Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 105
  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    AsgjeSikurDielli:

    Ke shume te drejte kur thua :

    Shpirti ndjen shume gjera: dashurine, urrejtjen, mirenjohjen, gezimin, dhimbjen, melankoline, etj. Asnje nga keto nuk eshte e prekshme, as nuk shifet me sy. Ato jane aty, ekzistojne, po ne nuk mund t'i shofim. E padrejte pak, e di, por kur e dashuron nje person, nuk mund ta shofesh anen fizike te asaj dashurie..
    Por, ne qoftese ti thua se e ndjen dashurine, e ndjen dhimbjen, e ndjen urrejtjen, etj....perse mos te themi se e ndiejm Zotin ?

    Mund te kete shume arsye perse ekziston shpirti, por pyetja kryesore eshte se si mund ta pranojm ne si fakt? Vetem duke u bazuar se e ndiejm? Atehere perse mos te themi te njejten gje per Zotin?

    Pyetja tjeter: A i ka krijuar njeriu te tera ato ndienja (dashuria, urrejtja, etj...) apo ekzistojn edhe pa i dhen nje kuptim njeriu?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    MtrX:

    Nuk e di se ne cfare menyre je shprehur meqense nuk te njoh. Dmth nuk e di ne qoftese je shprehur sinqerisht apo me ironi, megjithate, shpresoj te jesh shprehur sinqerisht....

    Per mendimin tim, filozofet nuk dine gjithcka, por dine me teper se sa njeriu i thjesht. Filozofi mundohet te mesoj dicka dhe nuk ndalon se pyeturi....por "dituri abosolute" nuk e zoterron dot nje Filozof sepse cdo njeri ka limitet e tij...

    PS: Filozof ka ateist ashtu si dhe besimetar, prandaj nuk eshte vetem Filozof ai qe beson te Zoti.
    Merre si te duash...
    po me thuaj a ka ndonje filozof qe nuk eshte besimtar...
    une keshtu mendoj qe nuk ka filozof ateist, hajde mbushma mendjen mua...
    pse mendoj keshtu, per vete faktin qe deshira per dije, eshte njesoj si deshira per drite, dhe te dyja te cojne aty te i plotfuqishmi...
    ndonjeri qe eshte ateist genjen veten po qe se kujton se di ndonje gje me vlere...
    ti thua ate qe te jep sy ti vendos te mos e shikosh... ka keshtu?
    njesoj kur me thua qe ka filozof ateist...
    MtrX ubicumque felix

  3. #23
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    David Hume eshte nje nga filozofet me te medhenj i cili nuk ishte besimetar.

    Jean Paul Sartre gjithashtu ishte nje nga filozofet me shume perkrahje i cili nuk ishte besimetar.

    Besoj se ka plot te tjere....

    per vete faktin qe deshira per dije, eshte njesoj si deshira per drite
    Ketu je shprehur shume bukur. Jam dakort, por mund te thon shume njerez se une po kerkoj dituri pavaresisht se nuk besoj te Zoti. Vetem koncepti i "drites" mund te ndryshoj midis nje ateisti dhe nje besimetari.

    MtrX, une besoj te Zoti. Por une thjesht po bej ca pyetje. Une e di mire qe cdo njeri ka mendime te ndryshme, dhe une po mundohem ti ve te tera ato mendime ne nje drejtim ne vend qe te mundohemi te arrim ca fakte te arsyeshme.

    PS: me vjen mire qe ishe shprehur sinqerisht

  4. #24
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Veshtrusja, po nisem gjithmone nga vetja, sepse une vetem ndienjat e mia i ndiej.

    OK.

    Une e ndiej dashurine, e ndiej dhimbjen, e ndiej merzine etj. ne lekuren time, e shof se si ditet me erren kur me mungon personi qe dashuroj, si me duket qyteti i shemtuar, si kendojne zogjet bukur kur jam i gezuar, si me krijohen rrudhat ne fytyre kur jam i merzitur dhe keshtu me rradhe.

    Nga eksperienca ime, nuk e kam ndiere asnjehere pranine e Zotit ne aspektin fizik qe eshte pararendes i atij shpirteror. Neqofte se kam gjetur nje harmoni shpirterore, kjo vie si rezultat i situatave ne Toke, e jo si rezultat i influences se Zotit tek Une. Zoti per mua ekziston vetem ne ato qe kam lexuar, ne ato qe thuhen per te, dhe ne lutje e falje. Nuk e kam ndiere kurre me thelle.

    Tani pyetja tjeter:

    A i ka krijuar njeriu te tera ato ndienja (dashuria, urrejtja, etj...) apo ekzistojn edhe pa i dhen nje kuptim njeriu?
    Ato ekzistojne brenda cdo njeriu, pa i dhene ndonje kuptim apo kah njeriu. Neve te gjitheve na eshte mbjellur ne gjoks ndienja e dashurise ndaj nje personi, qofte nje person qe e dashurojme si femer/mashkull, qofte vellau/motra, babai/nena, shoku/shoqja...

    Njeriu ju ka dhene kuptim, por nuk i ka krijuar. Ndienjat ishin aty, por njeriu ju ka dhene kuptimin qe ato sot kane.

    ASD

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    David Hume eshte nje nga filozofet me te medhenj i cili nuk ishte besimetar.

    Jean Paul Sartre gjithashtu ishte nje nga filozofet me shume perkrahje i cili nuk ishte besimetar.

    Besoj se ka plot te tjere....



    Hume-n s'e kam degjuar ndonjehere, pale per ta lexuar qe jo e jo... nuk dua te flas per te me kete rast.
    Sartri, po a mund te me thuash qe nje njeri si Sartri qe ve ne pikepyetje ekzistencen e tij, te mos gjeje rrugen per tek Zoti, e pamundur, jam plotesisht i bindur qe Sartri eshte filozof i lidhur me besimin...
    MtrX ubicumque felix

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    AsgjeSikurDielli:

    Njeriu ju ka dhene kuptim, por nuk i ka krijuar. Ndienjat ishin aty, por njeriu ju ka dhene kuptimin qe ato sot kane.
    Shume bukur. Atehere shpirti dhe ndjenjat "ishin aty". Hmmm. Kjo eshte dicka shume intersante per mua.

    Atehere, sipas asaj qe the me lart, vetem ne qoftese dicka "eshte aty" ne mund ti japim kuptim. Ok, atehere, ashtu si ndienjat nuk e kemi krijuar Zotin por i kemi dhen kuptim "Zotit", dmth se ai duhet te kete "qen aty".

    E di qe do me kundershtosh per kete....dhe do pres pergjigje me kuriozitet...Por tani duhet te iki ta ha dicka se vdiqa nga urrija...

    gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 06-11-2003 mė 17:14

  7. #27
    Flm. ne rradhe te pare per fjalet e mira, ne shkrimet e mesiperme, persa i perket pyetjes, e krijoi Zoti njeriun apo njeriu Zotin, nese njeriu nuk do te ishte i krijuar, nuk do te mund te krijonte.
    Persa i perket te mires dhe te keqes. Qofte ne Kuran (nese s'jam gabim, po qe se jam, dikush te me korrigjoje PA ME SHARE) qofte ne Bibel, shkruhet se Zoti mbas perfundimit te krijimit gjate te 6 diteve qe krijoi tha:"Eshte e mire!" Dmth, Zoti eshte vetem krijues i te mires. E keqe eshte cdo gje qe largohet nga miresia e Perendise. Perendia nuk e krijon te keqen, sepse Ai eshte krijues vetem i te mires. Nese Zoti e denon te keqen si ka mundesi qe ta krijoje??? A nuk do te ishte plotesisht ne kundershtim me natyren e tij krijimi i te keqes??? E keqja eshte krijese e rebelimit dhe e kundershtimit. Zoti e lejon te keqen, per arsye te ndryshme, por nuk e krijon ate.
    Persa i perket filozofeve, eshte e vertete qe jo te gjithe ishin, ose jane besimtare, disa filozofojne egoizmin e dijes se tyre, disa filozofojne pafundesine e dijes qe mund te marrin nga vete krijuesi i pafundesise.
    Nuk e di nese kam humbur ndonje pyetje, sepse po lexoj nje rrjesht po, nje rrjesht jo, sepse jam ne pune, gjithesesi, keto jane mendimet e mija.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga leci
    per mua, dija = lumturi

    me mire te dish dhe te vuash sepse njeh te verteten apo te mos dish dhe te jetosh i lumtur ne boten e krijuar nga mosditja(jo injoranca)????.
    Po te jap nje shembull dhe pergjigjen zgjidhe ti leci. Ke do te zgjidhje, dashurine per vajzen e enderrave te tua (ku ti nuk mendon, nuk di, nuk llogjikon), apo vegimin e Perendise per ate qe njeriun e pret pas vdekjes (a ka zbulese me te madhe se kjo?!)?

    Nese dija sipas jush eshte peshorja e lumturise, njeriu me i ditur ne bote, duhet te jete njeriu me i lumtur ne bote. A mund te me thuash se kush eshte ky, se dua ta takoj?!

    bota ishte perfekte ne lindje..erdhem ne dhe me natyren tone qe urrejme perfeksionin dhe bukurine e prishem..
    gjithēka qe ndodh eshte konseguence e njeriut.. [/B]
    Femijeria e njeriut eshte pjesa me e lumtur e jetes mbi toke per te, ne te shumten e rasteve. Kur jemi femije, nuk i njohim as ligjet e fizikes, as formulat matematikore, as ligjet e natyres, as veshtiresite e jetes, njohim vetem dashurine e prinderve. Si e shpjegoni ju qe jemi kaq te lumtur kur jemi femije, edhe pse dikush mund te thote se jemi te lindur budallenj, sipas standarteve shkencore.

    Predikuesi, i Biri i Davidit ka thene:

    "Gjithcka eshte e kote ne kete bote. Kotesi e kotesirave! Te dish eshte me mire se te mos dish, por ku ndryshon njeriu i zgjuar nga ai budalla, a nuk ndajne ne fund te njejtin fat, vdekjen? A mund te shtoje njeriu i zgjuar qofte edhe nje dite jetes se tij me diturine e tij?!"
    Filozofia e vetme ne kete bote per mua eshte filozofia e jetes.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Si e shpjegoj egzistencen e shpirtit?

    Njeriu eshte nje krijese e krijuar me dy natyra ajo materiale(materia) dhe ajo shpirterore(shpirti). Qe te dyja mundohen qe te domonojne mbi njera tjeteren. Shpirti i njeriut ekziston psh. ke vene re ti kur dike e zgjon duke bertitur se si ngrihet i trembur?
    disa psikologe kete e shpjegojne se shpirti gjate kohes kur njeriu flen nuk eshte i pranishem ne trup dhe kur Zgjohet me kete vrull shpirtit i duhet te kthehet po nje goxha shpejtesi.
    po ashtu une personalisht para disa kohesh kam pare nje enderr e cila ma shton akoma besimin ne ekzistencene shpirtit.
    ne kete enderr une u vrava me nje shpate, ma keputen koken nga trungu dhe pashe qe koka ishte gati 2-3 metra larg trupit.
    por tani le ta pyes veten me cfare sysh e pashe une koken time kur dihet qe sytew jane ne koke?
    pra mendoj se ai qe sheh ne keto raste eshte shpirti e jo syri.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ndersa persa ju perket dashurise apo urrejtjes ato jane te krijuara tek njeriu dhe ekzistojne tek Ai.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •