Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E lexova ne gazete nje gje te tille. Kjo nuk eshte ligjerim i kamorras apo bandave mafioze por kjo i hap rruge krijimit te tyre, e mbi te gjitha i hap rruge konfrontimeve civile ndermjet popullsise. Nese nje pronari te ligjshem dikush i ka marre token dhe ka ndertuar vila atehere ai pronar gezon te drejten qe mos ta shese truallin por ta coje ceshtjen deri ne gjykatat europiane per "pervetesim te paligjshem te pasurise".
    Une nuk jam ne shqiperi dhe deri para se te lexoja kete ligj nuk kisha menduar se do te kthehem atje, por ju siguroj qe nese ky ligj miratohet une dhe familja ime do te jemi te paret qe do te cohem dhe do tu bej te ditur atyre qe me kane zene token qe mos te veprojne pasi toka nuk eshte per shitje. Dhe jo vetem une por te tere atyre qe u eshte marre prona, apo toka, apo pasurite e patundshme duhet te kthehen dhe te kerkojne ate cfare u perket atyre. Boll ndenjen duke shpresuar tek zoti pasi zoti nese nuk leviz nuk te jep gje.
    Cdo shqiptar i ndershem , qe ka punuar dhe jetuar ne djersen e tij duhet te ngriheet dhe te kundershtoje ligje te tilla absurde, te ndaloje vjedhjen ne mes te dites qe po i behet prones se shtetasve shqiptare, pasurise kombetare.

    Ne asnje shtet te botes toka nuk i merret pronarit per tju shitur nje subjekti tjeter privat vetem ne rastet kur ajo perdoret per investime publike. Edhe ne kete rast kompesimi eshte zgjedhje e te shpronesuarit.
    Nuk dua te bej aludime per qeveritaret apo bishtat e tyre, por absurditetit dhe cmendurise se shtetit duhet ti pergjigjemi me llogjiken tone te kthjellet, dhe me vendosmeri.

    Nderimet e mia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kundraRRYMES : 31-01-2004 mė 11:34

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar mė parė nga Albo
    Prona ti kthehej pronarit, do te ishte zgjidhja me e mire ne nje Shqiperi ideale, qe nuk i duhej te kalonte 50 vjet komunizem, qe nuk i duhej te shihte shtetezimin dhe kooperativizimin e prones, qe nuk duhej te shihte vrasjet, burgosjen, vjedhjen e parise se vendit, qe nuk duhej te shkaterronte kadastrat dhe digjte tapite e pronave. Por ja qe te gjithe keto ne Shqiperi ndodhen, dhe faji nuk eshte i politikaneve te sotem qe u duhet ti japin zgjidhje, eshte faji i atyre qe e rrembyen e shtetezuan pronen qe nuk u takonte.

    Eshte shume e thjeshte per nje politikan apo shqiptar te thjeshte qe e njeh shume pak ceshtjen e prones ne kompleksitetin e vet qe te dali e te japi formulen magjike: "Toka ti kthehet pronarit!" Problemi i pare eshte vertetetimi i pronesise kur dihet qe mungojne tapite ne te shumten e rasteve, mungojne te dhenat kadastrale, ka kontradikta ne te dhenat e nje viti nga nje vit tjeter, kur ka njerez qe kerkojne te rimarin ate prone qe e kane shitur dikur. Kujtoni se mbaron me kaq problemi? Kjo perbente vetem problemin e vogel, pasi jane edhe dy probleme te medha.

    Po mire qe token tia kthejme pronareve, por a nuk do te thote jo qe tua marrim token atyre fshatareve qe me 2 dynyme toke mbajne gjalle familjen e tyre? Po mire, si do reagojne ata 100 fshatare te shpronesuar, kur 1 bashkefshatar i tyre tu marri pronen, do ta puthin ne faqe, apo do ta vrasin? Po ata pronare ne qendrat e banuara ku ne tokat e tyre jane ngritur dyqane, spitale, baza ushtarake, pallate banimi, po keta banore qe duhet te dalin ne rruge, ku duhe te shkojne e banojne?

    Prona eshte nje problem sa madhor edhe delikat qe nuk ka per te gjetur nje zgjidhje ideale per te kenaqur ish-pronaret, jo sepse mungon vullneti politik, por se nje zgjidhje e tille eshte e pamundur. Problemet sociale qe do te krijonte do ta kthente Shqiperine ne nje vend afrikan ku toka rruhet me gjak duke vrare e duke prere. Kjo nuk eshte ne interes as te ish-pronareve, as te pronareve aktuale, as te vete shtetit, autoriteti i te cilit do te vritej i pari.

    Prioriteti i qeverise shqiptare duhet te jete zgjidhja sa me e shpejte e ceshtjes se prones, dhe jo zgjidhja ideale. Zgjidhja duhet te jete e mesme, ku prona do te kthehet tek i zoti vetem ne ato raste ku vertetohet ligjerisht pronesia me dokumenta te nxjerra nga kadastrat, nuk preken interesat urbane, nuk shpronesohen dhe hidhen ne rruge nje numer i madh njerezish qe do te conin ne probleme sociale. Per ate pjese ish-pronaresh te medhenj, shteti duhet ti kompesoje ata jo me toke, por ne forma te tjera, qofshin keto bono thesari shteti, karta me vlere qe mund te investohen ne blerjen e objekteve shteterore, etj.

    Ceshtja e prones private eshte ne pjesen derrmuese e zgjidhur fal planit te ish-qeverise se PD e cila privatizoi te gjitha apartamentet e banimit te qyteterave, duke i kthyer te gjithe shqiptaret ne pronare dhe duke kthyer token tek pronari ne rastet e pyjeve dhe kullotave. Sigurisht qe ky proces nuk ka qene pa probleme, sigurisht qe gjykatat dhe komitetet e kthimit te pronave i kane zvarritur gjerat, por kjo eshte dicka e kuptueshme kur pretendon te zgjidhesh nje problem qe nuk lindi dje, por 60 vjet me pare.

    Persa i perket qeverise socialiste, ajo jo vetem qe e ka pezulluar procesin e kthimit te prones, por ka bere perpjekje te hapura per te privatizuar objektet/nderrmarrjet shteterore te nje rendesie te vecante brenda qarkut te vet vicioz, duke kryer keshtu nje krim ekonomik, investimin e milionave te siguruara nga krimi dhe korrupsioni per ti vjedhur shqiptaret edhe nga pasuria e tyre e perbashket kombetare.

    Prandaj Shqiperia ka nevoje per kthimin e shtetit ligjor, pasi vetem nje shtet qe respekton ligjin, u jep mundesi te barabarta te gjithe shqiptareve per te marre pjese ne procesin e privatizimit duke ngrire te gjitha financat e krimit dhe korrupsionit qe ka arritur ne institancat me te larta te shtetit.
    Albo mos ja fut kot se po te ishte puna te gjithe do donin te jetonin ne kurriz te te atyre qe e kane krijuar me djersen e ballit...ose ne menyra te tjera..Por kur vjen fundi kush ta kaj fajin se ti nuk krijove gje per veten e tani pefiton nga sistemet dhe anarshit...Boll me tezen e problemeve sociale..shqiperia gjithmone i ka pasur ato dhe po te ishte keshtu pse nuk kalojme ligje per ti kaluar pronat e pasurve atyre te varferve...Shumica e pronave jane te hipotekuara ne kadastre dhe nqs ka nevoje ka dhe te tjere kadastra ku ne mund ti gjejme...Edhe nje gje qe dua te shtoj eshte se bujqesia nuk mund te eci me fermer aq te vegjel qe ka... edhe fshataret as se punojn token pasi i kane te gjithe femijet ne greqi duke punuar tokat e grejkeve...Nejse le te vazhdojn me ligjin 7501 qe Nano dhe Berisha bene....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar mė parė nga kundraRRYMES
    E lexova ne gazete nje gje te tille. Kjo nuk eshte ligjerim i kamorras apo bandave mafioze por kjo i hap rruge krijimit te tyre, e mbi te gjitha i hap rruge konfrontimeve civile ndermjet popullsise. Nese nje pronari te ligjshem dikush i ka marre token dhe ka ndertuar vila atehere ai pronar gezon te drejten qe mos ta shese truallin por ta coje ceshtjen deri ne gjykatat europiane per "pervetesim te paligjshem te pasurise".
    Une nuk jam ne shqiperi dhe deri para se te lexoja kete ligj nuk kisha menduar se do te kthehem atje, por ju siguroj qe nese ky ligj miratohet une dhe familja ime do te jemi te paret qe do te cohem dhe do tu bej te ditur atyre qe me kane zene token qe mos te veprojne pasi toka nuk eshte per shitje. Dhe jo vetem une por te tere atyre qe u eshte marre prona, apo toka, apo pasurite e patundshme duhet te kthehen dhe te kerkojne ate cfare u perket atyre. Boll ndenjen duke shpresuar tek zoti pasi zoti nese nuk leviz nuk te jep gje.
    Cdo shqiptar i ndershem , qe ka punuar dhe jetuar ne djersen e tij duhet te ngriheet dhe te kundershtoje ligje te tilla absurde, te ndaloje vjedhjen ne mes te dites qe po i behet prones se shtetasve shqiptare, pasurise kombetare.

