Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812

    Lashtesia e gjuhes shqipe

    Gjuha me tė cilėn janė shkruajtur veprat origjinale Iliada dhe Odisea tė Homerit ka qenė ShqipJA. Disa tė dhėna pėr kėtė janė tek libri me autor Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve, Sh. B. 55, Tiranė, 2002; faqe 171-173.




    Nr.
    Shqip
    Homerike
    Bizantine


    (Greqishtja e sotme)


    1
    Ai qė nėm, nėm (folje)
    Neme-sis, neme-sao
    Katara

    2
    Anda, ėnda
    Andha-no
    Efkharistisi

    3
    Arė, ara
    Arura
    Horįfi

    4
    Bashkė ec
    Vask ithi
    Porevume

    5
    Dera
    Thira
    Porta

    6
    Deti
    Theti-s
    Thalasa

    7
    Dhe, dheu (tokė)
    Jea, dhor, dha
    Ji

    8
    Dor-ė, dor-a
    Ekedeka-dor-o
    Qheri

    9
    Dru
    Dris, drimos, driti
    Ksilo

    10
    Edhe, dhe
    Idhe, te
    Qe

    11
    Elbė, elbi
    Alfiton
    Krithari

    12
    Enė (veshje)
    Enimi
    Ruho

    13
    Errėt, errėsirė
    Ere-vos
    Skotos

    14
    Ethe (kam ethe)
    Ethir, ethae
    Piretos

    15
    Flas
    Flio, fliarae
    Milao, omilae

    16
    Fryma, frima (dialekt jugor)
    Frimao
    Fisima

    17
    Hedh
    Heo
    Rhino, tinazo, sio

    18
    Heq (helkj = tėrheq)
    Elko
    Travae

    19
    Iki, ike
    Iko
    Fevgo

    20
    Kale, kali
    Kelis-tos
    įlogo

    21
    Kall (djeg)
    Kileo
    Qeo

    22
    Korr
    Kiro
    Thiro

    23
    Krua, kroi
    Krunos
    Vrisi

    24
    Krye, krie
    Krithen, ****
    Qefali

    25
    Lehem (lind)
    Leho, lohia
    Jenieme

    26
    Lepur
    Leporis
    Lagaes

    27
    Lesh
    Lasios
    Malå

    28
    Lig (i lig)
    Lig-ios, lig-aes
    Adhinatos

    29
    Loz, ljoz (arbėrisht)
    Lizo
    Pezo

    30
    Lutem
    Litome
    Parakalae

    31
    Marr, mar
    Mar-pto
    Perno

    32
    Marrė (i marrė)
    Margos
    Trelaes

    33
    Mė duket
    Dhokei mi
    Nomizo

    34
    Mend, mendoj
    Mendohem
    Medhome Sqeftome, nus

    35
    Mėri, mėni (dialekt verior)
    Minis
    Thimos

    36
    Mi, miu
    Mis
    Pondåqi

    37
    Mjeshtėr
    Mistor
    Tehnitis

    38
    Mjet
    Mitos
    Nima hondrae

    39
    Ndaj, daj (dialekt verior)
    Dheo, deo
    Horizon

    40
    Ne (neve)
    Noi
    Emis

    41
    Nisem
    Nisome
    Ksqinae

    42
    Nuk
    Ni uk
    Dhen

    43
    Nuse
    Nisos, nios
    Nifi

    44
    Para (pėrpara)
    Paros
    Mbrostį

    45
    Pėr ty
    Par ti
    Ja sena

    46
    Pėr-hapa, pėr-hapsh
    Apsh, aps
    Piso

    47
    Punė, puna
    Ponos
    Dhuliį

    48
    Qas, kias
    Qio, kio
    Simono

    49
    Qen, qeni
    Qion
    Sqilos

    50
    Re, retė
    Rea (perėndia e reve)
    Sinefo

    51
    Rrah
    Rahso, raso
    Dherno, htipae

    52
    Rri (qėndroj)
    e-ri-dhome
    Kathome

    53
    Rronjė (rroj, jetoj)
    Rronio, rronimi
    Zo, akmazo

    54
    Ruaj, rojtar
    Rrio, rritor
    Filįso

    55
    Shkel
    Skel-os
    Patio, patae

    56
    Shkop
    Skipon, skiptro
    Ravdhi

    57
    Sy
    O-se
    Mįti

    58
    Tata, ati, i jati
    Tata, ata, jetas
    Pateras

    59
    Ter (thaj)
    Ter-so
    Stegnaeno

    60
    Thėrres, thrres, thrras
    Threo, throos
    Fonazo

    61
    Torrė
    Tornoo
    Jiro

    62
    Udhė, udha
    Udhos
    Dhromos

    63
    Vanė (shkuan)
    Van
    Pigan

    64
    Vend, ved
    Ved-os, vedh-os
    Edhafos, topos

    65
    Verė (stina e Verės)
    Vear
    Kaloqeri

    66
    Vesa, versa
    Versi
    Dhrosos

    67
    Vesh, vishem
    Ves-this, vesnimi
    Forae, forįo

    68
    Zien
    Zei
    Vrazi
    Duajeni njėri tjetrin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Ja pra shiqoni dhe vet se cila nga keto dy gjuh,shqipja dhe greqishtja jan pasuese e gjuhes helene(te kohes se homerit)ku nga vet shembujt e mesiper po shifet se shqipja esht vet ajo gjuh(pra homerike)ndesa greqishtja nuk ka as afersi te pakten,lenema qe te jet ajo gjuh.

    Pra cila gjuh esht me e lasht,dhe ne qfar gjuhe flitnin helenet qe sode e quajn veten "grek".

    Pres komente tuaja,me te mira nga bela.
    Duajeni njėri tjetrin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Bela .
    Shko te British Museum,ne London dhe do gjesh nje Papyri nga dora e Homerit,e shek 7 pk.
    Une per vete e kam pare dhe mund te them qe ishte ne gjuhen Greke,e dialekti Ionik,pothuajse me pak ndryshim nga Greqishtja sot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75
    Postuar mė parė nga gladiator
    Bela .
    Shko te British Museum,ne London dhe do gjesh nje Papyri nga dora e Homerit,e shek 7 pk.
    Une per vete e kam pare dhe mund te them qe ishte ne gjuhen Greke,e dialekti Ionik,pothuajse me pak ndryshim nga Greqishtja sot.

    faleminderit Beles

    ne radhe te pare per Homerin asgja s' asht e sigure
    1. Homeri ishte i verber qysh se lindi dhe nuk ka shkru' "shume" si pasoje e kesaj... NUK KA SHKRUE!
    2. Homeri nuk e krijoi Iliaden dhe Odisene por i mori nga populli pellazg i pellgut egjeano- jonik
    3. Ka shume argumenta qi vertetojne se grekt dhe iliret ishin popuj pellazg, pra i njajti popull; greket nuk flitnin ne shpija gjuhen zyrtare helene, por nji gjuhe ma te thjeshte qi me shume mundesi asht shqipja
    4. Ti ke ba mire qi ke shkue te muzeumi ne Londer, por mos harro se te shohesh nji mumje per te cilen thon e se asht Ramsesi i 7, nuk do me thane te shohesh te verteten... muzeumet jane me pagese dhe nganjiher bajne gabimin fatal: KRIJOJNE HISTORINE QI THJESHT DUHEJ TE DESHMONIN
    5. Ne nuk jena studiuesa gjuhet, por nji kontribut mund ta japim asht me e studiue e me ja percjelle femijeve te qarte, te paster e te pashmangun...
    6. A. Kola nuk thote ndonji gja te re, por jep ndonji hollesi ma teper per nji teze qi bota e ka pranue prej disa dekadash e na vazdhojme ta kqyrim me shume dyshim, kjo edhe per faj te edukimit tone marksisto- leninist...

    kaq!

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Bela a e ke lexuar ndonje here "Homerin", une e lexova dhe nuk gjeta ndonje fjale shqipe (pervec huazimeve te bera nga Shqipja dhe fjalet e perbashketa).

    Shpresoje mos besosh se Iliada dhe Odisia kane vetem 68 fjale, se do ishte poshterim per "Homerin"!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Po me duket e kot ti komentoj mendimet e juaja,vetem se po ju kshilloj lexoni per historin e kombit tuaj me shum se esht shum dem qe kaq pak po dini,do te bini ne stuata te veshtira nese ju bjen ne ndonje bised me te huaj,kur bisedoni per kombin tuaj e ata do din me shum se ju.

    Dobesia me e madhe esht te injoroni vetveten.

    OOO kryeplaku e kam lexuar Homerin,po nuk e di se ne qe gjuh e paske lexuar ti.

    Po e mbylli me fjalen tende Zgjohuni o Shqiptar,se ju ka zen gjum i gjat,e kur do zgjoheni nuk do e kuptoni as ket gjuh qe keni mesuar ne shkoll?!!
    Duajeni njėri tjetrin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Ja dhe disa shembuj nga deshifrime me an te gjuhes ton.

    Disa te dhena nga libri i Falaskit.

    Ketu ajo thot se gjuha Pellazge,etrure dhe ilire ishin nje gjuh pasi keta ishin nje popull veq i quanin me emra te ndryshem.
    Si pasardhes drejtperdrejt te tyre jan shqiptaret dhe gjuha e tyre eshte evetmja me te cilen mund te deshifrohen shkrimet e tyre.

    Aty thot se etruret e kan quajt veten RESE dmth reze pasi me menqurin e tyre ne at koh kan rezuar ne popujt tjer,dmth ju kan jap dijeni.

    Etrur ju kan then te tjeret per shkak se kan qen me te diturit dmth vendi i trurit etruria,dmth koka,kryet e vendit ose kryeparet.

    Tit livi thot:se edhe ne sh.IV aristokratet e rinje romak kan mesuar letersin etrure dhe e kan perdorur per te perfunduar studimet e tyre ne Caere(Cerveteri)ne etruri.

    Herodotitruret e flisnin gjuhen e nje populli te lasht,qe jetonte ne krahinat e mesdheut ,para ardhjes te grekve.


    Disa shembuj:Ne hyrje te universitetitr te perugjias-itali.

    Avle skeli madnoia leye da.

    Etrurisht Shqip Italisht


    AVLE Avlli Nell avello

    SCELI Shkeli Scese

    MADNOIA Madhnia Il grandisimo

    LEYE Leje Permesso

    DA Dha Diede


    Ne njerin nga sarkafoget te Chius-it,lexojm:

    LA ROJ PA VUJ

    Kte me duket skem qfar ta komentoj pasi qdo shqiptar e kupton,La rojtjen (JETEN) pa vuajtje.


    Vijon.















    Mesazhe: 401
    Regjistruar: 30-1-2003
    Lokalizimi: Kosov Peje
    Anėtari ėshtė JoNėlinjė

    Humori:
    Postuar mė 31-1-2003 nė 19:46

    Ne nje var ne tarquinia-itali,i cili ishte i ndar ne pjes si dhoma,muret ishin te pikturuara me mesazhe te ndryshme,ne njerin prej mureve paraqitet nji sken lufte,persiper se ciles esht shkrojtur kjo shprehje:

    U THUSHTE

    d.m.th u thasht,ose te flitet gjitjhmon per kete faqe historike te lavdrueshme.

    Po aty ne nje var tjeter ishte e shkruar:

    NE ITHNIA

    Ne sod do te thonim NE IDHRIM,por baza e fjales eshte IDHNIA,edhe sot.


    Ne Feltre,midis Triestes e Venedikut, lexojm ket shprehje zie:

    ZI PA NALE

    Ky eshte nje mbishkrim i trishtueshem,qe na e transmeton trishtimin e madh te kesaj familje,d.m.th. na ka kaplu zija pa ndalur (nga vdekja e antareve).


    Nje mbishkrim ne Val Camonika,qe skemi pse e diskutojm pas eshte origjinal shqip:

    VINI RE


    Po aty ne Val Camonika ne nje ene,vazo,ku shkruante:

    Eno hine

    Qe dmth ena ka sherbyer per ruajtjen e hirit te vdekurve,pasi ne at zon kishin zakon ti digjnin te vdekurit,pra ena ishte nje hinore apo urne per te ruajtur hirin e te vdekurit.

    Po aty tek Universiteti i Peruxhes lexojm:

    LA FISI FARI LA

    Qe d.m.th.aj qe vajti la farefisin.

    Po aty:

    ARNO SE SE YJ NA YE KUME RESA


    Qe mund ta eshpjegojm si: Krijues,meq ne yje na je,ti e meriton kumtimin e rezeve(etrurve)

    Dua tju sqaeoj se etruret ARNO e quanin zotin,krijuesin e krejt te mirave jetsore,sod kjo fjali ne gjuhen shqipe e ka humb kuptimin e athershem si kriues,sod arno d.mtj te arnosh diqka ,ta sjellish ne gjendje qe prap ta e perdorim.












    Mesazhe: 401
    Regjistruar: 30-1-2003
    Lokalizimi: Kosov Peje
    Anėtari ėshtė JoNėlinjė

    Humori:
    Postuar mė 31-1-2003 nė 20:34

    Ne muzeun e zagrebit eshte nje mumie,te cilen e kan sjell nga egjipti.Mumja eshte mbeshtjell me nje qarqaf(liber linteus) dhe permban nje mbishkrim te gjat me alfabetin dhe gjuhen etrure,por fatkeqsisht ata qe e kan ven mumien brenda qarqafit nuk i kan dhen rendesi shkrimit,por kan pasur kujdes qe mos te prishej mumia.Keshtu e kan prer qarqafin nga lart poshte,rypa rypa,me te cilet e kan lidhur mir e mir mumien.Ku e ben te veshtir te lexohet permbajtja e ter shkrimit ne qarqaf perveq disa fjalve.
    Psh un munda ta lexoj ket mbishkrim te cunget:

    MU LOC
    HILARE
    ...
    LA ETIM

    D.m.th. Mua locin(djalin e vogel) me hile ...Me la jetim.

    Ne nje urne lexuam shkrimin:

    LOC TREPI,TUT NAI PAN
    L...REMZ NA RESE THE RINIA


    qe d.m.th. Loci u tret(u humb).Tut(friken)na e pane te tjeret

    L...Ram na rezet(etruret),po ashtu edhe Rinia.

    Ne ket dokument fare qart vrehen fjalit LOC,TUT,PAN,RINIA qe edhe sod perdoren ne gjuhen ton shqipe pa fije ndryshimi.


    Ne Artimino,afer Firenzes,mbi nje var etrur kmi ket mbishkrim:

    KU LE NISEMI


    D.m.th nga kemi lind po ikim,andej jemi nis.

    Prap nje nga universiteti i Peruxhias ku shkruan:

    LAN VETI LAN URIA


    Qe d.m.th.lan veten,pra trupin,vdiqen,lan urin,pra nuk kan me uri pasi ndruan jet,vdiqen.


    Ne qdo varez te etrurve gati qdohet ndeshemi me dy hyjni te tyre te vizatuarta apo te gdhendura ne hyrje te varit e qe jan,ne anen e majt KHARUN,me krih dhe nje si lloj sopate,dhe me fetyr mashkulli.
    Ndersa ne anen e djathte eshte hyjnesha VANTH,poashtu me krih dhe shpesh me nje si flakadan ne dor.
    Keta jan rojet apo udhrefyesit e te vdekurit per ne at bot pra KHARUN-Kahrun ne shqip duke ruajt varezat,ndersa VANTH-vend ne shqip pra vend(atdhe)kjo me flakadanin e saj ju tregon vendesve se nga duhet te shkojn per ne at bot,pra jan roja dhe percjellsi i vendesve RESAVE(etrurve).





    eDSH








    Mesazhe: 718
    Regjistruar: 24-6-2002
    Anėtari ėshtė JoNėlinjė

    Humori:
    Postuar mė 14-2-2003 nė 09:23

    disa fjale me tej

    Problemi i gjuhes sė mistershme tė etruskeve tė lashtė nė Italinė Qėndrore.


    Per njė kohė tė gjatė mendohej se ajo nuk ka patur asnjė lidhje me gjuhė tė tjera tė njohura. Megjithatė, vitet e fundit, njė studiues italian, Filipo Koareli, nė shkrimet e tij rreth Qyteteve Etruske tė Italisė, deklaroi se gjuha misterioze e etruskeve ishte ngushtėsisht "e lidhur me gjuhėn parahelene tė Lemnosit". Lemnosi ėshtė njė ishull pellazg nė perėndim te Trojės pellazge. Studiuesja bashkėkohėse me origjinė shqiptare, Nermin Vlora Falaski, ėshtė autore e njė studimi tė dytė rreth qytetėrimit evro-mesdhetar, tė titulluar Gjuha Etruske, njė gjuhė e gialle. Duke shfrytėzuar veprat e studiuesve tė tjerė, qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, dhe duke analizuar epigrafet e shumta etruske, ajo arriti nė pėrfundimin se etruskėt ishin pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė pellazgėve, qė populluan pjesėn me tė rnadhe tė trevave mesdhetare. Teksti prej 176 faqesh, nė italisht dhe anglisht, ėshtė ilustruar me 49 fotografi me ngjyra dhe 53 riprodhime origjinale tė mbishkrimeve etruske. Gjithashtu, jepet edhe njė transkriptim me shkronja latine i cdo fjale etruske, pėrgjegjėset e saj nė italisht, anglisht e shqip, si edhe njė pasqyrė e alfabeteve pėrkatėse. Teza e saj mjaft bindėse pretendon se kėto mbishkrime etruske mund tė interpretohen vetėm nėpėrmjet idiomės pellazgo-ilire, tė ruajtur nė gjuhėn shqipe.
    Studiuesit shqiptare mund tė mos jenė shumė objektivė, por fakti ėshtė se, pas studimit tė epitafeve mbi varret, kolonat dhe qeramikėn etruske, tė gjetura nė Peruxhia e gjetkė nė Toskanė, ata mund ta krahasonin kėtė gjuhė vetėm me dialektin toskė tė shqipes. Edhe vetė emėrtimi italian per kėtė trevė etruske ėshtė Toskana, vendi i Toskėve, emėr ky identik me atė tė shqiptarėve tė jugut. Megjithatė, kjo cėshtje u takon specialistėve. Sidoqoftė, mund tė thuhet se, padyshim, kėtu nuk bėhet fjalė per njė koincidencė tė rastit.
    Hulumtimi i fjalorit karakteristik tė kėtij populli parahelen bėri qė studiuesi francez Luis Benlov tė arrinte tė njėjtin pėrfundim nė librin e tij "La Grčce avant les Grecs (Greqia para grekėve), tė botuar nė Paris me 1877. Ai vėrejti se "shumė emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, te cilat nuk mund te shpjegohen nga etimologjia e fjalėve greke, mund tė shpjegohen fare mire nėpėrmjet njė gjuhe jogreke. Deri me sot vetėm njė gjuhė eshtė e afte te hedhė dritė mbi kėto emra: kjo ėshtė gjuha shqipe. Prandaj autori i kėtij punimi ėshte i detyruar tė mbėshtesė tezėn se shqiptarėt e sotėm janė pasardhės tė popullsisė, e cila jetonte para ardhjes sė grekėve nė trevat pėrgjatė Adriatikut e deri nė Halis" (x,xi). Halis ishte njė lume nė lindje tė Azisė sė Vogėl.

