Ruci: Ligji i pronave, ogur i mirė miratimi nga gjithė spektri politik
Kryetari i grupit parlamentar socialist e ka cilėsuar projektligjin e hartuar mbi draftin e OSBE, si tė arrirė. Ai plotėson kėrkesat e ish-pronarėve, nuk prek interesat e shtresave tė tjera tė shoqėrisė
Tiranė- Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar tė socialistėve dhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste e ka cilėsuar si hap tė mbarė miratimin e ligjit pėr pronat jo vetėm nga maxhoranca. Ai, duke pėrfaqėsuar tė gjithė grupin e vet parlamentar, ėshtė shprehur se drafti i paraqitur nga OSBE ėshtė i arrirė dhe plotėson kėrkesat e ish- pronarėve duke mos dėmtuar as interesat e pjesės tjetėr tė shoqėrisė. Ruci ka sqaruar gjithashtu se projektligji i quajtur shpesh i OSBE-sė, ėshtė nė vėrtetė njė draft mbi bazė tė tė cilit njė grup deputetėsh shqiptarė kanė bėrė njė projektligj. Duke patur nė dorė dy versione projektligjesh pėr pronat, njė nga Mediu dhe Cako dhe tjetri nga qeveria, ėshtė kėrkuar ndihma e OSBE-sė.
Si mendoni tė zgjidhni ēėshtjen e pronės kur nė fakt nė draftin e ri tė OSBE-sė, ligji 75001 ėshtė nė fuqi?
E para qė askush tė mos e komentojė qė ky draft ėshtė njė draft i OSBE-sė. Faktorėt politikė shqiptarė kanė shkuar dhe kanė kėrkuar konsulencėn e ekspertėve tė OSBE-sė pas njė pune tre vjeēare qė kanė bėrė komisinet e parlamentit shqiptar. E dyta, pasi nė Parlamentin shqiptar janė depozituar tre projektligje, dy nga qeveria shqiptare dhe njė nga grupi i deputetėve tė PR. Kėshtu qė u gjend njė zgjidhje politike qė tė krijohej njė korum specialistėsh qė mbi bazėn e kėtyre drafteve, pėrvojės sė vendeve tė lindjes, tė punonte nėn drejtim e njė pale tė tretė tė planifikuar politikisht me qėllim qė tė merrte njė rrugėzgjidhje. Eshtė pėr tu pėrgėzuar puna e specialistėve shqiptarė dhe atyre tė OSBE-sė. Ka ardhur drafti nė Parlament qė siē thashė ka historikun e vet dhe kontributet e veta tė tė gjithė legjislativit dhe tė ekzekutivit shqiptar. Kėshtu qė ne si maxhorancė ende nuk kemi shprehur opsionet tona. Por do tė thosha si parathėnie qė ky draft ėshtė njė draft nė pėrgjithėsi i arrirė, ku plotėsohen kėrkesat e asaj pjese tė ish-pronarėve, pa cėnuar interesat imediate tė shtresave tė tjera tė popullatės shqiptare.
Nė miratimin e ligjit pėr pronat do ta merrni parasysh vullnetin e pėrfaqėsuesve tė opozitės, apo do tė mjaftoheni vetėm me konsensusin e PD siē ėshtė vepruar edhe me Kodin Elektoral?
Eshtė njė ogur i mirė qė veēanėrisht ligji i pronave tė miratohet nga i gjithė spektri politik shqiptar. Do tė ishte ogur i keq nėqoftėse do tė miratohej vetėm me votat e maxhorancės socialiste. Besoj se do tė realizohet qė pjesa dėrmuese e spektrit politik shqiptar gjejnė konsensusin pėr ligjin e pronave. Dhe kjo ėshtė njė zgjidhje mjaft e mirė jo vetėm pėr pronarėt por pėr tė gjithė.
Krijoni Kontakt