Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 105
  1. #41
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Manulaki:

    Kthehemi pak te Shpirti, atehere ti e lidhe Shpirtin vetem me Zotin. Dhe nuk mund ta shpjegosh dot ekzistencen e Shpirtit pa e lidhur ate me Zotin?

    Zoti eshte i mire, dhe jep vetem MIRESI.---Manulaki
    Te japesh ndryshon nga krijimi.

    Indriti e ka bere tamem pyetjen : “Atrehere po djallin kush e krijoi?” Per mendimin tim, ne vend qe te fillosh te perdoresh “Djallin” si shpjegim per te justifikuar te keqen, duhet te provosh ekzistencen e Zotit. Ndryshe, dikush mund te thot se jemi duke shpikur gjera te nevojshme per te arsyetuar nje besim.

    Megjithate, Manulaki, je shprehur bukur kur vjen puna te “e mira”. Por, pikerisht sepse Perendia eshte mbi njeriun ajo vete nuk ka nevoj per te krijuar te keqen ne vend qe te kuptoj te mire. Njeriu, ama, nuk eshte Perendia, njeriu ka limite dhe per deri sa ka keto mungesa ndoshta i nevojitet e keqja ne vend qe te arri te vleresoj ate te mire qe ka krijuar Perendia.

    “Dihet se nuk ja di vleren zjarrit vetem kur ke ftohte.” Indriti e arsyeton bukur. Cdo gje ka nje te kundert. E mira dhe e keqja. E bukura dhe e shpifura. E drejta e gabuara dhe ka shume shembuj te tjere…Sokrati qe kam permendur ne fillim, thoshte se nga njera vine tjetra. Nga i ngatheti behet i shkatheti, nga e mira e keqja, nga e vogla e madhja…etj… Atehere ne vend qe dicka te behet e vogel duhet te kete qen dikur e madhe. Ne qoftese do te behet e madhe duhet te kete qen dikur e vogel. Ne qoftese dicka behet e keqe, atehere dikur duhet te kete qen e mire… Sokrati e perdori kete arsyetim ne vend qe te provonte se dikur ne kemi qen te vdekur (Shpirti) ne vend qe te kishim lindur…Sipas k’tij arsyetimi, duhet te kete ekzistuar e mira ne vend qe te ekzistoj dhe e keqja, duhet te kete ekzistuar e keqja ne vend qe te ekzistoj dhe e mira. Pyetja ime per ju: Si mund ta dime se cila ka ekzistuar e para? Apo mos ndoshta duhet te kene ekzistuar te dyja?

  2. #42
    Nganjehere perpjekja njerezore per t'iu pergjigjur cdo pyetje, nuk eshte sepse kemi nevoje te dime pergjigjet, por sepse jemi egoiste dhe duam te themi se i dime te gjitha pergjigjet.
    Une per vete keto kam bindje, dhe nuk eshte e thene se cdo gje duhet te kete nje pse te arsyetuar nga mbrapa. Vete bota eshte nje pse pa pergjigje. Kush jam une t'i gjej pergjigjen e kush ishte me perpara, pula apo veza. Cdo njeri ka nje zgjedhje perpara, une kam zgjedhur kete:"Zoti eshte i mire, dhe me do! Me ka dhene fryme, qe une t'ia jap atij perseri, pse -c'rendesi ka- une nuk di ta shpjegoj, dhe nuk besoj se dhe do di ta kuptoj po m'u shpjegua.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Nganjehere perpjekja njerezore per t'iu pergjigjur cdo pyetje, nuk eshte sepse kemi nevoje te dime pergjigjet, por sepse jemi egoiste dhe duam te themi se i dime te gjitha pergjigjet.
    Perpjekja njerezore per te kuptuar dicka e zhvillon njeriun. Ne qoftese njeriu nuk eshte i interesuar per te arritur kuptimin e nje ideje qe s'kupton atehere nuk shoh arsye perse ta lodhi koken. Une pikerisht sepse nuk kuptoj dicka, deshiroj ndihmen tuaj. Njeriu nuk duhet te filloj te uli dike tjeter ne qoftese nuk i pelqen nje pergjigje (apo mungesa e saj).

    gjithe te mirat

  4. #44
    Me vjen keq nese ke keqkuptuar shkrimin tim.
    Nuk ka asnje fjale me qellim fyes apo ules, eshte thjesht nje shpjegim i asaj qe une besoj.
    Ne si njerez duhet ta mbledhim mendjen top (mendimi im) disa pyetje do te mbeten gjithmone zgjedhje e besimit tone, dhe jo dicka definitive. Ashtu si bukuria, rinia, shemtia ...etj jane gjera relative, ashtu edhe disa pergjigje te pyetjeve te caktuara qe ne kemi si njerez do te jene relative, sipas besimit, dhe njohjes se gjithkujt.
    Kush e krijoi boten, pse, kur, si...keto jane pyetje qe une iu kam dhene pergjigje disave, te tjera i kam lene pa pergjigje, sepse e di qe logjika ime nuk mund t'i kape. Besimi eshte ai qe me ben te pranoj apo mos pranoj disa, dhe besimi eshte ai qe me ben te pranoj se ka gjera pa pergjigje.

    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #45
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga Manulaki
    Une nuk dua te logjikoj dijen e Perendise dhe pse kane ndodhur disa gjera, ajo qe une di eshte qe Perendia eshte i mire dhe qe cdo gje qe Ai krijon eshte e mire. E keqja nuk eshte dicka qe Ai e krijon, Ai e lejon, madje eshte treguar i mire, sepse i ka dhene te keqes nje vend-ferrin-per te jetuar.

    Ky eshte mendimi dhe besimi dhe njohja ime. Perendia eshte i mire, dhe gjithcka qe Ai jep eshte e mire.

    Nese ndonje kujton historine e Jobit. Perendia lejoi djallin t'i jepte semundje dhe ta mundonte Jobin, me qellim sepse djalli donte te tregonte qe askush nuk eshte i drejte. Por mbasi Jobi nuk tradhetoi Perendine dhe i qendroi besnik ne cdo dhimbje qe kaloi, Perendia i dha sherim dhe e bekoi me shume nga sa ishte me perpara. E pra, Perendia e lejoi te keqen, por nuk ishte Ai qe e dha.
    Manulaki!
    ju gjithmone kerkoni ti shmangeni dialogut.
    Qe zoti eshte i mire as qe dua ta diskutoj fare por ama duhet te pranojme qe ka krijuar edhe te keqen por ama qe nuk e lejon te veprohet.
    Nese ti thua se e keqja lejohet nga perendia te veprohet, atehere vrasesi sipas bibles a denohet nga zoti? po imorali?
    nese denohen atehere kjo dmth qe e keqja slejohet nga Zoti.
    Ishte meshira e zotit qe nuk e la njeriun shume injorant dhe e beri ate qe pergjithesisht ta ndjeje se cfare eshte e mire e cfare eshte e keqe.
    jam dakort me ty kur thua se e keqja me gjithese e keqe eshte prape e mire per njeriun sepse merr mesim e para, dhe e dyta eshte se kur njeriut i bie e keqja ndjen vleren e se mires.
    psh kur dikush semuret thote" a sa mire qe sihte shendeti" ndersa po te mos semurej as qe do ja dinte vleren shendetit.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #46
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Manulaki:

    Kthehemi pak te Shpirti, atehere ti e lidhe Shpirtin vetem me Zotin. Dhe nuk mund ta shpjegosh dot ekzistencen e Shpirtit pa e lidhur ate me Zotin?



    Te japesh ndryshon nga krijimi.

    Indriti e ka bere tamem pyetjen : “Atrehere po djallin kush e krijoi?” Per mendimin tim, ne vend qe te fillosh te perdoresh “Djallin” si shpjegim per te justifikuar te keqen, duhet te provosh ekzistencen e Zotit. Ndryshe, dikush mund te thot se jemi duke shpikur gjera te nevojshme per te arsyetuar nje besim.

    Megjithate, Manulaki, je shprehur bukur kur vjen puna te “e mira”. Por, pikerisht sepse Perendia eshte mbi njeriun ajo vete nuk ka nevoj per te krijuar te keqen ne vend qe te kuptoj te mire. Njeriu, ama, nuk eshte Perendia, njeriu ka limite dhe per deri sa ka keto mungesa ndoshta i nevojitet e keqja ne vend qe te arri te vleresoj ate te mire qe ka krijuar Perendia.

    “Dihet se nuk ja di vleren zjarrit vetem kur ke ftohte.” Indriti e arsyeton bukur. Cdo gje ka nje te kundert. E mira dhe e keqja. E bukura dhe e shpifura. E drejta e gabuara dhe ka shume shembuj te tjere…Sokrati qe kam permendur ne fillim, thoshte se nga njera vine tjetra. Nga i ngatheti behet i shkatheti, nga e mira e keqja, nga e vogla e madhja…etj… Atehere ne vend qe dicka te behet e vogel duhet te kete qen dikur e madhe. Ne qoftese do te behet e madhe duhet te kete qen dikur e vogel. Ne qoftese dicka behet e keqe, atehere dikur duhet te kete qen e mire… Sokrati e perdori kete arsyetim ne vend qe te provonte se dikur ne kemi qen te vdekur (Shpirti) ne vend qe te kishim lindur…Sipas k’tij arsyetimi, duhet te kete ekzistuar e mira ne vend qe te ekzistoj dhe e keqja, duhet te kete ekzistuar e keqja ne vend qe te ekzistoj dhe e mira. Pyetja ime per ju: Si mund ta dime se cila ka ekzistuar e para? Apo mos ndoshta duhet te kene ekzistuar te dyja?
    Veshtruese!
    E mire dhe e keqja mendoj se kane qene gjithmone te lidhura me njera tjeteren po te shohesh ne te gjitha religjonet pranohet se Zoti kur krijoi dy njerezit e pare i urdheroi qe te mos hane vetem nga nje peme dhe pasi ato hengren ky u quajt mekat( e keqe).
    Doja qe te thoje se e mira apo e keqje jane te pranishme kudo dhe se njeriu eshte i afte ta njohe te keqen.
    Sic permenda rastin me macen e cila kur rremben nje cope mish ja fut vrap sepse edhe ajo e kupton se e ka marre ne menyre te pandershme. Nese do njeriu e kupton te keqen.
    Nje mendje e ndritur porosit" Kije ndermend Zotin kudo qe te jesh, te keqen pasoje me te mire dhe ji sa me i moralshem me njerezit"
    "Me te vertete e mira i fshin te keqijat"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 09-11-2003 mė 16:28
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #47
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Kjo ndoshta ishte e hera e fundit qe shkruaj ne kete teme pasi kam vendosur te largohem per nja tre jave dhe nuk mundem te shkruaj.
    Gjithesesi une ju uroj nje dialog te mbare qe te terve dhe Zoti ju ndihmofte qe te kuptoni te verteten.
    me shume respekt indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #48
    blero
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    61
    paqe!

    Te theme sinqerishte,me pelqene pa mase debati i juaj i cili vertet eshte nje diskutim i hapur dhe me plote kuptime nga te gjithe ju.Tema vertet eshte e rende,por me nje tolerance te cilen e udhheqeni me siguri do te vije edhe deri ne nje perfundim te mire dhe te dobishem per te gjithe ne(forumistet),te cilet e percjellim me vemendje kete teme.Kisha deshire te kyqem edhe une por verete nuk kam tani-edhe ca dite-kohe.po desha vetem te ju pershendes per kete.

    Mirembeteshi

    Herndrix

  9. #49
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Indriti dhe Hendrix:

    Shpresoj qe tja kaloni sa me mire.

    Po kthehem pak te pyetja e AsgjeSikurDiellit :

    E ka krijuar Zoti njeriu apo njeriu Zotin?
    Une do te propozoja nje pyetje tjeter: E ka krijuar Shpirti njeriun apo njeriu Shpirtin? Ne qoftese dikush beson te ekzistenca e Shpirtit, atehere Shpirti eshte dicka qe nuk varet te trupi dhe dicka e pandryshueshme. Meqense Shpirti nuk varet te trupi, duhet te kete ekzistuar dhe mund te ekzistoj pa trupin.

    Duke patur parasysh se Shpirti nuk varet te trupi, pse mos te themi se Zoti eshte dicka qe nuk varet te njerezia, nuk varet te asgje, dhe duhet te ekzistoj nje Zot ne vend qe te ekzistoj njerezia. Po ashtu si themi se duhet te ekzistoj nje Shpirt ne vend qe te ekzistoj njeriu. Ndryshe, a mund te ekzistoj njeriu pa Shpirtin? Ose, a mund te ekzistoj njerezia pa Zotin?

    Si mendoni?

  10. #50
    Njeriu pa shpirtin nuk mund te ekzistoje, dhe as pa Zotin. Ose me mire nje jete pa shpirt dhe pa Zotin jane = me joegzistence.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filozofia e numrave : pse shtata dhe dymbedhjeta?
    Nga Kryeplaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 02:17
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 10:22
  3. Burimet E Meditimit Filozofik Ne Islam
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:51
  4. Filozofia me e madhe
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 15:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •