TIRANE
Radhėt e gjata tė njerėzve zaptojnė stacionet e autobuzėve. Ata shtohen pa masė me shpresė pėr tė ardhur ndonjė urban i lirė. Furgonėt mungojnė e kjo ka bėrė qė radhėt e qytetarėve tė shtohen mė shumė. Ora 10 e mėngjesit tė djeshėm. Asnjė autobus nė linjė. Shiu i shtruar duket sikur i shton edhe mė shumė radhėt e pasagjerėve. Mė shumė se 40 vetė qėndrojnė nė stacionin e linjės sė Unazės. Pritje 20 minuta radhazi. Mė nė fund duken urbanėt e parė. Erdhi! Dėgjohet kėshtu britma entuaziaste e njė gruaje, ndėrsa shfaqen nė horizont tre autobuzė radhazi. Tė tre mbushen plot. Ajri i rėndė tė zė frymėn edhe pse ėshtė dimėr. Nga Ministria e Jashtme deri te Ura e Shallvareve duhen plot 20 minuta rrugė. Qytetarėt nisin dialogun me shoferin: pse erdhėt vonė, e keni frekuencėn ēdo tri minuta, ndėrsa njeriu qė komandon autobuzin u kthehet me tė qetė, duke u shpjeguar se asgjė nuk varet nga ai. Trafiku i rėnduar. Tre autobuzė tė linjės sė Unazės kanė ndenjur me minuta tė tėra nė aksin Zogu i Zi-Treni, nėn presionin e trafikut tė ēmendur. Edhe aksi i tregut te Medreseja u ka kushtuar autobusėve shumė kohė duke pritur trafikun. Specialistėt e transportit prane Bashkise shprehen se problemin e moskorrektėsisė apo frekuencės jo tė rregullt tė urbanėve e shkakton pikėrisht trafiku i rėnduar i kryeqytetit, i cili nė periudhėn e vjeshtės e dimrit ėshtė edhe mė i ngarkuar. Megjithatė, problemi i trafikut nuk i pėrket shumė qytetarėve, tė cilėt shpresojnė qė mes pagesės qė bėjnė tė kenė shėrbimin e premtuar. Dje pothuaj nė tė gjitha linjat e transportit urban ishte e njėjta situatė. Njerėz nė radhė, autobuzė qė vinin shumė rrallė, dhe trafik i rėnduar qė vėshtirėsonte shėrbimin urban. Kjo ėshtė pamja qė serviret mė shpesh nė kryqytet, kur njerėzit endėn pėr tė realizuar nė kohė detyrimet e zakonshme.
Flasin kontrollorėt
Anomali nė linjat e Unazės, fatorinot biznes me abone
TIRANE - "Abone qė shiten vend e pa vend. Mungesa tė shenjave tė dukshme nėpėr stacionet e urbanėve. Vonesa nė stacion". Kėto janė ankesat mė tė pėrfolura e mė tė dėgjuara nėpėr urbanet e Unazės sė qytetit. Jo vetėm kaq, por pasagjerėt ankohen dhe pėr shitjen e aboneve, qė nuk u dihet origjina. "Ne na akuzojnė se pėrdorim abone studentėsh, tė njėjtin mjet identifikimi e gjithė familja, kurse vetė pronarėt e linjave urbane nuk e dinė se ēfarė bėjnė punėtorėt e tyre. Ka plot dy ditė qė abonet shiten kudo dhe nga kushdo. Fatorinot janė tė parėt qė nisin biznesin e kartave identifikuese nėpėr urbanėt e tyre", tregon Englantina Preka, pasagjere nė njėrėn prej linjave tė Unazės sė kryeqytetit. Janė njė numėr i madh pasagjerėsh tė rregullt qė ankohen pėr parregullsitė e transportit qytetas. Ndėrsa tė zotėt e urbanėve luajnė ping-pong me fajet e tyre. "Me njė abone studenti qarkullon e gjithė familja. Pėr njė ditė ne arrijmė tė identifikojmė tė njėjtin numėr serie tė abonesė qė pėrdoret mė shumė se dhjetė herė nga persona tė ndryshėm tė familjes", tregon Alban Meshi, fatorino nė linjėn e Unazės. Ai shton se shumica e pasagjerėve nuk i plotėsojnė tė gjitha rregullat pėr pėrdorimin e mjetit identifikues. U mjafton njė copė karton nė tė cilin tė vendosin fletėn e serisė sė abonesė dhe vetėm kaq, rrallėherė qė u vendosin fotografinė e duhur. "Mė mirė i zgjidhim problemet me ata qė nuk paguajnė fare se sa me ata qė kanė abone por nuk e kanė tė rregullt. Rregullat e abonesė ua kemi pėrsėritur njėmijė herė", pohon Agron Cenalia fatorino nė linjėn Qendėr-Uzinė-Qendėr
Krijoni Kontakt