Hakmarrje ndaj kryetarit tė KZQV sė Tiranės, i cili nuk pranoi manipulimin e rezultatit
Dhales denoncon falsifikimin. I djegin shtėpinė
Ngjela: "Kur kam kandiduar pėr postin e kryetarit tė Bashkisė nė Tiranė, nė radhė tė parė kam qenė i bindur se nuk kam qenė unė me kandidatin socialist pėrballė njėri-tjetrit, por unė pėrballė krimit tė organizuar nė Tiranė"
Kėrcėnimet e pėrsėritura dhe tė shpeshtuara ndaj kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės kanė kulmuar dje me djegien e banesės sė tij. Nė shenjė hakmarrje ndaj denoncimit tė vjedhjeve tė votave nė Tiranė dhe mospranimit tė rezultatit tė manipuluar tė zgjedhjeve pėr kryeqytetin, persona ende tė paidentifikuar kanė djegur qėllimisht banesėn e Perikli Dhales, kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės, pėrfaqėsues i PD, ndėrsa ky ndodhej nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės, duke paraqitur kallzimin penal pėr falsifikimin e nėnshkrimit tė tij, nga anėtarėt e KZQV, pėrfaqėsues tė partive politike nė pushtet.
Dėshmitarėt nė vendin e ngjarjes dhe familjarėt shprehen tė sigurtė, se zjarrvėnėsi ka hyrė nė oborrin e banesės dykatėshe nga mbrapa saj dhe kanė shfrytėzuar dritaren e vetme tė hapur tė aneksit, pėr vėnien e zjarrit.
Megjithėse policia dhe Prokuroria ende nuk janė shprehur zyrtarisht pėr autorėt dhe motivet, mungesa e energjisė elektrike nė momentin e zjarrit pėrjashton mundėsinė e njė djegieje askidentale nga ndonjė shkėndi e mundshme elektrike, ndėrsa helmimi i qenit pėrforcojnė idenė se vėnia e zjarrit ishte parapėrgatitur, si shenjė presioni e kėrcėnimi ndaj denoncuesit tė falsifikimit tė tabelave tė rezultateve tė zgjedhjeve nė Tiranė.
Ngjela: Zjarrvėnia, presion i hapur
Aktin e rėndė terrorist ndaj banesės sė kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės, e ka denoncuar dje edhe kandidati i PD pėr kryetar tė kėsaj Bashkie.
Duke parė lidhjet e kėtij akti me krimin e organizuar, Ngjela ėshtė shprehur se, "kur kam kandiduar pėr postin e kryetarit tė Bashkisė nė Tiranė, nė radhė tė parė kam qenė i bindur se nuk kam qenė unė me kandidatin socialist pėrballė njėri-tjetrit, por unė pėrballė krimit tė organizuar nė Tiranė, pėrkatėsisht antishtet. Jam krejtėsisht i bindur se antishteti ėshtė vėnė pėrpara dhe se ka shenja qė ky komision kėrkon t'i hapė rrugė antishtetit. Kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės, Perikli Dhales, i ėshtė djegur shtėpia. Shenjat janė pėr presion tė hapur dhe jam i bindur pėr kėtė", u shpreh Ngjela.
Fqinjėt dhanė ndihmesėn e parė, zjarrfikėsit shmangin tragjedinė
Rreth orės 12.00 tė mesditės sė djeshme, banorėt e njė ndėrtese tė vjetėr dykatėshe, nė Rrugėn "4 Dėshmorėt", diku pėrballė kopshtit tė fėmijėve Nr. 35 nė Tiranė, kanė qenė tė parėt qė kanė vėrejtur flakėt dhe tymin e zjarrit tė dalin nga dritaret e banesės sė Perikli Dhales, nė katin e parė tė kėsaj ndėrtese. Menjėherė pas kėsaj, njė e moshuar ka dalė nė verandėn e katit tė dytė dhe duke thirrur pėr ndihmė nga fqinjėt, ka dhėnė alarmin pėr zjarrin qė kishte rėnė.
Njė punėtor i gjendur rastėsisht duke punuar shumė pranė vendit ku kishte rėnė zjarri dhe njė fqinj i Dhales, kanė arritur nė banesėn qė digjej dhe pasi kanė shqyer derėn e jashtme tė saj, me ndihmėn e mjeteve rrethanore, tė ndihmuar nga fqinjėt e tjerė, janė pėrpjekur tė shuajnė flakėt e zjarrit tė rėnė nė aneksin e banesės, duke hedhur ujė me kova.
Disa minuta mė vonė, nė afėrsi tė banesės qė digjej, mbėrrijnė edhe dy automjete zjarrfikėse dhe menjėherė pompierėt i futen punės pėr shuarjen e zjarrit. Megjithė punėn e mirė tė pompierėve, nuk u arrit tė shpėtoheshin orenditė dhe mobiliet e aneksit, ndėrsa u shmang njė dėm i konsiderueshėm nė kuzhinėn e banesės.
Zjarrvėnėsit helmuan mė parė qenin "Boxer"
Nė kohėn qė pompierėt luftonin me zjarrin, lehja e dy qenve tė vegjėl, tė strukur diku shumė pranė banesės, iu kujtoi tė zotėve tė shtėpisė se mungonte njė tjetėr qen, shumė mė i madh, i racės "Boxer". Thirrjet "Krimos" , "Krimos" dhe mosreagimet e mundshme tė qenit, u pasuan me dyshimet se ai mund tė ishte helmuar, me qėllim pėr tė bėrė mė tė lehtė planin e mundshėm pėr vėnien e zjarrit qėllimisht nė banesėn e kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės.
Dyshimet pėr helmimin e qenit dhe pėr njė zjarrvėnie tė qėllimshme u bėnė realitet, kur rreth dy orė mė pas, disa metra mbrapa ndėrtesės dy katėshe, u gjend duke dhėnė shpirt qeni i racės "Boxer" me emrin Krimos.
Pėrpjekjet pėr t'i ofruar ndihmėn e parė kanė qenė pa rezultat, sepse disa minuta mė vonė ai ngordhi nė njė klinikė veterinare. Sipas tė afėrmve tė Dhales, mėsohet se qeni u mor mė vonė nga ana e ekspertėve tė policisė, pėr njė ekspertizė ndaj tij, pėr identifikimin e shkakut tė ngordhjes.
Humbja e qenit ishte po aq e dhimbshme pėr familjarėt e Dhalesit, sa edhe akti hakmarrės ndaj banesės sė tyre. Sipas tyre, por edhe fqinjėve, qeni qė e thėrrisnin Krimos ishte jo vetėm i madh, por edhe besnik, dhe nuk lejonte askėnd tė huaj t'i afrohej godinės dy katėshe. Po sipas tyre, ky ka qenė edhe shkaku i marrjes sė masave dhe i realizimit fillimisht tė eleminimit tė qenit.
Ekspertėt: Zjarri jo nga shkėndia elektrike
Pyetjet e tyre tė para, si dhe interesimi pėr "zbulimin" e ndonjė shkėndie elektrike, si shkaktarin e zjarrit, janė kundėrshtuar nga fqinjėt, tė cilėt i kanė bėrė tė ditur policisė se diēka para orės 11.00, mė se njė orė para rėnies sė zjarrit, nė lagjet e banesat e tyre ishte ndėrprerė energjia elektrike.
Dėshmitė e fqinjėve janė pėrforcuar edhe nga ekspertėt. Eksperti i Institutit tė Projektimit tė Instalimeve Elektrike (IPIE), Ndue Pėrdoēi, nė procesverbalin e mbajtur nė dy kopje rreth shkaqeve tė zjarrit ka fiksuar nė shėnimet e tij, se instalimet elektrike kanė qenė tė rreth 7 viteve mė parė dhe kabllot elektrike u gjendėn tė dėmtuara nga zjarri dhe jo si vatėr e shkak i rėnies sė tij.
Njė kopje e kėtij procesverbali u nėnshkrua edhe nga kryefamiljari Perikli Dhales.
Familjarėt vetė kanė mohuar gjithashtu qė tė pėrdorin mjete tė tjera ngrohėse e gatimi me lėndė djegėse, duke pėrjashtuar edhe kėtė hamendėsi pėr njė zjarr tė mundshėm aksidental.
Policia, ende asnjė motiv e autor pėr zjarrvėnien
Pėrpjekjet e fqinjėve pėr t'u lidhur me policinė e njoftuar atė, megjithėse kanė vazhduar pėr disa minuta pas konstatimit tė zjarrit, kanė qenė pa rezultat. Nė numrin e telefonit tė emergjencės 129, tė sallės operative dhe nė numrat e telefonit tė Komisariatit tė Policisė Nr. 3, nuk pėrgjigjej askush. Njė situatė e tillė ka bėrė qė vetėm pas rreth 45 minutash, tė marrin njoftim e tė mbėrrijnė uniformat blu tė policisė si edhe agjentėt e krimeve. Fillimisht, ata kanė bėrė kujdes tė largonin nga vendi i ngjarjes banorėt e dashamirėsit e shumtė, ndėrsa kanė filluar ekspertimin e vendit tė ngjarjes.
Pėr rreth pesė orė pas mbėrritjes sė tyre, agjentėt e krimeve nuk kanė mundur tė gjejnė shkakun e mundshėm tė rėnies sė zjarrit, duke mos arritur tė vėnė gishtin as mbi autorėt e mundshėm tė kėsaj zjarrvėnie.
Nė kėto rrethana, ata u larguan duke marrė me vete provat e pretenduara, ndėrsa fotoreporterėt dhe kameramanėt vetėm atėherė kanė qenė mė tė lirshėm pėr tė fokusuar djegien dhe dėmet e zjarrit tė vėnė nė banesėn e Perikli Dhales, kryetarit tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės, pėrfaqėsues i opozitės.
Zjarri, dėme tė konsiderueshme
Pas largimit tė zjarrfikėseve, ka qenė jo e lehtė qė tė hyje nė banesėn e Perikli Dhales. Tymi i dendur si edhe afshi i nxehtė, e vėshtirėsonin hyrjen nė banesė dhe bėrjen e njė bilanci tė mundshėm tė dėmit.
Dyert e hapura tė dhomave kishin "ndihmuar" tymin qė tė depėrtonte nė tė gjitha dhomat, duke nxirė muret e tyre, ndėrsa era e tymit ndihej kudo edhe nėpėr rrobat e orenditė e padjegura.
Depėrtimi mė nė brendėsi tė banesės tė ēonte nė aneksin e saj, ku edhe ishte vėnė zjarri. Orenditė, pajisjet e sendet e tjera, ishin shndėrruar nė masa tė zeza tė shkrumbuara. Asgjė prej tyre nuk kishte shpėtuar.
Ndėrkohė flakėt e zjarrit qė kishin filluar tė preknin edhe kuzhinėn, kishin shkaktuar dėme disi mė tė lehta mbi bufenė e kolltuqet qė gjendeshin aty.
Pėr fatin e mirė, nė momentin e rėnies sė zjarrit, nė banesė nuk ndodhej asnjė pjesėtar i familjes Dhales.
Artur BEGA
Njė muaj, dhjetra kėrcėnime ndaj komisionerėve tė opozitės nė KZQV e Bashkisė sė Tiranės[/u]
Para zjarrvėnies, kėrcėnime me jetė ndaj Dhales[/b]
Prej rreth njė muaji, kėrcėnimet kanė qenė tė pėrsėritura nė adresė tė Dhales e komisionerėve tė tjerė tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės, pėrfaqėsues tė opozitės.
Nėpėrmjet telefonit, komisionerėt e opozitės janė kėrcėnuar rregullisht me kėrcėnime tė tipit, "do t'ju hedhim nė erė me gjithė shtėpi", do t'ju zhdukim fėmijėt", etj.
Dy netė mė parė, pikėrisht rreth orės 22.00 tė sė shtunės, ndėrsa kishte pėrfunduar me debate e denoncime pėr vjedhjen e votave mbledhja e KQZ, vetėm pak metra larg banesės sė tij, Perikli Dhales kėrcėnohet nga disa persona, tė cilėt udhėtonin me njė autoveturė. Duke iu afruar pranė, ata kanė sharė, fyer e kėrcėnuar kryetarin e KZQV, i cili vetėm disa minuta mė parė kishte denoncuar falsifikimin e firmės sė tij nė tabelat e rezultateve tė zgjedhjeve nė Tiranė.
Denoncime pėr kėrcėnime tė njėjta, pėr mbrėmjen e sė shtunės, janė bėrė edhe nga komisionerė tė tjerė tė opozitės, anėtarė tė KZQV sė Bashkisė sė Tiranės.
Mbrėmjen e sė shtunės, gjatė mbledhjes sė KQZ, Perikli Dhales, kryetari i KZQV, deklaroi se numri i procesverbaleve nė tė cilat ėshtė falsifikuar firma e tij, ėshtė mė shumė se 120 ose nė rreth 40 pėrqind e tė gjithė dokumentacionit pėr marrjen nė dorėzim tė gjendjeve fizike tė kutive ėshtė falsifikuar firma e kryetarit, duke lėnė nėpėr dokumenta vetėm firmat e nėnkryetarit Aleks Zyba dhe sekretarit Azis Meta, tė dy komisionerė socialistė. Sipas Dhales, falsifikimi i firmės sė tij si kryetar i KZQV ishte kryer kryesisht nė kutitė e ardhura nė bllok nė KZQV dhe pėrkatėsisht nė dokumentacionin e minibashkive 1, 4, 10, dhe 11. Formulari i mėsipėrm i quajtur A 28 nuk ėshtė firmosur nga tė gjithė komisionerėt e KZQV-sė, duke qenė i falsifikuar.
A. B.
Perikli Dhales e cilėson djegien e banesės sė tij tė qėllimshme dhe tė parapėrgatitur
Zjarrvėnėsit, ata qė mė kėrcėnojnė pėr zgjedhjet
- Ku ndodheshit nė momentin e rėnies sė zjarrit dhe si e mėsuat djegien e banesės tuaj?
Sikurse ishte paralajmėruar njė ditė mė parė, sė bashku me Spartak Ngjelėn dhe komisionerėt e tjerė tė opozitės kishim shkuar nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės, pėr tė bėrė kallzimin penal pėr falsifikimin e firmės time nė tabelat e rezultateve nga komisionerėt e PS e tė PSD. Ndėrsa unė ndodhesha nė zyrėn e prokurorit, duke dhėnė shpjegimet pėrkatėse, njė mik, nėpėrmjet telefonit mė njofton pėr rėnien e zjarrit nė banesėn time. Duke i kėrkuar ndjesė prokurorit, urgjent u nisa pėr nė shtėpi. Kam qenė i pari nga familja qė kam mbėrritur nė shtėpi, pasi bashkėshortja dhe fėmijėt kishin dalė qė herėt nė mėngjes, pėr punėra tė ndryshme.
- Nė raste tė tjera tė mėparshme, nė djegie banesash, ekspertėt kanė hamendėsuar pėr djegie nga shkėndia elektrike. Sa mundėsi ka qė edhe banesa juaj tė jetė provokuar nga njė shkak i tillė?
Absolutisht, banesa ime ėshtė djegur qėllimisht. Nuk e them kėtė nga pozita ime si kryetar i KZQV sė Tiranės, por nga rrethanat. Sė pari, krahas dėmeve materiale, si njė mesazh kėrcėnues ndaj meje, zjarrvėnėsit kanė bėrė kujdes qė tė helmojnė qenin tim, i cili nuk lejonte askėnd tė huaj t'i afrohej shtėpisė. Jo vetėm kaq, por zjarrvėnėsit kanė shfrytėzuar pėr realizimin e veprės sė tyre kriminale dritaren e aneksit, e vetmja qė ishte lėnė hapur nga ana jonė. Dhe mė kryesorja, qė mohon kategorikisht rėnien e zjarrit nga ndonjė shkėndijė elektrike, ėshtė se prej mė se njė ore, nė lagjen tonė e pėr pasojė edhe nė banesėn time, ishin ndėrprerė dritat. Ndėrsa unė nuk kam pėrdorur asnjėherė gazin pėr ngrohje e gatim, qė tė mund tė dyshohet si shkak i rėnies sė zjarrit.
- Djegia e banesės tuaj ndodhi pas denoncimit publik, por edhe nė Prokurorinė e rrethit tė Tiranės, tė falsifikimit tė firmės tuaj nė KZQV. A shihni ju ndonjė lidhje tė mundshme dhe a keni pasur mė parė presione e kėrcėnime tė tjera?
Djegia e banesės sime ėshtė e qėllimshme, e pėrsėris kėtė dhe tė vetme lidhje e shkak qė unė shoh, e lidh me denoncimin e falsifikimit tė firmės time. Djegia e banesės time, shėnoi kulmin, pasi edhe mė parė, qė prej njė muaji, kėrcėnimet kanė qenė tė pėrsėritura, por jo nė kėtė formė, por nėpėrmjet telefonit apo fjalėve fyese e kėrcėnuese tė hedhura nė rrugė. Kėto kėrcėnime kanė qenė tė tipit "do t'ju hedhim nė erė shtėpinė", "do t'ju vrasim fėmijėt", "do t'ju rrėmbejmė fėmijėt", etj. Kėrcėnimin mė tė fundit e mora nėpėrmjet celularit nė orėt e vona tė mbrėmjes sė dielė. Asnjėherė nuk i kam vlerėsuar kėto kėrcėnime, ndaj edhe nuk i kam denoncuar.
- Sipas jush, kėrcėnuesit e ditėve tė kaluara a janė tė njėjtėt qė i kanė vėnė zjarrin banesės tuaj?
Padyshim, janė tė njėjtėt inskenues e realizues tė kėrcėnimeve ndaj meje e familjes time nė ditėt e mėparshme, ata qė arritėn deri nė vėnien e zjarrit banesės time. Nuk kam as mė tė voglin dyshim pėr kėtė.
PD denoncon djegjen e shtepisė sė Dhalesit si hakmarrje politike tė atyre qė shkatėrruan procesin zgjedhor
Topalli : Djegia e shtėpisė, e paramenduar
"Koncidenca me ditėn e sotshme, kur zoti Dhales si kryetar i KZQV ishte nė prokorori pėr tė bėrė kallzimin kundėr fallsifikit tė firmave tė tij, mė bėnė tė them se nuk ėshtė e paqellimshme djegia e shtepisė sė Dhalesit".
Partia Demokratike ka reaguar menjeherė pas djegjes sė shtepisė sė Perikli Dhalsit, duke kėkruar nga drejtėsia qė hetojė nė pistėn e hakmmarjes politike pas sė cilės qendrojnė ata qė fallsifkuan proēesin zgjedhor nė Tiranė.
Nėnkryetarja e Partisė Demokratike dhe Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli tha dje nga vendi i ngjarjes se " koncidenca me ditėn e sotshme kur zoti Dhales si kryetar i KZQV ishte nė prokorori pėr tė bėrė kallzimin kundėr fallsifikit tė firmave tė tij, kjo mė bėnė tė them se nuk ėshtė e paqellimshme djegia e shtepisė sė Dhalesit. "
Topalli u tha gazetarėve se " zjarri nė shtepinė e Dhalesit mund tė jetė vėnė nė mėnyrė tė qellimshme, pasi nė momentin e zjarrit nė kėtė lagje nuk ka patur energji elektrike. "Nė vazhdim tė komentit tė saj nėnkryetarja e PD-sė, u shpreh se " kishte dyshime tė forta, se mund te jetė edhe e qellimshme, qoftė edhe pėr tė gjitha faktet dhe shpjegimet qė jep i zoti i shtepisė qė ėshtė edhe kryetar i KZQV-sė sė Tiranės. "
Sic tha Topali " ajo qė tė habitė ėshtė fakti se nė monetin e renjės sė zjarrit nuk ka patur energji elektrike nė tė gjtihė lagjen, ndėrkohė qė as ndonjė stufė gazi apo ndonjė mjeti tjetėr qė mund tė kishte shpėrthyer zjarrin nuk ka patur nė atė dhomė ku ka rėnė zjarri. " Njė tjetėr e dhėnė ėshtė se familjarėt nuk kanė qėnė nė atė moment brenda, komentoi nėnkryetarja e PD-sė. " Unė dua qė tia lėmė drejtėsisė zbardhejn e cehstjes, por gjithsesi brenda zemres dhe shpirtit tim kam dyshime tė forta ", tha nė fund nėnkryetrja e PD-sė.
M. B.
Paloka: Akt terrorist ndaj kryetarit tė KZQV
"Duke marrė parasysh rrethanat dhe faktet Partia Demokratike konsideron aktin ndaj Dhalesit si njė akt tė kryer prej tė njėjtėve terroistė tė cilėt shkatrruan edhe procesin zgjedhor nė Tiranė. "
Vendosmeria e kryetarit tė KZQV tė Tiranės Perikli Dhales pėr tė denocuar fallsifikimin e proēesit zgjedhor pėr bashkinė e Tiranės ka patur si ēmim djegien e shtepisė sė tij e cila gjendet vetėm pak metra larg qendres sė qytetit. Pas ngjarjes sė rėndė e cila synonte hapur mbylljen e gojės sė Dhalesit,pas njė denocimi qė ai kishte bėrė nė prokororinė e Tiranės, ka reaguar edhe Partia Demokratike, pėrfshirė nėnkryetaren e PD-sė Jozefina Topalli, zėdhėnsi i kėsja partie Edi Paloka si dhe kryetari Degės sė PD-sė, Tiranė Vili Minarolli.
Edi Paloka tha dje gjatė njė konference shtypi se shkatrrimi i procesit zgjedhor nė Tiranė ėshtė tanimė njė fakt i pakundėrshtueshėm. Sic tha ai "tė shtunėn nė KQZ pėrfaqėsuesit e Edvin Ramės nėpėrmjet sekretarit tė KZQV dhe anėtarit tė KZQV Pirro Sino, dorėzuan dokumentacionin e tyre nėpėrmjet tė cilit pretendojnė rregullsinė e zgjedhjeve nė Tiranė. Ky dokumentacion u muar nė dorėzim nga KQZ nė kundėrshtim tė plotė me procedurat megjithėse vec tė tjerave ai rezultonte dhe i fallsifikuar." Sic jeni nė dijeni Kryetari i KZQV sė Tiranės Perikli Dhales ka konstatuar se 128 raste prej rezultateve tė paraqitura prej pėrfaqėsuesve tė Ramės mbajnė edhe firmėn e tij tė fallsifikuar.
Duke komenetuar shkaqet e vėnjes sė zjarrit nė Shtepinė kryetarit tė tė KZQV tė Tiranės, Paloka u shpreh se akti ndodhi " pikėrisht sot kur zoti Dhalės ishte nė prokorori pėr tė bėrė denoncimin lidhur me kėtė fallsifikim tė rendė. "
" Duke marrė parasysh rrethanat dhe faktet Partia Demokratike konsideron aktin ndaj Dhalesit si njė akt tė kryer prej tė njėjtėve terroistė tė cilėt shkatrruan edhe procesin zgjedhor nė Tiranė. "
Duke folur nė emėr tė PD,Paloka deklaroi se " ne kėrkojmė nga prokororia ti shkojė deri nė fund kėsaj piste pėr tė vendosur pėrpara drejtėsisė autorėt e kėtij akti. "
Njėkohėsisht,vijoi zėdhėnėsi i selis ėblu, " PD deklaron se asnjė akt terrosit nuk mund tė ndryshojė me faktin qė proēesi zgjedhor nė Tiranė ka rėnė pėrfundimisht sidomos pas evidentimit tė fallsifikimit nė 128 rezultatet e paraqituranga pėrfaqėsuesit e Ramės tė cilėt janė tashmė nė duart e prokororisė. "
Vetė zoti Dhales tha pėr gazetarėt se kishte patur kėrcėnime tė herėpashershme, nga njerėz tė panjohur tė tilla si " do t'u hedhim shtepinė nė erė ", " do tu varsim femijėt, do tua rrembejnė " etj. Por ndėrsa Dhalesi i mėsuar mė tė tilla kėrcenime, i ka injoruar ato, fakti qė ai kishte denoncuar nė prokorori fallsifikatorėt ka bėr qė edhe hakmmarja tė jetė e shpejtė.
Akti ndaj familjes Dhales shėnon njė akt deshprimi tė atyre qė fallsifikuan rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė, ndėrsa u gjenden para njė korrektese ligjore dhe njerėzore tė tij dhe tė anėtarėve tė tjerė tė KZQV-sė, anėtarė tė opozitės.
Pas rikthimit tė ish-komunistėve nė pushtet nė mars tė vitit 1997, Perikli Dhalės dhe bashkėshortja e tij Donika Dhales janė bėrė preh e njė pėrsekutimi tė vertetė politik nga organet e policisė dhe tė SHIK-ut, ku sic dihet paten penetruar shumė militantė tė PS-sė dhe ish anėtarė tė komiteteve rebele.
Tre vjet mė parė, pas kundėrshtimit qė PD i pati bėrė fallsifikimit tė procesit zgjedhor tė 1 teteorit nė Tiranė, sidomos tė lėnjes jashtė listave tė rreth 80 mijė zgjedhėsve tė identifikuar si mbeshtetės tė PD-sė, famijla Dhales i qe bashkuar kėsaj proteste duke lujatur njė rol tė rėndėsishėm.
Pėr kėtė shkak Dhales dhe bashkėshortja e tij qenė kėrcėnuar, keqtrajtuar dhe nė arrestuar nga policia politike e Tiranės, pėr ti liruar vetėm pas protetsve tė fuqishme tė popullit tė kryeqytetit.
Akti i djegjes sė shtepisė sė zotit Dhales shėnon njė shkallėzim tė dhunės dhe terrorit ndaj Kryetarit tė KZQV tė Tiranės, akt i cili me siguri nuk do tė stepė kėtė demokrat tė vendosur dhe qytetar shembullor pėr tė ēuar deri nė fund denocimin e fallsifikimit tė proēesit zgjedhor nė Tiranė.
M. BUĒPAPAJ
Krijoni Kontakt