08.06.2004*
Grupi i Kontaktit për Kosovën vlerëson se janë bërë përparime për realizimin e standardeve
Grupi Perkrahes per Kosoven, vendosi sot, qe te themeloje nje grup keshilledhenes per sigurine ne Kosove ne te cilin do te marrin pjese perfaqsuesit e te gjitha komuniteteve.
Ky grup* per qellim ka shkembimin e informatave, sidomos per procesin e rinderimit dhe kthimit te personave te zhvendosur. Perfaqsuesit shqiptar, pas takimit te Grupit Perkrahes per Kosoven, shfaqen shpresen se Grupi i Kontaktit do te vazhdoje te luaj nje rrol udheheqes ne pergatitjet per zgjidhjen e statusit te Kosoves.
Grupi Perkrahes per Kosoven, i themeluar nga Grupi i Kontaktit, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, konstatoi se procesi i rindertimit te shtepive te shkaterruar gjate trazirave te marsit nuk eshte duke u zhvilluar me shpejtesine* e duhur. Per kete mekanizem, objektiv mbetet ripartimi i sa me shume shtepive deri ne shtator nderkohe, qe perfundimi i teresishem i* rindertmit duhet te perfundoje gjithsesi deri ne fillim te dimrit. Ne nje deklerat te perbashket te shkruar per media, thuhet se me qellim te ndertimit te besimit, pjesmarresit ne takim jane pajtuar per themelimin e nje grupi keshilledhenes per sigurine ne te cilin do te marrin pjese perfaqsuesit e te gjitha komuniteteve. Kjo me qellim te shkembimit te iformatave sidomos per procesin e rindertimit dhe kthimit. Nderkohe, udheheqesit shqiptar, pas takimit* thane se perfaqsuesit nderkombetare, jane pajtuar se ne Kosove eshte shenuar progres ne* permbushjen e standardeve, mirepo, ka akoma shume per tu bere.
*
Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, ne kete takim serish e ka ngritur ceshtjen e privatizimit. Sipas tij, eshte shtylla e katert e UNMIK-ut, ajo qe po e bllokon kete proces. Shqetesimin e tij per mbajtjen akoma te bllokuar te procesit te privatimit e shprehu edhe kryetari i AAK-se, Ramush Hardinaj. Kryetari i PDK-se, Hashim Thaqi, nderkaq, tha se raportet ne mes UNMIK-ut, dhe institucioneve te Kosoves, duhet ndryshuar. Sipas Thaqit, e gjithe kjo me qellim te arritjes se nje progresi te dukshem.
*****
Sidofofte, perfaqsuesit shqiptar, shpresojne se grupi i kontaktit do te vazhdoje te luaj nje rrol te rendesishem dhe udheheqes ne pergatitjet per zgjidhjen e statusit te Kosoves.* Grupi perkrahes per Kosoven, nderkaq ne takimin e sotem edhe me* perfaqsuesit e serbeve, njoftohet se ka kerkuar nga ta qe te perfshihen ne grupet punuese per implementimin e standardeve. Nje takim i ngjashem i grupit perkrahes per Kosoven nderkaq, u mbajt 6 jave me pare ndersa 6 jave pas, ne fund te korrikut serish ky grup do te mbledhet ne Prishtine.*****************
Bekim Shehu / Prishtinë
Krijoni Kontakt