Më bëri përshtypje shumë një zëdhënëse e UNMIK-ut nga Pakistani apo Bangladeshi para disa ditësh kur me këmbëngulje e ashpërsi theksonte se vetëm UNMIK ka juridiksion në Kosovë.
Mozomakeq thashë me vete, edhe këta janë bërë të luajnë me neve!!!!
Mirëpo menjëherë pas saj morra lajmin tjetër nga zëdhënësi i OSBE-së që thoshte se qeveria si e dalë nga votat e popullit ka poashtu juridiksion.
UNMIK-u në Kosovë ka ardhur për të ndihmuar vendasit e jo për të udhëhequr vendasit me Pakistana, Bangladesha e njerëz të vendeve si këto.
Është poashtu shumë me vend edhe deklarata e Tom Lantoshit se ato standarde edhe Amerikës po tia kishte vënë Anglia, nuk do ta kishte fituar pavarësinë kurrë.
Mirëpo, prapë demokratizimi sa më i madh i jetës në Kosovë por edhe kudo është mjaft i rëndësishëm si për vendin tonë ashtu edhe për të tjerët, dhe grupet punuese që po ngriten nga qeveria atje janë për tu përshëndetur dhe uruar punë të mbarë.
Holkeri tha se do të zgjidh problemin e privatizimit dhe privatizimi do të filloi së shpejti.
Mirëpo, çështjet më të rëndësishme si shuarja e strukturave të pushtetit paralel që mvaret e duhet të bëhet nga serbët menjëherë dhe urgjentisht dhe për këtë duhet edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve po të jetë nevoja, si dhe problemi i kthimit të të zhvendosurve shqiptar në veri të Mitrovicës që mvaret nga serbët, dhe kthimi i atyre joshqiptar që duan të kthehen në zonat tjera që mvaret nga shqiptarët duhet dhe mendoj se do të zgjidhen nga po këto grupe punuese të ngritura nga qeveria.
Ndërsa problemet tjera teknike duhet të zgjidhen me qeverinë serbe, dhe kjo pa humbur kohë.
Pamvarësisht këtyre, statusi i Kosovës nuk ka pse të shtyhet por me referendum popullor të deklarohet vullneti i popullit që do të thotë ribashkim me Shqipërinë.
Tung
Krijoni Kontakt