Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kadare dhe vrasja e Mehmet Shehut

    Kadare dhe vrasja e Mehmet Shehut

    Nga Blendi Fevziu/ Emri i tij nuk permendet asnjehere ne liber. Familjes se tij i eshte shtuar nje vajze qe nuk ka ekzistuar kurre. Vajza qe sipas romanit u gjet si preteksti i renies se tij te paralajmeruar. Ai thirret gjithnje PASARDHESI, por cdo lexues i thjeshte arrin ta kuptoje se vetvrasja apo vrasja e Mehmet Shehut, Kryeministrit me jetegjate te Shqiperise, eshte rikthyer me nje version te ri ne romanin me te fundit te Ismail Kadarese. Nje truk letrar, nje mundesi per te thene ate qe eshte me e ndjeshme dhe me e prekshme pa pasur nevoje per dokumentimin e saj, sic mund te ndodhe ne nje veper letrare; lehtesia dhe mundesia per te kryer analiza te thella psikologjike, por edhe politike ne nje kontekst te admirueshem te kohes kur u krye krimi; kane sjelle ne stendat e librarive padyshim vepren me te mrekullueshme te Ismail Kadarese ne keto 13 vitet e fundit. Nje veper, qe sic eshte shprehur autori diku, ka qendruar dhe eshte lemuar brenda tij prej me shume se 20 vjetesh. Duke nisur qe nga ajo nate e ftohte dhe me ere e 18 dhjetorit, kur ne shtepine e Kryeministrit komunist te Shqiperise, te atij qe qe pranuar tashme si trashegimtari zyrtar i Hoxhes, ndodhi krimi padyshim me trondites i historise shqiptare te shekullit te XX-te.

    Kush e vrau Kryeministrin e Shqiperise dhe c'ndodhi realisht naten e krimit? C'ndodhi pas portave te mbyllura te lagjes qe mbante emrin Bllok dhe si rridhte jeta aty? Kadare ka dhene me nje finese te admirueshme te gjithe ate qe sipas tij, eshte universi i nje krimi, kudo qe te kete ndodhur ai. Pavaresisht regjimeve, rasteve apo personazheve. Dy gjera, le te kuptohet autori, jane forcat levizese ne nje rast te tille.

    E para, ideja qe xhelozia, cmira, urrejtja e provokuar nga detajet me banale, eshte nje prej motiveve me bindese te nje krimi ne diktature. Duke nderthurur fabulat mesjetare te xhelozise se sovraneve ndaj vasaleve te tyre me cmiren dhe urrejtjen qe clirohej ne gjithe qenien e Enver Hoxhes; duke vendosur ne mes te tyre figuren e nje arkitekti, Kadare ka arritur te jape nje shpjegim deri diku bindes te krimit, te cilit askush nuk ka ditur t'i jape nje pergjigje bindese deri me sot. Eshte e thjeshte, shprehet ai, krimet e medha kane shpesh shkaqe banale. Arkitekti i shtepise, bartes i mrekullueshem i kesaj filozofie reflekton pikerisht kete. I mbushur me meri ndaj Kryeministrit, Arkitekti te cilit i kane besuar ndertimin e shtepise se re te tij kerkon te hakmerret. Ka dy forma per ta bere kete. Duke shemtuar projektin qe ka ne dore, ose duke e bere ate te mrekullueshem. Me kete te dyten, edhe pse duket me absurde, hakmarrja eshte me e thelle. Ai e di qe madheshtia e shtepise, moderniteti dhe pompoziteti i saj do te jene sfida e pare e hapur qe pasardhesi i ben padronit te tij ende te gjalle. Ai e di qe ky i fundit nuk do ta pranoje kurre, ashtu sic e ka te veshtire te pranoje idene e nja pasardhesi, qe i kujton gjithnje vdekjen e afert. Enver Hoxha ngjitet nje dite ne shtepine e zevendesit te tij dhe ketu fillon drama. Duke hapur dhe mbyllur driten me reostat, ai befas ndjen se si mbushet me hakmarrje.

    E dyta, eshte ideja se krimi nuk ka as filozofi, as botkuptim dhe as ngjyre. "Ne jemi vrases, shprehet pasardhesi, ne nje nga monologet e tij ne eter". Duke u endur ne boten e pertejme, ai befas leshon mesazhin qe na ka lodhur te gjithe: Mos u mundoni per ne, ne qeme nje bande vrasesish dhe te tille do te mbetemi gjithnje; ne qeme nga ajo rrace qe nuk ka lidhje me sisteme apo ideologji dhe te tille do te mbetemi nese kthehemi serish, pavaresisht c'forme do te kemi dhe c'emer do te mbajme.

    Kadare vertitet mbi keto dy ide per te dhene ate qe me sa duket eshte bindja e vjeter e tij. Mehmet Shehun e vrane te gjithe bashke, duke filluar nga bashkeshortja e tij. E vrau sistemi qe ai kishte ngritur vete. Si, pse dhe kur? Tre pyetje, qe nje lexues i romanit, mund t'i gjeje ne 120 faqet e mrekullueshme te "Pasardhesit" te Ismail Kadarese.

    ( Marre nga"Korrieri" )
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    eshte me te vertete nje liber interesant dhe ai stili i vecante i kadarese te ben ti shikosh gjerat nga nje tjeter kendveshtrim..
    vetem se per ato qe duan ta lexojne kete liber do te keshilloja te lexonin me pare "VAJZA E AGAMEMNONŻT"i te njejtit shkrimtar qe eshte libri pare(se keto 2libra jane shkruar ne te njejten linje e me disa personazhe te perbashket)
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •