Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22

Tema: Vedat Kokona

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Tė endesh nė kujtimet e Vedat Kokonės"

    Aurel Plasari e Edmond Tupja flasin pėr botimin e ri


    "Tė endesh nė kujtimet e Vedat Kokonės"


    Studiues, shkrimtarė, pėrkthyes, familjarė, bashkėkohės, miq e studentė kanė "ringjallur" dje nė Bibliotekėn Kombėtare, njėrin prej yjeve tė letėrsisė sė pėrkthimit, Vedat Kokonėn.

    Pikėnisje e kėtij aktiviteti tė organizuar nėn kujdesin e drejtorit tė Bibliotekės, studiuesit Aurel Plasari, ishte vepra e Kokonės, "Endur nė tisin e Kohės", e cila sapo ka dalė nė qarkullim. Vepra ėshtė njė pėrsiatje e veēantė, e cila lėviz midis monografisė dhe kujtimeve tė autorit pėr ngjarje, personazhe, figura, vepra etj. Petro Marko, ishte njėri nga shkrimtarėt shqiptar tė brezit tė artė, vepra e tė cilit u botua nėn kujdesin e familjes pas vdekjes. Po ashtu, edhe "Endur nė tisin e Kohės", ėshtė njė libėr, i cili plotėson sė brendshmi profilin e njė talenti pėrballė kohės. Interes pėr lexuesin e zakonshėm dhe atė tė kualifikuar, nuk pėrbėjnė vetėm datat historike apo momentet qė na risjell nė kujtesė autori pėr zhvillimet historiko-kultorore nė Shqipėri, por njė risi shėnojnė; gjuha, stili, organizimi strukturor, figuracioni dhe shtrirja semantike.
    Njohėsit e autorit dhe tė kolanės sė veprave tė tij, larg emocioneve personale e cilėsuan veprėn e Kokonės si njė gur tė ēmuar nė letėrsinė dhe historiografinė shqiptare, pėr shkak tė vlerės artistike, autenticitetit dhe besueshmėrisė historike. Historiani dhe njėkohėsisht drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari dhe pėrkthyesi Edmond Tupja flasin rreth kujtimeve tė Vedat Kokonės.

    Aurel Plasari

    “Duke filluar qė nga viti 1975, kur kam takuar penat e para, por sidomos nė fund tė viteve '70 dhe nė fillim tė viteve '80 kur nė redaksinė e letėrsisė sė huaj punohej pėr "Antologjinė e Poezisė Frėnge", e cila mbaj mend se u botua nė 1992, ka qenė rasti kur personalisht kam njohur dashamirėsinė e madhe tė pėrkthyesve kryesorė tė asaj vepre, mes tyre edhe Vedat Kokona. Aty kam pasur fatin tė jem edhe unė. Madje sot mendoj se pėr ato pėrkthime tė asaj moshe, ku unė sapo kisha pėrfunduar shkollėn e mesme, janė treguar tej mase dashamirės me mua. Duke qenė se unė tashmė jam njė nga lexuesit e librit me kujtime "Endur nė tisin e Kohės", do desha tė them nė radhė tė parė se pėr sa i pėrket tipologjisė sė librit tė kujtimeve, ne mjerisht jetojmė nė njė epokė ku fusha e kujtimeve ėshtė njė nga fushat mė "pis" tashmė nė kulturėn shqiptare. Jetojmė nė njė bombardim kujtimesh nėpėr media, ku ushtarakė, hetues, punjonjės tė Ministrisė sė Brendshme kujtojnė si e hetova filanin, si e ndoqa filanin... Censurė nga Komiteti Qendror dhe Komiteti i Partisė tregojnė "Si e njoha Kadarenė", "Si e njoha Driteroin", "Ju rrėfej…". Media ėshtė bėrė si njė kishė e rrėfimeve tė pista, pa llogaritur libra tė tillė, tė turpshėm, libra tė vazhdimit tė krimit, me kujtime, siē janė librat e zonjės, tė cilėn unė e quaj "Zonja e pularisė sė Laprakės" me njė mllef tė pistė kundėr shkrimtarėve, kundėr inteligjencės. Kokona nė librin e tij, me elegancė e quan "Hija e zezė". Ndėrkohė qė shumė emra tė tjerė nuk denjon t'i pėrmendė.
    Nė kėtė kuptim pėrshtypja ime e parė ėshtė se kujtimet e Vedat Kokonės, karakterizohen nga njė ndershmėri e madhe, gati absolute, e ndoshta me njė vepėr ku derdhet subjekti i njeriut, nuk mund tė pretendohet asnjėherė pėr pėrmasa absolute, por nė kuptimin maksimal, besoj se janė kujtime tej mase tė ndershme, me disa dimensione tė rėndėsishme historiko-politike, qė fshihen prapa pjesės lirike, pjesės sė tregimeve tė flirteve, tė dashurisė… Njė moment i tillė ėshtė qėndrimi i Vedat Kokonės, dhe i njė grupi tė vogėl krijuesish tė asaj kohe, ndaj forcave politike, tė shfaqura, ndaj njė force tė re qė vinte, ku pėrsėri me elegancė e hijeshi, Kokona thotė se nė Tiranė e quanin "avull horrash". Ose krahu tjetėr, tė cilin ėshtė e qartė qė Vedat Kokona nuk e pėlqen dhe ėshtė larg atij krahu, njė lloj pėrfaqėsuesi ideal i atij grupimi intelektualėsh gati asnjanės, i cili e pėsoi edhe mė rėndė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vedat Kokona mbron njė tipologji qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kulturėn shqiptare tė inteligjencės sė ndershme qė di tė baraslargohet nga tė gjitha ato forca politike tė papėlqyeshme, qė i shikon jo nė tė tė mirė tė atdheut apo tė kombit. Tek pjesa e tij, dimensioni i tij, te ndershėria, bėjnė pjesė pa dyshim edhe faqet pėr Enver Hoxhėn. Shumė interesante janė pėrshkruar, pa ndonjė mllef, pėrdorim termi me njė lloj metrizmi tė hollė, me elegancėn karakteristike tė gjithė shkrimit tė Vedatit, qė mendoj se i japin librit elementin e njė dėshmie autentike, historike me mjaft peshė”.

    Edmond Tupja

    “Nė kėtė libėr "Endur nė tisin e Kohės" kemi dy kėndvėshtrime, atė objektive, ku ngjarjet janė kėndi i parė i njeriut shkrimtar, kėndvėshtrimi i kėtij shkrimtari, i cili pėrveē njė dėshmiė historike, sjell njė dėshmi tjetėr, atė shpirtėrore. Libri na mundėson tė njohim mė mirė ngjarjet e asaj kohe, Vedat Kokonėn, stilin e tij. Ai ka njė stil origjinal dhe ata qė e kanė njohur Vedat Kokonėn, ky stil u ngjall kureshtje me mėnyrėn e tij tė tė treguarit. Nė kėtė libėr, nuk janė kujtime, tė cilat i ka shėnuar dita-ditės, por janė kujtime qė i ka stivosur diku nė thellėsitė e shpirtit dhe i ka nxjerrė, duke na sjellė njė pėrsiatje midis tė kaluarės e sė tashmes. Shkrimtari na lė njė dėshmi shumė tė gjallė, kujtimet qė ky njeri, kjo mendje, ky shkrimtar nuk mendonte dhe aq pėr veten e tij sesa pėr tė tjerėt. Ai ėshtė jo vetėm memorialist, por edhe shkrimtar. Eshtė dashnor i fjalės, leksikograf, ėshtė njė mozaik i ndėrtuar bukur, ėshtė njė model. Vedat Kokona ka qenė besnik ndaj stilit tė tij, ka pasur tė njėjtin stil, edhe nė veprėn e tij tė parė. Po tė krahasosh kėta dy libra tė tij, tė parin e tė fundit, Vedat Kokona nė kėtė ndėrmarrje nė fund tė jetės sė tij, ka dashur tė nxjerrė njė cikėl, ciklin jetėsor tė njė njeriu, tė njė intelektuali, tė njė poligrafi… Kjo vajtje-ardhje midis unit tė sotėm me unin e dikurshėm, nė njė raport besnikėrie tė pandėrprerė tregon se Vedat Kokona, ishte, ėshtė dhe do tė jetė dikush, qė do tė lėrė gjurmė pėrgjithmonė”.



    Vedati- Lasgushit

    Nė librin e tij tė fundit "Endur nė tisin e Kohės", Vedat Kokona ndan kujtimet e tij edhe me autorėt e mėdhenj tė letėrsisė shqipe, mes tė cilėve dhe me lirikun Lasgush Poradeci. Por ja ēfarė do t'i linte si autograf shkrimtari Vedat Kokona nė librin e tij tė parė "Dritė dhe hije", poetit. "Mikut tim shumė tė shtrenjtė, Poetit, tė cilin e kėndoj pėrherė me ėndje tė pashuar Lasgushit tė madh, kėta vargjet e mi tė parė ia kushtoj",
    Vedat Kokona
    Tiranė, mė 14-I-1939

    Panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nuk i kam lexuar akoma te gjitha po qenkan shume interesante
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    E Enjte, 07 Korrik 2005



    TE NDJEKESH FATIN E NJERIUT, NE KOHE TE VESHTIRA

    Nga Donika Omari


    As vete autori i librit per te cilin po shkruajme, ndersa hidhte ne leter kujtimet e veta, nuk e ka menduar se c(veper interesante dhe me vlere do te nxirrte nga dora. U nis t(i shkruaje: (qe t(u lija nje kujtim sado te vogel brezave qe do te vijne pas meje. Kur pashe dhe u binda se ato qe thosha nuk ishin llomotitje te nje te moshuari, por gjera qe ndillnin interes dhe kenaqesi, thashe se s(do te ishte keq t(i hidhja ne leter fjalet qe i merr era(. Kjo ka qene pra nxitja kryesore. Por ka pasur rendesine e vet edhe sfondi ku jane shkruar keto kujtime. Po te mos i ishin krijuar ato kushte te pushimeve ne bregdetin e Piqerasit, me kaltersine e detit perpara e te qiellit te mrekullueshem te Bregut mbi krye, rrethuar me gjelberimin e harlisur te atyre viseve nga me te bukurat ne bote, ndofta nxitja per te shkruar nuk do te kishte qene aq e forte sa ta merrte per dore per te nisur ngjitjen e se perpjetes qe te shpie nga pikesynimi te realizimi. Romantikun e pandreqshem nuk e frymezonte dot mjedisi prozaik i Tiranes. E pyes vajzen, Mirvjenin: (Po pse nuk i nisi me pare keto kujtime, ose pse nuk i vazhdoi (i perfundoi ne 1996 dhe mbylli syte pergjithmone ne 1998). (Se nuk i behej te shkruante ketu ne Tirane( me thote.

    Per sa pak gje humbasin vlera te mirefillta!

    Per sa pak gje humbasin vlera te mirefillta! Me vijne ne mend kujtimet e shkrimtarit gjerman Leonard Frank. Ishte arratisur nga Gjermania naziste. Arrin ne Ameriken e lire. Aty i vene ne dispozicion nje apartament me te gjitha komoditetet, i lidhin edhe nje pension te mire. Dhe te gjitha keto pa asnje detyrim nga ana e tij, as per te shkruar. Do ta meritonte Vedat Kokona nje trajtim te vecante, natyrisht ne perputhje me mundesite qe ka shoqeria shqiptare per t(u perkujdesur per kulturen. Mjafton qe ajo te kuptoje se cila eshte kultura e vertete.

    Libri terheqes per shume faktore

    Librin (Kujtime endur me tisin e Kohes(, e bejne shume interesant e terheqes disa faktore. Koha kur ka jetuar autori: i lindur ne Turqi dhe shperngulur nga ky vend ne kohen kur Mustafa Qemali luftonte ne male per shpetimin e Te semurit te Bosforit, qe ishte duke dhene shpirt. Nxenes filloreje qe kendonte ne 28 Nentor kengen e Tiranes: (Tirana, Tirana / E bukur stoli / Shkelqen posi zana / E shtetit seli(. Pastaj ca me i rritur tek (shihte dritaren e baneses se Nolit, qe ndriste naten vone( ... Eshte pastaj koha kur (Noli me shoke moren udhet e mergimit; apo kur degjoheshin (pushket qe binin ne Shkallen e Tujanit se po vinte Zogu ...( Autori ka jetuar kohen e regjimit te Zogut, ate te pushtimit italian e gjerman, ate te diktatures komuniste dhe me ne fund kete te sotmen: regjimin pluralist.

    Por ajo cka e ben shume terheqes librin nuk eshte vetem njohja e ketyre koh`ve historike te cilat lexuesi i sotem ose nuk i njeh ose i di te shtremberuara. Eshte edhe te ndjekesh fatin e njeriut ne kohe kaq te veshtira. Diktaturat nen te cilat eshte detyruar te jetoje autori, nuk jane pak per t(ia prishur karakterin njeriut. Por autori i ketyre kujtimeve mbeti deri ne fund nje zoteri, nje njeri qe sidoqe, sic thote me cilteri nuk ishte trim, perseri diti te ruaje dinjitetin e t(i shpetoje coroditjes qe mund te te shkaktojne kohet e mbrapshta. Dhe kjo nuk eshte tjeter pervecse trimeri.

    Terheqes e ben ciltersia e thjeshtesia

    Terheqes shume e ben librin cilteria dhe thjeshtesia me te cilat eshte shkruar. Asnje mburrje per veten. Perkundrazi, admirim per te tjere, deshire per t(u ngjare me te mireve se vetja. Pra, nje zili pozitive, qe te shtyn te mendosh, sic thote diku Cvajgu: (Jo pse ai dhe jo une, por pse jo edhe une si ai(. Qysh ne bankat e liceut nje e tille zili per fizikun e profesorit te fiskultures e nxit per ushtrime fizike ne te ftohtin acar te Korces, qe te kalise e te zhvilloje nje trup te bukur; me vone admirimi per mjeshtrit e medhenj franceze te letrave e shtyn te kape penen per t(u futur edhe ai ne boten e tyre te magjishme ...

    Asnje mburrje patriotike. Nuk e llogarit veten per patriot te madh. Por c(eshte te duash vendin, pervecse te punosh ndershmerisht per ta cuar perpara? C(eshte te duash gjuhen tende pervecse te vuash kur e prishin e te perpiqesh ta mbrosh e ta kultivosh me dashuri e nderim? C(eshte te duash bashkatdhetarin tend pervecse te mos pranosh t(i besh keq edhe kur ideologjikisht je ne anen tjeter te barrikades? (Largohet nga gjimnazi ne kohen e pushtimit italian sepse profesoreve u kerkohej te kallezonin studentet komuniste).

    Kontakte e rrefime per personalitetet

    Shume terheqes e bejne librin kontaktet, bisedat, bashkepunimet me personalitete qe hyjne ne historine e letersise dhe te kultures shqiptare si Mehdi Frasheri, Branko Merxhani, Ernest Koliqi, Eqrem Cabej, Mitrush Kuteli, Lasgushi, Nonda Bulka etj. Me personalitete te politikes qe nga Rauf Ficoja te Sejfulla Maleshova e Enver Hoxha. Me emra te shquar te arsimit qe nga Kostaq Cipoja e Sotir Papahristoja te Kahreman Ylli. (Duke njohur shijet letrare tradicionaliste te Vedat Kokones, njeriu nuk habitet qe ne keto kujtime nuk hasim asgjekund emrin e Ismail Kadarese. Nuk i pelqente stili i tij (prozaik(, e po ashtu as novatorizmat letrare te autoreve si Sartri, Kamyja, Klod Simoni, etj. Por kur nuk hasim as emra shkrimtaresh te tradites si Dritero Agolli, kuptojme se periudha kur shkruajten keta autore ia kishte nxire jeten deri ne ate mase sa t`i identifikonte ata, natyrisht pa te drejte, me vete ate periudhe).

    Nje minister qe qan kur lexon nje poezi

    Eshte koha kur nje minister qan tek lexon nje poezi prekese, sic i ndodh Rauf Ficos me (Njerezit e varfer( te Hygoit. Koha kur nje tjeter minister organizon konkurse letersie dhe i jep mundesi nxenesit fitimtar te beje nje udhetim ne gjysmen e Europes. Rezultat i ketij udhetimi eshte vepra (Nga Tirana ne Stokholm(.

    Ke pershtypjen se atehere shqiptaret ishin me afer Europes nga c(jane sot. Te pakten ministrat shqiptare... Eshte koha kur njerezit e letrave flasin per veprat e njeri-tjetrit: (Gjate jezet vjeteve qe merresha me shkrime, me ata qe kisha njohur atehere .... Isha mesuar te flisja per ceshtje qe kishin te benin me krijimet letrare, me pershtypjet qe na linin shkrimet e te tjereve, kurse pas ardhjes se komunisteve ne fuqi, kjo tradite e bukur mori fund...( Kaq mire u shkul ky zakon i nje shoqerie te lire sa as sot, ne kohe lirie, nuk po rimerret. Shkrimtaret sot nuk flasin per veprat e njeri-tjetrit.

    Etje per dijen dhe te bukuren

    Librin e ben terheqes etja e autorit per dije e per te bukuren. (Semundja e se bukures( e quan autori kete etje. Ne fakt, sa me shume ta kape njeriun kjo semundje aq me i shendetshem do te jete ai shpirterisht e fizikisht. Dijet, kultura qe na percjell nepermjet kujtimeve te veta tregojne me se u ushqye gjithe jeten ky punetor i palodhur i mendjes. Ne (Kujtimet( nderthuren natyrshem personazhet reale me ato te librave te lexuar, referimet ndaj shkrimtareve te ndryshem deshmojne sa te shumte ishin keta libra.

    E shkruar ne moshe te shtyre, kjo veper me freskine e vet eshte me e re se veprat e shkruara ne rini. Arti i shkrimtarit eshte bere me i pjekur, emocionet percillen me me force e gjalleri: (Pas dy ditesh mesova lajmin e zi qe me shkrumboi ne vend( keshtu na e njofton vdekjen e Cipit, profesorit te dashur qe u mbyt ne liqenin e Shkodres, e na ben edhe ne te na ndalet zemra per nje cast. (Kur dorezova fleten thashe se po dorezoja edhe zemren( e na fut dhe ne lexuesve ankthin e provimeve. Ngjarje te shkuara prej kaq vitesh perterihen sikur te kene ndodhur sot.

    (Pesedhjete vjet! 1941-1991! Nje jete(.

    (Pesedhjete vjet! Gjysme shekulli! 1941-1991! Nje jete. Nje vijez e vogel i ndan keto dy data, por kjo vijez e vogel, ne nje harte me shkalle te madhe, do te paraqiste gjithe topografine e ngjarjeve te zhvilluara ne kete hark kohe....( dhe permend me radhe e me nje ironi te hidhur c`ka kaluar ky vend i vogel brenda pesedhjete vjeteve, me regjime kush me shume e kush me pak ne sherbim te pakices e ne dem te shumices, po sidomos me ate regjim pesedhjetevjecar qe arriti kulmin e mizorise e te absurditetit dhe i cili e shtyn autorin te shfreje me hidherim: (Vuajtjet e popullit shqiptar nen pushtimin shqiptar, te pakrahasueshme me ato te pushtuesve te huaj, do te mbeten te paharruara ne analet e Historise dhe brezat qe do te vine nuk do ta zgjidhin dot kete enigme(. Mund te lesh menjane faktore te tjere qe e bejne shume terheqese vepren por nuk mund te mos permendesh stilin e gjuhen. Kujtimet i shquan nje stil i ngritur qe di te shfrytezoje me mjeshteri te madhe mundesite qe te jep perdorimi me shije e me vend i metafores e i krahasimit: (E percollem me sy anijen qe dukej sikur shtyhej nga psheretimat tona(. I shquan nje shqipe e kulluar, e bukur nga fjalori i pasur, nga idiomat, nga proverbat ( C`sheh mbi shoke/ prite mbi koke etj.) Le te shpresojme se ata qe merren sot me shkrime do te dine te perfitojne nga nje letersi shqipe e nje niveli te tille talenti e dashurie per gjuhen e per kulturen sic eshte kjo e Vedat Kokones.

    Marre nga Koha Jone.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Quotation

    "Nderim per te medhenjte e perkthimit "

    Vedat Kokona - Nje perkthyes e leksikograf i mirefillte, nje prozator e dramaturg i kendshem. Per punen e tij te shquar ne fushen e perkthimeve e te mesimdhenies se gjuhes frenge, Vedat Kokona eshte nderuar me titullin "Kalores i Urdhrit te arteve e te letersise", "Oficer i Urdhrit te palmave akademike", dhene nga qeveria franceze.

    Korrieri, 28/04/2004

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Fuqia e fjalės

    Vedat KOKONA,

    Qė nga koha e Ifigjenės e deri nė ditėt t’ona fjala nuk ka humbur dhe as qė ka nėr mėnd t’a humbasė fuqin e saj.
    Njė ditė, nė njė refleks tė titulluar “Mėnyrė foljeje”, shkruanja: “Ndjenjat t’ona, tė gjitha nuancat e psihikės s’onė shprehen me anėn e tė qeshurit, tė qarit tė kėrcyerit, tė kėnduarit etj. Mendimet qė na e pėrshkojnė mėndjen i rėfejmė me anėn e fjalėvet qė themi ose shkruajmė”.
    Nuk do tė kthehesha prap mbi kėtė subjekt, me gjith qė mund tė shkruhen vėllime tė tėra mbi tė, po tė mos mė kishin thėnė: ē’ėsht fuqija e fjalės?
    Ja njė pyetje qė na vihet shumė rrallė nė jetėn t’onė. Njerzit nuk ja vėnė veshin kėsaj pyetjeje qė ėsht njė nga mė tė rėndėsishmet dhe sidomos tė kohės sė sotēme.
    Nxėnėsve tė shkollės, pothuajse gjithmonė u bėjmė po atė pyetje: ē’ėsht trikėndshi? Ē’ėsht rethi? Trinomi? Skėnderbeu? Ali Pasha etj. Kur riten e mbarojnė shkollat ata pyesin vetveten: ē’ėsht jeta? Ē’ėsht vdekja? Ē’janė yjtė qė kėputen nėpėr natė? Ē’ėsht qielli? Edhe vazhdojnė vallen e njė jete q’i merr me rymėn e saj e i shtrėngon tė vijojnė njė ritmė tė caktuar qė i shpije nga vdekja.
    Dikush, tė cilit i pėlqen mė tepėr tė zbresė nga sferat stratosferike tė meditacioneve dhe tė hidhet nė lėmėn metafizik mė pyeti se ē’ish fuqija e fjalės.
    Nuk dinja nga t’ia mbanja. Kjo pyetje mė bėri tė mendoj thellė. S’e kisha dėgjuar ndonjė herė. Fuqija e fjalės! Fuqi ka era qė fryn me tėrbim e rrėzon pemė madhėshtore, fuqi ka vala e egėr qė ngrihet nga deti i turbulluar dhe mbyt anije; fuqi ka mėndja qė krijon, dora qė gdhend ose shkruan, po fjala ē’fuqi mund tė ketė? Do tė ketė edhe ajo njė fuqi tė madhe mbasi mendimet qė kemi i vėmė nė dukje me anėn e saj. Fjala ėsht pra kanalizimi i mendimeve. Themi a shkruajnė, shumė herė, atė qė mendojmė. Fjala ėsht lundra valavitėse qė vozit nė oqeanin t’onė. Po a ngjet vallė njė gjė e tillė?
    A nuk themi, a nuk shkruajmė shumė herė, tė kundėrtėn e tyreve qė mendojmė?
    A nuk fshehim, sa e sa herė, mendimet me maskėn e hipokrizis dhe tė gėnjeshtrės? A nuk e bėjmė tė bardhėn, tė zezė, a nuk i themi dikujt se e duam dhe e respektojmė kur nga fundi i zėmrės na buron njė pėrua mallkimi dhe zėmėrimi?
    A nuk na takon tė qeshim e tė kuvėndojmė pėrpara njė njeriu tė cilin e urrejmė?
    Dashnorėt e rinj, sapo zėnė tė lėkunden nga valėt e dashuris, zėnė e u thonė njė mijė fjalė njėri tjetrit. Janė tė sinqertė dhe fjalėt u dalin nga zemra duke sjellė me vehte afshin e ėmbėl nė tė cilin kanė lindur. Mė vonė, pasi u vjen dita dhe futen edhe ata nė vallen e martesės, ata i flasin pėrsėri njėri tjetrit si mė parė, por vallė sa tė vėrteta ka midis atyre fjalėvet qė nuk burojnė mė nga zėmra? Burri kur s’del ndonjė pas darke nga shtėpija i thotė sė shoqes qė i pėlqen shumė tė rijė me tė pranė zjarrit, kurse nė tė vėrtetė, ay do tė kėnaqej sikur tė ishte pranė shokėve duke bėrė njė lojė tė vogėl.
    Gruaja, nė qoft e mėnēur, s’do t’a besojė. Por e vėrteta ėsht se ajo me gjith qė s’ėsht e sigurtė nga ndjenjat e tė shoqit prap se prap mundohet t’a ndryshojė mendimin e saj, dhe t’a puthitė realitetin nė rethin e ėndrės sė vet. Fuqija e fjalės sė burrit ndihmon shumė nė njė bashkėpunim tė tillė.
    Burri, qė ėsht i shtrėnguar pak nga jeta, nuk do t’i bėjė kapricet e sė shoqes: t’i blejė kapellė a ēantė dore, kėpucė, nonjė copė tė bukur fustani.
    Njė mbrėmje gruaja e shėkon me njė buzėqeshje tė lehtė. I thotė njė fjalė; vetėm njė fjalė tė vogėl. Por sa fuqi qė ka ajo fjalė! Tė nesėrmen fustani ose kapella do tė blihet dhe kaprici i gruas do tė vejė nė vėnd.
    Nė shtetet e turmave, njė ditė, do tė flasė, prijsi. Tė gjithė presin me ethe.
    Prijsi flet. Zėmrat e tyre rrahin po nė njė gjatėsi valash. Fuqija e fjalės ėsht madhėshtore. I ngrė tė gjithė nė sferat e njė ėndre. Njė oqean i thellė buēet nė zėmrat e tyre. Njė oqean qė sa vete ngrihet e gjėmon edhe mė tepėr.
    Dhe unė shkruaj kur fjalėt m’a mbushin shpirtin e mė ngrėnė disa tallaze qė mundohen tė vinė deri tek ju e t’u a sjellin fuqin e fjalės s’ime.

    Botuar mė 1939

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Film pa fund

    Vedat KOKONA,

    Ngado qė tė sillesh kėto dit, nė ēdo reth bisedimi qė do tė hysh, ke pėr tė dėgjuar po ato fjalė q’i ke dėgjuar sa e sa herė tė tjera. E mer nė dorė gazetėn pranė vatrės me shpresė qė tė gjesh atje diēka qė tė tė ēlodhė, tė tė kėnaqė. Qė nė fjalėt e para shpirti tė mbushet me maraz dhe zemrėn t’a mbėshtjell njė hije e zymtė dhe avullonjėse. Prehjen qė kėrkonjė pas njė ditė lodhjeje, s’e gjen. E lė gazetėn dhe shėkon flakėn qė ngjitet me zhdėrvjellti nga drurėt. Atė ēast, rreth teje, njerėzia bisedojnė. Po ajo themė, po ato fjalė. Ngrihe dhe hap radion me shpresė qė tė gjesh njė muzikė tė kėnaqshme. Njė mijė fjalime t’i shurdhojnė veshėt.
    Del nė rrugė, sille nėpėr kafe, dhe prapa tė ndjekin po ato fjalė.
    -E dėgjove? E kėndove gazetėn? I more vesh lajmet? Punėt s’venė mirė. Po na vjen fundi. Do tė kemi luftė. Luftė tė shpejtė. Luftė tė tmerrshme. Luftė dėrrmonjėse. Luftė shkatėrrimtare. Paska folur Halifax-i paska folur Chamberlain-i, paska folur...ku t’a dij unė.
    Ku do t’a gjesh vallė prehjen e ėndėruar? Atė ēast rri e mejton. Mejton thellė. Zhyste nė vethen t’ėnde. Ėshtė i vetmi rast kur i ke zili tė vdekurit. Se ata pushojnė nė qetėsi. Nuk dinė asgjė nga kjo botė. Nuk hyjnė nė rrethin e bisedimeve tė tė gjallėve (nė qoftė se tė gjallė jemi edhe ne shpirtėrisht), pėr tė dhėnė mendimin e tyre; nuk kėndojnė gazeta qė tė marin vesh se ē’bėhet nė botėn e madhe; nuk e dėgjojnė radion shurdhonjėse qė buēet nga tė katėr anėt dhe i pėrhap, me valat e pakufishme, fjalimet nė gjuhėt e ndryshme. Ata pushojnė nė qetėsinė mė tė plotė. I ka mbėshtjellur hija e tokės dhe s’lė asnjė reze tė dėpėrtojė pėrmjet saj. Tė vdekurit janė tė qetė, nė qetėsinė e tyre. Askush s’i trazon. Ata zotėrojnė gjith tokėn dhe askush s’u bije nė qafė me gjithsej kėtė tokė ata e kanė marė pa asnjė luftė si ka dalė moda tashti. Ata mbretėrojnė nė hijen ngadhnimtare tė dherit tė pėrjetshėm.
    Me njė mijė mundime ti e sheh, njė ditė, rrezen e djellit. Syt tė ēelen nė vajtime foshnjore. Edhe kur tė kėndojnė nina-nanat ti s’rresht sė qari. Mezi rritesh. Heq njė mijė tė zeza para se tė bėhesh burrė. Sėmundje tė panumėrta tė sulmojnė an’ e mb’anė. Ti shket si ajo lundra e vogėl dhe delikate midis tallazeve tė shkumbėzuara tė jetės. Me njėmijė mundime i mbaron shkollat e pambaruara ahere kur djersėt tė kanė shteruar dhe flokėt tė janė thinjur. Dhe njė ditė, vetėm njė ditė, vetėm njė ēasti mjafton qė tė marė nga kjo botė e tė tė hedhė nė mbretėrinė e tė vdekurve. Luftė! Luftė! Kemi luftė! Kemi luftė t’afėrtė!
    Tė bijė nėr mend shere-se jeta tė bėn tė harrosh shumė gjera-se ajo komedia e pėrjetėshme vazhdon gjithmonė tė luhet qė nė kohnat mė tė lashta, nė sqenėn e botės. Ajo komedi e pėrjetshme kurrė s’ka tė sosur. Pėrsėritet kurdoherė me kabllot dhe sqenat e saj tė njėllojshme. Janė gjithėmonė njerzit aktorėt e kėsaj komedie tė pambaruar. Lėvizin ashtu padashur nė dorėn e fatalitetit. Janė protogonistat e njė filmi nė mbarimin e tė cilit nuk do t’a gjesh fjalėn “fund”. Se ay film s’ka tė mbaruar. Vetėm ty tė duket sikur mbaron dhe mer fund ahere kur i mbyll sytė e ēdukė nga kjo botė. Tė duket sikur me ikjen t’ėnde do tė shuhet gjith jeta, sikur tė gjithė njerzit qė janė mbi dhe do t’i marish me vehte. Ē’ėndėr e zezė! Vetėm shkon pa lėnė asnjė gjurmė nė mbretėrinė e tė gjallėve. Vetėm ti shkon pėr t’u harruar nė hijen e dherit. Asnjė nuk tė ndjek nga prapa, dua tė them nuk tė ndjek me hirin e tij. Tė tjerėt, tė gjallėt, e vazhdojnė vallen ku janė futur qė kurse kanė lindur. Ata e lozin edhe e shėkojnė pėrherė atė komedi tė pėrjetshme, atė film pa fund, atė valle tė pambaruar. Qeshin, lozin, kėrcejnė, thresin, dhe s’kujtojnė asgjė. Njė ditė prej ditsh, njeri nga ata ēkėputet dhe valleja edhe ēduket. Ē’u bė? Vdiq i shreti! Sa i mirė q’ishte! Zoti e ndjeftė! Dhe s’flitet mė pėr ty. S’tė zėnė mė me gojė. Shkon edhe ti bashkė me tė tjerėt. Bėhe pluhur. Bėhe hije. Por djelli ndrit gjithmonė nė qiell, qielli vezullon kurdoherė qė vjen Prendvera e sjell dallėndyshet. Komedija e pėrjetshme vazhdon sė lojturi. Filmi i jetės s‘ka tė mbaruar. Ti je vetė protogonisti dhe e keqja ėsht se protogonistė tė tillė ka plot kjo botė!...Sa vdes ti, njė tjetėr tė zavėndėson me njė herė e tė shuhet emėri. Ka qėnė i mirė i shkreti...tė thonė ato ditė qė shkon e mė s’tė kujtojnė...Tė tjerė vinė. Tė tjera luftė bėhen...Po ajo komedi luhet, po ay film pambaruar tė kalon pėrpara syve. Filmi pa fund tė gėnjen gjith jetėn dhe ti pret mė kot tė gjesh tė vėrtetėn.

    Botuar mė 1939

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Si shkruanin paraardhesit

    Dashurija e Atdheut

    Vedat Kokona, Botuar mė 1938


    Dikush mė tha, pra, ka nja dy ditė: -Na kanė dhėnė nė shkollė pėr tė zhvilluar subjektin: Dashurija e Atdheut. Si mund t'a filloj?
    I thashė pa mejtuar aspak: -Mos e fillo fare hartimin t'ėnd. -Dhe pėrse? -Se nuk je e zonja ta hartosh njė themė tė tillė.
    -Oh! S'ka gjė mė tė lehtė se kjo themė. Mundem tė shkruaj faqe tė tėra mbi ardheun; tė shkuaj pa u mejtuar aspak se fjalėt do tė mė vinė vet-vetiu.
    -Nga do tė vinė ato fjalė?
    -Sa i ēuditshėm qė je edhe ti! Kėrkon kurdoherė t'a zgjatėsh bisedimin e tė hidhesh nė disa gjėra qė s'kanė tė bėjnė fare me pyetjen qė po tė bėj sot. Nga do tė vinė ato fjalė? Po nga ivnė edhe tė gjitha tė tjerat, tė gjitha ato qė shkruajmė apo flasim nė jetėn t'onė.
    -Po nga vinė kėto fjalė?
    -Pse s'pyet mė mirė se nga vjen jeta?
    -Nuk mė kuptove. Nuk dua aspak tė tė bėj njė mėsiim metafizike se kėsaj nuk i-a kanė dalė dot mb'anė as edhe kollosėt mė tė famshėm. Dua vetėm t'a stėrvit pak mėndjen t'ėnde qė tė arėsyetojė e tė flasė dyke menduar. Dua qė ti ta vrasėsh pak mėndjen t'ėnde e tė pėrgjigjesh me disa fjalė qė do t'i gjesh ti vetė. Ku e kishim fjalėn?
    -Te fjala.
    -Jo mos qesh apak. Mė pėlqen shumė kjo pėrgjigje e shpejtė qė i bėre pyetjes s'ime se kjo gjė provon se ti ke shkėndija pėrgjigjeje tė menjėhershme, se e ke cipėn e zgjuarėsisė qė duhet tė punohet. Po, ke shumė tė drejtė. Fjalėn e kishim te fjala. Tė mė dėgjojė njeri do tė thotė se a ishte vallė nevoja tė bėnja kaq vjet shkollė, t'i grisnja nėpėr bangot e kllasave robat e mija qė nė moshėn mė tė njomė e deri sa u-thinja, pėr tė thėnė njė frazė kaqė tė thellė! Do tė qeshtte e do tė tallej me mua. Do tė shkonte dyke thėnė poshtė e pėrpjetė: "E dėgjuat se ē'tha universitari i math? Fjalėn e kishim te fjala! Ē'filozofi tė madhe qė i paska pjellė mendja! Se shqiptari ėsht nga natyra njė kritik i pėrsosur qė s'ka patur nevojė tė marė as mėsimet e para tė kritikės. Kritika pėr tė ėsht aq e lehtė sa edhe buka qė ha. Por kur vjen puna tė marė pėndėn nė dorė pėr tė shkrojtur atė qė thotė nuk ėsht i zoti tė shkruaj as edhe njė rradhė. Pse kritika, ndėr ne, ėsht dhe duhet tė jetė vetėm verbale. Atij do t'i pėlqejnė gjithmonė fjalėt bombastike, perifrazat kilometrike dhe kur dėgjon fjalė tė thjeshta buzėqesh me ironi tė zakonshme pa ditur se fjalėt mė tė thella dhe kuptim-plote, janė ato mė tė thjeshtat!
    -E kishim fjalėn te Dashurija e Atdheut dhe ti fole mbi ēdo gjė pėrveē kėsaj.
    -Jo, jemi brenda nė themė: tė pyeta se nga do tė vinė ato fjalė qė ti do tė rrjeshtosh pėr tė bėrė hartimin tėnd. Se fjalėt qė themi e qė shkruajmė kanė dy burime: mėndjen dhe zėmrėn. Mė tė bukurat janė ato qė vinė nga tė dy burimet. Ty, fjalėt qė do tė tė shėrbejnė pėr zhvillimin e hartimit do tė tė vinė vetėm nga mėndja. Do tė jenė ato fjalė qė ke mėsuar pėrmėndėsh nėpėr kėndime e vjerrsha dhe do t'i rreshtosh ashtu pa dashur...
    Nuk do tė shprehish ndjenja tė sinqerta se ti ende s'e ke ndjerė dashurinė e Atdheut. Do t'a ndjesh mė vonė, kur tė jesh larg Atdheut dhe tė dėgjosh njė fjalė shqipe. Ahere mund tė shkruash njė kėngė pėr dashurinė e vėrtetė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Vedat Kokona kritik letrar dhe polemist

    Vedat Kokona ende pėr t'u rizbuluar. Me botimin e "Quo Vadis letėrsi shqipe dhe shkrime tė tjera kritike",

    Aurel Plasari analizon njė faqe tė re tė kontributit tė Kokonės nė letrat shqipe, ajo e kritikut letrar, aftėsi qė iu ndėrpre dhunshėm mbas 1944-s. "Ribotimi nė kėtė pėrmbledhje i teksteve tė tij tė zgjedhura kritike e polemike - edhe si "degėz e gjymtuar" - ėshtė ngjarje riemancipuese."

    Vedat Kokona kritik letrar?! Madje polemist?!

    E kam renditur njėherė Vedat Kokonėn te "njerėzit e para erės sonė", tė cilėt patėm fatin t'i njihnim sė gjalli, nė mish e eshtra: Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Eqrem Ēabej, Injac Zamputi etj.

    Nėpėrmjet mėnyrės se si shkruanin, por sidomos se si silleshin nė kulturėn shqiptare, seē tė pėrkujtonin diēka nga atmosfera para vendosjes sė diktaturės (sė ashtuquajtur) komuniste nė Shqipėri.

    "Borgjezė"! Mirėpo me kolegė tė breznisė sime kishim nevojė pėr tė kujtuarit e asaj atmosfere. Ka turistė tė dashuruar mbas Parisit qė, nė ikje e sipėr, marrin pėr souvenir nga njė flakon me ajėr parizian. Ashtu do tė na kishte pėlqyer edhe neve tė kishim njė flakon me ajėr nga atmosfera - afėrmendsh e idealizuar - e jetės intelektuale shqiptare tė periudhės mes dy Luftėrash.

    Nė mungesė tė atij flakoni, mund tė lexonim shkrimtarė si Vedati. Si Vedati i fotos sė viteve '30 nė librin e Kujtimeve: me kravatėn e lidhur hijshėm nėn jakėn e vėrtetė, jo tė rreme sikundėr e parapėlqenin shumė prej bashkėkohėsve tė tij.

    Nėpėrmjet kėsaj hipostaze, dalėngadalė, u bėmė tė ndėrgjegjshėm pėr padrej¬tė¬si¬tė e mėdha qė i bėnte historia (zyrtare) e letėrsisė Vedat Kokonės. I mohohej vendi i dallueshėm prej shkrimtari tė periudhės mes dy Luftėrave: ndėrkaq konfek¬sio¬no¬he¬shin si "shkrimtarė" gazetarė revolucionarė, qė gjatė asaj periudhe nuk ia kishin dalė tė shkruanin as dhe njė librec.

    Nuk zihej nė gojė roli emancipues i prozės dhe poezisė sė tij gjatė viteve '30-'40, pėr shembull me pėrmbledhjet Dritė dhe hije (1939) dhe Yje tė kėputur (1940). Nxirrej ai arti¬fi¬cia¬lisht nga rrethi i shkollės moderne shqiptare, mbledhur fillimisht tek e pėrjav¬sh¬mja Illyria (1934-1936), mandej te Shkėndija (1940-1943). Mbulo¬he¬shin xhelo¬zisht me he¬sh¬tje marrėdhėniet e tij me Lumo Skėndon dhe Koliqin, me Merxhanin dhe Nirvanėn, me Ēabejn dhe Selahudin Toton etj. Revista letrare (1944), qė ai botoi sė toku me Ku¬te¬lin, Hakiun dhe Spassen, ose fshihej nga defteri ose etiketohej "fashiste".

    Athua se edhe ai libėr kėrshėror, me titull Nga Tirana nė Stokholm (1935), i cili padyshim pėru¬ronte diēka tė re nė letėrsinė shqipe, nuk u dashkėsh tė ekzistonte. Dhe, si pėr paradoksin mė tė shėmtuar, ngaqė nuk i gjendeshin dot shkrime "antikomuniste", i mohohej edhe antifashizmi i tij i shpallur.

    Tani, nėpėrmjet kėtij botimi, zbulohet njė faqe e re e bashkėndihmės sė Vedat Kokonės nė letrat shqipe: ajo e kritikut letrar, madje e polemistit.

    Qoftė edhe tri ciklet e kėsaj bashkėndihme tė tij - nga Reflekset (botuar nė "Drita" gjatė vitit 1939), nga Quo vadis letėrsia shqipe (botuar nė "Tomori" mė 1942) dhe nga Revista xanxare (botuar nė "Revista letrare" mė 1944) - do tė mjaftonin t'ia rezervonin edhe atij njė vend mes kritikėve tė letėrsisė shqipe tė viteve '30-'40.

    Por mjaft me kėtė farė vlerėsimi tė bezdsishėm pėr t'i gjetur gjithsecilit "vendin" nė letrat e njė kombi! Aftėsia kritike dhe kritiko-polemike e Vedat Kokonės u ndėrpre dhunshėm mbas 1944-s: kjo ia vlen tė mos harrohet.

    Dhe e kemi tė drejtėn tė pėrfytyrojmė se ē'fryte do tė kishte dhėnė kjo degėz e pemės aq pjellore tė krijimtarisė sė tij duke llogaritur edhe formimin e tij kulturor qė erdhi gjithnjė duke u pasuruar.

    Kujton ai nga thėniet e Maupassant-it: "Prendvera shkund gjithė natyrėn e pemėvet tė mia dhe mė shtyn tė prodhoj kėto fryte letrare qė as vetė s'e di si mė dalin...". Kinse e parathoshte kėtė pėr veten, ndėrsa na pėrgatiste pėr tė shijuar pikėrisht disa prej fryteve tė stinės sė tij pranverore: faqet e kritikės sė tij.

    Tė drejtėn tė pėrfytyrojmė se ē'fryte do tė kishte dhėnė degėza nė fjalė e pemės pjellore tė krijimtarisė sė tij - degėza tanimė e gjymtuar - e kemi, ngaqė ish-mėsuesi i letėrsisė Vedat Kokona pėrfaqėsonte njė nga ata specialistė letėrsie qė e zotėronin me tė vėrtetė prirjen pėr tė gjykuar vepra letrare dhe procese letrare: njerėz me kritere parimore dhe njėherėsh me shqisa tė holla, tė gatshėm pėr t'iu pėrkushtuar njė pune tė tillė.

    Sa pėr formimin e tij kulturor, qė do tė vinte vetėm-e-vetėm duke u pasuruar, do tė mjaftonte t'ia shfletonim librin e kujtimeve Endur nė tisin e kohės pėr ta pėrftuar njė ide.

    Duke ruajtur ēdo pėrpjesėtim, them se mund tė shijosh, edhe prej faqeve tė memorialistikės sė tij, atė befasim qė provonte Prousti nga Bota e Schopenhauerit: dėshminė se shkrimtarėt e mirė, kur nuk janė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me mendimin, e ushqejnė erudicionin e tyre me ėndjen e leximeve pafund. Ato u zbulojnė atyre "mijėra bukuritė qė pėr vulgun mbeten tė fshehura".

    Citime, pėrmendje, anticipime, aludime leximesh: me to faqet e Kujtimeve tė Kokonės janė tė nginjura, athua se teksti i tij memorialistik nuk do tė ekzistonte dot pa to. Hyjnė e dalin aty, si nė shtėpinė e tyre, sa Naimi dhe Fishta, aq edhe njė Beaumarchais e njė Catherine Mansfield, sa Noli dhe Asdreni, aq edhe njė Zweig e njė Dy Bellay, sa Asllani dhe Haxhiademi, aq edhe njė Rutebeuf dhe njė Céline, sa Lasgushi dhe Kuteli, aq edhe njė Keats e njė Dante.

    Nga njėra anė ia beh Sidi i Corneille-it, qė autori nuk reshti s'e dashuruari, nga tjetra Onjegini i Pushkinit; kėndej Graciela e Lamartine-it, andej Silvestėr Bonari i Anatol France-it. Mandej me radhė gati pa mbarim: Baudelaire, Show, Saadi, Ēehov, Maupassant, Ekleziast, De Musset e George Sand, Rimbaud e Verlaine, Byron, Manzoni, Turgeniev, Maurice Barrčs, Eskil, La Bruyčre, Descartes, Gide, Villon, Shollohov, Shakespeare, Rabelais, Cervantes, Sofokli, Erasmi i Roterdamit dhe, afėrmendsh, ata qė nuk kanė si tė mungojnė nėpėr tekstet e tij: La Fontaine, Ronsard, Voltaire, Racine, Moličre, Chateaubriand, Hugo.

    Tani, si tė ketė kthyer edhe faqen e fundit tė kėtij libri tė vogėl, jam i bindur qė lexuesit do t'i mbetet nė shqisa si amzė zotėruese e kritikės sė Vedat Kokonės modestia e madhe. Modesti aspak e zakonshme nė letrat shqipe dhe, nė veēanti, nė kritikėn letrare shqiptare. Modestia qė nuk e njohin as "mejteplitė me kulturė", as "teneqerat mendore", siē i quante ai.

    Dhe nuk do ta ketė tė vėshtirė ta gjejė se ku e ka burimin ajo: te ngulmimi i kritikut pėr ta parė vetė letėrsinė shqipe si letėrsi modeste, pa zmadhime as teprime. Kėto tė fundit vetėm sa do t'i provokonin prirjen polemike pėr t'u ballafaquar edhe me "teoricienė" impozues letėrsie, si Giuseppe Valentini e Nikė Barcolla, tė cilėt nga kullat e tyre tė nalta konsumonin ditirambet e retorikės pėr poetė shqiptarė tė barabartė me Goethe-t, me Dante-t, ose edhe me njė "zelltar tė madh" tė letrave shqipe, si Karl Gurakuqi, qė sajonte shkrimtarė nė seri, karlgurakuqėr pa kursim, pėr tė mbushur antologjitė shkollore.

    Kritika e mėsuesit tė letėrsisė Vedat Kokona pėr "mungesėn e seriozitetit" nė tė pėrzgjedhurit e autorėve shqiptarė qė promovonte nė ato vite "Ministria e Arsimit" vjen e befason pėr nga aktualiteti.

    Nė dialogun mes kritikut dhe lexuesit ai nėnlloj i kritikės letrare i quajtur feuilleton kritik i shėrbeu Kokonės si rruga mė e drejtpėrdrejtė pėr tė promovuar vlerat letrare. Edhe vetėm nė tri ciklet e pėrmendura kjo lloj kritike nuk mund tė mos lexohet si akt fisnikėrie i kritikut, qė aderon nė disa vlera tė caktuara ose refuzon disa tė tjera, tė cilat nuk i duken autentike.

    Por nuk i mungoi bashkėndihmės sė tij as nėnlloji nė dukje mė plebé i kritikės letrare: recensioni, - prej tij nė kėtė pėrmbledhje lexuesi do tė gjejė vetėm disapak shembuj, - qė i mungon sot aq ndjeshėm shtypit shqiptar sa tė dallohet si unikal vullneti i njė tė vetmit koleg tonė pėr ta mbajtur atė nė jetė, prej vitesh, diku nė njė kėnd reviste.
    Nuk di nė ėshtė ky rasti pėr tė kujtuar diēka nga marrėdhėniet vetjake me "zotin Kokona".
    Kujtimet gjatė bashkėpunimit - pėr shembull punės pėr pėrmbledhjen Poetė francezė (1982) - i kam ekzotike. Ishte mė pak dashamirės ndaj pėrkthimeve tė mia prej romantikėve frėngj se, fjala vjen, Sotir Caci. D.m.th. ishte kritik. Mirėpo pikėrisht me kriticizmin e tij mė joshte.

    Do tė doja tė kujtoja bisedat e shkurtra mbudhė, nė trotuarin e mesit tė Rrugės sė Kavajės, nga Lidhja e Shkrimtarėve nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", - atėherė zotėria e tij e ndalte biēikletėn vetėm pėr disa pak minuta, - nė veēanti ato nė redaksinė e revistės "Nėntori": ai i rehatuar nė njė poltronė tė vjetėr, ndėrsa unė nė tryezėn time kur punoja si korrektor, mandej si redaktor i letėrsisė "sė huaj". Biseda, thashė?

    Njė fjalė goje. Ishin njė shkollė e vėrtetė e historisė sė letėrsisė shqipe dhe botėrore, e kritikės letrare, e stilistikės, e teorisė dhe e praktikės sė pėrkthimit, ndoshta edhe mė me vlerė se tekstet e tij Cours de traduction (1979) ose Manuel pratique de l'art d'écrire (1980), tė cilave jo shumė ua ditėn vlerėn.

    Ja ku jam vetėm, njėherė, nė sallėn e vjetėr tė redaksisė, - sallė e gjatė me qelqnajė gjysmėrrumbullake, - kur ai hyn e flet ndėrsa dėfton me dorė: "Duke u ēapitur kėtu ti ke mundėsi tė provosh ritmin e fjalive".

    Dhe shton pėr t'iu pėrgjigjur habisė sime: "Kur shqiptojmė emrin e Flaubert-it duhet ta pėrfytyrojmė, mė sė pari, si njė burrė qė vete e vjen nėpėr dhomėn e tij tė punės duke i kadencuar fjalitė me zė tė lartė. Provoje! Dhe ke pėr ta vėnė re ndryshimin nė cilėsinė e fjalive qė shkruan.

    Unė e kam provuar..." Tė kisha mbajtur ditar, do tė kisha ruajtur tė shėnuar edhe njė kuvendim tė gjatė me tė pėr D'Annunzion: shembull i shqisės sė tij tė mprehur nė tė shijuarit e letėrsisė sė vėrtetė. Ishte koha kur po botonte te ne pėrkthimin e novelės sė Tolstoit Vdekja e Ivan Iliēit, ndėrsa unė vetė sapo kisha lexuar romanin Il piacere tė D'Annunzios, qė mė kishte magjepsur me dekadentizmin e vet "gjithė pluhur". Kokona mė nxiste tė lexoja njė tjetėr vepėr, Notturno, ende sot pak tė vlerėsuar nga historia e letėrsisė italiane.

    Gjatė njė sulmi me aeroplanin e vet shkrimtari militarist ishte plagosur nė sytė; i ishte dashur atėherė tė rrinte disa muaj nė shtrat, me sy tė fashuar, i rrezikuar tė humbte shikimin. Nokturni ishte pėrmbledhje e vegimeve (fr. visions) qė D'Annunzioja kishte pėrjetuar gjatė atyre muajve.

    Duke mos pranuar t'ia diktonte askujt, ngase nuk donte dėshmitarė pėr vegimet e veta, i kishte hedhur ato me sytė tė lidhur nė disa mijėra pusulla. "Ėshtė libri i tij mė i mirė, - ngulmonte Kokona, - sepse ėshtė mė i sinqerti dhe mė pak letrari nga ēdo vepėr tjetėr e tija... Dhe ėshtė letėrsi e vėrtetė, ngaqė ėshtė art".

    Po Fjalorėt e tij? Ata i kam mbi tryezėn e punės edhe tani, kurse ndėrprerja e jetės fizike tė autorit mė ngjan se nuk u ka ndėrruar asgjė marrėdhėnieve me ta. "Aurelit me dashuri dhe me shpresė qė do ta shpjerė mė tej kėtė punė...": kėshtu ka shkruar nė njėrin prej tyre. Pėr kėtė, pa pikė dyshimi, e kam zhgėnjyer.
    Porse, ashtu si nė mistikėn e shelbimit, kur ata qė nuk janė mė ndėr tė gjallėt e marrin shpėrblesėn nėpėrmjet akteve tė atyre qė kanė lėnė nga mbas, Kokona mund tė jetė i sigurt qė fjalorėt e tij bėjnė jetėn e tyre nė tė gjitha pėrkthimet tona.

    Dal nga Biblioteka Kombėtare, marr djathtas pėr tė kaptuar rrugėn e Dibrės dhe ja, thuajse pėrsėritet dhe pėrsėritet ajo qė mė se njė herė e kam treguar: pėrkundrejt hotel "Vjosės", tek kishte banesėn e vjetėr nė tė hyrė tė Rrugės sė Dibrės, ose ndėrsa ngjit zotėrisht shkallinat e Lidhjes sė Shkrimtarėve, ndesh gjithnjė atė personazh sqimatar, njė beau ésprit me shqiptim tė mirėfilltė frėng, gati gaskon, - ndonėse lindur nė Izmir, - me borsalinė nė kryet dhe njė palė dorashka meshini tė errėt gjatė dimrit. Ėshtė ai, Vedati i Sagės shqipe tė Forsajtėve.

    Por jo vetėm i saj, edhe i Shakespeare-it dhe i La Fontain-it nė shqipe, i Voltaire-it dhe i Corneille-it, i Dickens-it dhe i Tolstojt, i Balzac-ut dhe i Gogolit, i Pushkinit dhe i Show-t, i Zweig-ut dhe i Buninit, i Tagorės dhe i Steinbeck-ut, madje edhe i Hemingway-t: tė gjithė nė shqipe. 20-vjeēar ka shkruar tė parin libėr udhėpėrshkrimi nė letrat shqipe dhe e dini ē'thotė? Qė qysh asohere i paskėsh shkrepur dėshira pėr tė pėrkthyer Sonetet e Shakespeare-it! Tanimė, nga shkrimtar i suksesshėm i viteve '30-'40, ėshtė shtrėnguar tė mimetizohet nė "pėrkthyes" deri edhe tė realistėve socialistė sovjetikė.

    (Pa e bjerrur shkėlqimin e stilit vetjak, nuk e ka kursyer mjeshtėrinė ndėrsa pėrkthen njėrėn nga veprat e kryeustait tė realizmit socialist, Na dnje tė Maksim Gorkit, duke ia lėnė trashėgim shqipes me titullin domethėnės: Fundėrrinat.

    Do tė duhet t'i jemi mirėnjohės edhe pėr kėtė pėrftesė konceptuale: Fjalori i gjuhės shqipe i 54-s atė nuk e ka, ndėrsa Fjalori i 78-s e ka, por doemos pa e pėrmendur pėrftuesin e saj.) Nga ai edhe prej njė takimi dy minutash mė kėmbė mund tė mėsosh pėrsėri 101 gjėra qė ti nuk i di, nė kohė e sipėr qė zotėria e tij mund tė nxitojė tė kthejė nė shtėpi ngase afrohet "ora e ēajit": ai five o'clock i tiji nė Tiranėn socialiste.

    Ėshtė po ai zotėri fjalėshtruar qė tė tregon pėr "katundarėt", "xhoket", "qeleshet" dhe "brekushet", pėr baltėn e dikurshme tė kryeqytetit, ēmimet e vezėve dhe tė druve tė zjarrit, siē tė pėrmend libraritė e "Tiranės sė para erės sonė", - mbushur me revista tė modės, nga ato nė tė cilat dėftohej se ē'kostum duhej veshur pėr kroketin, - po me tė njėjtin pasion me tė cilin rikujton debatet letrare tek "Argusi" i Cancos. Pse jo edhe pėr sharmin e aguliēeve dhe zymbylave tė njėhershėm? Edhe ėshtė, edhe nuk ėshtė po ai Vedat i fotos sė viteve '30: me kravatėn tė lidhur po aq hijshėm nėn jakėn e vėrtetė, gjithnjė jo tė rreme.
    Nė letrat shqipe, qė vuajnė ende "mungesėn e kritikės sė vėrtetė" pėr tė cilėn brengosej Vedat Kokona nė vitet '40 tė shekullit tė kaluar, ribotimi nė kėtė pėrmbledhje i teksteve tė tij tė zgjedhura kritike e polemike - edhe si "degėz e gjymtuar" - ėshtė ngjarje riemancipuese.

    Emancipuese, nė e daēin kėshtu ata qė nuk kanė qenė ndonjėherė nė dijeni tė tyre. E them kėtė duke menduar qė ne, nė letėrsinė shqipe, ndodhemi ende nė epokėn heroike: ēdo brezni letrare pandeh se e ka groposur tė mėparshmen. Ende pak e lexojnė trashėgiminė letrare.

    Tė stėrbindur nė fuqitė e veta, as e ndiejnė nevojėn e lidhjes me tė kaluarėn letrare. Sikur nuk qenkėsh e tyrja. Dhe athua se kulti i sė kaluarės mund tė hiqet m'anėsh pa humbje tė mėdha pėr krijimtarinė tonė.

    Po tjetėr, - mund tė pyesin, - pėrpos vlerės riemancipuese tė teksteve kritike e polemike tė Vedat Kokonės...? Tė tjerat tė mos i numėrojmė. "Njė panegjirik i kotė dhe pa vend ėshtė njė humbje kohe": e ka pasė thėnė ai vetė, me modestinė e tij, njė herė e njė kohė.

    Tiranė, qershor 2009
    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vedat Kokona

    Kokona, i fshehur nė shtypin e kohės

    Nė 100-vjetorin e Vedat Kokonės, Biblioteka Kombėtare nxjerr nga arkivat dorėshkrime dhe libra tė hershėm tė botuar prej tij… Njė rrugėtim nė jetėn e njeriut qė i dha jetė nė shqip Gorkit, Pushkinit, Shekspirit, Bunn, Vinogradov, Dikensit, Heminguejit, Maria Pujmanovės, Gi De Mopasanit, Zvajgut, madje dhe poezive tė Mao Ce Dunit mė 1957-n

    Emri:  Vedat-Kokona-3.jpg

Shikime: 12524

Madhėsia:  50.9 KB

    Nė Tiranėn e sapodalė nga lufta, disa djem tė rinj tė veshur me xhaketa elegante, flisnin nė shėtitjet e pasdites pėr shkrimtarė e libra tė njohur, qė i kishin blerė nė libraritė e Parisit, apo Romės ku kishin studiuar… Duhet tė kthehesh nė kohė gati 80 vjet mė parė pėr tė pėrfytyruar ndoshta zyrėn e vogėl tė njė reviste letrare qė kėta tė rinj realizonin tė udhėhequr thjesht nga pasioni. Nė 100 vjetorin e njėrit prej kėtyre djemve tė rinj, Vedat Kokonės, njė personalitet nė letrat dhe mendimin shqip, Bibloteka Kombėtare ka hapur njė ekspozitė me dorėshkrime, librat e hershme tė botuar prej tij, gazeta me shkrime tė Kokonės qė nė fillesat e tij tė hershme. Aty gjejmė dhe dorėshkrimin e zverdhur disi nga koha tė “Revistės Letrare”, kopje e 15 shkurtit 1944, botuar nga “grupi themelonjės: Mitrush Kuteli, Vedat Kokona, Nexhat Hakiu, Sterjo Spase”. Eshtė interesante tė shohėsh pėrkushtimin e kėtyre tė rinjve ndaj letrave. Nė editorialin me titull “Vija tė vitit letrar 1943”, shkruhet se “Viti 1942 u mbyll me njė zi tė rėndė jo vetėm pėr botėn e letrave por edhe pėr gjithė shqiptarėt. Vdiq Faik Konica, babai I prozės dhe kritikės shqiptare”. Njė mendim I thėnė haptas pėr Konicėn , pėr tė cilin vite mė vonė duhet tė kishte kujdes kur shpreheshe. “Librashitasit u shtuan nė Tiranė”, thuhet nė njė fjali tė kėsaj gazete, e cila duket se ka qėnė njė tribu pėr zhvillimet letrare tė kohės. Bri dorėshkrimeve tė gazetave tė vjetra, qėndron dhe

    makina e shkrimit ku Kokona e ri, e mė pas nė moshė kalonte orė tė tėra pėr tė sjellė nė gjuhėn shqipe kryevepra tė letėrsisė botėrore. Shumė pranė makinės sė shkrimit, ndodhen disa fletė tė shkruara nė frėngjisht me shėnimet e autorit, tė pazverdhura nga koha. Duket sikur gjithēka ka ngelur aty si vite mė parė, dhe tastierėn e makinės sė shkrimit mjeshtri do ta prekė sėrish me gishtat e tij… Kjo ekspozitė ėshtė njė homazh pėr Kokonėn, kėtė mėndje tė zgjuar tė letrave shqipe, I cili e solli Europėn dhe Perėndimin shumė lehtė nė Shqipėrinė komuniste me librat e tij….

    Gorki, Pushkini, Shekspiri, Bunn, Vinogradov, Dikensi, Hemingėay, Maria Pujmanova, Gi De Mopasan, Zvajgu, madje dhe poezitė e Mao Ce Dunit mė 1957-tėn. Gjithė ketė jetė e liri qė vjen prej kėtyre botimeve qė datojnė qė nė vitet 40-tė, ia dedikojmė Kokonės, kėtij burri qė na shfaqet nė foto I qetė, por mbarte brėnda tij njė dashuri tė pafundme pėr dijen. Kjo ekspozitė ėshtė dhe njė udhėtim nė rrugėn e tij drejt letrave…

    Nė gazetėn “Demokratia “ mė 21 tetor 1933, kur Kokona duhet tė ketė qėnė vetėm 20 vjeē, ėshtė botuar novela e tij “Lutja e fundit” e cila shoqėrohet bashkė me njė shėnim tė redaksisė :”Nga novelat e paraqitura nė konkursin “Letrat tė Valles sė Shtypit”, ēmimin e parė e fitoi novela “Lutja e fundit” e z. Vedat Kokona, student nga Gjirokastra, ēmimin e dytė e fitoi novela “Kėshtu vdesin burrat” e Z. Mazreku, student nga Shkodra, ēmimin e tretė novella “Ndėr zana” e z. Asim Sokoli”. Mendimi kritik I Kokonės shfaqet qė nė shkrimet e tij tė hershmem, teksa shkruan pėr Naim Frashėrin…Me librave tė hershėm tė tij, gjejmė dhe botimin e parė tė “Nga Tirana nė Stokholm” i shtypur nga shtypshkronja “Nikaj” mė 1935-sėn. Njė libėr i dashur ky pėr Kokonėn, ky i shkruar atėherė kur nė vitet e hershme tė rinisė, vetėm 22 vjeēar, student dhe plot ėndrra, i dashuruar me jetėn, realizoi njė nga dėshirat e tij mė tė zjarrta: njė udhėtim nė vendet skandinave. “Nė zemrėn time, njė dėshirė vlonte: tė dilja njėherė nga Shqipėria e tė shikoja dhe unė botė me sy”, do shkruante Kokona. Ky libėr ėshtė dhe njė paralajmėrim pėr ardhjen e njė shkrimtari dhe intelektuali nė botėn letrare shqiptare. Nė ēdo vend qė shikonte Kokona kėrkonte ta krahasonte me mundėsitė e Shqipėrisė pėr tė qėnė i tillė. “Shqipėria jonė ėshtė e bukur… mund tė ndėrtojmė godina ku do mblidhen nesėr djemtė e katundeve e tė qyteteve, qė do pėrhapin dritėn e qytetėrimit. Natyra na ka dhėnė mė tepėr nga ē’na duhet. Megjithatė kjo nuk ėshtė mjaftė. Duhet tė punojmė mė tepėr. Vendi unė duhet tė bėhet njė vend ideal turizmi. Vendin tonė tė huajt nuk e njohin fare si vend turizmi. Po ta njihnin jam i sigurt se do tė vinin nga ana e anės pėr ta vizituar”, shkruan ai.

    “Nga Tirana nė Stokholm” nuk ėshtė vetėm njė pėrshkrim i ndjerė e plot emocion,qė na sjell peizazhe dhe histori vendesh mes kėtyre dy stacioneve, por ėshtė edhe njė dėshmi e stilit dhe talentit tė Kokonės si shkrimtar i sukseshėm i viteve 30-40-tė, i cili mund tė kishte vazhduar tė shkruante letėrsi nėse Shqipėria e tij e dashur, nuk do tė ndryshonte kahet politike pas luftės. Kokona zgjodhi tė fliste pėrmes shkrimtarėve qė zgjidhte pėr tė pėrkthyer, e qė shpesh i imponoheshin, por pavarėsisht kėsaj ai nuk e tradhtoi asnjėherė gjuhėn. Ai dinte tė hynte thellė brenda njė shkrimtari, pasi e ndjente shpejt gjuhėn e tij… Bri dorėshkrimeve pafund dhe librave qė janė nė njė farė mėnyre dhe historia mė e suksesshme e botimeve shqiptare nė kėto vite, qėndrojnė dhe fjalorėt e tij, duke filluar nga i pari i botuar mė 1932 dhe i fundit mė vitin 1940-tė. Ky 100 vjetor ėshtė dhe njė ftesė pėr tė zbuluar Kokonėn, nė gjithė dimensionin e tij, njė pjesė e tė cilit ka mbetur nė arkivėn e kohės…

    Shqip

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Vedat Kokona

    Njė mbrėmje me Kokonėn

    Nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhėve, “EU Centre” organizon njė aktivitet kushtuar vargjeve tė Vedat Kokonės

    Emri:  Vedat-Kokona-320x214.jpg

Shikime: 11120

Madhėsia:  21.8 KB
    “O sa e shijshme duket, e kulluar/ Zonja, kur mė pėrfalet duke shėtitur, Sa gjuha e dredhur mbetet e nemitur/ Dhe sytė guxim s’kanė pėr tė vėshtruar…” Kėto vargje tė shkruara shekuj mė parė nga Dante Aligeri, Vedat Kokona i solli nė gjuhėn shqipe pėr t’i bėrė tė paharruara. Historia e gruas qė kalon shumė pranė djaloshit dhe zgjon ndjesitė e tij me ėmbėlsinė e saj, ka riardhur pėrmes recitimit tė nxėnėsve tė “EU centre”, nė njė aktivitet tė zhvilluar dje nė mjediset e kėsaj qendre, nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhėve. Tė pranishėm nė kėtė aktivitet ishin dhe ambasadori i BE-sė nė Tiranė, Ettore Sequi, dhe ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro, si dhe familjarė tė shkrimtarit dhe pėrkthyesit Kokona. “EU Centre” kishte zgjedhur tė kujtonte kėtė ditė, me vargjet e shkruara dhe tė pėrkthyera nga mjeshtri i pėrkthimeve Vedat Kokona. Ky vit pėrkon dhe me 100-vjetorin e lindjes sė tij. Pėr tė pranishmit janė lexuar vargje nga “Lulja dhe shega”, “Ujku dhe qengji”, vargjet e Lasgush Poradecit tė pėrkthyera nė frėngjisht nga Kokona, poezia e Franēesko Petrarkės, Bodler, soneti i 65 i Shekspirit, Rudyard Kipling, “Lakonti” i Ismail Kadaresė. Vedat Kokona ia kushtoi pjesėn mė tė madhe tė jetės dhe tė punės rrezatimit tė gjuhės frėnge. Ai ishte njė nga leksikologėt mė tė mirė tė kėsaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolėn mjaft fjalorė shqip-frėngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parė e botoi nė vitin 1932. Fjalori i fundit ėshtė me 40 mijė fjalė. Ai ėshtė autori mė i rėndėsishėm nė fushėn e leksikologjisė dhe leksikografisė. Qysh nė moshė tė re dha kontribut tė ndjeshėm nė lėmin e pėrkthimeve nė poezi dhe nė prozė. Nga ai janė pėrkthyer nė shqip vepra tė tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundėrrinat” e Maksim Gorkit, “Saga e Forsajtėve” e Xhon Gollsuarthit, “David Koperfild” i Dikensit, “Udha e Volokolamskut” e Aleksandėr Bekut, “Stuhi nė Gang” e Rabindranat Tagores etj. Kokona ka sjellė nė shqip rreth 15 mijė vargje nga poezia botėrore. Ai ishte njė nga pėrkthyesit kryesorė nga frėngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Vetėm pak kohė mė parė, Biblioteka Kombėtare e kujtoi kėtė 100-vjetor tė Kokonės me njė ekspozitė, ku u ekspozuan tė gjithė ekzemplarėt e librave tė tij qė nė fillimet e hershme. Dorėshkrimet e Kokonės gjatė pėrkthimit tė veprave tė ndryshme ishin ofruar pėr kėtė ekspozitė nga e bija bashkė me makinėn e tij tė shkrimit.

    Shqip
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. G99 proteston para kryeministrise viziten e ministrit italian
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 15:36
  2. Denoncimi i Alfred Pezės: Edi Rama, model i dhunuesit tė medias
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 16:12
  3. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:21
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08
  5. Fjalori i Vedat Kokones
    Nga Brari nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-06-2002, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •