Kush pritet ti fitoje zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Serbi? A do te jete Koshtunica, tani e tutje politikani kyc serb? Cfare do te mundohet te arrije regjimi serb ne Kosove, ne vitin 2004? Pse nuk mund te kete ctensionim ne raportet midis UNMIK-ut dhe zyrtareve kosovare me Beogradin?
Nga Blerim Shala
Trevjetorin e ndryshimit te regjimit te Milloshevicit, qytetaret serbe, sic tha njeri prej tyre, e priten me qendrim deshperues: Me pare dihej ke duhet te rrezonin nga pushteti, tani, nuk dihet ke duhet te zgjedhin ne pushtet.
Nacionalistet dhe reformistet
Ne marsin e ketij viti, serbet moren vesh, permes dy te shtenave ne qender te Beogradit, te cilat vrane Kryeministrin Xhinxhic, qe pushteti i pas-tetorit te vitit 2000, kishte nderruar Milloshevicin, por kishte bashkejetuar me strukturat e tij te pushtetit; qe krimi i organizuar ishte sponsorizuar dhe mbajtur nga shteti; qe shoqeria serbe ka halle te medha, te cilat nuk mund ti zgjidhe pa ndihme nga Perendimi; qe Serbia nuk mund te hyje ne Bashkimin Evropian, derisa nuk heq qafe problemet e Kosoves dhe te Malit te Zi.
Rreth fundit te ketij viti, ne Serbi po kuptohet qe qeveria e sotme e Zhivkovicit eshte prodhuese e krizes politike dhe ekonomike e jo mekanizem per zgjidhjen e saj. Zgjedhjet e reja parlamentare, te cilat kjo qeveri deshironte ti shtyje per dhjetorin e vitit 2004, me shpresen e kote qe mbajtja sa me vone e tyre, do te ktheje popullaritetin qe ne fillim te mandatit te saj kishte kjo qeveri, sipas te gjitha gjasave, do te mbahen ne pranveren e vitit te ardhshem. Njohesit e rrethanave politike ne Serbi, thone qe nacionalizmi e jo reformizmi eshte tipar mbizoterues i shoqerise serbe. Madje, thuhet qe po te ishte Vojisllav Shesheli, lideri i SRS-se (Partise Radikale Serbe), ne Beograd, e jo ne Hage, ai do te mund te behej politikani me i fuqishem ne Serbi. Ne mungese te tij, figure bosht rreth se ciles do te tubohen nacionalistet, do te jete Vojisllav Koshtunica, Kryetari i DSS-it (Partise Demokratike Serbe). Reformistet, te cilet besojne qe Serbia duhet te kete prioritet te vetin absolut inkuadrimin sa me te shpejte ne Bashkimin Evropian, do te perkrahin G17-shin e Miroljub Labusit. Sipas te gjitha gjasave, koalicioni i cuditshem, jo-natyror midis DSS dhe G17 do te marre pushtetin ne Serbi deri ne fund te pranveres se vitit te ardhshem. Mendohet qe madje tashme ekziston edhe nje marreveshje e brendshme midis ketyre dy partive per krijimin e qeverise se perbashket. Nese vertete krijohet kjo qeveri, nuk eshte veshtire te paramendohet qe pergjegjes per politiken serbe ndaj Kosoves do te behet Koshtunica e jo Labusi, i cili koheve te fundit eshte shquar me disa deklarata te qarta ne favor te largimit perfundimtar te Serbise nga Kosova.
Eshte interesant qe Koshtunica, kur akoma ishte President i RFJ-se, ka qene kundershtar i politikes se re serbe ndaj Kosoves, te promovuar nga Zoran Xhinxhici, Kryeministri i Serbise. Sic dihet, Xhinxhici, ne kater muajt para vrasjes, doli me qendrimin qe ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet urgjentisht, sepse ne te kunderten, per disa vjet, Kosova do te behet shtet i pavarur. Kryeministri serb pra mendonte qe koha nuk eshte aleat serb ne rastin e Kosoves. Xhinxhici nuk e fshihte qe eshte ithtar i ndarjes territoriale te Kosoves, e cila, per bindjen e tij, mund te mberrihej deri ne fund te vitit 2003, me perkrahjen edhe te lidereve shqiptare, te cilet do te kembenin pavaresine e menjehershme te Kosoves me braktisjen e veriut te Kosoves. Koshtunica ka menduar qe Xhinxhici nuk do te arrije gje tjeter, vecse qe do te humbe Kosoven te teren per nje kohe te shkurter, sepse ne Perendim, askush nuk perkrahte zgjidhjen e shpejte te ceshtjes se Kosoves.
Koshtunica dhe partia e tij kane pasur nje rol shume te rendesishem ne pergatitjen e "Deklarates per Kosoven", te miratur me 27 gusht, ne Kuvendin e Serbise. Afersia e tij me qarqet kishtare dhe akademike eshte e njohur, ashtu sikurse edhe insistimi i tij qe per serbet ne Kosove, te gjendet nje zgjidhje qe do te territorializonte te drejtat etnike.
Ruajtja e sistemit paralel
Sidoqofte, supozohet qe ne instance te fundit, te gjithe faktoret domethenes serbe do te bashkohen rreth platformes se ndarjes territoriale te Kosoves si zgjidhje me e pranueshme per Beogradin kur te hapet kapitulli i statusit perfundimtar te Kosoves.
Perndryshe, me koalicionin eventual te DSS-it dhe G17-shit ne krye te Serbise, nuk do te kete me kurrfare gjasash per ruajtjen e Bashkimit te Serbise dhe Malit te Zi. G17 edhe ashtu eshte ithtare i shkurorezimit te Serbise prej Malit te Zi, duke argumentuar ketu me shperpjestimin territorial te Serbise dhe Malit te Zi, ndersa Koshtunica asnjehere nuk ka qene perkrahes i ketij unioni, i cili per te ka qene aranzhman privat i Xhinxhicit dhe Milo Gjukanovicit, atehere President i Malit te Zi.
Politikanet serbe te Kosoves do te percjellin me kujdes cfare po ndodhe ne skenen politike te Serbise, duke u munduar te ri-pozicionohen ne baze te rezultateve te zgjedhjeve parlamentare. Natyrisht, manovrimet e tyre politike nuk do te kene konsekuenca sa i perket raporteve te tyre ndaj pushtetit kosovar dhe ndaj Administrates Nderkombetare. Ne vitin 2004, nuk do te kete fare gjasa te pritet ndonje shtensionim ne keto marredhenie. Perkundrazi. Zgjedhjet parlamentare ne Kosove pritet te shfrytezohen prej politikaneve serbe dhe prej Beogradit per te nxjerre koncesione te reja prej UNMIK-ut. Nderkohe, Beogradi dhe serbet e Kosoves do te vazhdojne te pergatisin plane te reja per decentralizimin e pushtetit ne Kosove, duke ruajtur, sa me shume qe eshte e mundur, organizimin e tyre momental te pushtetit paralel ne veri te Kosoves dhe ne enklava. Dialogu per ceshtje praktike, i cili pritet te filloje ne nentor, do te shfrytezohet prej Covicit dhe zyrtareve te tjere serbe, per te goditur sa me shume qe eshte e mundur UNMIK-un dhe strukturat kosovare per deshtimin ne zbatimin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, per mungesen ne permiresimin e sigurise per serbet e Kosoves, etj.etj. Edhe ashtu, ky dialog do te ece shume ngadale, nese nuk do te ngece fare, si pasoje e zgjedhjeve te reja parlamentare ne Serbi.
Disfata e paralajmeruar zgjedhore e Partise Demokratike te Kryeministrit Zhivkovic, nuk do te ndryshoje rrenjesisht pozicionin e Perendimit ndaj Beogradit, sepse kushdo qe ti fitoje zgjedhjet do te detyrohet te vazhdoje bashkepunimin me kryeqendrat perendimore. Por, ky bashkepunim do te jete me i komplikuar kur dihen pozicionet politike te Koshtunices, i cili shpreson qe para se ky te marre pushtetin, qeveria e sotme e Serbise do ti dorezoje ne Hage te gjithe te akuzuarit per krime lufte ne Kosove dhe ne Bosnje, duke perfshire ketu edhe Gjeneralin Mlladic, per fatin e te cilit ne vecanti interesohet Administrata amerikane.
Me nje qeveri te ketille serbe, ku do te mbizoteroje dimensioni nacionalist, Perendimi do ta kete shume veshtire kur do te hapet ceshtja e statusit final te Kosoves.
Neser: Pse viti 2005 shihet si vit kur mund te zgjidhet statusi final i Kosoves? Pse Prishtina dhe Beogradi pajtohen qe SHBA-ja duhet te kete rolin kryesor ne adresimin e statusit? Cfare presin prej Amerikes shqiptaret, e cfare serbet? Cili do te jete roli i Grupit te Kontaktit? Cfare ka propozuar Rusia?
Krijoni Kontakt