Tashme Tirana e Nanos eshte bere vendi ku vriten Vipat.
Jo vetem qe vriten vipat por dhe nuk gjenden vrasesit.
Besoj ketu Nano Rama Ruci nuk do ja hedhin fajin Kanunit e Shpellave te Malsise.
Ja cthote Gazeta Shqiptare:
-----------
ATENTAT PRANE QENDRES SE TIRANES
Plumba familjes sė Sollakut Vritet shoferi i gruas e vajzės sė tij
--------------
Gerti Xhaja
Plumba familjes sė kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Gruaja dhe vajza e numrit njė tė prokurorisė i kanė shpėtuar njė atentati, i cili i ka marrė jetėn shoferit tė makinės me tė cilėn udhėtonin. Gardisti Genci Sina, 32 vjeē ėshtė qėlluar me njė pistoletė me silenciator nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", pranė pastiēeri Laguna, 100 metra pėrballė Piramidės, ndėrsa drejtonte automjetin "Rover", tip fuoristrada me targa Tr 1762 i, tė eskortės sė prokurorit tė pėrgjithshėm. Pasi ėshtė siguruar se ka kryer ekzekutimin, vrasėsi ėshtė larguar nė kėmbė nė drejtim tė godinės sė parlamentit, duke lėnė tė tmerruara nga skena e pėrjetuar gruan dhe vajzėn e Sollakut. Pak ēaste mė pas, policia ka marrė nė mbrojtje vetė kryeprokurorin, i cili ndodhej nė restorant "Piazza" nė shoqėrinė e ish-presidentit Mejdani dhe disa miqve tė tjerė. Ndėrkohė policia deri afėr mesnatės nuk kishte mundur ende tė identifikonte autorin dhe arėsyet e njė atentati tė tillė tė bujshėm. Blutė kanė shoqėruar taksistin dhe mjetin taksi, me tė cilėn ėshtė afruar atentatori dhe kanė nisur tė shfletojnė tė kaluarėn e gardistit qė shėrbente si shofer pranė prokurisė sė pėrgjithshme qė nė periudhėn e Arben Rakipit. Por veē njė konflikti personal qė mund tė ketė patur shoferi, hetuesit nuk kanė lėnė mėnjanė edhe njė paralajmėrim tė mundshėm qė mund t'i jetė bėrė kreut tė hetimit. Nė kėtė pistė nuk pėrjashtohet edhe kėrcėnimi publik qė morrėn drejtuesit e akuzės nga Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) pak ditė mė parė. E lidhur kjo me pėrfundimin e hetimeve dhe dėrgimin e dosjes pėr gjykim pėr dy prej liderėve tė AKSH-sė, tė arrestuar nė Tiranė.
Ngjarja
Njė taksi me ngjyrė tė verdhė i ėshtė afruar fuoristradės me tė cilėn lėvizte familja e kryeprokurorit nė hyrje tė bulevardit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 21.30 tė mbrėmjes sė djeshme. Njė person i vetėm, i cili deri nė mesnatė rezultonte i paidentifikuar nga policia ka dalė nga taksia nė momentin qė fuoristrada TR 1762 I ishte ndalur nė semafor. Me njė pistoletė me silenciator ka qėlluar nė kokė shoferin Genci Sina. Midis atentatorit dhe viktimės nuk ėshtė shkėmbyer asnjė fjalė dhe autori ėshtė larguar nė kėmbė nė drejtim tė kryesisė sė parlamentit. Pistoleta ka qėlluar vetėm njė herė dhe nuk ka qėlluar mbi gruan dhe vajzėn e prokurorit. Forca tė policisė sė komisariatit numėr 1 kanė marrė menjeherė nė mbrojtje dy femrat, ndėrkohė qė Sina kishte vdekur nė vend. Ato janė dėrguar nė gjendje tė rėndė shoku tė pėsuar nga pėrjetimi i ngjarjes sė pėrgjakshme.
Hetimi
Policia ka fiksuar tre pista kryesore pėr vrasjen qė pėrgjaku asfaltin e qendrės sė Tiranės. Pista kryesore ėshtė ajo e hakmarrjes pėr shkak tė njė grindje banale. Burime policore thanė pėr Gazetėn se dyshohet se grindja tė ketė qenė personale me shoferin, pasi atentatori nuk ka treguar asnjė interes tė kėrcėnojė apo ndėshkojė gruan dhe vajzėn e kryeprokurorit Sollaku. Nė Komisariatin numėr 2 tė policisė tė Tiranės ėshtė bllokuar automjeti taksi i pėrdorur nga ekzekutori. Dėshmia e shoferit tė taksisė mendohet tė jetė me shumė interes pėr krijimin e identikitit tė vrasėsit.
Ndėrkohė policia ėshtė duke hetuar pėr ekzistencėn e ndonjė pazari tė mundshėm nga vetė Sina, i cili mund tė njė shumė e madhe parash pėr ndonjė "nder" tė parealizuar. Sipas hetuesve dyshohet se dalja nga fjala mund t'i ketė kushtuar jetėn shoferit tė Sollakut.
Pista e tretė e hedhur nė tryezėn e punės sė grupit hetimor pėr ngjarjen ėshtė edhe njė implikim i mundshėm i AKSH-sė nė krim. Arrestimet e bujshme tė kreut Gafurr Adili dhe besnikėve tė tij, pėr policinė mund tė jenė edhe njė motiv pėr hakmarrjen e pėrgjakshme.
Tendenca pėr tė mbajtur pranė shoferė problematikė
Pėrditė e mė tepėr nė Shqipėri shėnohen ngjarje tė hidhura ku protagonistė janė shoferė apo shoqėrues tė personave qė kanė patur fatin tė jenė drejtues tė lartė tė institucioneve tė shtetit. Vetėm dy muajt e fundit janė vrarė dy shoferė tė tillė. Njėri, Gjovalin Ndreu, u qėllua ndėrsa nė makinė ndodhej edhe shefi i tij nėnkomisar Gani Malushi, i cili pati tė njėjtin fat. Ndėrsa dje nė mes tė Tiranės u qėllua Genci Sina, shoferi i kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Njė nga pistat e policisė pėr kėtė ngjarje, qė dje ishte mundėsia e pėrfshirjes sė shoferit nė pazare tė pista dhe mospėrfundimi i tyre. Por moda e shoferėve tė tillė tė instaluar pranė drejtuesve tė lartė tė institucioneve tė shtetit tashmė mund tė konsiderohet e vjetėruar. Ndėrsa shembujt kanė qenė tė shumtė dhe nė krye tė klasifikimit pėr raste mė tė shumta skandalesh janė shoferėt qė kanė qenė pranė drejtuesve tė policisė. Kėshtu nė vitin 1999 mbahet mend fakti se ish-shefi i Komisariatit tė Sarandės kishte punėsuar si shofer parnė tij Gėzim Ēelėn, njė personazh qė mė pas do tė bėhej i famshėm pas akuzave pėr shfrytėzim prostitucioni nė Itali. E njėjta histori ėshtė pėrsėritur dy vjet mė vonė edhe me shoferin dhe njėkohėsisht kunatin e ish-drejtorit tė policisė sė Elbasanit, Edmond Koseni. Xhaferr Elezi i dėnuar pėr shfrytėzim prostitucioni nė Itali me 4.4 vjet burg u arrestua menjėherė pas rrėzimit nga posti tė njeriut tė tij. Por ka edhe raste kur politikanė dhe pushtetarė janė joshur pas shoferėve tė "shkathėt" apo tė "fortė". Kėshtu karriera e ish-drejtorit tė pėrgjithshėm tė rrugėve Adi Shamku do tė gremisej menjėherė pas arrestimit tė shoferit tė tij Shkėlqim Konēi me 20 kilogramė drogė nė Kukės nė vitin 2001.
---------------------------
Krijoni Kontakt