    marre nga libriShqiptaret" i Edwin Jacques

    Keto ju solla nga nje forum tjeter ku jam antare(KUVENDI eDSH)aty do gjeni mjaft ne lidhje me ket tem.
    Duajeni njėri tjetrin.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    Ja dhe disa shembuj(fakte).


    Thot tat parlava albanese.

    THOTI FLISTE SHQIP



    Shkruan: Prof. Skender RIZAJ
    Shtype kėtė faqe


    Thoti ishte edhe krijues i shkencės antike. Ai dhe dijetarėt tjerė, flitnin shqip qysh para 12000 vjetėve, meqė ajo periudhė historike (parahistorike) konsiderohej si erė ilire, apo kuturė pellazgjiko - ilire e shqiptarėve tė lashtė.


    Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat tė punės sė tij kėrkimore - shkencore 40 vjeēare, njė vepėr kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, tė cilės i vuri njė titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).



    Ėshtė hartuar nė italishte nė formė proze dhe poezie, madje nė italishte dhe arbėrishte. Siē shihet nga vepra, autori, pėr studimin e vet delikat dhe tė vėshtirė, ėshtė mbėshtetur kryesisht nė veprat e shkrimtarėve antikė dhe nė pėrmendoret e egjiptianėve, hititėve, grekėve dhe romakėve tė vjetėr, respektivisht edhe nė shkrimet e ilirėve - shqiptarėve tė lashtė. Duhet theksuar qė nė fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janė nė harmoni me pohimet e shumė filologėve, historianėve dhe arkeologėve anglezė, francezė, turq, arabė dhe shqiptarė. Qėllimi im themelor ėshtė qė me kėtė shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanė njė vepėr vėrtet me rėndėsi kolosale, e cila i dedikohet kulturės sė lashtė tė ilirėve shqiptarėve. Nga ana tjetėr, shpresojmė se kjo do ta nxisė kritikėn shkencore nė kėto fusha tė dijes, e cila pėr fat tė keq, deri nė ditėt tona nuk ka arritur tė jetė nė nivel tė duhur. Sipas mendimit tė Catapanos, shqipja, mė drejtė, ilirishtja, po u flitka mė se 12000 vjet, ndėrsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikės anglo gjermane nė universitetin Indiana (SHBA), shqipja ėshtė dega mė e vjetėr e trungut tė familjes sė gjuhėve indoevropiane. Si e tillė, ajo nuk ėshtė degėzuar mė tutje, por ka mbetur si gjuhė e parė dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dėgjuar pėr hieroglifet e egjiptianėve tė lashtė, tė cilėt si skalitje tė shenjta, janė krijuar para 4000 vjetėve para e.s., por deri nė ditėt tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanė domethėnie shqipe. Kėtė dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano nė veprėn e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perėndia e mėsimit, e shkathtėsisė sė tė shkruarit, e shkencės dhe e magjisė sė egjiptianėve tė lashtė; pastaj ishte matės i kohės dhe zbulues i numrave dhe pėrpilues i hieroglifeve. Ai pėrshkruhej si qenie me trup tė njeriut e me kokė tė ibisit, pėrkatėsisht tė shqipes (shqiponjės). Ndėrkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i pėrpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik tė egjiptianėve tė lashtė, duke u mbėshtetur nė gjuhėn e vet amtare" - nė gjuhėn shqipe.
    Jo vetėm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato tė shqipes (tė cilat njihen si shkronja latine, shih tabelėn, tė hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe tė greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencės antike. Ai dhe dijetarėt tjerė, flitnin shqip qysh para 12000 vjetėve, meqė ajo periudhė historike (parahistorike) konsiderohej si erė ilire, apo kuturė pellazgjiko - ilire e shqiptarėve tė lashtė. Sipas Giuseppe Catapanos, emėrtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotė = me thėnė, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmėtar i zotave" (messagero degli dei). Pėr mė tepėr, emri Thot, nė gjuhėn shqipe ka edhe domethėnien: me i thėnė, tė gjitha dituritė (urtėsitė e Atlantidės Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori nė fjalė, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TĖ = i vjetėr, qė do tė thotė: stėrgjysh. Por, ēfarė paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishėm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur nė Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte njė nga vendet mė tė zhvilluara tė stėrgjyshėve tė shqiptarėve tė sotėm, tė cilėt, pas zhdukjes sė saj (Atlantidės) para 12000 vjetėve, atlantidasit e mbetur gjallė kaluan nė luginėn e Nilit, ku e krijuan njė kulturė tė re, kulturėn e egjiptianėve tė lashtė, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturės sė Atlantidės. Nė tė mirė tė kėtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore tė punės shumėvjeēare tė G.Catapanos, i cili, pėrkitazi me kėtė ēėshtje, thotė: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhė, nga fjala iliro shqipe: borė. Kjo fjalė pėrdorej te egjiptianėt e lashtė nė formė borea; nė frėngjishte tė vjetėr si bore, kurse nė italishte si borea. Nga ana tjetėr borea nė Egjiptin e lashtė identifikohej me sfingėn. Sfinga nė Egjipt ishte njė amblemė guri, adhurues i DRITĖS, qė e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit tė Catapanos, nuk i takonte erės egjiptiane, por asaj tė boreo-s, d.m.th., tė erės sė Atlantidės. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinės VERBALO - DRITĖS, qė u manifestua nė Tokė. E DIELLI, ishte simbol i NJĖ PERĖNDIE, ATUM ose TEM, terma kėto qė kanė shpjegim iliro - shqip:

    AIN
    A,a
    BROF
    B
    DORĖ
    D

    GATH
    G
    FJERĖ
    F
    HJETĖ
    H

    KUFĖ
    K
    MIRĖ
    M
    GJI
    GJ

    NU
    N
    U
    U
    PLIS
    P

    QULL
    Q
    BUZĖ
    R
    STOL-i
    S

    SIXHIR
    S
    TĖRĖ
    T
    TĖRĖ
    T

    ISĖ
    I
    ASHIM
    A, O
    ZVARANIK
    Z,ZH

    SHI
    SH





    • AT = at = at (babė • U = unė • M = mė = mėmė • T = tatė = babė • E = e • M = mė = mėmė

    Edhe G.Catapano ėshtė i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirė, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siē e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITĖN, THOTIN, ZOTIN. Kėshtu edhe hierogiifi i parė >>>>, tė cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka kėtė shpjegim nė shqipen:

    • A = ATĖ, fillimi premierės; Zot! At i pėrjetshėm
    • I = fjalė (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
    • N = (N = NU = nė ujė materie e parė (uji) pėr tė gjitha krijesat; Zot i pėrhapjes sė dashurisė.

    AIN-i, pra, ishte simbol qė tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrėrisė, i cili frymėzonte krijesėn Nė tė vertetė Thoti, me kėtė hieroglif, i cili qe i pari dhe mė i rėndesishmi nė sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte perėndi - Zot. Ky hieroglif nė alfabetin e shqipes paraqitet me A.
    • Hieroglifi , tė cilin Thoti e quajti me fjalėn shqipe BROF, me kuptim nė kembė, paraqiste tingullin e germės shqipe B. Tregon qėndrimin karakteristik tė njeriut inteligjent krijuar nga periudha nė pozite drejtė, me kokė lart, i cili ėshtė duke e ruajtur fuqinė lart nė qiell e nė mėnyrė tė pėrhershme. Tregon se ky qėndrim ėshtė njelėzor e vet njeriu, si qenie, ėshtė i pėrsosur. Fjala brof nė shqipen e sotme ka kėto kuptims: Ngrihem menjėherė nė kėmbė. Brofi ne kėmbė. U ngrit (u ēua) brof.
    • Hieroglifi ; tė cilin Thoti e quajti DORĖ, si simbolikė paraqiste punėn e dorės sė njeriut, apo tė gjitha intervenimet e njeriut pėr pronėsi, me qelli qė puna tė jetė e begatshme e dobishme pėr njeriun. Ky hieroglif nė shqipen mori formėn D.
    • Hieroglifi , tė cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikė paraqiste ndalesėn - pengimin - gardhin nė afėrsi tė faltores, nė alfabetin shqip e mori formėn G.
    • Hieroglifi tė cilin Thoti e quajti FJERĖ, paraqiste shlingėn ose neperkėn, gjarpėrin helmues, me kokė tė shtypur nė trajtė trekėndėshi, me dy dhėmbė nė gojė dhe bisht tė shkurtėr. Edhe sot e kėsaj dite nepėrka quhet FjERĖ, nė Malėsi, nė dialektin gegė. Nė shqipen mori formėn F.
    Hieroglifi , tė cilin Thoti e quajti HJETĖ, d.m.th. ashtu siē e quajnė edhe sot arbereshėt bishtalecin e flokėve, thurrjen, nyjėn, lidhjen. Nė shqipen mori formėn H.
    • Simbolin , Thoti, nė sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFĖ, d.m.th. nga shqipja KOFĖ (KOVĖ, e cila si simbolikė paraqiste enėn ku bėhej pėrzierja e fuqisė per krijimin e materies. Nė shqipen mori formėn K.
    Ėshtė nė interes tė vihet nė pah edhe njė dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetėm qė ka ruajtur formėn dhe shqiptimin e hieroglifit KUFĖ, por ēdo pjesė (sure) e Kur'anit fillon me germėn KAF ( ), ēfarė supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalėt e perėndisė - Allahut.
    • Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emėrtim shqip i gjinjve tė femrės, nga i cili u lind shhronja GJ nė shqipen.
    Ndėrkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalė kjo e pėrbėrė nga: NĖ UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalėn NĖ UJE e shqipton N'UJĖ ndersa kėtė shkronjė hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJĖ. Poashtu nė Biblen e shenjtė thuhet: "Nė fillim perėndia mori frymė n'ujė". Do te thotė krijesat u krijuan nė fillim n'uje, nė dete. Kjo filozofi e stėrgjyshėve tė shqiptarėve aprovohet nga shkencat bashkėkohore. Nė tė vėrtetė, hieroglifi NU simbolizonte materien e parė, Zotin dhe pėrhapjen e dashurisė.
    • Hieroglifin Thoti e quajti U. nga shqipja unė, kėshtu qė edhe nė shqipen mori formėn U.
    • Thoti hieroglifin quaiti PLIS, qė nė shqipen do tė thotė: tullė copė e madhe dheu qė ngre pllugu kur ēan tokėn; copė e tillė dheu me bar, e prerė me bel a me ndonjė mjet tjetėr; plisat e arės; plis me bar. Nė shqipen mori formėn P.
    • Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formė, brumė, baltė, lloq, materie kjo qė mund tė transformohet me pėrzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif nė shqipen mori formėn Q.

    • Thoti hieroglifin e quajti BUZĖ, pėr tingullin R. sepse buzėt, me kėtė rast, pėrfaqėsonin gojėn, respektivisht, buzėt qė bėnin rojė, ruanin "fjalėn, gjuhėn, dhėmbėt.
    • Ndėrkaq, pėr tingullin S. Thoti pėrdori dy hieroglife: , tė cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , tė cilin e quajti SlXHIR term ky qė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite te shqiptarėt gegė nė formė singjir, apo zingjir.
    • Edhe pėr tingullin T, Thoti pėrdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERĖ, me kuptim fitim.
    • Pėr tingullin I dhe J Thoti pėrdori hieroglifin , tė cilin e quajti ISĖ, qė do tė thotė DRITĖ, e me kuptim: FILLIMI I JETĖS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcė kreative. Shkronja I qe emėr i parė qė iu dha perėndisė sė njeriut; PERĖNDIA E DRITĖS SĖ PĖRHERSHME. Nga fjala ISĖ doli emri; IDISĖ - simbol i dritės. Kėshtu, pra, shkronja i te shqiptarėt hyn nė tingullin e fjalėve qė shpreh dritėn, bukurinė, stolinė. Pra kjo urtėsi ISIAKE (isiakė = nga isė = DRITĖ, nė arbėrishte do tė thotė DRITĖ.
    • Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHĖR, me kuptim degė, filiz dru i ēarit (i plasaritur, i ndarė. Hieroglifi nė fjalė paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut nė natyrė. Zaten edhe nė gjuhėn e sotme tė shqipes flala ASHĖR do tė thotė ashkėll dru i vogėl, i ēarė pėr zjarr. Copė druri i ēarė si dėrrasa e hollė, qė pėrdoret si petavėr ose pėr tė mbuluar ēatinė, pullazin. Ēati me ashra. Ēaj (bėj) ashra. Me fjalė tė tiera hieroglifi "ashėr" i paraqiste tingujt ā,tinguj kėta qė janė guturalė, por tė zhdukur te toskėt. Nė shqip mori formėn ą.
    • Pėr hieroglifin , Thoti e pėrdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokės. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tėrbuar e sentimentai. Hieroglifi nė fjalė nė shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
    • Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalėn shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste njė liqe me ujė tė shiut origjinal. Pėr mė tepėr, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonė janė tė lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse nė "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

    Ėshtė shumė interesant edhe dukuria e kėsaj shkronje, meqė nė hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre ėshtė e njėjtė me hieroglifin SHI; "bazeni me pika tė shiut", qė do tė thotė se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarėve, hebrejve dhe e arabėve ėshtė identike, si duket, ėshtė nga ilirėt e lashtė, apo nga stėrgjyshėt e shqiptarėve tė sotėm.

    Mendimi mbi prejardhjen e njėjtė tė shqiptarėve, hebrejve dhe arabėve ėshtė vallė fakt historik, apo fantazi? Nė vėshtrim tė pare duket si endėrr, por nėse merren parasysh burimet historike, kėrkimet arkeologjike, tė dhėnat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atėhere mund tė bindemi mjaft edhe pėr kėtė pohim jo aq tė zakonshėm.



    Kėto lidhje tė shqiptarėve me popujt mė tė lashtė tė Afrikės dhe tė Azisė sė Afėrme janė shumė tė hershmė, mė tė hershmė se sa ėshtė menduar deri tash, ēka tregon fakti se perėndia THOT (stėrgjysh i shqiptarėve), e barti, pas katastrofės sė Atlantidės, qė ndodhi para 12000 vjetėve, kuLturėn ilire - shpiptare nė Afrikė, sigurisht edhe nė Azi. Kurse, para 6000 vietėve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve nė bazė tė ilirishtes - shgipes, sistem ky qė shėrbeu si mostėr pėr pėrpilimin e sistemeve tė tjera tė alfabeteve, si ai i shqipes, qė gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirėt, si stėrgjyshėr tė shqiptarėve, nga gjuha e zakonet shtriheshin qė moti, jo vetėm nė gjithė Siujdhesėn Balikanike, por edhe nė Siujdhesėn Apenine, nė ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinė e vogėl, nė Siujdhesėn Arabike, nė Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturė e qytetėrimit tė parė tė kėtij ambienti, shtrihej nga Irani nė lindje, deri nė Atlantik nė perėndim dhe nga Alpet nė veri, deri nė Afrikėn Veriore nė jug.

    Nė kėtė pjesė tė vėshtrimit tim - nėnvizon Catapanoja - u demonstrua vetėm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me ēelės tė shqipes (tė ilirishtes - S.R.), qė u muar pėr ēdo hieroglif te tingulFit tė parė, vokali ose konsonanti, tė qenies sė emrit shqip kuptim ky qė zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund tė mohohet:

    1. Qė origjina ilire na shpie nė kohe mė tė vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori qė na shpie nė neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidės (para 12000 vjetėve), epokė kjo qe solli nevojėn e krijimit tė THOT-it nė Egjipt, si mėnyrė e shpjegimit tė fillirnit tė punės.

    2. Ky studim, si pohim i sė vėrtetės, korrigjon datėn e historisė, korrologjisė (disciplinė qė studion ndarjen gjeografike), etnologjisė dhe filologjisė.

    3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave qė deshėm s'deshėm ndikon nė metafizikėn e cila ėshtė me rendėsi pėr njeriun dhe njerėzimin sepse arrihet rishtazi nė kuptimin e mendimit sė ndjenjės sė tė vėrtetės pėr jetėn qė ėshtė vėrtet natyre shpirtėrore, ėshtė erė e vėrtetė e shkėlqimit tė lavdishem tė DRITĖS SĖ PARĖ, pėrfundon G. Catapano.

    Rezultatet shkencore tė arkeologėve anglezė, amerikanė, gjermanė dhe turq (J.E. Gauter mė 1894, R. Campbell - Thompson mė 1910, E. Pitard mė 1927, Kurt Bittel mė 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliē Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, qė nga viti 1936 e tutje, Halet Ēambel John Brandwood mė 1968, etj.) pasqyrojnė nė mėnyrė plastike nė veprat e tyre ketė ēėshtje. Sipas mendimit tė kėtyre dijetarėve kuptojmė:

    -se vala e parė e furishme e dyndjes sė hititėve tė cilėt pėrfaqėsonin, njė fis tė veēantė tė ilirėve, ose i takonin njėrit nga fiset e shumta tė dardanėve, u shpėrngulėn, kuptohet nė disa faza nga Ballkani i Epėrm, apo nga Dardania, kah brigjet perėndimore dhe veriore tė Detit tė zi, kah Kaukazi pėr nė Anadollin Qendrore;

    - se kjo shpėrngulje u bė nė kohėn e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

    - se hititėt e sollėn teknologjinė e xehetarisė dhe tė metalurgjisė nga Ballkani nė Anadoll;

    - se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike nė Anadoll, e cila nga shkencėtarėt u quajt "periudhė e hititėve" (2000 - 700 parae.s.);

    - se nė shekullin XII para e.s. pėrmenden tre perandorė me emrin Arnuvanda l,II,III, prej tė cilit emėr si duket, u krijua, sipas ligjit tė metastezės, njėri nga siononimet pėr shqiptarėt - arnavudė;

    - se nė vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytė e furishme e dyndjes sė ilirėve dardanė, prej tė cilėve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanėve u emėrtuan: njėra derė e Trojės Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe tė Ballkanit - Dardanelet, dhe njė qytet Dardania apo Dardanos nė veri tė Trojės.

    - se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretė e dyndjes sė ilirėve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej tė cilėve u krijua Mbretėria Frigase (750 - 546 para e.s.) nė Anadollin Perėndimor;

    - dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes sė hititėve daton historia e njė krahine nė Kaukaz, e cila quhej nė kohėn antike ALBANIA, kurse banorėt e saj albanė, sigurisht nga emri i njė fisi tė ilirėve tė Ballkanit, tė cilėt quheshin albanė.

    Tani pėr tani do t'i vė nė pah edhe disa fjalė hitite qė kanė lidhje me shqipen e sotme, fjalė kėto qė janė zbuluar nė plisat (tullat) e pjekura, tė cilat kanė shėrbyer si mjet pėr tė shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike.




    Nķ = tani Asht = asht-i
    Ata = ati, baba Maje = ngritje, rritje
    Mat = mas, matje Njoj = njoh
    Wit = vit-i Ane = anė,-a
    Gjun = gju-ri Qend = qind
    ili = yll-i, zoti Bait = oborr,-i
    Et = etj:e,-a; etjeje Lule = lul:e,ja
    Est = ėshtė Dor = dorė
    Gurta = kala, fortifikatė Mial = mjaltė
    Wesha = veshj:e,-a Miel = miell,-i
    Shur = ranė, ranishtė Urirn = urim,-i
    Turija = turi,-ri Nakt = natė
    Ara = tė lashtat Sojoti = sit:ė,-a
    Shkal = shpoj, shėrthej Hur = uri.-a
    Leiht = lehtė (i,e) Lissi = lis,-i,sh.-a



    Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, pėr izraelitėt rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, nė hebraishten e vjetėr ėshtė shqiptuar edhe si E.

    Disa historianė arabė mendojnė se shqiptarėt dhe arabėt kanė prejardhje tė pėrbashkėt qysh nga kohėt mė tė hershme. Kurse Elvia Ēelebiu (1611 - 82) vė nė pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarėt. Mirėpo, origjinėn e pėrbashkėt tė shqiptarėve dhe tė arabėve, nėse kėto pohime kanė bazė shkencore, duhet kėrkuar qysh nga koha e lashtė ilire, sė paku para 4000 vjetėve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej tė cilit, thuhet nė botėn arabe e hebreite, rrjedhin arabėt dhe hebrejt. Ndėrsa Willy Borgeaud-i thotė se palestinezėt (filistinėt) kanė emėr ilir, dhe se Argolida dhe Elida nė Greqi janė vatra tė rėndėsishme ilire nė pjesėn e Mesdheut. E sipas mendimit tė Faik Reshit Unatit, palestinezėt (filistinėt) u tėrhoqėn nga Kreta pėr nė Palestinė rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezėt ishin banorėt e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme nė Himarė.

    Nė fund do t'i vė nė pah edhe disa konstatime tė Giuseppe Catapanos lidhur me lashtėsinė e gjuhes shqipe. Sipas tij, kėrkimet e ndėrgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhėve tė vjetra tė llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, qė nė shqipen do tė thotė gjuhė e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhė semite perėndimore e folur nė kohėn e lashtė nė Siri, Mesopotami, Palestinė dhe koptishtja - gjuhė liturgjike e tė krishterėve tė Egjiptit, qė do tė thotė gjuhė e THOTIT.

    Kėtė e dėshmojnė edhe faktet qė vijojnė:

    - Shprehja PAN - AMEN, pėrbėhet nga Zoti Amon, emėr i pėrbėrė nga fjalėt shqipe:
    A = AT = babė
    M = MĖ = mėmė
    ON = Onė = Yn = Yni (joni)
    -mos tė harrohet se ėshtė NJĖ ZOT

    Kjo shprehje pėrdoret te tė gjithė popujt dhe nė tė gjitha gjuhėt nė dy forma: AMEN ose AMIN.
    - THOTI, qė ėshtė atribut i tė gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritėn nė gjithė botėn, sepse nė Egjipt u krijua civilizimi i pėrparuar.
    - Prania e ilirėve nė Egjipt mund tė datohet para 12000 vjetėve, peridhė kjo qė pėrputhet me zhdukjen e Atlantidės, e cila u pėrshkrua nga Platoni nė dialogun e "TIMEO"-s dhe tė "CRIZIA"-s.
    -Shqipja flitej para 12000 vjetėve, jo vetėm nė tokėn e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenė se:
    1. Ilirishtja ishte shumė mė e vjetėr se sa qė mendohej deri mė sot.

    2. Kultura e lashtė e POPULLIT TĖ LIRĖ (ilir) nė Egjipt ishte e vjetėr, sė paku 12000 vjet.

    - Emri POSEIDON, emėrtim i zotit tė deteve dhe tė tėrmeteve i cili qe vėllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumė e dėshiron.

    - Emri FARAON, me kuptim I NJERĖZISHĖM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONĖ.

    - THOTI ėshtė lajmėtar i perėndive.

    - THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet mė i ditur, "mė i urti prej tė urtėve" i tė gjitha kohėve mė tė vjetra, nga doktrina e tė cilit dolėn fillet e mėdha tė humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, tė gjithė: lajmėtarė, sub velo, tė DRITĖS SĖ ARDHSHME, ekzistues tė pėrhershėm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TĖ ZOTIT), qė do tė mishėrohej pėr ēlirimin e njeriut dhe shpėtimin e botės.

    THOTI ėshtė themelues i religjionit tė DRITĖS dhe i shkencave sekrete (okulte) tė mistereve dhe ėshtė gfithashtu nė pėrgjithėsi shpikės i shkrimit.

    Prandaj, bazuar nė shėnimet e sipėrshėnuara mund tė konkludohet:

    - se pellazgėt - ilirėt ishin stėrgjyshėt e shqiptarėve;

    - se pellazgėt - ilirėt, me emra tė ndryshme, d.m.th. me emra tė fiseve pellazgo - ilire (gegė, toskė, albanė, arbėr, arnautė, dardanė, maqedonė, hetitė a hititė, trojanė, ejiptianė, etruskė, etj. etj.) jetonin nė njė sipėrfaqe shumė mė tė gjerė nė tri kontinente: nė Evropė, Afrikėn Veriore dhe nė Azi, deri nė Iran dhe Indi;

    - se ilirishtja - shqipja, si degė mė e vjetėr e familjes sė gjuhėve indoevropiane, ėshtė ēelės i qytetėrimit njerėzor;
    - se nga gjiri i ilirėve dolėn shumė perėndi, profetė, perandore e dijetarė;

    - se stėrgjyshėt e shqiptarėve, pellazget-ilirėt, me kulturėn e tyre tė lartė kontribuan jo vetėm nė civilizimin e popujve tjerė, tė cilėt i sundonin, por, me anė tė vetė asimilimit, kontribuan nė krijimin e shumė kombeve dhe kulturave (feve, gjuhėve, shkrimeve) tė veēanta nė tri kontinente;

    - se shkatėrrimi i pellazgėve - ilirėve tė shumtė dhe tė kulturuar u shkaktua jo vetėm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme qė u zhvilluan mes fiseve tė tyre, luftė kjo qė vazhdoi, tradicionalisht, deri nė ditėt tona;

    -se nga bėrthama e pellazgėve -Ilirėve shumė tė lashtė - vetėm shqiptarėt mbetėn pa u shkrirė nė popuj apo kombe tė tjera - nė grekė, hebrej, arabė, italianė, austriakė, sllavė tė jugut, turq, etj.;

    - se vetėn gegėt, nė njė masė tė konsiderueshme, e kanė ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes sė lashtė;

    - dhe se fjalėn vendimtare, pėrkitęi me ēėshtjet e shtruara, duhet ta japin, nė radhe tė parė, filologėt, arkeologėt dhe etnologėt.
    Duajeni njėri tjetrin.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Bela.
    Mos ngaterro patriotizmin me racionalizmin,dhe mos u merr me
    ( ky ka thene ashtu,dhe ky keshtu),por studio vete dhe nxirr konkluzione.
    Une kam para syve 20 mbishkrime Etruske,dhe asnje nuk ka ngjashmeri me Shqipen sot.
    Sa per Ilirishten nuk them dot se nuk kemi asnje fjlae te shkruar prej tyre.
    Dhe dicka tjeter.
    Nqs Ilirishtja ngjason me Etrusken,atehere del qe ajo te kete qene Jo-Indo-Eu,po ashtu si Etruskja.
    Pra teoria jote del abstrakte.
    Gj t m .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejė
    Postime
    812
    O zotni nuk esht se un zbulova ket teori,po ket e thon shum emra te shquar si puna e Katapanos ,D'Anzhelit ,Falaskit ,Koles etj,pra qe ishin shum me te njohur e me te aft se un e ti e qe mendimet e tyre ikan pranuar edhe shum studiues tjer,e kush jemi ne(pSh um dhe ti)ti hudhim posht pa fije argumenti a studimi te plot.

    Per mua studimet e tyre jan shum,shum te vlefshme per gjuhen shqipe dhe jan mjaft te bindshme(pse nuk u deshifruan gjer sod keto shkrime me gjuh tjera)dhe nga leximi dhe studimi i tyre shifet se jan qart shqipe.

    Zotni edhe nje gje nuk ngatroj patriotizmin un ketu fare,po shum po me qudit ti,ku vrej qe ne qdo tem ne lidhje me gjuhen dhe historin ton,ti punen e par qe ben ,kundershton,dhe pastaj fillon me "fakte "tua qe ti bindesh njerzit se e kan gabim,pse nuk kontrollon veten se mos ti je gabimi ketu dhe jo tjeret,me te vertet shum po me qudit me kundershtit tua,me fal te pyes, ke ndonje zanat tjeter ti apo vetem ket.

    Dhe ato mbishkrimet qe thua se i ke parasyve,dhe asnje nuk ka ngjashmeri me shqipen sod,si duket nuk te lejon "zanati"i te kundershtuarit qe ti shofish mir se jan te ngjajshme me shqipen,shiqoj nga nje prizme tjeter jo ajo e kundershtis,e besoj do e gjesh fillin,se kan te bejn me shqipen.

    Me te mira nga Bela.(nuk jam patriot po e dua gjuhen time).
    Duajeni njėri tjetrin.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •