Komisioni parlamentar i Bujqesise dhe Ushqimit hedh poshte projektligjin e deputeteve Mediu dhe Cako, duke u shprehur ne favor te projektit te hartuar nga OSBE, qe shfuqizon ligjin 7501 te vitit 1991 per ndarjen e tokes
Komisioni parlamentar i Bujqesise dhe Ushqimit, ka hedhur poshte projektligjin e prezantuar nga deputetet e Partise Republikane, mbi kthimin dhe kompensimin e pronave. Pasi komisioni u njoh edhe me projektin e hartuar nga deputetet e opozites, Fatmir Mediu dhe Alfred Cako, u votua me pese vota kunder, tre abstenim dhe vetem nje pro, ate te republikanit Maksim Begeja. Kryetari i komisionit, Jemin Gjana, vleresoi se "projekti i hartuar nga Grupi i Eksperteve te OSBE-se ka qartesuar disa pika ne ceshtjen e prones qe kane qene te debatueshme". Sipas ketij projekti, "cdo subjekti te shpronesuar pas vitit 1944 i njihet e drejta e pronesise, element ky qe njeh kthimin dhe kompensimin pa kufizim te pronave". Ai shtoi se, "vleresimi per kete proces, do te bazohet mbi cmimin e tregut". Nga ana e tij, Begeja eshte shprehur se PD me kete veprim po shpreh qendrimin e saj ne bashkepunim me Partine Socialiste. Ai theksoi se demokratet po bashkepunojne me socialistet, gje e cila mund te krijoje nje carje ne marredheniet ndermjet dy forcave opozitare. Ndersa, lidhur me ceshtjen e kompensimit financiar te ish-pronareve, e parashikuar dhe ne projektligjin e OSBE-se, Gjana tha se "kostoja financiare do te perllogaritet nga qeveria pas miratimit te tij ne Kuvend". Ndersa mosmarrjen parasysh te draftit te dy deputeteve te opozites, Gjana e argumentoi me faktin se, "ky variant kerkon anullimin e ligjit 7501 te miratuar ne vitin 1994 nga qeverisja e Partise Demokratike". Nderkohe, varianti i paraqitur nga OSBE per kthimin dhe kompensimin e pronave, do te shqyrtohet ne komisionet parlamentare per rreth dy jave dhe me pas (20 nentor) pritet te miratohet ne seance plenare ne Kuvend. Ky projekt synon t'u jape fund kontestimeve te shumta per variantet e paraqitura deri tani, si nga qeveria, ashtu edhe partite politike per kete ceshtje. Ai eshte mbeshtetur nga dy partite kryesore politike PS dhe PD dhe eshte kontestuar nga disa parti te vogla opozitare, Partia "Levizja e Legalitetit" dhe Partia Republikane.
Krijoni Kontakt