Virtytet tona?
Me fal por i ke shijuar ndonjere ti , keto virtytet tona?
Vallai gjithe keto vite jete po na kalojne duke e jetuar midis te huajve e shqiptareve, e deri tani kete virtytin e shenjte te beses, po e ve re tek te huajt sesa tek shqiptaret.
Apo akoma do krekosemi e do jetojme nen hijen e te kaluares qe vetem ne libra e kemi has, sepse as me gojedhena se kemi degjuar ndonjehere?
E ke perjetuar ti ndonjehere kete besen e shenjte tonen?
Jam kurioz vertet ta di, se mo duket shqiperia dhe shqiptaret jetojne ne dy realitete te ndryshme?!!
ne tropoje kam degjuar qe , nese duhet te shkosh atje duhet te maresh besen e nje familje si mysafir i tyre , per te mos pas probleme me banoret e tjere ;
nuk e di sa e vertete eshte kjo , por a ka te beje kjo me besen dhe mikpritjen shqiptare?
Ta them pa te keq. Indoktrinimi fetar te ka erresu trurin dhe ka bere qe te kesh mungese krenarie kombetare. Sa me i forte indkoktrinimi fetar aq me e zbehte dashuria per kombin dhe virtytet e tij.
Ne dokumentar behet fjale per periudhen e luftes se dyte boterore, pra para rreth 70 vitesh. Shpetimi i hebrejve nga Shqiptaret eshte nje realitet qe vazhdon ta mahnit boten. Fatmiresisht edhe hebrenjte i kane disa virtyte te larta e nje nga ato eshte falenderimi. Nga kurreshtja se cili ishte ai virtyt qe i beri shqiptaret te bejne ate qe nuk e beri askush tjeter ne Europe, pra mosdorezimin e tyre te gjermanet, ata e kuptuan se eshte BESA - kodi i nderit te Shqiptarit.
Pra, ky eshte nje virtyt ne zbehje e siper por qe dikur ishte gjithcka. Ishte fjala e dhene e barabarte me me te shejten - jeten. Si e tille, sot, akoma vazhdon te shkruhet dhe te studiohet per te, kryesisht nga te huajt, dhe nga keto studime shqiptaret kane vetem hajer. Eshte nje mundesi e mire qe te kuptojne te gjithe anen e ndritur te shqiptareve -dinjitetin e tyre.
Sa i perket pyetjes se a e kam shijuar une kete.
Une, edhe pse i vogel, e kam akoma te fresket organzimin mbarkombetar me ne krye Anton Ēetten, per pajtimin e gjaqeve, ne vitin 1990. Ne ate aksion te shejte kombetar, u falen me qindra gjaqe dhe u pajtuan me mijera familje. Ky pra eshte perjetimi im i BESES, dhe, kur e kujtoj, nje nga perjetimet me te mira deri ne kete moshe.
Edhe pse gjakmarrja eshte ne renie ne Kosove, akoma ka raste sporadike kur shfaqet ne ndonje regjion. Edhe ne keto raste, falja e gjakut behet me BESE. E mua nuk me ka rene rasti te degjoj per ndonje prishje te Beses deri me sot.
BESA do te jete e gjalle ne mesin tone deri atehere sa te ekzistojne burrat, ne kuptimin shqiptar te kesaj fjale. Kur te vdesin ata do te vdes ehe BESA.
kjo pra eshte besa, nuk ka rendesi se a ishte partia e punes apo partia e dhunes.
fjala bese vjen nga fjala be. pra tjetri ben be qe nuk do te vjedh, nuk do te vras. popujt e tjere ne bote nuk kane nevoje te betohen per nje gje te tille sepse atyre nuk u shkon ndermend te vjedhin dhe plackisin.
ka ik koha e beses, ka ardhe koha e ligjit juridik. nuk duhet te bjem viktime e hebrejve se keta i urren gjithe bota. ata nuk te japin as edhe nje gure te cash koken.
Kjo mund te ndodhe nese m heret ke bere ndonje krim ne Tropoje, dhe te nevojitet BESA per te shku serish atje. Une kam kalu me disa here nga Tropoja dhe nuk me eshte nevojit te kerkoj Bese prej dikujt.
Per nje plesht nuk kallet jorgani. Ekzistojne disa persona apo familje atje qe i kane nxjerre zerin e zi komplet Tropojes. Nuk jane te gjithe te njejte. Sigurisht se ka Tropojan me te keq, por edhe me te mire se nje Lab.
Pergjithesimet jane te demshme. Vetem injorantet pergjithesojne.
Une nuk mund te paragjykoj se ne cfar rrethi je rritur e je edukuar ti. Ne rrethin ku jam rritur une nuk sillet cdo gje rreth vjedhjes dhe vrasjes.
Besa eshte dhene edhe kur p.sh. dikush ka shku ne gyrbet prej hallit dhe i ka lene ne BESE familjen e tij nje tjetri, edhe kur i huaji ka kerku mbrojtje/konak etj.
Ata te huajt qe i permend ti, e qe ne kohen kur ka ekzistuar Besa kane mundur te kene qene ne shpella, nuk i kane pasur gjithmone keto prinipe dhe kete shkalle te civilizimit qe e kane sot. Ate e deshmuan edhe para 70 vitesh kur te pambrojturit, pavaresisht gjinise dhe moshes, i lajmeruan dhe i dorezuan ne duart e vdekjes.
Kur e shoh se cfar shqiptaresh ekzistojne sinqerisht jam shume pesimimist per te ardhmen. Popujt tjere vjedhin edhe ate qe nuk iu ka takuar kurre vetem qe t'i shtojne te kaluares se tyre pak dinjitet, ndersa ne e kemi tonen dhe nuk ia dijme vleren!
ne na njef gjith bota per hajna dhe ti flet per virtyte.
ne kohen kur ekzistonte besa ne shqiperi ne angli dhe france ngriheshin keshtjella gjigante.
Ketu sme ke thene gje pervecse blah blah blah-te e hershme ku me eshte mesuar syri duke i lexuar.
Ku e verteton dot ti se ne fakt shqiptaret u dhane besen cifuteve?
Besa nuk jepet nqs nuk kerkohet,sepse ndryshe ajo quhet nder ose favor qe te ben dikush.
A e ke te dokumentuar ti se cifuti si njohes i mire i beses shqiptare faktikisht i kerkoi besen shqiptarit edhe shqiptari e mbajti ate?
Si mund te dokumentohet kjo gje vecse me gojedhena?
Me gojedhena cdokush behet i beses.
Sa cifute shpetuan sepse francezet nuk i dorezuan ata tek gjermanet?
Po francezet si quhen ne kete rast? Njerez te beses?
Po ai gjermani biznesmeni(i cili u be dhe film per ate), njeri i beses qe, kur shpetoi aq shume cifute sa shpetuan komplet shqiptaret si komb i tere?
Cfare nenkupton ti me bese mbi te gjitha?
Kudo qe kam has te lexoj libra rreth mesjetes apo rreth lashtesise, kete besen(fjalen e dhene), e has kudo, tek cdo tradite nder popuj.
Pse kjo bese ndryshoka tek populli yne?
Ne angli, me pare, ti nuk futeshe dot ne parlament nqs nuk jepje oath se do sherbeje per te miren e popullit.
Me vone kjo u hoq nga fundit i shekullit te 18, e besoj se e njejta gje ka pasuar edhe ne vendet e tjera.
Kjo puna e oath-it e kishte orrigjinen tek kristianizmi ne europe, mirepo me zbehjen e kristianizmit erdhi edhe zhdukja e beses. Kete si tradite e gjen edhe tek islami, apo tek cdo fe tjeter, besoj une.
Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar se disa zakone shuhen e disa krijohen me ndryshimit e koherave?
Atehere besa ka qene e nevojshme ashtu sic eshte, le te themi, nje kontrate e firmosur sot psh.
Atehere ka qene e nevojshme kur ligji dhe siguria shteterore ka qene me pak efektive se sot.
Sa me shume anarki te kete, aq me e madhe eshte nevoja per ligje te pashkruara nder njerez.
Me thuaj ti mua, per cfare me sherben mua realisht kjo ''bese'' sot?
Ti edhe mund te sjellesh me qindra shembuj te rendomte, mirepo realisht, a te hyn ne pune kjo bese sot?
Ta dha besen njeri e se mbajti.....cfare do besh ti? Do e vrasesh per nje fjale goje?
Jeta eshte me e shenjte se nje fjale goje mor djale i mbare. Lere ate qe se mbajti fjalen te vdesi nen turpin e tij, por ta peshosh jeten e nje qenie njerezore me nje fjale goje eshte injorance ne kohen e sotme.
Shiko shiko ca shembujsh.
Nje zakon shpellar i vetkrijuar nga njerezit qeka i vlefshem per te reklamuar besen?
Te jap besen une qe sdo te ta vras pjesetarin e familjes!!!
E kjo quhet bese per ty?
Nuk krijohen virtytet nen akte barbarizmash.
Krijoni Kontakt