Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 105
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    "A eshte e mire dicka sepse e do Zoti apo Zoti e do sepse eshte e mire?"
    Eshte shume interesant fakti se si filozofet mundohen te japin mendim mbi fene dhe besimtaret, pa qene ndonjehere te tille, por duke i vezhguar nga jashte ata. Pergjigjen pyetjes me lart une do tia jepja ne formen e nje pyetjeje retorike. Cili eshte ai njeri ne kete bote qe deshiron te te shohi ju, djalin/vajzen e tij, te lumtur me shume se kushdo tjeter? Pergjigjia eshte e thjeshte, Babai dhe Nena dhe askush tjeter. Ati nuk i fal lumturine te birit te tij duke i lene pasurine, por duke i dhene FJALEN e cila mbart te verteten: MOS VRIT, SE DO TE VRASIN! MOS VIDH, SE DO TE VJEDHIN! MOS GENJE, SE DO TE GENJEJNE! etj...

    "A eshte e mire kjo gje sepse eshte e mire apo ngaqe eshte e mire e do te miren?"
    E mira asnjehere nuk perkufizohet me fjale. A mund te ma pershkruash me fjale ti dashurine per nenen e baben, motren e vellane? A mund te ma pershkruash dot me fjale dashurine per bashkeshorten apo femijen e porsalindur? A mund te ma pershkruash dot me fjale lumturine apo dhimbjen? Ne kete kuader, pyetja e mesiperme nuk eshte nje pyetje ne kerkim te se VERTETES, por ne kuadrine lojrave te fjaleve qe e mbyllin njeriun ne qarkun vicioz te erresires.

    Filozofia e Sokratit ishte filozofi e Zotit. Sokrati dha jeten per ate filozofi, ai ishte martir i kesaj kauze.
    Filozofia ne pergjithesi eshte shume e vlefshme per mendimin tim.
    Sokrati mori te njejtin shperblim per filozofine e tij qe marrin gjithe njerezit, VDEKJEN. Ai nuk mori me vete asgje nga kjo bote dhe horizonti i ri pertej vdekjes do te shkaterroje perfundimisht kalane e fjaleve pa vlere te filozofeve te fjales.

    Filozofia per mua fillon qe nga ai moment qe e kupton qe nje dite do te vdesesh dhe mbaron atehere njihesh me Krijuesin e Jetes, e ka emrin filozofia e jetes. Misioni i njeriut ne kete bote nuk eshte te mesoje si jane krijuar malet, fushat, lumenjte apo vete njeriu. Misioni i njeriut ne kete bote eshte te gjeje rrugen per tek jeta e humbur. Malet, kodrat, lumenjte e oqeanet jane vetem nje iluzion qe limiton forcen fizike te njeriut, ne menyre qe njeriu te prihet nga forca e brendshme shpirterore.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    E ka krijuar Shpirti njeriun apo njeriu Shpirtin?
    Ndertoni me balte apo cdo lloj materiali nje objekt qe i perngjason 100% pamjes se jashtme fizike te nje njeriu. Mundohuni ti jepni jete atij dhe nese ia dilni me sukses atehere ju do te jeni KRIJUESI i JETES. Nese nuk ia dilni me sukses, heshtni ne perjetesi.

    A mund te ekzistoj njeriu pa Shpirtin? Ose, a mund te ekzistoj njerezia pa Zotin?
    Njeriu vdes kur ai harron te marri fryme apo jo? Apo kur fryma e jetes del prej tij? Apo kur fryma merret prej tij? Pa uje, pa buke njeriu mund te jetoje me jave te tera, pa FRYMEN e tij, ai nuk jeton dot as 1 min. Cudi si vdesin njerezit edhe pse ajri qe ngop mushkerite tona duket sikur asnjehere nuk shteron?!

    Njerezit qe mbushin mushkerite me ajer ne kete bote, ekzistojne. Njerezit qe mbushin shpirtin e tyre me Shpirtin e Shenjte, jetojne. Per te paret, vdekja eshte stacioni i fundit. Per te dytet, vdekja eshte porta e jetes se ameshuar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #53
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Re: Zoti dhe Filozofia

    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Te kjo teme kam deshire te diskutoj pyetje filozofike ne lidhje me Zotin. Do ju lutesha mos te hyni ne caktime fetare. Cdo besimetar, mysliman apo katolik, le te shkruaj mendimet e tij ne lidhje me pyetjet qe behen dhe jo me fet e ndryshme.

    Po ju drejtohem me nje pyetje qe i ka bere Sokrati Euthyphro-s :

    A eshte dicka e mire sepse e do Zoti apo e do Zoti sepse eshte e mire?

    Shkruani mendimet tuaja.

    Dhe njekohesisht mirepres pyetje te ndryshme nga ju.

    Meqe nuk kam qene ne forum ne kete kohe me duhet te laj disa haqe me nenvizime dhge citime ndaj teje.
    GJITHCKA ESHTE E MIRE SEPSE ZOTI KA DASH QE AJO TE JETE E MIRE DHE E DYTA ZOTI E DO TE MIREN DHE NUK DO TE KEQEN.KJO ESHTE PERGJIGJA ME EGZAKTE QE MENJANON NJE NOCION TE KEQ SIKUR E MIRA U KRIJUA NGA DIKUSH TJETER DHE ZOTI E DESHI ATE PASTAJ OSE SIKUR NUK E DINTE QE ISHTE E MIRE DHE PASTAJ E PA QE ISHTE E MIRE.

  4. #54
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Sipas filozofeve, vetem me diturine absolute mund te mesosh te verteten...duke patur parasysh se cfare konsideron nje filozof "absoluten"...veshtruesja
    E verteta eshte sipas diturise hyjnore do te ishte me e sakte shprehja

  5. #55
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Ke shume te drejte. Dikush ka then se eshte e pamundur te provosh ekzistencen e Zotit me fakte te bazuara te sensasionet tona (sepse sensasionet jane te hapura per interpretime). Por as shpirtin smund ta shohim, ta prekim...(ndoshta e ndjejm)...

    Kjo me ben te pyes:

    Si e shpjegoni ekzistencen e shpirtit? Ndoshta kjo mund te na ndihmoj per te shpjeguar ekzistencen e Zotit.
    veshtruese egzistenca e Zotit argumentohet per kete shiko temen argumentat e egzistences se Zotit tek nenshkrimi im tek Tema Islami dhe Ateizmi

    A ka shpirt

    ARGUMNETI ESHTE SE KA
    ARGUMENTI FETAR ESHTE SE zOTI E KRIJOI ADEMIN NGA DHEU DHE PASTAJ I FUTI SHPOIRTIN NE TRUPINE TIJ.
    jETA E NJERIU NE BARK FILLON MBAS 4 MUAJSH NE NJE HADITH CITOHET DHE PASTAJ VJEN ENGJELLI DHE IS SJELL SHPIRTIN NE TRUP DHE PASTAJ FEMIJA FILLON E LEVIZ.
    Argumneti kur njeriu vdes vijne engjejt dhe ia marrin shpirtin shiko temen vdekja.

    Argumenti llogjik

    kur jemi ne tren e imagjinojme sikur treni nuk leviz sepse jemi brenda tij.Po keshtu duhet qe te dalim jashte trenit qe te shikojme ose ta kuptojme qe treni po leviz.
    po keshtu dhe shpirti eshte jashte kohes jo si trupi qe ndodhet brenda saj.Atehere ne e percaktojme kohen me levizjen e diellit ose ore ne nje dhome te erret dhe pa ore ne e ndiejme qe koha kalon.pse trupi smund ta ndieje sepse eshte si puna jone ne tren .Kete e ndjen shpirti se eshte jashte kohes prandaj ne nje dhome te erret ne e ndiejme q koha kalon.

  6. #56
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Indriti dhe Hendrix:

    Shpresoj qe tja kaloni sa me mire.

    Po kthehem pak te pyetja e AsgjeSikurDiellit :



    Une do te propozoja nje pyetje tjeter: E ka krijuar Shpirti njeriun apo njeriu Shpirtin? Ne qoftese dikush beson te ekzistenca e Shpirtit, atehere Shpirti eshte dicka qe nuk varet te trupi dhe dicka e pandryshueshme. Meqense Shpirti nuk varet te trupi, duhet te kete ekzistuar dhe mund te ekzistoj pa trupin.

    Duke patur parasysh se Shpirti nuk varet te trupi, pse mos te themi se Zoti eshte dicka qe nuk varet te njerezia, nuk varet te asgje, dhe duhet te ekzistoj nje Zot ne vend qe te ekzistoj njerezia. Po ashtu si themi se duhet te ekzistoj nje Shpirt ne vend qe te ekzistoj njeriu. Ndryshe, a mund te ekzistoj njeriu pa Shpirtin? Ose, a mund te ekzistoj njerezia pa Zotin?

    Si mendoni?
    veshtruse shpirtin e ka krijuar Zoti po eshte ceshtje e ndelikuar ai dhe ne nuk dime rreth tij vecse pak prandaj te thashe ate korrigjimin lart qe e verteta njihet vetem ma ane te diturise hyjnore.
    prandaj thote Allahu ne kuran
    Nese te pyesin per shpirtin .thuaj kjo eshte ceshtje e Zotit dhe juve u eshte dhene shume pak dije
    Tek kjo pak dije kam disa gjera qe mund ti them
    Njeriu nuk egziston dot pa shpirt sepse e ke ;lart tek [pergjigja tjeter.

    kete pyetjen tjeter ek bere gabim ose nuk je shprehur sic duhet sepse njerzine krijoi Zoti dhe asgje nuk mund te egzistoje pa deshiren dhe qe mos te jete krijim i Tij.Egzistojme ne se ka dash Zoti sikur ai te mos deshironte qe ne te egzistonim sdo te kishim egzistuar.

  7. #57
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    [B]Pershendetje te tereve. Per te hyr direkt ne teme:



    Me pelqen kjo pergjigje por ketu dikush mund te thot se pikerisht aty qendron problemi sepse nuk e dime se kush e ka krijuar njeriun. (Zoti vs. Natyra...)]
    Me vjen keq qe nuk e di kush ekrijoi njeriun Zoti apo natyra e si mund ta krijoi natyra kur natyra vete ishte e krijuar dhe se natyren e shfrytezon njeriu ateher si ka mundesi ta shfrytezoje njeriu Zotin.Pra natyra eshte ne sherbim te njeriut ne mynyre qe njeriu te falenderoje Zotin per kete dhurate dhe ta adhuroje Zotin .Ky eshte dhe qellimi i jetes veshtruese qe shumica nuk e dine pse jetojne.



    Ke shume te drejte. Dhe une bije dakort me ate mendim. Atehere ti mendon se nuk eshte Zoti ai qe e ka krijuar te keqen por thjesht se e lejon per arsye te ndryshme. Ne rregull.
    veshtruese Zoti e ka krijuar te keqen dhe ka deshiruar qe ajo te egzistoje por e keqa ka urtesine e saj dhe per me shume shiko temen qe ka hap skerdi sika ketu tek kjo faqe.urtesai per te sprovuar njerzit dhe se dyti per ti ditur vlera te mires.Por ne realitet ne jemi qe bejme keq dhe jo Zoti/Sepse te jete per mua nuk ka gje ne kete bote te jete e keqe.pse ne po deshe ta shpjegoj


    Kur nuk e di se cfare do te thot "lumturia" (sepse nje femij nuk arrin te konceptoj) si mund te jesh me te "vertete" i/e lumtur?

    Sipas asaj qe ke postuar Albo, do te ishim te tere te lumtur sikur te ishim budallenj (si nje femije), per mua kjo seshte e llogjikshme sepse do te shuhesh fare bota sikur te ishim te tere budallenj dhe te tere te kishim ate lumturi femirije.
    gabimi me i madh eshte te thuash qe lumturia eshte dituri lumturia eshte ndjenje ose kenaqesi qe perfitohet me ane te diturise veprave dhe puneve te zemres si dashuria shpresa mbeshtetja frika te lidhura keto me Zotin.

    INDRITI:

    Shikonke ca endrra shume interesante! lol Megjithate, nje enderr nuk e shpjegon ekzistencen e shpirtit, besoj se ajo qe ke shpjeguar ti eshte e lidhur me ndenjat (ashtu si tha dhe AsgjeSikurDielli).
    enderra tregon per egzistencen e shpirtit per kete ka argument fetar dhe llogjikor sepse ne enderr shpirti del jashte kornizave te kohes dhe hapesires ku ndodhesh.
    Dituria e vertet eshte dituria hyjnore.

  8. #58
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    klevis2000,

    une besoj te Zoti dhe besoj se Zoti ka krijuar gjithcka

    pyetjet jane ne vend qe une te mesoj dicka nga ju

    gjithe te mirat

  9. #59
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Paske humor diskutojme tek tema tjeter per pyetjet qe ke ok.

  10. #60
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nje nga argumentet per te provuar ekzistencen e Zotit eshte:

    Cdo gje ka nje shkak. Ne qoftese cdo gje ka nje shkak, atehere dhe vete universi duhet te kete nje shkak. Ai shkak eshte Zoti. Atehere Zoti ekziston.

    Megjithate ky argument ka disa probleme:

    A eshte universi nje "gje" nje "dicka" apo eshte nje "koleksion gjerash"?

    A duhet qe i tere koleksioni te kete nje shkak apo mund te ekzistojn shkaqe individuale?

    Nje nga kundershtuesit me te medhenje qe ka patur filozofia teiste eshte David Hume, po citoj dicka qe ka shkruajtur ai ne lidhje me ate pyetje:

    "Did I show you the particular causes of each individual in a collection of twenty particles of matter, I should think it very unreasonable, should you afterwards ask me, what was the cause of the whole twenty. This is suffieciently explained in explainin the cause of the parts."

    "A i tregova shkaqet e vecanta te seciles koleksion individual ne 20 pjeseve te lendes, do te ishte shume e paarsyeshme, ne qoftese ti me pas me pyet, cfare eshte shkaku i te tere 20-es. Kjo eshte e shpjeguar shume qarte ne shpjegimin e pjeseve."

    Si mendoni ju? A ka te drejte Hume?

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •