Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Absurditeti i egzistences

    Ka humbur cdo vlere morale, gjithcka po vete drejt jo humanes, drejt antihumanes. Shoh eugjenizmin qe po shkaterron homo sapiensin. Shoh diskriminimin racial qe po behet pjese e jetes sone, shoh ksenofobizmin qe po materializohet. Nuk eshte kjo jeta qe kam enderruar. Qe ne femijeri djemte induktohen me idene se do te gjejne nje shoqe jete qe do te zere vendin e figures materne, ti fale per gjithcka, te jete gjithnje aty, te aprovoje cdo gje qe ata bejne, kurse vajzat rriten me idene se do te gjejne Princin e Kalter. Gjerat nuk ndodhin keshtu. Jemi te tere viktima te nje megalo mashtrimi. Nuk ka me ndjenje, nuk ka me dashuri, nuk ka me moralitet, nuk egziston me pasioni, nuk egziston me mirekuptimi, nuk egziston me paqja, nuk egziston me toleranca, fjalet bashkepunim, miqesi, harmoni kane humbur vendin e tyre ne fjalorin njerezor. Ku po shkon bota? Gjithcka po ecen drejt botes materiale. Gjithcka eshte para, interes, kudo eshte perfitimi. Valle ato copat e letres me kokat e Naimit, Nolit, Bogdanit, Skenderbeut te kene me shume vlere se raca humanoide? Ku eshte dashuria? Thua paraj te kete shtrire rrenjet e saj edhe aty? Jetojme nen hijen e parase, gjithcka po kthehet ne nje sistem monetaro-centrik. Nuk dua ta pranoj, nuk mund ta mohoj, egziston jaashte deshires time. Une i vetem kunder botes nuk mund t’ia dale mbane. Zeri im do te perfundonte se bashku me thirrje te tjera ne megalo-universin e harreses, aty ku ndoshta duhet te rifilloje gjithcka. Nuk eshte vone, kurre nuk eshte vone. Novacionet dhe revolucionet nuk kane kohe. Nuk dua te me krahasoni me nje idealist kokekrisur, qe ēirret si i marre, qe eshte i gatshem te mbroje interesat e tij ubsura sanguem et fusionem. Ndoshta eshte koha per te filluar nje gare te re (garen e jetes se re), nga nje start i ri. Materializimi po shperfytyron njerezit, ata te mjeret, qe rendin si kufoma pa varr drejt “parajses se tyre”, Botes se Parase ... Linda une, u rrita, bera nje dy femije, vdiqa... Ku qendron rendesia e parase? Apo valle po te kisha me shume Skenderbe do te lija gjurmen e egzistences mbi kete planet irracional? Te varri im, e di, do te vijne femijet e mi te lene nje lule sa here qe te kalojne andej, niperit e mi, do te vijne, me shume nga kurioziteti per te pare fytyren time te ngrire ne mermer, sesa nga dashuria, dhe me pas...do harrohem. Ndoshta ndertojne nje pallat te madh dhe me zhdukin me boten e te nemurve, ku egzistenca eshte me teper nje mallkim sesa nje e mire. Nuk eshte paraja ajo qe te le gjurme ne histori, je ti me veprimet e tua, me veprimet njerezore, vepra te udhehequra nga nje seri menyrash veprimi te pranuara me kompromis te heshtur nga te tere si kod moral. E urrej Homo-sapiensin modern, i zhytyr thelle ne degradimin e tij, larg gjithckaje te moralshme, larg gjithckaje te virtytshme, larg cdo ndjenje racionale. Hitleri nisi 70 milione gjermane ne lufte. Pse? Kerkonte nje rindarje te botes. Rindarje po, por sipas nje plani obskur te nje skizofreni i prekur nga morbusi i delirit te madheshtise galopant, nje semundje e perhapur edhe ne kohet tona. Pse po jetojme, per cfare po jetojme? Nuk dua te rroj per leket. Nuk me duket e keqe ideja e ndjekjes se hapave te hedhura nga fakiri i rreckosur i Ēerēillit, larg materiales, krimbit qe te bren zemren cdo dite. Shoqeria jone, ka arritur ne nje stad te tille qe kerkon nje perfeksionin absoult. Askush nuk e ka. Perse e kerkojne atehere? Te rendesh drejt utopikes, drejt iluzives, drejt jo reales? Me shani, me ofendoni, me rrihni, me quani bastard, me quani tradhetar po deshet por preferoj kohen kur ishim ende ne stadin e primatit, larg komplikimit neandertalian, larg lakmise, larg veseve. Atehere kur nuk kishte preokupime, atehere kur gjithcka bazohej ne intuite. E urrej jeten e sotme. Absurdja triumfon mbi konkreten, genjeshtra mbi te verteten. Sipas Niēes, nje skizofren gjenial, nejrezimi po shkon drejt stadit te mbinjeriut, etapa e fundit e evoluimit njerezor, hallka e fundit e ciklit darvinian. I shkreti Niēe! Te jetonte ne kohen tone, do te shihte se njeriu po ecen ne regresivitet, ka marre nje inklinim shume negativ dhe evoluimi duket miliarda vjet larg. Nuk dua te jem nihilist, pasi nuk mund te hedh poshte punen e madherishme qe kane bere gjenite e te shkuares dhe qe po bejne gjenite e te tashmes, por egzibicionizmi ekstravagant kontemporan, ka fituar hegjemonine ne jeten e brishte dhe me indukton drejt nje qendrimi skeptik. Ku mund te kete me absurditet sesa keto qe po them? Nje homo (super) sapiens (me modesti, po i bie te jem une) qe shan te njgjashmit e tij!!!
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2003
    Postime
    7
    Nga tö gjithö mundösitö eksistuese tö krijimit tö botös ka ndodhur ajo mö e keqja , sikur tö kishte njö mö tö keqe nuk kishte pör pasur botö pasi öshtö e pa mundur
    Arthur Schopenhauer

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •