110 vjet nga lindja e Vedat Kokonės, autorit qė na la njė dhuratė tė ēmuar pėr gjuhėn, fjalorin 35 mijė fjalėsh shqip-frėngjisht
Ashtu si sot, 110 vite mė parė, lindi publicisti, poeti dhe pėrkthyesi shqiptar Vedat Kokona. Jo rrallė herė gjatė shekujve tė historisė, vende tė vogla kanė rritur njerėz tė mėdhenj qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė histori. I tillė ishte Vedat Kokona.
Kokona u lind nė Izmir, nga njė familje qytetare gjirokastrite. I ati, Elmazi, ishte avokat. Mė 1920 kthehet nė Tiranė, ku kreu shkollėn fillore dhe mė pas vijoi mėsimet nė Liceun e Korēės. Gjatė studimeve nė kėtė shkollė, mė 1935, Kokona fitoi ēmim nė njė konkurs letrar. Ēmimi ishte njė aparat fotografik Kodak, qė e ėndėrronte, dhe njė botim i bukur poezish tė Lamartinit.
Po atė vit nisi studimet e larta nė Paris pėr drejtėsi, ku qėndroi deri nė fillim tė 1939-s. Pas pėrfundimit tė universitetit, u emėrua nė gjykatėn e Krujės, ku nuk shkoi tė merrte detyrėn. Ai punoi si mėsues i gjuhės frėnge, nė po Liceun e Korēės, ku kishte qenė nxėnės. Aty u dallua si njė nga mėsuesit mė tė mirė. Gjatė invazionit fashist, kur Kokona punoi si profesor, udhėzimi ishte qė tė spiunonte nxėnėsit gjė qė ai nuk mund ta pranonte pėr arsye tė parimeve dhe tė karakterit tė tij. Pėr shkak tė trysnisė politike, dha dorėheqjen mė 1942 dhe i hyri profesionit tė tij tė fillimit, avokatisė. Nė shkurt 1944, sė bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themeloi dhe kryesoi redaksinė e sė pėrdyjavshmes Revista letrare, jetėshkurtėr, por me ndikim nė jetėn kulturore.
Ai solli si trashėgimi pėr ditėt e sotme vepra tė rilindėsve tanė. Pėrkthimin e parė e bėri qė nė vitet ’30 kur botoi nė tė pėrkohshmen “Illyria” me kryeredaktor Ernest Koliqin, poezinė “Njerėz tė varfėr” tė Hygoit, pėr tė cilėn e pėrgėzuan Koliqi dhe diplomati Fico. Vedat Kokona pėrktheu shumė klasikė tė letėrsisė sė pėrbotshme, si Pier Kornejin, Zhan Rasinin, Shekspirin dhe Tolstoin “Ana Karenina”, Gorkin “Fundėrrinat”, Xhon Gollsuorthin “Saga e Forsajtėve”, Dikensin “David Koperfildin”, Aleksandėr Beku “ Udha e Volokolamksut”, Rabindranat Tagoran “Stuhi nė Gang” , Ernest Heminguejin “Lamtumirė armė”, La Fonten “Fabula tė zgjedhura” , Stefan Cvaig “Letra e njė tė panjohure” etj.
Vedat Kokona ka sjellė nė shqip rreth 15 mijė vargje nga poezia botėrore. Ai ishte njė nga pėrkthyesit kryesorė nga frėngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Ai mbetet njė figurė akademike me shumė kontribute nė jetėn e vendit, i cilėsuar shpesh edhe si ati shpirtėror i frankofonisė.
Vedat Kokona u largua nga ne, por me kujtimin mė tė mirė tė njė njeriu zemėrmirė, me pasion pėr jetėn, pėr gjuhėn, pėr frėngjishten qė aq mirė e zotėronte, duke na lėnė, ndėr tė tjera, njė dhuratė tė ēmuar pėr gjuhėn: fjalorin 35 mijė fjalėsh shqip-frėngjisht.
Kokona mban titullin doktor “Honoris Causa” i Universitetit tė Tiranės, dhe ėshtė nderuar me titujt e dhėnė nga Republika Franceze “Kalorės i Urdhrit tė Arteve dhe tė Letėrsisė” mė 1995 dhe “Oficeri i Urdhrit tė Palmave” mė 1996.
/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/libri/110-n...ip-frengjisht/
Krijoni Kontakt