Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Question "Drejtesia Nderkombetare"....

    perSHENDETje
    Shume here kur ndodhe ndonje lufte midis dy ose me shume shteteve, ne qe ndodhemi jashte ngjarjeve kemi mendime te ndryshme me njeri tjetrin duke perkrahur shume here jo te njejten pale me bashkebiseduesit. Sigurisht "drejtesia nderkombetare" nuk meret vetem me ceshtjen e luftrave por dhe me shume tema te tjera te cilat interesojne dy ose me shume shtete. Kete teme e hapa me qellimin qe forumsit qe interesohen per "Problemet Nderkombetare" te jene te pajisur me nje kendveshtrim i cili do i lejoje atyre t'i shofin ngjarjet me sy me kritik. Gjithashtu kam mendimin se nje teme e tille duhej te ishte shtruar qe ne fillimin e celjes te forumit "Problemet Nderkombetare".

    C'eshte "drejtesia nderkombetare"....
    Qe ne kohet e lashta -kur kishim shfaqjen e mbreterive, te qytet-shteve helene dhe me vone shfaqjen e perandorive- "shtetet" u thiren te zgjidhin disa probleme midis tyre, duke krijuar kode ose kanune te cilat duhej te ndiqeshin nga palet qe i nenshkruanin ato. Keto kanune, ligjevenese per shtetet, megjithese shume here kishin mangesira dhe liheshin menjane nga shtetet do jene qelizat e para per shfaqjen e mevonshme te "drejtesise nderkombetare". Nje nga keto qeliza mund te quhet edhe "Mareveshja e Delos" shek. e 6 p.e.s midis Athines dhe aleateve te saj.
    Por qe ne ato kohe "drejtesia kombetare" u cenonte nga shteti me i forte dhe shume here kjo drejtesi ishte arma e "te fortit" mbi te tjeret. Ky ishte dhe shkaku i prishjes se "Mareveshjes se Delos" disa vite me vone nga aleatet te cilet ndjen shtypjen qe i behej nga Athina.
    Perhere te pare "drejtesia nderkombetare" do permendet si term ekzistues ne shekullin e 16 e.s. kur dhe do shkruhet libri i pare qe permbante ligjet qe ndikojne mbi maredhenjet midis shteteve.
    Me termin "drejtesi nderkombetare" nenkuptojme teorikisht (pak a shume) te gjitha ligjet dhe kanonet te cilat ndikojne dhe orientojne politiken e jashtme te gjithe shteteve, sot reth 192 shtete. Keto ligje burojne nga mareveshjet -mareveshje per paqe, per aleance,per zonen detare, per tregeti midis shteteve, mareveshje per ruajtjen e mjedisit dhe shume te tjera- dypaleshe ose shumepaleshe midis shteteve ose nga protokollet e organizatave nderkombetare si psh. OKB, EU, NATO, UNESCO etj. protokolle te cilat kushtezojne shtetet qe i firmosin.
    Ne kundershtim me drejtesine brenda nje shteti, "drejtesia nderkombetare" shume here nuk ka fuqine te ndaloje shtetin kundravajtes. Gjithashu shume here per nje problem nderkombetar nuk ekziston vetem nje zgjidhje por me shume se nje, gje qe krijon probleme ne praktike. Keto probleme dhe mosfuqia e "drejtesise nderkombetare" te obligoje shtetet e fuqishme ka bere shume analizuese (Realiste,Marksiste etj.) te mos besojne ne ekzistencen e "drejtesise nderkombetare" dhe te pohojne se ajo qe ekziston eshte "ligji i te fuqishmit". Sidoqofte njerezimi sot ka perfituar, mbas mijera vitesh histori, disa te drejta te cilat duhet te quhen "te shenjta" dhe ne asnje menyre nuk duhet qe shtetet te "mbyllin syte" kur keto te drejta shkelen. Sepse kjo do shkaktonte shpurjen e njerezimit ne ato kohe kur skllaverimi dhe derdhja e gjakut ishin fenomen i perditshem. Nje nga keto te drejta eshte edhe ndalimi i zaptimit te dhunshem te tokes se nje shteti nga nje shtet tjeter (sipas nenit 54 te Kartes te OKBs) ligj qe po shkelet perdite ne keto 12 vitet e fundit duke e kthyer boten ne kohet e pushtimeve te Romes ose te Napoleontit.

    Ftoje te gjithe anetaret te shqyrtojme ne kete teme:
    A ekziston "drejtesia nderkombetare", a eshte ajo ne dobi te njerezimit?
    A i sherben sistemi njepolar -ku mbizoteron nje fuqi- drejtesise nderkombetare apo e demton ate, cili eshte roli i SHBAs?
    Cilat jane fenomenet me shqetesuese per "drejtesine nderkombetare" dhe a ekzistojne ligje per zgjidhjen e tyre?

    pres pergjigjet tuajafalemiNDERit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mendoj qe nuk eksiston ky si e thua ti "drejtesi nderkombetare".
    E drejte apo jo me i forti zoteron.Keshtu qe...
    OKB eshte e pafuqishme perpara potences USA.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    ~ReLoAd~

    ~ReLoAd~




    ~ReLoAd~

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    pershendetje kryeplako dhe lexoje me kujdes.......

    Tė flasim Hapur

    (Nga njė Evropian)


    Tani dua tė flas shumė hapur pėr diēka. Sidomos tani kur shumė njerėz i bien rreth e rrotull, kur asnjė nuk thotė atė ēfarė mendon nė tė vėrtetė sepse nuk ėshtė “sjellje e mirė”, sepse nuk na ėshtė bėrė zakon, sepse na sjell kujtime qė mė mirė tė harrohen. Pikėrisht prandaj ėshtė e nevojshme qė tė flasim fare hapur.

    Sigurisht qė tė huajt, madje edhe ata tė Jugut dhe tė Lindjes, janė njerėz gjithashtu. Kėtė askush nuk e diskuton. Sigurisht qė ata kanė sy, gojė, dhe njė hundė si ne. Kanė frikė e bien nė dashuri njėsoj si ne; janė me dhunti ose tė trashė si ne etjerė-etjerė. Sigurisht qė ka midis tyre, ashtu siē ka midis nesh, njerėz tė mirė ose mė pak tė mirė. Dhe kur rriten nė rrethana normale, ata nuk bėjnė mė tepėr krime se ne. Por kjo nuk ėshtė mė e rėndėsishmja. Mė e rėndėsishmja ėshtė kjo: duhet ta mbrojmė kulturėn tonė, dhe duhet tė mbrojmė pasurinė tonė pa tė cilėn kjo kulturė nuk do tė ekzistonte. Fakti ėshtė qė ne evropianėt jetojmė nė njė nga vendet mė tė pasura nė botė. (Dhe kjo vlen pėr tė gjithė Evropėn Perendimore.) Kėtu kemi begati dhe njė strukturė shoqėrore tė sigurtė qė e ėndėrrojnė grekėt apo polakėt. Le ta themi troē: nga gjashtė milliard njerėz nė kėtė botė, vetėm njė miliardė jetojnė nė “vendet industriale.” Dhe ne thjeshtė u lindėm apo jetojmė nė kėto vende. Ne, njė e gjashta e pasur e njerėzimit, zotėrojmė katėr tė pestat e pasurisė sė Tokės. Ne konsumojmė 70 % tė energjisė, 60 % tė ushqimit, dhe 85 % tė pasurisė pyjore nė botė. Ēdo tė ndodhte po tė dilnin tė tjerėt dhe tė kėrkonin pjesėn e tyre? Deri tani janė vetėm njė ose njė milion e gjysmė djaj tė varfėr qė vijnė te ne, tė persekutuar politik, nga lufta apo nga uria. Mirė atėherė. Por atje tutje, nuk ka miliona, por ca miliarda djaj tė varfėr qė e kanė zili begatinė tonė! Ne, njė e gjashta mė e pasur, kemi 60 herė mė shumė se njė e gjashta mė e varfėr. Duhet ta kuptojmė plotėsisht kėtė gjė pa patur njė ndjenjė tė rreme faji. Njė gjerman konsumon aq naftė sa konsumojnė 10 afrikanė tė zinj. Njė gjerman pėrhap nė atmosferė aq dioksid karboni (CO2) sa 65 zezakė. Nė vendet tona evropiane ka njė makinė pėr ēdo dy banorė, pėrfshirė edhe fėmijėt. Nė Indi ka njė makinė pėr ēdo 455 njerėz. Ta pranojmė atėherė, po tė donin tė jetonin tė gjithė si ne, do tė rrėnonim planetin! Nuk ka aq naftė nė kėtė botė qė afrikanėt dhe kinezėt tė ngasin makinat e tyre. Kėto janė faktet!

    Tė gjithė ata qė flasin pėr drejtėsinė kur po pijnė njė kafe duhet tė mendojnė se sa po paguajnė pėr atė kafe. Dhjetė vjet pėrpara afrikanėt atje poshtė apo indianėt nga Amerika e Jugut morėn nga ne ekuivalentin e njė lokomotive pėr 13,000 thasė me kafe. Sot, po tė duan tė blejnė nje lokomotivė, duhet tė na japin si shkėmbim 45,000 thasė kafeje. S’mund tė thuash qė ėshtė keq pėr ne. Asnjė nga ne s’do tė heq dorė nga kafeja jonė e lirė. Sa nga ata qė flasin gjithė kohėn pėr drejtėsi shkojnė e blejnė vullnetarisht kafenė e shtrenjtė nga dyqani i botės se tretė (Third World Shop). Kush pyet, kur blen njė kėmishė pambuku tė lirė Indiane apo njė shall tė mirė mėndafshi, nėse janė aq tė lira sepse prodhohen nga puna e fėmijve? Jo, bamirėsia fillon nė shtėpitė tona. Ne tė gjithė mendojmė pėr tė ardhmen tonė sė pari, sidomos pėr familjen tonė. Kjo ėshtė shumė e natyrshme. Indianėt apo kinezėt nuk do tė silleshin ndryshe po tė ishin kombet qė do tė udhėhiqnin botėn.

    Po ta themi troē: gjithė rregulli i botės sonė varet nga epėrsia e tė bardhėve. Ku gjenden vendet industriale? Nė Amerikėn Veriore, nė Evropė, nė Australi, Afrika e Jugut, Japoni. Nuk i fut mė rusėt nė kėtė kategori. Praktikisht janė tė gjithė tė bardhėt, pa numėruar japonezėt.

    Dhe vendet industriale besojnė qė ėshtė plotėsisht normale qė duhet tė bėjnė gjithēka pėr tė mbrojtur epėrsinė e tyre nė botė, kryesisht me mjete politike dhe ekonomike nė kėto kohėra. Nuk po mbrojmė vetėm kufijtė tanė nga refugjatėt e vendeve e varfra. Ne po i mbrojmė edhe tregjet tona nga mallrat e tyre. Pėr shembull nuk vendosim taksa doganore tė larta mbi pambukun e pastėr sa vendosim mbi tekstilet e pėrfunduara. I lemė tė na sjellin kakao tė papėrpunuar por kurrė ēokollatėn e pėrfunduar. Nė fund tė fundit duhet tė mbrojmė nga konkurrenca e jashtme tekstilet apo fabrikat e ēokollatave tona. Nė tė vėrtetė, ne nuk kemi fare interes qė ato vende tė zhvillojnė industritė e tyre, tė “zhvillohen.” Nė fund tė fundit, ne duam tė vazhdojmė t’iu shesim produktet tona industriale me njė ēmim tė lartė dhe tė blejmė lėndėn e parė lirė nga ta.

    Por a janė mėnyrat ekonomike e politike—si psh, bashkimi evropian—tė mjaftueshėm gjithmonė qė tė sigurojmė epėrsinė tonė nė botė? A nuk do tė vijė dita e masave ushtarake? Kur Perandoria e kuqe sovietike ra, disa njerėz filluan tė silleshin sikur na erdhi mė nė fund paqja e pėrjetshme. Pėr pėr ata largpamėsit ama, ishte e qartė qė problemet mė tė mėdha nuk po vinin nga Lindja po nga Jugu. Qė nga Lufta e Gjirit Persik, njė gjė dukej qartė: kur Sadam Huseini u pėrpoq ta merrte Kuvaitin me forcė, ne, njė e pesta e pasur, iu hodhėm nė grykė me inat. Fatmirsisht, po tė merreshim me njė diktator tė vėrtetė dhe mė njė dhunim tė vėrtetė tė ligjit ndėrkombėtar, kėshtu qė askush nuk thoshte dot qė s’ishte e drejta jonė. Po s’ishte vetėm Sadami qė e pa epėrsinė tonė teknologjike e ushtarake. Lufta nė televizor i tregoi gjithė Jugut se kush ishte pronari i vėrtetė i botės. Dhe zoti Milosevic, qė ėshtė gjithashtu njė diktator dhe kriminel lufte i padiskutueshėm, na bėri njė favor tė ngjashėm, kėshtu qė askush nuk guxon tė na tregojė me gisht e tė akuzojė qė edhe ne kemi pėrgjegjėsi pėr atė luftė pėr shkak tė ultimatumeve tė papranueshėm dhe veprimeve tė tjera diplomatike apo jo. Nė fund tė fundit, kėto luftra ishin tė nevojshėm pėr ne.

    Ta themi troē! Ta themi troē se si tė tjerėt na shohin neve: secili nga ne mund tė blejė njė karafil tė kuq nga Kolumbia nė mes tė dimrit pėr 75 centė. Po, dhe a pyet ndonjėri pėr kėtė? Ēdo ditė aeroplanė fluturojnė e pėrshkrojnė gjysmėn e botės pėr tė na sjellė lule tė freskėta nga ana tjetėr e globit. Edhe perandorėt e Romės antike nuk e kishin njė luks tė tillė. A nuk jemi aristokratėt e kėsaj bote? Do tė ishim naivė po tė bindnim veten qė katėr tė pestat e tjerė na duan akoma.

    Sigurisht qė nuk pėrfitojmė tė gjithė njėsoj nga epėrsia jonė nė botė. Disa nuk ja dalin mbanė: s’bėjmė dot asgjė pėr kėtė. Ne thjesht jemi njė meritokraci. Dhe kjo ėshtė si njė garė me ski: nėse dikush ėshtė dy tė qindat e sekondės mė i ngadaltė se tjetri, nuk ėshtė vėrtetė njė skiator mė i dobėt pėr kėtė gjė. Por vetėm tre i marrin medaljet; kėto janė rregullat e tė tjerėt nuk marrin gjė.

    Sigurisht qė nuk jemi thjesht njė meritokraci, por edhe njė shtet social. Dhe mė tė varfrit qė marrin ndihmė sociale nė pjesėn tonė tė botės jetojnė akoma mė mirė se mė tė shumtėt e njerėzve nė Mozambik. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Ka njerėz qė e dinė qė kurrė nuk do tė marrin njė medalje, qė kurrė nuk do tė bėhen tė pasur dhe tė famshėm. Dhe ata frustrohen, u ngrihen nervat. S’kemi ēfarė tė bėjmė pėr kėtė gjė. Sigurisht, do tė ishte mirė po tė vendosnim vlera tė tjera si kryesoret: miqėsinė, bujarinė, humorin, apo aftėsinė pėr tė qėnė i lumtur dhe tė kėnaqemi me jetėn. Po atėherė nuk do tė ishim kurrė aq tė pasur sa jemi sot. Duhet ta kuptoni kėtė. Ne kemi kėtė begati edhe pėr shkak tė sistemit tonė tė vlerave, nė tė cilin suksesi ėshtė mė kryesori.

    Dhe ata qė nuk ja arrijnė, qė e konsiderojnė veten tė padobishėm e tė panevojshėm, kėta njerėz ndihen tė pėrulur dhe plot me inat. A nuk janė dhe ata tė bardhė, evropianė, gjermanė, pjestar tė kombit industrial? A nuk i pėrkasin dhe ata grupit qė ėshtė ajka e njerėzimit? Pėrse nuk mund t’i pėrkasin plotėsisht? Natyrisht, shumica e tyre qė janė tė rinj nuk e kuptojnė pėrse nga njėra anė ne udhėhiqemi nė mėnyrė tė kufizuar nga konsiderata humanitare nė aktivitetet tona ekonomike nė botė, por nga ana tjetėr akoma u japim ndihmė humanitare vetėm njė grupi shumė tė vogėl njerėzish. Arsyetimi i tyre (sigurisht i thjeshtėzuar) ėshtė si mė poshtė: nėse nė paraqitemi si zotėr mbi njerėzit e tjerė nė njė nivel kombėtar dhe ekonomik, pėrse nuk mund tė bėjmė tė njėjtėn gjė me pjestarėt individualė tė grupeve tė huaja, e sidomos nė vendin tonė?

    Ata nuk vėnė re faktin qė njėfarė minimumi njerėzie ėshtė i nevojshėm pėr reputacionin tonė nė botė, qė sigurisht ndihmon gjithashtu nė suksesin tonė ekonomik. Nuk venė re gjithashtu edhe faktin qė ēmimi i kėtij humanizmi (megjithėse ne sigurisht ua kujtojmė shpesh tė tjerėve) nė tė vėrtetė nuk ėshtė aq i lartė sa thuhet. Vetėm bankat gjermane fitojnė katėr deri nė pesė herė mė tepėr nga sa harxhon qeveria e tyre federale pėr refugjatėt dhe azile politike vetėm nga interesi qė marrin nga vendet nė zhvillim pėr huat qė u kemi dhėnė atyre. Pėrsėri kėtu ka vetėm dy refugjatė pėr ēdo 1000 banorė, kur njė vend si Malawi i duhet tė mbajė 105 refugjatė pėr ēdo 1000 banorė. Fatmirsisht, 85 % e refugjatėve nė botė rrinė nė vendet e Botės sė Tretė.

    Prapėseprapė, duhet t’i kuptojmė mirė kėta tė rinj tė radikalizuar dhe tė mos t’i mallkojmė si ekstremistė tė djathtė dhe tė ēartur neo-nazistė. Sigurisht qė nuk ėshtė mirė t’u vemė flakėn shtėpive tė azileve politike apo qė tė “linēojmė tė zinjtė”. Kjo ėshtė primitive dhe e vrazhdėt. Mė shumė se gjithēka, kėto akte ekstreme dėmtojnė madhėdhėniet tona ndėrkombėtare e kėshtu edhe interesat tona drejtpėrdrejti. Por pas kėtyre teprimeve idiote qė duhet—e pėrsėris—tė mos pranohen, ka njė ndjenjė, njė mendim plotėsisht realist; nevojėn e ngritjes sė njė muri mbrojtės ndaj vėrshimeve nga Jugu.

    Sigurisht qė teprime tė tilla s’duhen lejuar. Rendi duhet ruajtur. Nga ana tjetėr, duhet tė njohim qė kushti fillestar i kėtyre teprimeve vijon logjikshėm interesin e pozitės sonė nė botė si njė fuqi ekonomike dhe politike. Dhe ka mundėsi, shumė mundėsi, qė njė ditė ne do tė kemi nevojė pėr kėtė lloj qėndrimi mė tepėr se tani: a s’mund tė themi se njė ditė do na duhet t’i mbrojmė arritjet tona, pozitėn tonė tė privilegjuar nė botė edhe me mėnyra ushtarake? Kur dalėngadalė shtohen problemet, kur do tė jetė e nevojshme tė mbrojmė kulturėn tonė, vlerat tona, dhe aq mė tepėr pasurinė dhe epėrsinė tonė nė botė deri nė fund; kjo do tė ndodhė vetėm nėse njė qėndrim i fuqishėm qė thotė “Gjermania vjen e para” “Austria e para” apo “Evropa e para” ėshtė bėrė njė nga vlerat themelore tė kulturės sonė nė mendjet dhe zemrat e njerėzve. Duhet ta kuptojmė kėtė gjė qartė; s’mund t’ia lejojmė vetes tė gėnjehemi.

    Perkthimi nga Elton Skendaj

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga leci
    Mendoj qe nuk eksiston ky si e thua ti "drejtesi nderkombetare".
    E drejte apo jo me i forti zoteron.Keshtu qe...
    OKB eshte e pafuqishme perpara potences USA.
    Drejtesia nderkombetare nuk duhet te lejoje cdo ushtar te Gjermanise apo Allahut apo Al-Kaides qe te mbahet per nje kohe te gjate ne burgje por te lirohet jo te presi mbarimin e luftes se dyte boterore.

    Nese ka deshire le te kthehet ne lufte prape tek ushtria gjermane apo ne irak.
    Ku jane te drejtat nderkombetare e njeriut?


    Ka qene nje rast per 6 sabotatoreve gjermane (me shtetesi amerikane) ne kohen e luftes se dyte boterore.

    Keta u mbajten pa asnje te drejte per avokate psh: ne Guantanomo sikunder gjithe ushtaret gjermane qe u kapen rob psh: ne Afganistan deri sa mbaroi lufta.

    Kata ishin rober lufte dhe ishin pjestare te nje ushtrie gjermane dhe nje organizate ushtarake qe quhej Al-Kaida.

    Lufta mbaroi dhe Hitleri dhe Bin-Hitler-Laden pushoi se bertituri dhe luftuari "death to america".

    Keta kerkuan mbas luftes te liroheshin si te gjithe ushtaret gjermane e kapur.

    Pse e permenda kete rast? E permenda sepse keta u kthyen ne Egjipt ku jane torturuar dhe komisioni francezo-gjerman akuzoi Ameriken per shkelje te drejtave te njeriut.

    Qe te mos e zgjat me kete loje timen ushtare gjermane kane tentuar te sabotojne ushtrine amerikane ne Afganistan, keta 6 si shtetas amerikane, qe jane betuar per kushtetutes amerikane, jane ekzekutuar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Ndihmė ekonomike pėr popullin Shqiptarė...

    Tė gjitha faktet e cekura nė pėrkthimin mė lartė janė fakte tė pamouhuara dhe duhet tė lexohen nga tė gjitjhė njerėzit. Dhe tė gjitha kėto fakte i kan dhėnė BACK UP teorise sė Darwin:it: "Vetem mė i forti pėrjeton". Mė teper, kėto fakte deshmojnė qė bota ideale nuk egziston. Duke e marr parasysh teorinė e Marksit, vijmė deri tė pėrfundimi qė gjendja ekonomike ėshtė baza mė e fortė dhe mė e rrėndsishme e cdo shteti.

    Mjerisht, nė boten tonė materialiste, forca barazohet me pasuri (ekonomike).
    Mjafton tė shikojmė rrethinen tonė tė gjithė, pėr tė kuptuar cka vlersohet mė se shumti nga jo vetem kombet nė botė por edhe nga individi. Materializmi ėshtė problemi mė i madh i njerzimit sot, por mos tė largohemi nga tema duke e diskutuar konceptin e materializmit versus vlerat njerėzore (The collective Consciousness), le ta parashtrojmė pyetjen: CFARĖ DUHET TĖ BĖJMĖ NE SI SHQIPTARĖ PĖR TĖ PĖRMIRSUAR GJENDJEN EKONOMIKE TĖ KOSOVES DHE GJITHASHTU SHQIPĖRISĖ?

    Si Shqiptare nė perendim, si njė nga ata tė cilėt e pijnė kafen mė tė shtrenjtė se sa ėshtė rroga e njė familjės mujore ndoshta (sic ceket mė lartė), e kam pyetur veten cfarė mund tė bėj pėr ata tė cilet e kan gjendjen shumė mė tė keqe se ne qė jetojmė nė perendim!?

    Duke mar parasysh qė njeriu dhe jeta ėshtė e shenjtė, kam humbur dhe besimin nė politikė, sepse tė merresh me politik do tė thotė patjeter qė dikush duhet tė humb. Por nė anen tjeter, nuk ka nevojė tė jetė ashtu! Edhe pse nuk egziston njė politikan ideal, nuk do tė thotė qė njeriu duhet ta humb shpresen.Ėshtė fakt i pamohueshem qė detyra e njė politikani ėshtė sė pari ti mbroj intereset e popullit tė vet dhe pastaj tė zgjidhen problemet tjera, por kjo nuk do tė thotė qė dikush duhet tė shkelet. Sidoqoftė, edhe kjo ėshtė temė tjeter dhe tė rikthehemi tek pyetja: Cfarė mund tė bėjmė pėr popullin tonė?

    Pėrvec faktit qė edukimi ėshtė njė bazė, nuk duhet tė harrojmė (ne tė cilėt kemi mundėsi) qė populli shqiptarė ka nevoja pėr ndihmė ekonomike. Duhet tė marim parasysh qė statusi i Kosoves akoma nuk ėshtė i zgjedhur dhe ajo liri cilen Kosova e meriton akoma nuk ėshtė arritur. Duhet tė marim parasysh qė papunsimi ėshtė aq i madh dhe qė shumė familje nuk kan tė dhėna materiale kontinuale.

    Por edhe njė gjė nuk duhet kurrė ta harrojmė: Identiteti i popullit Shqiptarė nė boten e jashtme duhet tė pėrforcohet si njė popull i cili lufton pėr drejta dhe liri dhe kjo ėshtė shumė kryesore qė populli shqiptarė tė fitoj edhe mė shumė simpati dhe tė ndimohet sa mė shumė ekonomikisht.

    Sa i pėrket drejtsisė ndėrkombtare, duhet tė diskutohen disa tema tė cilat nuk besoj qė ėshtė mirė pėr asnjė nga ne tė hapen nė kėtė forum mė, sepse mund tė keqkuptohen. Ėshtė fakt qė drejtsia ndėrkombtarė nuk mund tė jetė realitet nė boten e sotme, ku ekonomia mjerisht e vendosh forcen dhe autoritetin. Vetem duhet tė pyesim cfarė janė motivet pėr clirimin e Kosoves e disa forcave (nuk dua ti pėrmeni emrat, besoj qė tė gjithė e dini cfarė dua tė them). Mjafton tė bėjmė kėtė pyetje ose ti lexojmė disa fakte sikur mė lartė qė tė kuptojmė tė gjithė qė mė i pasuri = mė i forti kėrkon vetem mė shumė pasuri dhe vetem i shikon intereset e veta. Prandaj parashtrohet pyetja: Nė coftė se mė i pasuri i ndihmon njėrit, cfarė motivi ka pėr tė mos i ndihmuar tjetrit i cili ndoshta e ka tė njejten nevojė pėr ndihmė?

    Sepse nė kėtė botė tė padrejtė ku qenia njerėzore sot e trajton veten sikur qenia mė e lartė dhe mė inteligjente nė kosmos, duhet pranuar qė Darwini vetem e ka shpreh atė qė e ka observuar: vetem mė i forti mund tė pėrjetoj, prandaj nuk ka vend pėr tė dobtin.

    Cfarė bote e padrejtė dhe brutale ėshtė kjo...
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Drejtesia nderkombetare nuk duhet te lejoje cdo ushtar te Gjermanise apo Allahut apo Al-Kaides qe te mbahet per nje kohe te gjate ne burgje por te lirohet jo te presi mbarimin e luftes se dyte boterore.

    Nese ka deshire le te kthehet ne lufte prape tek ushtria gjermane apo ne irak.
    Ku jane te drejtat nderkombetare e njeriut?


    Ka qene nje rast per 6 sabotatoreve gjermane (me shtetesi amerikane) ne kohen e luftes se dyte boterore.

    Keta u mbajten pa asnje te drejte per avokate psh: ne Guantanomo sikunder gjithe ushtaret gjermane qe u kapen rob psh: ne Afganistan deri sa mbaroi lufta.

    Keta ishin rober lufte dhe ishin pjestare te nje ushtrie gjermane dhe nje organizate ushtarake qe quhej Al-Kaida.

    Lufta mbaroi dhe Hitleri dhe Bin-Hitler-Laden pushoi se bertituri dhe luftuari "death to america".


    Keta kerkuan mbas luftes te liroheshin si te gjithe ushtaret gjermane e kapur.

    Pse e permenda kete rast? E permenda sepse keta u kthyen ne Egjipt ku jane torturuar dhe komisioni francezo-gjerman akuzoi Ameriken per shkelje te drejtave te njeriut.

    Qe te mos e zgjat me kete loje timen ushtare gjermane kane tentuar te sabotojne ushtrine amerikane ne Afganistan, keta 6 si shtetas amerikane, qe jane betuar per kushtetutes amerikane, jane ekzekutuar.
    Ah harrova per lart, shtypi gjermano-francez, biles dhe nga vendet e muhajedineve si tunizia,maroku akuzonte amerikanet se po mbante roberit pa asnje te drejte ne Guantanomo.
    Duhet te ktheheshin keta individe prane ushtrise gjermane apo te allahut.

    Si mund te ktheheshin keta ne Afganistan dhe Irak kur Hitleri ishte akoma ne lufte dhe Bin Laden akoma ne lufte "death to america"?


    Pershendetje me kengen "Internacionalle" versioni rap nga grupi "Leningrad Cowboys"

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    perSHENDETje
    Ftoje te gjithe anetaret te shqyrtojme ne kete teme:
    A ekziston "drejtesia nderkombetare", a eshte ajo ne dobi te njerezimit?
    A i sherben sistemi njepolar -ku mbizoteron nje fuqi- drejtesise nderkombetare apo e demton ate, cili eshte roli i SHBAs?
    Cilat jane fenomenet me shqetesuese per "drejtesine nderkombetare" dhe a ekzistojne ligje per zgjidhjen e tyre?

    pres pergjigjet tuajafalemiNDERit
    Se pari.
    Do beje mire, perpara se te na kerkoje mendimin , per hir te debatit, se pari te shprehje mendimet e tua ne lidhje me kete ceshtje. Ketu eshte forum diskutimi, jo klase universiteti, ku ti "pedagogu" po na shperndan "detyrat e shtepise" dhe kerkon pergjigjet.

    Se dyti.
    Pyetjet e tua jane tendencioze. Dhe natyrisht, nga pikeveshtrimi yt majtist, keto pyetje marrin forme retorike, ku pergjigja dihet akoma pa mbaruar pyetja. Psh pyetja e pare: A ekziston "drejtesia nderkombetare" , a eshte ajo ne dobi te njerezimit? vete fjala drejtesi nderkombetare eshte vene ne thonjeza, duke nenkuptuar automatikisht qe ajo nuk ekziston....Per rrjedhoje, kjo venie ne thonjeza , automatikisht jep ne menyre te ceket dhe pergjigjen per pjesen e dyte te pyetjes. E cila vjen e natyrshme...Si mund te jete e dobishme dicka qe nuk ekziston?!

    Tek pyetja e dyte:A i sherben sistemi njepolar -ku mbizoteron nje fuqi- drejtesise nderkombetare apo e demton ate, cili eshte roli i SHBAs? ti u imponon automatikisht mendimin tend te tjereve duke konsideruar se meqe e thua ti, patjeter sistemi i sotem i drejtesise nderkombetare na qenkerka njepolar, packa se mund te kete zera apo opinione te tjere qe e konsiderojne veten si barazpeshe kunder SHBA ( psh Irani , Kina, BE ose Kuba)...Ti pra automatikisht keta opinione i perjashton nga diskutimi , duke formuluar pyetjen sipas qejfit tend..... Se c'lidhje mund te kete drejtesia nderkombetare me polaritetin , kete vetem ti mund te na e qartesosh....Mos valle do te thuash se ekzistenca e BRSS si superfuqi, automatikisht mbante ne kembe dhe drejtesine nderkombetare? E dyta, po ne kete pyetje, pse patjeter kur vjen fjala per drejtesine nderkombetare pyetet se cili eshte roli i SHBA? Pse pikerisht permendet roli i SHBA ne drejtesine nderkombetare dhe jo fjala vjen ( thjesht per tu gerricur me ty) i Kubes dhe Kastros? Pse jo roli i Kines? Pse jo roli i Iranit?

    Tek pyetja e trete: Cilat jane fenomenet me shqetesuese per "drejtesine nderkombetare" dhe a ekzistojne ligje per zgjidhjen e tyre? nuk na shpjegon se nga cili kendveshtrim ti cileson keto fenomenet me shqetesuese....Nga ai politik? Nga ai shoqeror? Nga ai kulturor? Nga kendveshtrimi ushtarak?.... Per cfare ligjesh e ke fjalen psh? Per ligjet nderkombetare apo per ligjet e cdo shteti sovran?

    Pra, po te drejtohem personalisht, nese deshiron qe te marresh nje pergjigje dinjitoze per temen e hapur, ki miresine e mundimin te formulosh pak me mire pyetjet. Pra formuloji ashtu si thone amerikanet "politically correct" ( korrekt politikisht), pastaj te te kthejme pergjigje.

    P.S.

    Nese i kerkon pergjigjet per ndonji provim qe ju kane dhene profesoret , po ta jap une zgjidhjen....Shaj Ameriken sa te mundesh , lavdero e ngri ne qiell Greqine si te vetmin fanar te demokracise e drejtesise ne bote dhe dhjeten me yll e ke te garantuar....Nese do seriozisht te hapesh diskutim, shtroji me mire pyetjet pa tendenciozitet.....

    Gjithe te mirat
    Toro
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Toro shyqyr Zotit e kam mbaruar shkollen me kohe, dhe shyqyr Zotit (perseri) profesoret e mij krysore nuk e kishin bere shkollen ne Janine apo Gumenice por ne SHBA apo Britani..... pra te pavlera keshillat e tua!

    Nga andej e tutje kete postim e kisha hapur para 3 vjetesh, kur me kishte zene belaja me thonjezat - i perdorja setepermi- dhe kur besoja se me te vertet mund te presesh pergjigje nga anetaret e FSHse.

    Sot e kam humbur kete besim, dhe keshtu si te pergjigjen anetaret si jo njesoj eshte (jo vetem mbi temat nderkombetare por gjithkund)!

    Nuk e di mbase e ka fajin karakteri im kompleksik, por edhe mbase....

    Sidoqfte ato pyetje vazhdojne te me shqetesojne akoma edhe sot.

    Nejse ju falenderoj per seminarin tuaj!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    >>Çdokush . . . ka të drejtë për realizimin e të drejtave të domosodoshme ekonomike, sociale dhe kulturore, për zhvillimin e lirë të personalitetit . . . Çdokush ka të drejtë të punoj . . . Çdokush ka të drejtë për një standard jetese që siguron shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshëmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale . . . Çdokush ka të drejtë për arsimim . . .<<

    NENET 22, 23, 25, 26 TË DEKLARATËS UNIVERSALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT



    “Duke vdekur nga uria në Tokën e Suficitit”.

    Kur dështuan të mbjellat dhe nuk kishte punë, fshatarët e Mundiarit filluan të kërkojnë ushqim në xhungël. Por nuk gjetën asnjë ushqim, ata gjetën vetëm bar. Kështu, shumica e 60 familjeve e kaluan verën duke ngrënë sama – ushqim i cili përdoret zakonisht për të ushqyer bagëtinë. Por, meqenëse njerëzit nuk janë të krijuar për të ngrënë bar, fshatarët filluan shumë shpejt ta humbin shëndetin dhe u dobësuan shumë. Ata ankoheshin për shterëzim dhe plogështi. Dhe në fund, filluan edhe të vdesin. Një fshatar, Murari, shikoi tërë familjen e tij duke vdekur ngadalë. Fillimisht vdiq babai i tij Ganpati, e pastaj edhe gruaja e tij Bordi. Katër ditë më vonë, ai humbi edhe vajzën e tij. Në këtë pjesë të Indinë së brendshme veriore, e cila dikur ishte e mbuluar nga pyjet e gjelbra, kurse tani e mbuluar nga thatësia, tregimi është i njëjtë. Gjatë dy mujave të kaluar, më shume 40 persona të fisit Saharija (Sahariya) kanë vdekur nga uria. Afër 60 milion tonë grurë të tepërt, është duke u mbajtur në depot e qeverisë. Sipas çfarëdo standardi, kjo tepricë paraqet një mal të madh me ushqim. Për fat të keq, aspak nga kjo sasi e tepricave nuk arriti në fshatin Mundiar, ose në ndonjë fshat tjerër të largët në pjesët e thella të Rajasthanit juglindor.

    Zyrtarisht, në Indi askush nuk vdes nga uria. Sipas sistemit publik për distribuimin e ushqimit, fshatarët që gjenden nën nivelin e caktuar të varfërisë, kanë të drejtë për kartelat ushqimore, të cilat u mundësojnë atyre blerjen e drithërave të subvencionura, nëpër dyqanet shtetërore. Por, në Bhoyal dhe vendet tjera ky sistem ka dështuar. Sarapanqi lokal (udhëheqësi i fshatit), ashtu siç treguan fshatarët, ua ka shpërndarë kartelat e ushqimit të gjithë miqve dhe pjesëtarëve të fisit të tij. Ai, po ashtu ka shënuar emrat e të gjitha vejushave që kanë të drejtë për pension shtetëror. Kurse, në anën tjetër, pronarët e dyqaneve shtetërore refuzuan t’ua shesin drithërat e lira sahariasve të largët dhe i shitën ato në tregun e zi. Kur saharijasit filluan të vdesin, pronarët e dyqaneve i plotësuan kartelat e tyre, duke u munduar ta mbulojnë marrinë e bërëe. Niveli i ushqimit të pamjaftueshëm në Indi – shtet me më shumë se 1 miliard njerëz – është ndër më të lartit në botë. Përafërsisht, gjysma e fëmijëve të Indisë marrin ushqim të pamjaftueshëm, derisa 50% e grave të Indisë vuajnë nga anemia. Por megjithëkëtë, shumica e drithërave të tepërta të Indisë ose hidhen ose atë e hanë minjtë. Në Indi, më së shumti vuajnë ata të cilët gjenden në fund të sistemit hierarkik të kastave. Gjithashtu, komunietet fisnore që përbëjnë afër 30% të popullsisë së distriktit të Baranit (Baran), janë viktima të padrejtësisë historike. Para pavarësisë së vitit 1947, saharijasit kanë mbijetuar nga gjuetia dhe rritja e bagëtive. Pas pavarësisë, zyrtarët i larguan ata nga xhungla dhe e konfiskuan tokën e tyre. Saharijasit janë detyruar të kërkojnë punë si bujq. Kur të mbjellat dështuan këtë verë, ata nuk patën punë, kështu që nuk patën as ushqim për të ngrënë.

    Një grua 50 vjeçare e cila përgatiste darkën e saj prej samas – farë e barit të egër, tha: “Politikanët nuk janë të interesuar për ne”.

    BURIMI:

    PJESË NGA “DYING OF HUNGER IN A LAND OF SURPLUS. CASTE AND CORRUPTION CONNIVE TO KEEP FOOD FROM INDIA’S POOR”, LUKE HARDING IN BARAN, RAJASANTHAN.

    THE GUARDIAN.


    E DOMOSDOSHME TË DIHET


    Edhe pse varfëria shikohet si një fenomen historik, format në të cilat ajo po shfaqet sot e bëjnë atë dukshëm më komplekse. Ky kompleksitet është rezultat i shumë faktorëve, përfshirë këtu edhe ndërrimin e natyrës së marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, raporteve të shoqërisë me faktorët dhe proceset e prodhimit, si dhe perspektivën e qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar ose Kombet e Bashkuara, lidhur me dimensionet e ndryshme të varfërisë.



    Koncepti i varfërisë është zhvilluar gjatë kalimit të kohës. Varfëria, e cila më parë është parë vetëm në kontekstin e të ardhurave, tani shihet si koncept multidimensional, i cili rrjedh dhe është i lidhur ngushtë me politikën, gjeografinë, historinë, kulturën dhe veçoritë sociale. Në shtetet në zhvillim, varfëria është majft e përhapur dhe karakterizohet me uri, mungesë të tokës dhe burimeve të mjaftueshme për jetë, politika joefektive të ridistribuimit, papunësi, analfabetizëm, epidemi, mungesë të shërbimeve mjekësore dhe mungesë të ujit të mjaftueshëm. Në vendet e zhvilluara, varfëria manifestohet përmes përjashtimeve shoqërore, rritjes së papunësisë dhe pagesës së ulët. Në të dyja rastet, varfëria ekziston për shkak të mungesës së drejtësisë, barazisë, sigurisë njerëzore dhe paqes.



    Varfëria nënkupton pamundësinë e qasjes në botën e mundësive të mjaftueshme. Si pasojë e mungesës së lirisë politike, pamundësisë për pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes, mungesës së qeverisjes së mirë, mungesës së sigurisë personale, pamundësisë për pjesëmarrje në jetën e komunitetit dhe kërcënimeve për drejtësi të qëndrueshme afatgjatë, të varfërit nuk kanë mundësi ta ndryshojnë gjendjen e tyre, sepse u mohohen mjetet për mundësi të tilla. Mohimi i fuqisë dhe i resurseve ekonomike, sociale dhe kulturore, janë ato që i mbajnë të varfërit të zhytur në varfëri.



    Varfëria dhe siguria njerëzore

    Varfëria e cila shkakton pasiguritë e mëdha ushqimore dhe shoqërore, është një ndërhyrje direkte në sigurinë njerëzore. Varfëria, jo vetëm që kërcënon ekzistencën e një numri të madh të njerëzve, por e shton nënshtrimin e tyre ndaj dhunës, keqtrajtimit dhe pandikueshmërisë sociale, politike dhe ekonomike. Ashtu siç tha një grua në Bellorusi, varfëria është poshtëruese dhe e ul dinjitetin e çdo personi. Profesor Amartia Sen (Amartya Sen), duke potencuar nevojën për shikimin e sfidave të barazisë globale dhe sigurisë njerëzore, në një mënyrë disi të ndryshme theksoi se “detyra urgjente janë, sqarimet konceptuale dhe promovimi i diskutimeve publike si plotësim ndaj identifikimit të projekteve konkrete për promovimin e drejtësisë dhe për garantimin e sigurisë themelore të njerëzve. Me hulumtimin e kërkesave për shëndetësi, arsimim, mënjanimin të varfërisë, zvogëlim të pabarazive gjinore dhe të pasigurisë, duhet të integrohet një kuptim më i plotë mbi konfliktet dhe vlerat.”

    Prandaj, varfëria paraqet edhe akt të deprivimit edhe të nënshtrimit. Si rrjedhojë e rritjes së pabarazisë dhe diskriminimit mes kombeve dhe diskriminimit brenda një kombi, bëhet shkelja e së drejtës së të varfërve për të jetuar në siguri dhe me dinjitet


    Pse varfëria po vazhdon?

    Qeveritë veriore të cilat e kontrollojnë udhëheqjen e ekonomisë botërore, janë të vendosura të mbajnë tregtinë dhe strukturat financiare që sjellin pasurinë në botën e industrializuar dhe të përjashtojnë vendet dhe popujt e varfër nga shpërndarja e prosperitetit global, gjendje kjo e cila rezulton me pabarazi mes Veriut dhe Jugut. Është mjaft interesant fakti se, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim, dallimi mes të pasurve dhe të varfërve është rritur.

    Globalizimi neoliberal e vendos përqendrimin te prodhimtaria për eksport, duke injoruar të drejtat elementare të njerëzve për plotësimin e nevojave vetanake dhe realizimin e të mirave për jetë në mënyrë të denjë. Shmangia e shtetit nga përgjegjësitë që ka, lidhur me mirëqenien për shëndet, arsim, ushqim dhe strehim, si dhe mungesa e të ardhurave të sigurta, e bëjnë edhe më të madh presionin mbi të varfërit. Gjithashtu, të varfërit i ka dëmtuar edhe inflacioni, kontraktimi i punësimit dhe erozioni i pagave reale nga liberalizmi, si dhe privatizmi i pasurive.

    Varfëria relative dhe varfëria absolute

    Varfëria relative tregon që një person ose një grup personash janë të varfër në krahasim me të tjerët, ose në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i drejtë për jetesë, ose nivelin e konsumimit në një shoqëri të caktuar. Varfëria absolute tregon që njerëzit janë të varfër në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale. Një person i cili sipas standardeve amerikane konsiderohet i varfër absolut, sipas standardeve të themi të Afrikës, mund të kosiderohet i varfër relativ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 23-01-2006 mė 23:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •