E lexova ne gazete nje gje te tille. Kjo nuk eshte ligjerim i kamorras apo bandave mafioze por kjo i hap rruge krijimit te tyre, e mbi te gjitha i hap rruge konfrontimeve civile ndermjet popullsise. Nese nje pronari te ligjshem dikush i ka marre token dhe ka ndertuar vila atehere ai pronar gezon te drejten qe mos ta shese truallin por ta coje ceshtjen deri ne gjykatat europiane per "pervetesim te paligjshem te pasurise".
Une nuk jam ne shqiperi dhe deri para se te lexoja kete ligj nuk kisha menduar se do te kthehem atje, por ju siguroj qe nese ky ligj miratohet une dhe familja ime do te jemi te paret qe do te cohem dhe do tu bej te ditur atyre qe me kane zene token qe mos te veprojne pasi toka nuk eshte per shitje. Dhe jo vetem une por te tere atyre qe u eshte marre prona, apo toka, apo pasurite e patundshme duhet te kthehen dhe te kerkojne ate cfare u perket atyre. Boll ndenjen duke shpresuar tek zoti pasi zoti nese nuk leviz nuk te jep gje.
Cdo shqiptar i ndershem , qe ka punuar dhe jetuar ne djersen e tij duhet te ngriheet dhe te kundershtoje ligje te tilla absurde, te ndaloje vjedhjen ne mes te dites qe po i behet prones se shtetasve shqiptare, pasurise kombetare.
Ne asnje shtet te botes toka nuk i merret pronarit per tju shitur nje subjekti tjeter privat vetem ne rastet kur ajo perdoret per investime publike. Edhe ne kete rast kompesimi eshte zgjedhje e te shpronesuarit.
Nuk dua te bej aludime per qeveritaret apo bishtat e tyre, por absurditetit dhe cmendurise se shtetit duhet ti pergjigjemi me llogjiken tone te kthjellet, dhe me vendosmeri.
Nderimet e mia
Krijoni Kontakt