Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 105
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Zoti dhe Filozofia

    Te kjo teme kam deshire te diskutoj pyetje filozofike ne lidhje me Zotin. Do ju lutesha mos te hyni ne caktime fetare. Cdo besimetar, mysliman apo katolik, le te shkruaj mendimet e tij ne lidhje me pyetjet qe behen dhe jo me fet e ndryshme.

    Po ju drejtohem me nje pyetje qe i ka bere Sokrati Euthyphro-s :

    A eshte dicka e mire sepse e do Zoti apo e do Zoti sepse eshte e mire?

    Shkruani mendimet tuaja.

    Dhe njekohesisht mirepres pyetje te ndryshme nga ju.


  2. #2
    Nuk e di nese jam me e mencur apo pa mend qe them se kjo pyetje nuk ka fare vend, dhe eshte shume pa kuptim.

    C'ka bere Zoti eshte e mire, dhe ai i do te gjitha krijesat e tij.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Manulaki:

    Me vjen keq por per mendimin tim nuk ekziston nje pyetje e keqe. Cdo pyetje eshte e mire...megjithate cdo njeri ka mendime te ndryshme.

    Sa i perket pyetjes se Sokratit, per mua ishte nje pyetje shume e bukur, pikerisht sepse nuk mund ti pergjigjesh sakt tregon dicka.

    C'ka bere Zoti eshte e mire, dhe ai i do te gjitha krijesat e tij.
    Une kete po kerkoja.

    Mund te vazhdoni me pyetje te ndryshme qe ju interesojn juve ne lidhje me Zotin dhe Filozofine, edhe pse nuk ju pelqejn pyetjet e mija.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Zoti eshte mbi te gjithe ne.Vetem nje zot si do qe ta shihni.
    Ai ka krijuar gjithēka.
    Si pergjigje them per te paren.
    Zoti ka krijuar te miren,jemi ne qe me veprimet tona e shkaterrojme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Re: Zoti dhe Filozofia

    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Te kjo teme kam deshire te diskutoj pyetje filozofike ne lidhje me Zotin. Do ju lutesha mos te hyni ne caktime fetare. Cdo besimetar, mysliman apo katolik, le te shkruaj mendimet e tij ne lidhje me pyetjet qe behen dhe jo me fet e ndryshme.

    Po ju drejtohem me nje pyetje qe i ka bere Sokrati Euthyphro-s :

    A eshte dicka e mire sepse e do Zoti apo e do Zoti sepse eshte e mire?

    Shkruani mendimet tuaja.

    Dhe njekohesisht mirepres pyetje te ndryshme nga ju.

    une mendoj se qendrojne qe te dyja.
    perse?

    sepse Cdo gje te mire Zoti e don dhe te shperblen per te dhe njekohesisht cdo gje qe don Zoti eshte e mire per shkak se Zoti eshte i mire dhe nuk pranon tjeter pervec se te miren.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Manulaki:

    Me vjen keq por per mendimin tim nuk ekziston nje pyetje e keqe. Cdo pyetje eshte e mire...megjithate cdo njeri ka mendime te ndryshme.

    Sa i perket pyetjes se Sokratit, per mua ishte nje pyetje shume e bukur, pikerisht sepse nuk mund ti pergjigjesh sakt tregon dicka.



    Une kete po kerkoja.

    Mund te vazhdoni me pyetje te ndryshme qe ju interesojn juve ne lidhje me Zotin dhe Filozofine, edhe pse nuk ju pelqejn pyetjet e mija.
    Edhe mua me vjen keq, sepse dhashe mendimin tim.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Edhe mua me vjen keq, sepse dhashe mendimin tim.
    Kuptohet qe per kete ska perse te te vij keq, une ate kerkova.

    gjithe te mirat.

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Une kisha thene se cfare eshte e mire, edhe duhet nga Zoti. Ne, si njerez, meqe jemi ne testim te miresise sone, dhe si rezultat i manifestimit te saj meqe edhe do shkojme ne parajse (apo edhe ne ferr, ne rast te kundert), dmth qe Zoti po e beka dalllimin mes asaj qe e DO, qe eshte e MIRA, dhe asaj qe NUK e do, qe eshte e keqja.

    Zoti meqe i ka krijuar te gjitha, ai ka krijuar edhe lufterat, edhe armet, edhe semundjet, edhe hipokrizine, edhe smiren, urrejtjen, e njemije te zeza tjera. Njerezit i konsiderojne keto gjera si te "keqija", prandaj konstantimi se "Cfare ka krijuar Zoti eshte e mire" nuk vlen. Ato gjera jane krijuar per nje arsye, nga e cila shume persona mund te nxjerrin mesime, por kjo nuk eshte dic absolute, dhe varet skajshmerisht.

    Zoti e do nje gje sepse eshte e mire, nuk eshte e mire sepse e do. Zoti na do ne te ecim ne udhen e tij, sepse Zoti thote se udha e tij eshte e mira dhe e verteta. Prandaj, edhe njerezit perpiqen qe te ecin udhes se tij, se te mires dhe se te vertetes absolute.

    Pyetja e vetme qe mbetet ketu eshte: A e krijoi Zoti njeriun apo njeriu Zotin?

    Pa dashur qe ti marr hovin pyetjes se pare, po pyes keshtu thjeshte, pa ndonje paragjykim rreth pyetjes.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Perpara gjithe njerezimit, perpara gjithe universeve dhe planetit ne te cilit ne jetojme, perpara Eves dhe Adamit, ka egzistuar FJALA e Tij. Gjithcka, Zoti e krijoi me FJALEN e Tij.

    Nese deshiron te njohesh te miren apo te keqen, duhet me pare te njohesh FJALEN e Tij. E keqja dhe e mira egziston (morali njerezor), pasi NJERIUT i eshte dhuruar FJALA e Tij, pavaresisht se kjo FJALE degjohet e mesohet nga disa dhe bie ne vesh te shurdhet tek te tjere.

    Problemi me filozofet eshte se ata rendin pas eres. Filozofia eshte tempulli ku adhurohet dija, por a eshte dija ajo qe ka nevoje njeriu? I keni bere ndonjehere pyetje vetes, nese do tu duhet te zgjidhnit midis dijes dhe lumturise, ke do te zgjidhnit?

    Arsyeja perse Zoti ua ndaloi Eves dhe Adamit mollet e Pemes se Diturise, ne mesin e kopshtit te Edenit, ishte pikerisht fakti se Ai e dinte qe dija nuk te ben te lumtur, perkundrazi, te ben te vuash. Eva dhe Adami e shkelen FJALEN e Zotit, prandaj edhe sot e kesaj dite ne vuajme barren e atij mekati.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    C'ka bere Zoti eshte e mire, dhe ai i do te gjitha krijesat e tij.----Manulaki

    Zoti ka krijuar te miren, jemi ne qe me veprimet tona e shkaterrojme.----leci

    Cdo gje te mire Zoti e don dhe te shperblen per te dhe njekohesisht cdo gje qe don Zoti eshte e mire per shkak se Zoti eshte i mire dhe nuk pranon tjeter pervec se te miren.---INDRITI

    konstantimi se "Cfare ka krijuar Zoti eshte e mire" nuk vlen---- AsgjėSikurDielli

    Ne rradhe te pare duhet te them se me pelqejn te tera pergjigjet qe keni postuar deri tani.

    Dicka qe kam ven re eshte se ajo qe ka shprehur Manulaki dhe leci sikur bien pak ne kundershtim me ate qe ka shprehur AsgjeSikurDielli Ndoshta pyetja e pare qe duhet te beja eshte nese ekziston e keqja nga Zoti apo nga shoqeria?....

    INDRITI, e di si thon Amerikanet? "I think you took the easiet way out".


    por a eshte dija ajo qe ka nevoje njeriu?

    nese do tu duhet te zgjidhnit midis dijes dhe lumturise, ke do te zgjidhnit?-----Albo
    Sipas filozofeve, vetem me diturine absolute mund te mesosh te verteten...duke patur parasysh se cfare konsideron nje filozof "absoluten"...

    per mua, dija = lumturi

    Arsyeja perse Zoti ua ndaloi Eves dhe Adamit mollet e Pemes se Diturise, ne mesin e kopshtit te Edenit, ishte pikerisht fakti se Ai e dinte qe dija nuk te ben te lumtur, perkundrazi, te ben te vuash. Eva dhe Adami e shkelen FJALEN e Zotit, prandaj edhe sot e kesaj dite ne vuajme barren e atij mekati.---Albo
    Kjo qe ke postuar mund te interpretohet dhe ne menyr tjeter. Zoti kishte ven nje rregull, duke mos e ndjekur rregullin njeriu pesoj. Qe te mos ndjekesh nje rregull (per mendimin tim) nuk tregon dituri. Pra, mungesa e dituris dhe mungesa e zbatimit te rregullit te Zotit eshte cfare krijoj vuajtjen.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •