Ligjvënësit në Hong-Kong kanë votuar që të hetojnë mënyrën se e përballoi qeveria përhapjen e virusit të ngjashëm me pneumoninë, SARS.
Nga epidemia e SARS-it në fillim të këtij viti humbën jetën në vend rreth 300 vetë.
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, Tung Chee Hwa mund të dalë para një komisioni parlamentar hetimor për të shpjeguar rolin që luajti gjatë krizës.
Kjo do të jetë hera e parë që një gjë e tillë ndodh në historinë e Hong-Kongut.
Korrespondenti i BBC-së thotë se hetimi për SARS-in, mund të politizohet lehtësisht, pasi bëhet në një kohë kur po afrohen zgjedhjet për këshillin ligjvënës që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Hetim i ri
Ligjvënësit kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm ta thërrasin shefin ekzekutiv të Hong-Kongut që të tregojë publikisht mënyrën se si e përballoi krizën e SARS-it, administrata e tij.
Një hetim i mëhershëm i kryer nga një grup ekspertësh të emëruar nga vetë ai, sipas tyre, nuk ka shkuar aq larg sa duhet. Raporti nuk bëri fajtor asnjë person për gabimet që u bënë gjatë kohës së krizës.
Ligjvënësit argumetojnë se opinioni publik kërkon që personat e përgjegjshëm, të japin llogari për veprimet e tyre.
Për z. Tung ky hetim i ri, rrezikon të pengojë përpjekjet e tij për të forcuar pozitën që ka.
Më parë gjatë këtij viti, autoriteti i tij u dobësua kur u detyrua të heqë dorë nga disa plane të debatueshme për masat e sigurisë, kur Hong-Kongu u përfshi nga protesta publike në shkallë të gjerë.
Krijoni Kontakt