    Ne asnje shtet te botes toka nuk i merret pronarit per tju shitur nje subjekti tjeter privat vetem ne rastet kur ajo perdoret per investime publike. Edhe ne kete rast kompesimi eshte zgjedhje e te shpronesuarit.
    Nuk dua te bej aludime per qeveritaret apo bishtat e tyre, por absurditetit dhe cmendurise se shtetit duhet ti pergjigjemi me llogjiken tone te kthjellet, dhe me vendosmeri.

    Nderimet e mia
    Ato kane marre peng nje vend te tere me llogjiken e tyre..dhe qarqet kunder tyre per aresye dhe interesa te shumta do shtohen aq sa ata te perfundojn ne nje izolim si ai i komunizmit...Por kur te vija dita deri aty... atehere do te terhiqen nga skena politike por besoj se do t`ja kalojn pushtetin dikujt tjeter qe nuk do jete as me shume e as me pak pinjolli i tyre...Shumes apo njejes...njesoj eshte per mua...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Cfare ligjesh jane ato qe u tregojne pronareve s c`fare te drejtash ata mund te kene? Perkthimi i komenteve te tyre eshte kjo qe klasa hajdute qe vodhi e qe ka kapitale ka te drejt te bleje pronat me ose pa autorizim...S`ma merr mendja qe ai vend te njoh se c`eshte drejtesia...as vendi e as populli edhe nqs ka nevoje per nje hage te dyte...kjo duhet te jete per shqiperine....Nqs atje vendoset nje klase politike qe ne duam...ajo ka per ti ndjekur keta horra dhe pasurite e tyre deri ne varr...Ka shume vende qe po bejne kete..po ne kemi dhe popullin hajdut....dhe ish pronaret jane nje shtrese margjinale qe luftohet nga shume shtresa te tjera....Megjithate s`kam ndermend te leshoj pronat pavaresisht se cmimi i tokes eshte shume here me i lire ketu ne amerike.... Jo me kot shpallin rrethet si republike...nuk do njeri te sundohet dhe te shtypet nga keta pse duan te tjeret...Shqiperia me mire te ndahet ku komunistet te sundojne veten e tyre dhe ato qe i ndjekin...e po ashtu me rrymat e tjera qe vjedhin dhe mbeshtesin injorancen dhe padrejtesine...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė rastet kur do tė bėhen legalizimet, atėherė u jepet e drejta e blerjes sė truallit qytetarėve qė kanė ndėrtuar, por natyrisht, me ēmimet e tregut


    Komisioni i Ekonomisė i ka dhėnė fund dje diskutimit mbi ēėshtjen e pronave. Javėn e ardhshme nė Kuvend

    Pronat, ja ndryshimet e ligjit tė OSBE
    “Kompensimi i pronarėve pėr 10 vite, nėse prona nuk kthehet”


    Elisabeta Ilnica

    Finalizohet kthimi i pronave. Komisioni i Ekonomisė i ka hapur dje dritėn jeshile draftit tė OSBE-sė pėr kėtė ēėshtje dhe, tashmė fjalėn do ta kenė krerėt e grupeve parlamentare.

    Pas kėtij procesi, do tė jenė deputetėt ku nė njė nga seancat e javės sė ardhshme do ta miratojnė. Komisionerėt kanė zbardhur dje pėrfundimisht format e kompensimit tė pėrshpejtuara nė mė pak se 10 vjet, nė rastet kur prona nuk mund tė kthehet. Kėshtu, gjithė shtetasve qė kanė pasur shtėpitė e tyre private, tė ndėrtuara para viteve ‘90-tė, e qė mė pas i kanė hipotekuar nė kuadėr tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, u jepet e drejta qė tė blejnė edhe tokėn, mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar shtėpia e tyre, njė e drejtė ligjore, e munguar deri sot. “Nė parim, ne me kėtė veprim bėjmė tė njėjtėn zgjidhje si pėr qytetarėt qė jetonin nė apartamentet e shtetit, edhe pėr ata qė kanė shtėpi private”, tha Bufi. Ndėrkohė, nė rastet kur do tė bėhen legalizimet, atėherė u jepet e drejta e blerjes sė truallit qytetarėve qė kanė ndėrtuar, por natyrisht, me ēmimet e tregut. Ndėrkaq, ka shumė kontrata qiraje, apo koncensioni, veēanėrisht nė zonat turistike, ku janė ndėrtuar mjaft shtėpi, vila, banesa tė ndryshme. Edhe nė kėto raste, shprehet Bufi, jemi tė mendimit qė kur ato janė legale, sipas ligjeve nė fuqi dhe janė hipotekuar godinat, tė jepet mundėsia e blerjes sė tokės, duke pėrdorur ēmimet e tregut.

    Verifikimi

    Nė ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave do tė vendoset njė transparencė e domosdoshme pėr vetė procesin qė konsiston, qoftė nė atė se ēfarė ėshtė shpėrndarė deri sot me ligj, por edhe pėr rishpėrndarjen. Nė kėtė kuadėr, nė Komisionin e Ekonomi-Financės, u pranua ndarja e procesit tė njohjes nga ai i kthimit dhe kompensimit. Kjo do tė thotė se nė tė gjitha rastet, vendimet qė kanė tė bėjnė me njohjen e pronave, do tė botohen dhe do tė lihen 45 ditė pėr tė pritur kontestimet e mundshme. Lidhur me zonat turistike, pronat do tė trajtohen si nė tė gjitha zonat e tjera, pra kthim tek ish-pronarėt, kur janė tė lira. Deputetėt kanė propozuar formulimin nė ligj tė verifikimit tė ligjeve tė zbatuara pas viteve 1992, qoftė pėr ligjin 7501 edhe pėr atė tė tokave tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore, me qėllim evidentimin e veprimeve abuzive nė kėtė drejtim. Pėr kėtė qėllim ėshtė kėrkuar nga deputetėt qė tė ketė verifikime tė ndarjes sė tokave, qė ėshtė nė parim e drejtė.

    Nenet e ndryshuara

    Tė gjithė shtetasit qė kanė pasur shtėpitė e tyre tė ndėrtuara para viteve ‘90-tė dhe qė mė pas i kanė hipotekuar, u jepet e drejta tė blejnė edhe tokėn mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar shtėpia
    Nė rastet kur do tė bėhen legalizimet, u jepet e drejta e blerjes sė truallit qytetarėve qė kanė ndėrtuar, por me ēmimet e tregut
    Tė ndahet procesi i njohjes nga ai i kthimit dhe kompensimit tė pronės
    Vendimet qė kanė tė bėjnė me njohjen e pronave, do tė botohen dhe do tė lihen 45 ditė pėr tė pritur kontestimet e mundshme
    Pronat nė zonat turistike do tė trajtohen si nė tė gjitha zonat e tjera, pra kthim tek ish-pronarėt, kur janė tė lira
    Tė verifikohen ligjet e zbatuara pas viteve 1992, qoftė pėr ligjin 7501 edhe pėr atė tė tokave tė ish-ndėrmarrjeve bujqėsore
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Albo kur keta komuniste abrogojne ligjet e baballareve te tyre...perse s`abrogohet ligji 7501 dhe pronat ti kthehen pronareve perderisa u njihet??Perse njerezit pa vizion duhet te shperblehen??Perse nuk respektohen te drejtat morale ketu??Shqiperia nuk ka asnje zone te lire...cfare budalliqesh jane keto??Te gjith kane dale pronar te dickaje atje qe su perket....ku eshte drejtesia??Plako perderisa vendosin partite...dhe jo institucionet ligjore...kjo eshte nje katrahure e lyer me bojen evropiane....Atehere une nuk pres pervec diskreditimit te kredibilitetit te argumentave te tyre....Kush do ta beje kete??
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Me shtetin ligjor ky pushtet hajdut permbyset dhe te gjithe ata qe kan ndermend te ndjekin gjurmet e tyre pas renies....Prandaj le te maskohen me osbera dhe udhezime evropiane se kur vjen puna qe u cenohen interesat keta e dredhin dhe u dalin kundra....Ligji do respektohet dhe jo deshirat e dikujt apo ligjet qe i formulojne keta....Ne duhet te organizohemi dhe te veme shtetin hajdut perpara pergjegjesis....se vetem keshtu ne mund ti permbysim keta jevgjit matrapaz...Cdo gje ka cmimin e vet por ja vlen te vrasesh dy zogj me nje gur....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne njerin nga kapitujt e ktyre ligjeve qe duan ti zbatojne Socialistet thuhet:

    ---

    Tė gjithė shtetasit qė kanė pasur shtėpitė e tyre tė ndėrtuara para viteve ‘90-tė dhe qė mė pas i kanė hipotekuar, u jepet e drejta tė blejnė edhe tokėn mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar shtėpia.

    ------




    Po kush ndertoi shtepi para 1990-tes?

    Midhad Frasheri, nje nga krujuesit e Kombit , jo ..se e lan pa atdhe te vdesi rrugve te botes ata shoket e Namik Dokles e Dritero Agoll Kadri Thanas Nano Rosheve. ..etj.

    As Fan Noli nuk mundi te ndertoje se e mashtronin deri sa vdiq atje larg..

    Shtepi para 90-tes ndertuan kryetaret e Kooperativave .. Kasapet e Bufistet (rezerva te operativave te deges) Shofere Albaniesh ..po spiuna..ca drejtore kopila ndermarrjesh qe i dinin birat e shtetit e i shfrytezonin..etj etj..

    Pra ndertuan njerzit e PPSH-se..dhe ata me hajdutet (se plot antar partie te Punes, njerez te ndershem.. ngelen me dhom e guzhin neper parafabrikate).. si puna e atij dallkaukut plak te Koplikut qe ishte deputet i Partis Punes ne Zgjedhjet e para pluraliste ose si puna e kurvaro-veteranit Halit Kacanollit me shoke..

    Pra me Pika te tilla Namik Mjeshtri e di se perfituesit jane pikerisht baza e PS-se ata langot e komiteteve te veteraneve e baballaret e militanteve te sotem socialist..

    Derdhet voji e bjen nder lakna..thot Populli..

    Lek Zogun po e tall Namik Nano Doklja.. pronat nuk ja jep vec ja afrojne tek hunda sa me i marr ere e sa me i dhen arsye partise legalitetit qe te kete nje justifikim kjo parti se nga halli pronave te naltmadhnise po bajm cka na porosit me celular gramoz Ruc Klosi me shoke..

    E ne fakt LEk Zogu para vdekjes i takon te hyje me dinjitet ne shtepine e gjysherve te tije pra aty ku eshte AKADEMIJA.. ku ishte dikur instituti mbrojtjes monumenteve..ku eshte galeria e arteve..ku eshte 8sdi a esht akoma) pallati pioniereve etj..pra ne krejt teritoret ku ishin Shpijat e Toptanasve..

    Aty fillon KTHIMI dhe drejtesia pastaj i vjen radha sahanlepiresve te te gjitha koheve e ngjyrave te marrin Prona..

    Blendi Gonxhe..nje cop spiun e bir spiuni ka 7-8 pallate te vetat ne Tirane.. Bardh Agasi nje qen e bir qeni e ka 20 katesh pallatin ne mes te Durresit..etj etj..

    Pra PS po pergatit pronesimin e perjetshem te Shqiperise e berjen me vula e firma si ciflig te saje te gjithckaje qe haet, piet e shitet..

    Te shohim si do reagoje PD-ja..

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Te lumte Brari....une kam simpati te thelle per njerez qe duan drejtesine por une nuk jam me PD sepse nuk mund ti jap nje shans tjeter hajdutve te tjere...Le ti japim shanse shtetit ligjor dhe te gjithe atyre qe jane per nje gje te tille...Duket qarte qe ne shqiperi ka nevoje per nje hage te dyte...kjo e fundit ose e mbeshtetur nga diaspora ose nga vete populli atje...Karikaturat si bufi dhe te tjere duhet te shkojne ne spac e burrel....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    O Braro PD eshte dakort me Nanon se ato e lane ligjin 7501 ne fuqi...S`ka po vazhduam me ligje partiake...asnjehere nuk do kete shtet atje...Shqiptari nuk njeh ligjin e as shtetin dhe c`eshte me e keqja eshte se nje pakice shfrytezon votat e ketyre njerzve per te ardhur ne fuqi dhe per te vjedhur vete...Kjo eshte Shqiperia...e s`ka sesi te jete ndryshe me ate histori qe ka....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •