Nuk eshte e vertete qe ka pasur indiference ne votime. Ka pasur pamundesi per te votuar.
2 - Nga pikpamja politike, Partia Demokratike ka arritur fitoren me cilesore dhe me te paster te te gjithe historise se saj politike ne zgjedhjet lokale. Ky rezultat i PD, po te llogarisesh gjeografine politike te fitores dhe pastertine e saj eshte me i mire se ai i korrikut te vitit 1992 dhe natyrisht me i paster dhe i besueshem se ai i vitit 1996. Ai eshte shkaterruar ne Durres dhe Tirane, jo nga pikepamja politike, por nga nje fenomen mafioz, qe eshte nje energji e re jolegjitime ne skenen politike shqiptare. Ne Durres dhe ne Tirane eshte si nje tipar i perbashket, i "forces se trete mafioze" eshte fakti qe kandidati i PS, plus kandidatin e PD-se ne Durres, kane marre aq vota sa ka marre kandidati i PS ne zgjdhjet e vitit 2000. Pra kemi nje renie 50 per qind te PS ne Durres dhe nje shkaterrim te trupes zgjedhore te PD-se, qe e ka cuar ate ne 11 mije vota ne ate qytet, nga 25 mije vota te sigurta qe i ka pasur dhe ne ditet me te veshtira. Po keshtu dhe ne Tirane. Edi Rama ka rene 50 per qind nga rezultati i zgjedhjeve te vitit 2000, pasi megjithe manipulimin flagrant qe vihet re ne procesverbale dhe fletet e paperdorura te votimeve, qe nuk jane dorezuar, ai nuk po shkon dot tek 40 mije votat, nga 80 mije qe ka pasur ne vitin 2000. Kjo renie drastike e Edi Rames nuk mund te kompensohej ndryshe, vecse me shkaterrimin e trupes zgjedhore te PD-se dhe shperndarjen kaotike te votuesve te saj.
Nga pikepamja teknike, fitorja e PD-se ne qytetet e vogla shpjegohet dhe pamundesine qe ne keto qytete te ndikoje fenomeni i listes, pasi si qytete te vogla qe jane, votuesit mund te orientohen me shpejt.
3 - Eshte paragjykimi qe ka PS per bastionet e saj. Duke e quajtur Jugun bastion te vetin, ajo e ka injoruar ate. Jugu dhe juglindja jane lene ne meshire te fatit dhe sherbejne vetem per te furnizuar me vota PS. Duke mos e pasur mendjen aty, socialistet u gjenden para nje beteje te prodhuar nga lufta e ftohte mes tyre dhe elektoratit te Jugut dhe juglindjes.
4 - Fitorja e PBDNJ, ne qytet si Himara apo Selenica, eshte ceshtje komunitetesh me origjine jo shqiptare, te cilat shikojne tek PBDNJ, partine e tyre. Per fitoret e tjera te PBDNJ, ka pasur pa dyshim ndikim kandidati dhe bashkepunimi me partite e opozites.
Mustafa Nano, Analist politik
Dule-Berisha, denim histerise antishqiptare ne Himare
1 - Personalisht, nuk do te cuditesha edhe nga nje pjesemarrje me e ulet. Por shifra e pjesemarrjes rreth 50 % deshmon megjithate, se divorci i shqiptareve me politiken po konsolidohet hap pas hapi e ne menyre konstante. Ky divorc vihet re ne menyre me te qarte ne zonat urbane, gje qe me ben te mendoj se shume shpejt do te vije ajo qe dy dite me pare e kam konsideruar si "vdekjen urbane te politikes". Kjo eshte vdekja e vertete e saj.
2 - Kete nuk kam si ta di, por jam i prirur te besoj se votuesit qe kane dashur te votojne e nuk kane mundur ta bejne kete gje, jane te pakte. Edhe ne qencin disa mijera, ata nuk arrijne te perbejne me shume se 1 % ne korpusin e madh te votuesve. Nga ana tjeter, pershtypja ime eshte qe problemet me listat nuk kane penalizuar ne menyre te vecante njerin apo tjetrin krah. Me kete dua te them, se keto probleme jane krijuar prej veshtiresish teknike e jo prej ndonje strategjie manipulimi. Ndryshe, PD-ja nuk do te fitonte ne Elbasan e ne Korce.
3 - Ky eshte nje nga zhvillimet me interesante e me pozitive te ketyre zgjedhjeve. Kjo gje duhet pershendetur si nje dukuri, e cila hendekun politik e mban si nje hendek ideologjik e jo si nje hendek rajonal. Sa per arsyet qe e shpjegojne kete dukuri, eshte e veshtire te thuash ndonje gje ne kete moment. Duhet njohur mire dinamika e votimit dhe motivimet e ndryshme te zgjedhesve ne zona te ndryshme. Te mos harrojme qe keto jane zgjedhje administrative, gje qe do te thote se ka boll motivime lokale ne sjelljen politike te zgjedhesve. Kjo dukuri do te jete perfundimisht pozitive, nese do te vihet re edhe ne zgjedhjet politike, ku rendom motivimet e zgjedhesve jane (duhet te jene) kombetare e ideologjike.
4 - Nuk di akoma cfare (e pse) ka ndodhur ne Polican, ne Selenice e ne Ulez, por ajo qe po ndodh ne Himare eshte nje maskarade e vertete. Pergjegjesia bie ne radhe te pare mbi PBDNJ-ne dhe kryetarin e saj, prapa toneve te buta e natyres se qete te te cilit fshihet nje skuth i vertete politik. Ai akoma nuk ka gjetur kohe te denoje ate histeri antishqiptare qe ka shperthyer ne Himare, ashtu si nuk ka gjetur kohe as Berisha. Ky i fundit, me aleancen e zellshme qe beri me Vangjelis Dules-in ne Himare, ka dhene kontributin me te madh ne krijimin e kesaj situate. Do zoti e ka bere nga tuaflleku.
Gazeta "KORIERI" 14 Tetor 2003
Krijoni Kontakt