Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Le te formohet shoqata e pronareve te bregut te detit dhe le te perpilojne nje harte te sakte te breg detit dhe te fillojne te dokumentojne se ku i kishin pronat..se cfar u ndertua mbi ato prona .. se cfar u be me ato objekte dhe prona mbas 1945-ses deri ne 1990 dhe cfar u be kto vitet 1990-2004 me bregun e detit..

    Kto pune duan solidaritet e jo "kush eshte i zoti".. o burra e dredh me blut e te kuqte dhe merr per vehte e tjeret bredhin dyerve te gjykatave..

    Per mendimin tim.. bregu i detit te pakten 100-200 meter nga buza e ujit duhet te jete pron e Shtetit.

    Bregu i detit duhet te behet vend pushimi natyror per te gjithe Shqiptaret ku sejcili te kete te drejte te vendos nje cader e te shullehet ne diell ose hije me shoqerine ose familjen pa pasur frike se i vjen nje djal me kallash ose me papion kamarieri e ti thot ..Paguaj ne se do rrish ketu..

    Pra krejt Bregdeti te jete PRONE E POPULLIT SOT E MOT..

    Ne vende te caktuara ne nje largesi nga Bregu ku nuk pengohet populli ne te drejten per te pushuar ne breg det..tu jepet ish pronareve te ligjshem truall ne nje siparfaqe te arsyeshme qe ata te zhvillojne bizneset e veta turistike..

    Ne kte ceshtje tu jepet perparesi atyre pronareve qe ndertuan ne breg det qe ne koh te Zogut e me vone Vila e pushimore qe u bene berthama e plazheve tona e qe sidomos qe nuk demtuan natyren..

    Pastaj krejt atyre qe kan zaptuar Bregdetin ne vitet Ramizo-Nano-Mekso-Berishiane me letra fallco e me miqesira e korrupsion tu shtetezohen krejt cka kan ndertuar ne kto 15 vite.. e sidomos atyre qe perfituan nga politika..pra sorrollopi i ministrave e kryetareve te bashkive qofshin keta demo krate e Socialiste..e zagaret e tyre..

    Tu shtetzohen hotel-bordel-restaurantet krejt Skafisteve, tutoreve e kryebanditeve te te gjitha llojeve..


    Ti lejohet Vile ne breg det disa figurave Kombetare me peshe sikurse KADARE e ndoj Mjek i shquar..e ndoj akademiku plak..

    qashtu..

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    “134 952 ha tokė bujqėsore dhe 8692 ha tokė tė pafrutshme e pyjore nė zonė turistike”. Ish-pronarėt: Ėshtė tokė e pavlerė

    Qeveria: Ja toka e lirė pėr ish-pronarėt

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – Toka bujqėsore e lirė nė Shqipėri qė mund tė pėrdoret pėr kompensim sipas studimit tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė pronave ėshtė nė njė sipėrfaqje prej 134 952 ha. Nga kjo vetėm 4025 ha janė tokė bujqėsore nė zonėn turistike. Por sipas kreut tė kėtij komiteti, Sokrat Sina, njė rezervė e konsiderueshme pėr kompensimin fizik janė dhe tokat e pafrutshme, pyjet dhe kullotat nė zonat turistike. Kėshtu pėrveē 130 567 ha tokė bujqėsore tė lirė sipas Sinės, pėr kompensim mund tė pėrdoren edhe 4025 ha tokė bujqėsore nė zonėn turistike, 3300 ha tokė e pafrutshme nė zonė turistike, 5392 ha tokė pyjore nė zonėn turistike, qė nė total bėjnė 12717 ha tokė si dhe 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullota po nė zonat turistike. Shifrat u bėnė dje tė njohuar pėr publikun nė Komitetin e Politikave Ekonomike sipas njė studimi tė Komitetit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.

    Ish-pronarėt
    Me tė mbaruar fjalėn shpjeguese, kreu i Komisionit tė Kthimit tė Pronave, sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, Agim Toro, ėshtė ngritur menjėherė dhe ka thėnė se sipėrfaqja prej 134 952 ha vėrtet ėshtė e lirė, por ajo ėshtė e pafrutshme dhe e pavlerė dhe si pasojė nuk mund tė pėrdoret pėr kompensimin e ish-pronarėve. Nga ana e tij, Toro pretendon se vetėm 1% e tokės bujqėsore ėshtė e lirė dhe e vlefshme pėr kompensim ndėrsa sipėrfaqjet e deklaruara nga strukturat e qeverisė janė shpallur nga Ministria e Bujqėsisė si tė veēuara, pasi nuk kishin vlerė. Sipas tij, shifra prej 134 592 ha nuk mund tė pėrdoret pėr tė bėrė kompensim real tė pronave. Nga ana tjetėr, Sina u shpreh dje pasdite pėr “Shekullin” se ky fakt nuk qėndron dhe tė dhėnat e studimit tė tij janė shkencore.

    Trojet
    Pra gjithsej, sipas kėtij studimi dhe njė llogaritje tė thjeshtė del se pretendimet e pronarėve deri mė sot, tė jenė pėr 124 105 ha tokė, ndėrkohė qė sipas tyre rezultojnė tė lira 134 592 ha, pėr tė cilėn shoqata “Pronėsi me Drejtėsi” shprehet se ėshtė tokė e pavlefshme pėr kompensim. Ndėrkaq gjatė paraqitjes sė shifrave qė kanė rezultuar nė fund tė studimit pėr evidentimin e tokave tė lira, nė zonat brenda vijave tė verdha, pra tokė realisht e pėlqyeshme nga ish-pronarėt rezulton tė jetė 4337 ha troje tė lira, nga tė cilat 293 ha nė zonat turistike. Sipas kėtij studimi, qė ka pėrfunduar para pak ditėsh, qė prej vitit 1991 nga ish-sektori kooperativist janė dhėnė nė pronėsi 440778 ha tokė bujqėsore dhe nga ish-sektori shtetėror 117932 ha me njė total prej 558710 ha. Rezultojnė tė lira, thuhet nė raportimin qė bėn Sina, 107762 ha nga ish-sektori kooperativist dhe 26830 ha nga ish-sektori shtetėror. Nga kėto nė zonėn turistike 870 ha nga ish-sektori kooperativist dhe 3155 ha nga ish-sektori shtetėror me njė total prej 4025 ha tokė qė janė turistike. Ndėrkohė janė evidentuar toka tė pafrutshme 187295 ha nga tė cilat nė zonėn turistike 3300 ha, toka pyjore 78 753 ha nga tė cilat nė zonėn turistike 5392 ha, pyje 1 036 902 ha, nga tė cilat nė zonėn turistike 71787 ha dhe kullota 395763 ha, nga tė cilat nė zonė turistike 22483 ha. Pėrfundimisht nė zonėn turistike janė evidentuar tė lira 12717 ha tokė, ku futet tokė bujqėsore, tokė e pafrutshme dhe pyjore, 71787 ha pyll dhe 22483 ha kullotė, rezervė kjo, sipas Sinės, e konsiderueshme pėr kompensimin e tokės bujqėsore apo kthimin e pyjeve dhe kullotave. Mirėpo pėr kėtė ka pretendime nga ish-pronarėt, tė cilėt mendojnė se kjo nuk ėshtė sipėrfaqja e duhur pėr tė bėrė kėtė kompensim, pasi nuk ėshtė e frutshme.

    Pretendimet
    Sipas Sinės, nga verifikimi i dosjeve tė trajtuara tė ish-pronarėve deri nė fund tė dhjetorit tė vitit qė kaloi ka patur pretendime pėr 12195 ha truall nga tė cilat janė kthyer 4188 ha, janė kompensuar me troje nė vende tė tjera 2538 ha dhe me letra me vlerė 2628 ha. Ndėrkohė qė mbeten pa u kthyer dhe kompensuar edhe 2840 ha troje. Pėr tokėn bujqėsore, pretendimet kanė qenė 51408 ha, nga tė cilat janė kompensuar me troje 18109 ha dhe letra me vlerė 18434 ha, ndėrkohė qė mbeten pėr t’u kthyer edhe 14 865 ha. Pėr pyje, pretendimet janė pėr 34254 ha, prej tyre 18523 ha janė kthyer dhe pjesa tjetėr ėshtė kompensuar me troje 2245 ha dhe letra me vlerė 277 ha. Pėr kullotat, pretendimet janė pėr 48719 ha, nga tė cilat janė kthyer 44456 ha, kompensuar 468 ha nė troje dhe 500 ha nė letėr me vlerė. Nga dosjet e depozituara por tė patrajtuara rezulton se deri tani ka pretendime pėr tokė bujqėsore 67155 ha, pėr pyje 25540 ha, pėr kullota 29200 ha dhe pėr troje 2210 ha. Sipas Sinės del se pretendimet pėr pronėsi janė mė tė mėdha se pronėsia para ēlirimit dhe sipas tij, kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve tė pabazuara ligjėrisht tė njohjes sė pronėsisė nga Komiteti i Kthimit tė Pronave dhe sidomos nga gjykatat.


    TIRANĖ – Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave i ka sugjeruar dje, qeverisė qė pėr pėrllogaritjen e vlerės sė kompensimit monetar tė tokave tė merren parasysh katėr pika reference. Kėshtu, sipas kėtyre propozimeve, drejtuesit e grupit tė punės thonė qė pėrcaktimi i vlerės tė bėhet sipas vlerės sė tregut, ėshtė propozimi i parė, sugjerimi i dytė thotė qė pėrllogaritja e vlerės tė bėhet bazuar nė cilėsinė e brendshme tė tokės, propozimi i tretė konsiston nė kapitalizimin e tė ardhurave neto, pra sa tė ardhura sjell ajo tokė, dhe e fundit, sipas ankandit direkt. Kėto janė vetėm disa sugjerime tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ndėrkohė qė ajo qė ėshtė sugjeruar mė parė konsiston nė gjetjen e njė rruge tė mesme, midis vlerės sė tregut aktualisht dhe vlerės sė tokės nė vitin 1945. Ndėrkohė pėr kėtė ēėshtje ka patur dhe ka ende mendime tė ndryshme nga komisionet parlamentare tė Kuvendit, tė cilat janė duke shqyrtuar projektligjin pėr kthimin e kompensimin e tokave. Llogaritja sipas vlerės aktuale tė tregut ėshtė mė e kėrkuara nga ish-pronarėt, por njė gjė e tillė, sipas ekspertėve ėshtė e papėrballueshme pėr shtetin. Prandaj edhe nė mbledhjen e djeshme, vetė kryeministri ka kėrkuar qė nė pjesėn mė tė madhe ky kompensim tė jetė fizik dhe jo nė vlerė monetare. Si referencė e pronės, ka sugjeruar Sina duhet tė merret gjendja e saj nė vitin 2003 pėr shkak se prona, sidomos sipėrfaqet bujqėsore tė vitit 1945 kur ėshtė edhe momenti i shpronėsimit ėshtė e vėshtirė tė llogaritet me vlerėn e saj.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kompensimi fizik nė masėn 70-80 % do tė lehtėsonte buxhetin e shtetit nga kompensimi financiar

    Nano: Pronat, kompensim fizik nė masėn 70-80%

    A. Rama

    TIRANE - Qeveria shqiptare kėrkon tė realizojė kompensimin fizik tė ish -pronarėve nė masėn 70-80 pėr qind. Kryeministri Fatos Nano ka deklaruar dje nė mbledhjen e Komitetit Ndėrministror pėr Politikat Ekonomike se kompensimi fizik kishte mė shumė mundėsi pėr t’u konkretizuar duke ulur kompensimin financiar nga buxheti i shtetit dhe procedurat e zgjatura tė tij. Ai kėrkoi nga specialistėt e Komisionit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave qė janė marrė me hartimin, tė bėnin pėrllogaritjet e duhura pėr tokat qė do tė pėrdoren pėr kompensim, duke u bazuar nė kėrkesat qė kanė depozituar ish -pronarėt pranė organeve pėrkatėse. “Do tė ishte mirė qė kompensimi fizik tė realizohej nė masėn 70-80 pėr qind tė kėrkesave qė kanė pronarėt pėr pronat. Kjo do tė shmangte edhe ngarkesėn e buxhetit tė shtetit pėr realizimin e kompensimit nė lekė”, -tha Nano. Ndėrkaq sipas draftit tė ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave qė ėshtė duke u hartuar nė komisionet parlamentare, qeveria duhet tė pėrcaktojė nė buxhetin e shtetit si zė mė vete, njė fond tė posaēėm pėr kompensimin nė lekė tė subjekteve tė shpronėsuar gjatė viteve tė diktaturės komuniste. Por shuma e madhe qė kėrkohet pėr tė kompensuar nė lekė ish-pronarėt duket se ėshtė e papėrballueshme nga qeveria, edhe pse afati pėr tė realizuar pėrfundimisht kėtė proces ėshtė pėrcaktuar viti 2015. Kreu i qeverisė sqaroi se “vlerėsimi i sipėrfaqeve tė lira shtetėrore tė tokės bujqėsore, livadheve, pyjeve dhe kullotave ėshtė bėrė duke marrė nė konsideratė sipėrfaqen e tokės tė ndarė me ligjin 7501 pėr tokėn bujqėsore dhe pyjeve e kullotave tė kthyera dhe tė kompensuara me ligjin 7699, si dhe informacionet pėr vendndodhjen e sipėrfaqeve tė lira, numrin e pronarėve dhe sipėrfaqet e tokės pėrkatėse tė trajtuara nga komisionet e kthimit dhe kompensimit tė pronave”.
    Sipas Nanos, i gjithė procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave qė do tė fillojė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit tė ri, do tė vazhdojė t’i referohet deri nė fund filozofisė sė ekuilibreve qė korrigjojnė padrejtėsitė nga veprime dhe qėndrime tė ndryshme nė periudha tė ndryshme historike ndaj pronės private. Nano tha se rregullimi i problemeve tė pronėsisė do t’i jepte fund lojės politike dhe abuzimeve shoqėrore qė janė bėrė herė pas here. Pėr kėtė ai tha se qeveria shqiptare dhe strukturat e posaēme qė do tė merren me kėtė problem do t’u referohen pėrvojės sė vendeve tė ndryshme tė Europės Lindore, tė cilat kanė mbyllur procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave tė paluajtshme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Qeveria dhunoi ligjin e pronave, PD kundėr

    N. Perndoj

    TIRANE - Partia Demokratike ndryshon qėndrim ndaj projektligjit pėr pronat, pasi sipas kryetarit Berisha ai ėshtė ndryshuar tėrėsisht nga qeveria. Dje lideri i opozitės, Sali Berisha ka deklaruar se grupi parlamentar i PD-sė nuk do tė mbėshtesė projektligjin e OSBE-sė tė tjetėrsuar nė zyrat e Kryeministrisė. Sipas kryetarit tė demokratėve, ky projektdraft ėshtė ndryshuar krejtėsisht nga qeveria. “Projektligji ėshtė dhunuar nė zyrat e Kryeministrisė. Nuk ėshtė mė ai, qė ka dalė nga OSBE dhe natyrisht qė ne nuk mund tė pranojmė variantin e qeverisė”, -tha Berisha, i cili nuk ka komentuar mė tej arsyet duke u shprehur se, gjithēka do tė qartėsohet pėr mediat ditėt nė vazhdim. Pėr deklaratėn e kryetarit tė demokratėve nuk ishin nė dijeni asnjė prej zyrtarėve tė lartė tė selisė blu duke mos pranuar kėshtu qė tė jepnin sqarime pėr pretendimin nė fjalė. Deri para pak ditėsh, anėtarėt e opozitės nė komisionet pėrkatėse kanė pranuar nė parim projektligjin pėr pronat. I vetmi kontestim ėshtė shfaqur nga kryetari i komisionit tė Bujqėsisė, Jemin Gjana, i cili para pak ditėsh u shpreh se ky komision nuk mori parasysh asnjė prej propozimeve, qė bėri grupi parlamentar i PD-sė. Deklarata e djeshme e liderit tė opozitės, Berisha paralajmėron edhe votėn kundėr tė grupit parlamentar demokrat ndaj projektligjit pėr pronat qė pritet tė miratohet sė shpejti nė seancė plenare.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •