Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 54
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Po Cani nje dibran komunist qe qenka guvernator banke c`fare llogjike ka??Dihet shume mire pse komunistat hajdute jane ne pushtet.....ata krijuan nje rrjet merimange qe kur Ramizi filloi shperndarjen dhe pjesa me e madhe e popullit eshte hajdut..Pse mos te bejme referendum per pasurite qe ju hajdute keni vjedhur?Populli do ju cvesh dhe juve se ne fund te fundit..shumica atje jane fara bolshevike dhe gangsterat qe ju ushqyet...Cani mos te vije keq djali se tani ti dashke qe te jesh guvernator i bankes... dhe me ato para rezerve qe ke ti investosh per nje shtet qe ka themelet e dobeta...Ju jeni shume te kursyer me parate e vjedhura por jo me pronat e gjakun e te tjereve...Une se di por akoma njeri nuk ka reaguar sic duhet...qe do te thote se atje s`ka juriste por hajvane rrugesh...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Debat i ashpėr nė komisionin e Ekonomisė. Deputet e PS kėrkojnė qė kompensimi tė mos bėhet me vlerėn e tregut

    Pronat, PS rrėzon projektin e OSBE

    PS: Kompensimi, sipas vlerės qė toka ka pasur nė vitin '45. PD kundėr!

    Anila Rama

    Komisioni parlamentar i bujqėsisė pėrmbys draftin e OSBE-sė dhe amendamentet e komisionit tė ekonomisė pėr kompensimin e pronave ish-pronarėve. Propozimet e miratuara dje gjatė shqyrtimit tė i projekt-ligjit nė fjalė, kthyen thuajse nė pikėn fillestare debatin pėr ēėshtjen e kthimit tė pronave subjekteve tė shpronėsuara. Komisioni i bujqėsisė me shumicė votash vendosi qė nenit 3 tė projekt-ligjit t’i bashkangjitet amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Zyhdi Pepa pėr tė kompensuar pronarėt, jo me ēmimin e vlerės sė tregut aktual, por me vlerėn e tokės kur ajo ėshtė shpronėsuar. Pra e thėnė ndryshe toka do t’ju kompesohet nė lekė ish-pronarėve tė ligjshėm me ēmimin qė kjo tokė ka pasur nė vitin 1945, kur u bė shtetėzimi i saj, apo edhe nė periudha tė mėvonshme siē ishte krijimi i kooperativave. “Nuk kemi pėrse tė kompensojmė njė tokė bujqėsore me vlerėn aktuale tė tregut. Ky ėshtė absurditeti mė i madh i kėtij drafti. Kompensimi do tė jetė fizik pėr tė qenė realist me ish-pronarėt” tha Pepa. Propozimet e deputetit Pepa u kundėrshtuan ashpėr nga kryetari i komisionit Jemin Gjana, i cili ishte i vetmi qė votoi kundėr gjatė miratimit. Sipas Gjanės, amendametet e propozuara nga Pepa, e kthejnė debatin pėr kthimin e pronave nė atė tė dy viteve mė parė, kur u ngrit komisioni i posaēėm parlamentar pėr kėtė ēėshtje. “Ju po na ktheni dy vjet mbrapa dhe kėto qė ju propozoni janė thelbi i kėtij ligji. Nuk mund t’i referohemi indekseve tė komunizmit dhe tė 1945-ės pėr tė pėrcaktuar vlerėn e tokės qė do tė shėrbejė pėr kompensim. Kjo do tė jetė njė vėshtirėsi e madhe pėr ekspėrtėt qė do tė merren me pėrcaktimin vlerės dhe tė cilėsisė sė tokave. Aq mė tepėr kur nuk ka funksionuar ekonomia e tregut nė atė periudhė” tha Gjana. Kundėr propozimeve tė Pepės u shpreh edhe deputeti tjetėr i PS-sė Niko faber, i cili abstenoi gjatė votimit
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Hehe c`fare idiotash....Pronat do te kthehen fizikisht pa asnje presje...Si mos te vazhdojne keto paturpesira dhe vjedhja vence...kur ata i zgjedh nje elektorat komunist nga jugu dhe nje elektorat injorant nga veriu..Sa zogj te lire dhe te mencur ka kjo shqiperi??Vetem budallenjte dhe mashtruesit behen politkan ne shqiperi...dhe kjo per aresye te shumta...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Fjalen e ka drejtesia dhe historia...Po te veprojme me llogjiken komuniste atehere perse ne kerkojme me zell te madh vjetersine tone si komb ne ballkan....Ligji nderkombetar fshin me nder ligjet e shqiptareve hajdut...qe nuk krijojne shtet kurre se s`jane te afte per te jetuar me djersen e vete...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Me fal Albo po ti po deshe behu Nena Tereze me pronat e tuaja se nuk do t`ja dije njeri se ti vdes a jeton...a ke me henger..me pire..apo cati per te flejtur...Prandaj kapitalismi dhe drejtesia nuk ndertohet per se mbrapshti...Ne kemi te drejte te kerkojme demshperblim per ato 50 vjet komunizem e 14 vjet tani qe po vjedhin keta te tjeret...Prandaj mos kini besim shume se po ju mban nji cik kjo qeveri amerikane...se mollat i ndajme me te tjere dhe ka shume grupe qe ju bejne lule....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Vetem ne vit une gjeneroj afersisht 10 milone dollar me ato toka qe kemi prandaj vetem kur une jap autorizimin dhe nqs shteti ka 1 miliard dollare per te me dhene per 150 hektar....Lexoni konventen e gjeneves...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bregdeti dhe lojrat me Tokat

    panorama shkruan:

    ------------


    Debat nė Komisionin e Bujqėsisė pėr kompensimin e pronarėve nė trojet bregdetare

    Tokat nė bregdet nuk kompensohen
    PD: Socialistėt i vodhėn, tani s‘ka ēfarė tė kthejnė


    Luljeta Progni

    Tokat shtetėrore nė bregdet do tė mbeten tė paprekura. Asnjė metėr katror e tyre nuk do tė pėrdoret pėr tė kompensuar ish-pronarėt, por do tė mbeten nė administrim nga shteti.

    Vendimi ėshtė marrė dje nė Komisionin e Bujqėsisė nga anėtarėt socialistė, ēka ėshtė shoqėruar me debate tė ashpra. Propozimi ėshtė bėrė nga Zyhdi Pepa, i cili ėshtė shprehur se, “paprekshmėria e pronave nė zonat turistike vjen si domosdoshmėri, pasi shteti di t’i administrojė ato shumė mė mirė se pronarėt e ligjshėm”. Por, ky argumentim ėshtė hedhur poshtė nga kryekomisioneri, Jemin Gjana, qė ka pretenduar tė kundėrtėn. Sipas tij, “nėse nuk pėrdoren pronat shtetėrore turistike pėr kompensim, atėherė kthimi i pronės, pronarėve tė ligjshėm, nuk do tė realizohet kurrė”. Kėtė tezė, demokratėt e kanė mbrojtur edhe me faktin se kėto prona pėrbėjnė gati gjysmėn e tokave nė Shqipėri.

    Debati
    Socialistėt hedhin poshtė amendamentet e pregatitura nga opozita pėr rregullimin e marrėdhėnieve mes pronarėve tė tokės dhe ndėrtuesit ilegal. Ky vendim, ka ēuar nė njė debat politik mes komisionerėve. Nėnkryetari demokrat dhe njėkohėsisht anėtar i kėtij komisioni, Bamir Topi, ka theksuar se, “ju nuk keni vullnet pėr t’i kthyer pronėn pronarėve tė saj dhe kjo ėshtė reflektuar edhe nė draftin e qeverisė, i cili kishte mangėsi tė mėdha teknikisht”. Kurse, socialistėt kanė mbrojtur punėn e qeverisė nė kėtė ēėshtje. Por, ky fakt ka acaruar akoma mė tej situatėn. Gjana u shpreh se, “qeveria ka vjedhur pronėn dhe vazhdon ta vjedhė atė, prandaj ajo nuk ka vullnetin e kthimit tė saj pronarėve tė ligjshėm, duke i lėnė ata tė hanė kokėn nė debatet qė do tė lindin me ata qė e kanė zėnė atė padrejtėsisht”. Megjithė sherrin “e lagu, s’e lagu”, anėtarėt mazhoritarė nė Komisionin e Bujqėsisė, kanė vendosur qė vendet ku janė bėrė ndėrtime tė paligjshme, do tė konsiderohen zona tė lira, ashtu siē figurojnė para viteve 1990 dhe nė tė ardhmen mund tė shėrbejnė pėr kompensim. Kėshtu, tė ashtuquajturat zona tė lira, tashmė do tė jenė nė dorė tė pronarit tė tokės pėr zgjidhjen e problemit tė pronėsisė me “uzurpatorin” e paligjshėm, duke mos pėrjashtuar kėtu edhe mundėsinė e zgjidhjes sė konfliktit me proces gjyqėsor. Kjo “pėrkthehet” se, pas pėrcaktimit tė statusit tė kėtyre zonave si tė lira, shteti nuk do tė merret mė me rregullimin e raporteve mes pronarit tė tokės dhe atij qė e ka zėnė atė padrejtėsisht.



    “Qeverisė i mungon vullneti”
    Pollo: PS po tallet me ish-pronarėt

    Kreu i reformatorėve, Genc Pollo, ka deklaruar se neni i miratuar nga mazhoranca pėr kompensimin e ish-pronarėve ėshtė njė tallje. Ai u shpreh se, “me nenin qė imponoi Partia Socialiste nė Komisionin e Bujqėsisė, ku pėrcaktoi si vlerė tė kompensimit tė pronės atė tė vitit 1946, dėshmoi se nuk ka vullnet pėr tė arritur zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes sė pronave”. Sipas tij, tė paguash 100 m2 truall me vlerėn 100 mijė lekė tė vjetra, ėshtė njė tallje me ish-pronarėt. Pollo ka theksuar se, kjo formulė, duhet tė ketė votėn kundėr ēdo partie serioze. Kurse, mė tej, kryetari i PDR-sė, ka dhėnė edhe alternativėn e partisė qė drejton. “Prioriteti i parė duhet tė jetė kthimi fizik i pronave, edhe duke amenduar ligjin 7501. Po kėshtu, duhet tė pėrdoren pėr kompensim tė gjitha tokat e lira dhe tė zaptuara”, deklaroi Pollo. Sipas tij, kompensimi financiar, kur ėshtė i domosdoshėm, tė jetė nė vlerėn aktuale tė tregut, por i shtrirė nė kohė. “Pra, nė kėtė rast, ish-pronarėt e dinė se sa do tė marrin, por mbetet pėr t’u pėrcaktuar se nė ē`afate kohore do ta marrin”, deklaroi Pollo. Sipas tij, kompensimi me tė njėjtėn vlerė monetare si nė kohėn kur dolėn kooperativet, ėshtė e papranueshme pėr ēdo pronar dhe ėshtė njė tallje publike e qeverisė. Ai ka kėrkuar qė tė rishikohet ky nen dhe tė bėhet njė dėmshpėrblim pėr pronarėt e ligjshėm me vlerėn reale pėr pronat.




    ----------------













    Jan dy Parti qe i dine se ku vajten Tokat e breg detit..

    PD dhe PS


    Te dyja kan pasur shancin te kene zyrtare te tyre ne Komunat , Bashkite e Ministrite e komisionet e rregullimit te territoreve nga viti 1991 e deri sot...

    ZP ka kohe qe akuzon PD-ne per uzurpim te trojeve bregdetare..

    Ne se PD ka burrerine e nevojshme le te dali me nje Liste te perpikte (meqense ka eksperte) ku te shenohet cdo pellembe tok bregdetare se cfar statusi ka sot..

    Le ta fillojne me Velipojen ne derdhje te BUNES e deri ne KSAMIL e te dokumentojne se kush jane bere pronaret e Tokave ne Bregdet me emer mbiemer e origjine e me perkatesine partiake qe kane dhe se ne cilen kohe e nga cilet kryetare e ministra u eshte firmosur letra e pronesimit..


    populli pastaj lexon e gjykon..

    keshtu fitohen piket ne politik..

    Se ne miting duan tu vije ajo Zuhraja e pa pune me femijet pa buke dhe ajo ta haj kondakun e kallashit te gardes.. e milioneret qe i majmen as nuk u vine ne mitingje e as ne votime e as Pd sja prish lezetin atyre..se i ka elit..


    tundu PD .. e trego qe je e paster.. hajde.. skemi bregdet te gjate sa te Kilit.. nje gisht eshte ne harte.. provoje..

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistėt rrėzojnė amendamentet e opozitės qė parashikonin kthimin e tokave tė lira

    Pronat, nuk kthehen tokat e lira nė bregdet

    PS: Nė kėto zona ka projekte pėr investime tė rėndėsishme. Ish-pronarėt tė kompensohen diku tjetėr ose nė lekė

    Anila Rama

    TIRANE- Trojet nė zonat bregdetare nuk do t’u kthehen ish- pronarėve tė ligjshėm, pavarėsisht nėse mund tė jenė tė lira aktualisht. Komisioni i Bujqėsisė pėrjashtoi nė mėnyrė kategorike qė nė ligjin e ri pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, tė pėrcaktohet kthimi i trojeve nė zonat turistike, duke i konsideruar ato ende si shtetėrore. Pas shumė debateve dhe replikave tė shkėmbyera me njėri-tjetrin nė komision, duke dalė krejtėsisht nga thelbi i diskutimit, deputetėt e shumicės nė komision rrėzuan amendamentet e paraqitura pėr kėtė ēėshtje nga deputeti republikan Maksim Begeja dhe grupi parlamentar i Partisė Demokratike duke lėnė tė pandryshuar nenin pėrkatės qė kishte sjellė OSBE. Nė bazė tė kėtyre amendimeve parashikohej qė tokat e lira nė zonat bregdetare t’ju ktheheshin ish-pronarėve. Kryetari i komisionit Jemin Gjana tha dje se kjo ishte njė nga pikat mė delikate tė kthimit tė pronave, duke kėrkuar qė ligji pėr pronat turistike, tė mos vepronte mė. “Ligji i miratuar nga Kėshilli i Ministrave “Pėr pronat turistike” duhet tė hiqet dhe tė mos ketė mė asnjė efekt. Nuk duhet tė lejojmė mė tė vazhdojė masakra nė zonat turistike, por t’u japim mundėsi ish-pronarėve qė tė marrin ato toka qė janė ende tė lira. Duhet tė realizohet ēlirimi i tokave turistike dhe tė realizohet kthimi i tyre pa asnjė kufizim”, -tha Gjana i mbėshtetur edhe nga deputeti Bamir Topi. Gjana pėrmendi kompetencat qė kishte marrė KRRTRSH-pėr tė lėshuar tė gjitha vendimet pėr ndėrtime nė kėto zona, duke pohuar se kjo ishte njė nga mėnyrat pėr tė abuzuar me pronat, ashtu siē ka ndodhur deri mė sot. Por sėrish edhe gjatė debatit tė zhvilluar dje, Gjana u kundėrshtua nga nėnkryetari Zyhdi Pepa, i cili tha se ishte e pamundur tė vihej nė diskutim ligji pėr zonat turistike, pasi nė njė pjesė prej tyre janė planifikuar pėr t’u bėrė investime tė rėndėsishme. Sipas tij, ish-pronarėt do tė kompensoheshin me toka tė tjera ose nė lekė, por jo me ato turistike, pasi nuk mund tė bėhej mbivendosja e dy ligjeve qė kundėrshtonin njėri-tjetrin. Ndėrkaq ekspertėt pohuan se tokat e lira duhet t’u kthehen ish-pronarėve pa kufizime, pavarėsisht se ku ndodhen, duke iu referuar edhe amendimeve qė u bėnė pėr nenin 8 tė ligjit, pėrkatėsisht pėr trojet nė komisionin e Ekonomisė. Por sugjerimet e ekspertėve nuk u morėn parasysh dhe ky nen u miratua i pandryshuar siē ėshtė paraqitur nga OSBE-ja. Ndėrsa pėr nenin 9 ku pėrcaktohet kthimi i banesave ish-pronarėve, deputeti Pepa propozoi qė nė kėto raste duhet tė vepronte ligji pėr shpronėsimet. Sipas tij, ish-pronari duhet t’i kthejė shtetit paratė pėr shtėpinė qė i ka blerė dikur. Por eksperti Sokol Hazizi, tha se nuk mund tė fajėsohet ish-pronari, pasi shpronėsimet janė bėrė pėr interes publik. Ashtu si neni 7 edhe tre nenet e tjera u miratuan pa ndryshime me shumicė votash. Diskutimi i draftit pėr kthimin e pronave do tė pėrfundojė javėn qė vjen nė kėtė komision.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anėtarėsuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Po ndertojme nje shtet hajdut ne kurriz te pronareve te ligjshem...C`fare populli eshte ky qe ve ne pushtet njerez hajdut e karrocier ne pushtet??Nuk mund te paguhet nje dylym toke me 500 dollar kur nje meter katror ne tirane eshe mbi 200 dollare....Kthe pronat njerezve qe i kane pasur dhe krijoheni shtetin ne baza ligjore dhe ne sistem taksash....Asnjeri si ka falur gje ketij shteti dhe keta nuk mund te ligjerojne me tokat qe vodhi shteti komunist...Pronaret nuk duhet te presin nga keto qeveri e as nga shteti hajdut qe nuk ka per te ndryshuar...Kerkojeni te drejten tuaj ne gjyq!!
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  10. #50
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ua u moren pronareve te ligjshem pronat ne '45, tani thone nuk i merrni dot se ja kemi dhene dikujt tjetri..... U ofrojne "demshperblime" qesharake, por jo me vleren e tregut te sotem ama, por me vleren e '45!!! Okay....dakort.... Tua u japin me cmimin e 1945, plus demshperblim me interes bankar per 49 vjet ( 1945-2004) per mosshfrytezim prone , plus ballancimin e inflacionit te lekut nga 1945 ne 2004.....Nese 100 metra katrore ne 1945 benin 100 mije leke te vjetra, mos harrojme se me 3 leke te vjetra ne 1945 blije nje dele me gjithe qingjin, kurse ne 2004 nuk blen dot 3 fije shkrepse me to....Po llogaritaret hajdute te PS sido qe ti bejne hesapet perseri sikur dhe 10 leke te paguajne prape shume do tu duket....Pse? Se per 50 vjet u mesuan qyl , u mesuan te vjedhin dhe te mos denohen....

    Per here te pare po degjoj qe nje shtet ti kerkoje pronarit te ligjshem ta shesi pronen me zor aq sa do bleresi per tia dhene nje pronari te paligjshem....
    TURP, TURP, TURP.....
    "Who is John Galt?"

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •