Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Komuniteti Shqiptar nė Rumani

    E Enjte, 03 Qershor 2004


    SHQIPTARET NE RUMANI RUAJNE TRADITAT

    Nga Aleksander Furxhi

    Bukureshti ka disa shekuj qe eshte qender e shqiptareve.

    Ne Rumani jeton nje komunitet shqiptaresh, te cilet mbajne gjalle traditen e filluar 400 vjet me pare, kur shqiptaret e pare u vendosen ne Bukuresht dhe rrethinat e tij. Nje grup shqiptaresh me origjine te hershme, por dhe te re, u mblodhen pak dite me pare ne Konstanca te Rumanise per te takuar Presidentin e Republikes se Shqiperise Alfred Moisiun i cili ndodhej atje per nje takim me homologet e Evropes Qendrore. Nje prej tyre eshte Eleni Shuka, nje grua korcare ne moshe te thyer, por e mbajtur mjaft mire. Ajo ka lindur ne Korce ne vitin 1917, dhe jeton ne Rumani qe prej moshes 10 vjec. "Kam bere shkollen fillore (ne Korce) dhe kemi ardhur ne Rumani me gjithe familjen ne 1927, sepse mamaja ime kishte gjithe motrat dhe vellezerit ketu" tregon zonja Shuka. Nuk eshte komuniteti i lavdishem i periudhave mes dy lufterave boterore apo fundit te shekullit te XIX.

    Flet Luan Topciu, prof. Universiteti i Bukureshtit

    Sipas nje regjistrimi qe eshte bere ne Rumani ketu e dy vjet me pare, e kane deklaruar veten shqiptare 500 njerez, prej te cileve vetem 470 shqipfoles. Mirepo ne zgjedhjet e fundit per perfaqesuesit e dy organizimeve te bashkesise shqiptare, kane votuar rreth 17 mije njerez. "Gjithsesi, shqiptaret e Rumanise jane sot shume me pak se nje shekull me pare" thote profesori i Universitetit te Bukureshtit, Luan Topciu, i cili u vendos ne Rumani qe me renien e komunizmit ne Shqiperi. Sipas tij, nuk eshte komunitet i lavdishem i periudhave mes dy luftrave botrore apo fundit te shekullit te XIX," thote ai. "Shume prej prinderve te shqiptareve te sotem, jane larguar nga kjo jete, ata ishin dhe bartes te gjuhes, te tjeret qe jane sot nuk flasin me shqip ose ne menyre te manget" thote Topciu. Shqiptaret e Rumanise zyrtarisht jane te perfaqesuar ne parlamentin rumun me nje deputet, por disa prej tyre nuk jane te kenaqur me kete perfaqesim.

    Tradita e gjuha

    Nje pjese e shqiptareve te sotem te Rumanise i perkasin atij brezi qe ka lindur atje dhe qe me Shqiperine dhe shqipen i lidh tradita familjare. "Une quhem Fatime Aliu" tregon nje grua me origjine shqiptare. "Ketu kam lindur, rritur dhe gjuhen e kam mesuar prej nenes dhe babait si dhe adetet, traditat gjithe shqiptare. Familja e babait tim ne Rumani ka me shume se 250 vjet me origjine nga Tetova. Me femijet kam folur shqip se burri im nenen e ka patur nga Struga dhe ka vdekur kur ai ka qene 3 vjec" thote ajo.

    Nderkaq, ka dhe burra shqiptare qe jane martuar me gra rumune te cilat jane dashuruar me gjuhen e bashkeshorteve te tyre, sic eshte Dojna Maksutovic, gruaja e nje profesori ne universitet. "E mesoj vete gramatiken letrare, shqipja eshte nje gjuhe shume interesante, sidomos gramatika" thote zonja Maksutovic.

    Organizimi i shqiptareve ne Bukuresht

    "Bashkesia kulturore e shqiptareve te Rumanise boton edhe nje reviste ne te cilen, mes te tjerave, perpiqet te mbaje ndezur traditen dhe gjuhen" sqaron thote Luan Topciu, profesor i gjuhes shqipe ne universitetin e Bukureshtit. Ai tregon se organizata eshte rithemeluar pasi eshte shperbere ne vitin 1953 nga shteti i atehershem komunist rumun dhe eshte rithemeluar pas vitit 1990.

    "Ne vitin '90-'91 eshte krijuar keshilli i pare per minoritetet prane qeverise rumune, ku ka bere pjese edhe bashkesia kulturore shqiptare e Rumanise" thote zoti Topciu. "Jane rimarre te njejtat organe te shtypit qe kane ekzistuar si revista Albanesul te cilen e drejtoj une sot, eshte organi i Nikolla Nacos i themeluar ne 1887 per here te pare dhe sigurisht me nderprerje te caktuara, eshte rimare ne keto vite dhe vazhdon te botohet akoma ne 2 gjuhe, kryesisht kulturore" tregon ai.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur



    Gjatė takimit me ta tė para disa ditėve Kryetari Shqiptar Moisiu ju premtoi ndihmė pėr hapjen e shkollave shqipe pėr kėta shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nestor
    Anėtarėsuar
    28-05-2004
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    7
    Fatkeqėsisht, gjendja e shqiptarėve nė Rumani (nė Bukuresht) ishte kaq e keqe (sė paku nė 1999, kur u largova unė nga Bukureshti). Ka shumė interese.

    Ka tre grupe:
    1. Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė (e drejtuar nga Xhelku Maksutoviē alias Gelcu Maksutovici alias Xhelku Maksuti). Maksutoviē nuk flet shqip, gjė qė ėshtė e pakuptueshme pėr njė njeri qė do tė reprezantojė shqiptarėt nė Rumani (A ka mundėsi pėr njė shqiptar tė organizojė shoqata e shqiptarėve me emrin UCAR?) (Hehe, quhem Xhelku Maksutoviē, jam prezidenti i UCAR-it. ). Megjithatė, ai kishte shumė vullnet tė hyjė nė kuvendin e Rumanisė si pėrfaqesues i shqiptarėve. Pa sukses. Atėherė, Maksutoviē ka investuar gjithė vullnetin e tij nė Cristia, bija e tij. I ka botuar librat, meghithėse Cristia nuk kupton shumė gjera (ja njė shėmbull: http://www.citirerapida.ro/ )

    2. Haemus (Kopi (http://www.kycyk.home.ro/) dhe Ardian Kyēyky alias Ardian-Christian Kuciuk, njė shkrimtar rumun (!) i vlerėsuar - http://www.ardiankycyku.home.ro/). Ish-ambasadori i Rumanisė nė Shqipėri, Gheorghe Micu, pėrbante kėtij grupi. Boton Haemus - http://www.revistahaemus.home.ro/

    3. Lidhja e Shqiptarėve tė Rumanisė (qė pėrfaqėson shqiptarėt nė kuvendin rumun - Oana Manolescu flet shqip, por nuk ėshtė shqiptare, ka lidhje gjaksore me Ballkanin, veēanėrisht me anėn e Maqedonise dhe mė duket arumune - http://diasan.vsat.ro/pls/parlam/cv1?i=342&c=2&l=2000)

    Nė zgjedhjet e vitit 2000, BKShR ka marrė 7798 votė dhe LShR - 10543. Oana Manolescu ka dalė nga BKShR dhe ka krijuar njė organizatė tjerėr pas zgjidhive tė 1996-it, kur ka shėnuar njė angazhim qė do tė transferojė votėt e saj Xhelku Maksutoviēit, por nuk e ka bėrė nė fund.

    Pėr sa mė pėrket, unė i kam njohur gjithė (pėrveē Oana Manolescu) dhe mė vjen shumė keq se ka shumė luftėra. Luan Topēiu ishte, pėr njė periudhė, miku im mė i mirė dhe profesori i parė. Ardian Kyēyku ishte njeriu i parė qė mė ka folur pėr Shqipėrinė me fjalė tė vėrteta.

    Gjithė tė mirat!

    PS: Bullgarėt janė nė njė gjendje paralele. Pėrfaqesuesi i bullgarėve nė kuvendin rumun pėrfaqeson vetėm njė grup katolik (!) nga Banati.
    Unė nuk flas (...) me njerėz qė i mohojnė luftėrat e drejta - Skėnderbeu

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •