Pergezime per temen Mariglen,
Nje informacion do te doja vecse nese eshte e mundur te gjendet. Ku variojne rrogat dhe sigurimet shoqerore te punetoreve apo specialisteve ne Shqiperi, pasi kam pershtypjen se ka nje ndryshim teper te madh midis rrogave shteterore dhe atyre private. A ka ndonje ligj te shkruar per kete ceshtje? A ka dikush shembuj praktike nga Shqiperia?
Dhe meqe pata mundesine te shkruaj, do te doja te sygjeroja qe ta organizonim edhe me mire kete teme ne baze komuniteti. Psh shqiptare te ndryshem te forumit me banim te perkohshem jashte, qe jane te interesuar te kthehen ne Shqiperi brenda nje kohe te caktuar te aplikojne cilesite e tyre per bashkepunime te ndryshme ne Shqiperi. Une vete jam i interesuar ne gjetjen e bashkepunetoreve te tille, brenda ketij viti.
E nese merr zhvillimin e duhur, kete teme mund ta botojme edhe ne AlbaSoul si nje direktori e vecante per nje perhapje e pjesmarrje me te gjere.
Cdo zhvillim, eshte ne doren tuaj..
krejt miqesisht,
huggos
Krijoni Kontakt