Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    08.06.2004*

    Grupi i Kontaktit për Kosovën vlerëson se janë bërë përparime për realizimin e standardeve



    Grupi Perkrahes per Kosoven, vendosi sot, qe te themeloje nje grup keshilledhenes per sigurine ne Kosove ne te cilin do te marrin pjese perfaqsuesit e te gjitha komuniteteve.

    Ky grup* per qellim ka shkembimin e informatave, sidomos per procesin e rinderimit dhe kthimit te personave te zhvendosur. Perfaqsuesit shqiptar, pas takimit te Grupit Perkrahes per Kosoven, shfaqen shpresen se Grupi i Kontaktit do te vazhdoje te luaj nje rrol udheheqes ne pergatitjet per zgjidhjen e statusit te Kosoves.

    Grupi Perkrahes per Kosoven, i themeluar nga Grupi i Kontaktit, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, konstatoi se procesi i rindertimit te shtepive te shkaterruar gjate trazirave te marsit nuk eshte duke u zhvilluar me shpejtesine* e duhur. Per kete mekanizem, objektiv mbetet ripartimi i sa me shume shtepive deri ne shtator nderkohe, qe perfundimi i teresishem i* rindertmit duhet te perfundoje gjithsesi deri ne fillim te dimrit. Ne nje deklerat te perbashket te shkruar per media, thuhet se me qellim te ndertimit te besimit, pjesmarresit ne takim jane pajtuar per themelimin e nje grupi keshilledhenes per sigurine ne te cilin do te marrin pjese perfaqsuesit e te gjitha komuniteteve. Kjo me qellim te shkembimit te iformatave sidomos per procesin e rindertimit dhe kthimit. Nderkohe, udheheqesit shqiptar, pas takimit* thane se perfaqsuesit nderkombetare, jane pajtuar se ne Kosove eshte shenuar progres ne* permbushjen e standardeve, mirepo, ka akoma shume per tu bere.
    *
    Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, ne kete takim serish e ka ngritur ceshtjen e privatizimit. Sipas tij, eshte shtylla e katert e UNMIK-ut, ajo qe po e bllokon kete proces. Shqetesimin e tij per mbajtjen akoma te bllokuar te procesit te privatimit e shprehu edhe kryetari i AAK-se, Ramush Hardinaj. Kryetari i PDK-se, Hashim Thaqi, nderkaq, tha se raportet ne mes UNMIK-ut, dhe institucioneve te Kosoves, duhet ndryshuar. Sipas Thaqit, e gjithe kjo me qellim te arritjes se nje progresi te dukshem.
    *****
    Sidofofte, perfaqsuesit shqiptar, shpresojne se grupi i kontaktit do te vazhdoje te luaj nje rrol te rendesishem dhe udheheqes ne pergatitjet per zgjidhjen e statusit te Kosoves.* Grupi perkrahes per Kosoven, nderkaq ne takimin e sotem edhe me* perfaqsuesit e serbeve, njoftohet se ka kerkuar nga ta qe te perfshihen ne grupet punuese per implementimin e standardeve. Nje takim i ngjashem i grupit perkrahes per Kosoven nderkaq, u mbajt 6 jave me pare ndersa 6 jave pas, ne fund te korrikut serish ky grup do te mbledhet ne Prishtine.*****************

    Bekim Shehu / Prishtinë

  2. #32
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Llapi ka sjelle nje artikull ne temen per Adem Demacin ne forumin e Elites Kombetare, te cilin mund ta lexoni KETU = postimi # 4. Artikulli ka te beje me statusin e Kosoves, drejt ku po shkon ky status, standartet etj.
    Ne vazhdim te atij artikulli, duke u bazuar tek nje dyshim qe parashtron zoti Demaci ne te, duke shtuar dhe nje dyshim tjeter qe krijohet, kur degjon se c'ndodh me kosovaret qe jetojne jashte Kosoves, shtrohet sa me poshte per mendimin tim. (Eshte sjelle dhe tek ajo teme.)


    ===

    Ne nje pike te artikullit zoti Demaci permend (megjithese shprehet se nuk e ka te faktuar) se rreth 80% e mallrave ne Kosove vijne nga Serbia. Kesaj mund t'i shtohet nje dyshim tjeter, se shumica e shqiptareve te Kosoves pervec pashaportes te marre na UNMIK-u mbajne dhe pashaporten serbe.
    Atehere shtrohet pyetja, cfare jane keto sinjale qe populli ne Kosove leshon ne menyre indirekte?

    Minimumi qe mund te bejne qytetaret e Kosoves eshte qe te dalin nga interesat e ngushte afatshkurter qe mund t'i ofroje pasja e pashaportes serbe dhe blerja e mallrave qe vijne nga Serbia dhe te shikojne per me larg.

    - Pra te hiqet dore nga pashaportat serbe - shtetasit e Kosoves te preferojne titullin "pa shtetesi" sesa te mbajne shtetesine serbe e cila domosdoshmerisht i kthen perseri ne vasalitetin e Serbise

    - Te bojkotohen mallrat serbe. Njerezit te mos i blejne me keto mallra, atehere rrjedhimisht tregtaret le te gjejne burime te tjera per importimin e mallrave te tyre. Ka shtete te tjera qe prodhojne po aq lire sa Serbia, shko ne Turqi, Maqedoni, Shqiperi.

    Sinjalet ekonomike dhe ato te identifikimit te personave vete jane me te mirat qe mund t'i jepen bashkesise nderkombetare per vendosmerine e qytetareve te Kosoves per te ekzistuar si shtet me vete e jo si njesi e Serbise. Pra duhet vendosmeri dhe kjo duhet bere e qarte ne syte vezhgues.

    Duke qendruar ne pozicionin, i cili mund te nxirret me mendje nga dyshimet e ngritura, qytetaret shqiptare ne Kosove po i bejne varrin vetes, po e kthejne Kosoven ne nje zgjatim jozyrtar te Serbise.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •