Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Holkeri: gjendja në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi sot zhvillimet më të fundit në Kosovë. Në fjalën e tij, kryeadministratori i Kosovës, Harri Holkeri tha se gjendja e përgjithshme atje ka pësuar përmirësime të dukshme.
    Por, ai shtoi se sulmet kundër pakicës serbe kanë dëmtuar imazhin e Kosovës dhe kanë vështirësuar marrëdhëniet ndërentike. Ai tha se është i bindur që shumica e banorëve të Kosovës janë kundër dhunës, por shprehu keqardhje që sulmet kundër pakicës serbe nuk dënohen me forcë nga shumica shqiptare.

    Kryeadministratori Holkeri tha se ua kishte bërë të qartë udhëheqësve të Kosovës se nuk është e mjaftueshme që të bëhen vetëm deklarata. Udhëheqësit, tha ai, duhet të zhvillojnë takime me popullin kudo në Kosovë dhe të kundërshtojnë me vepra sulmet kundër serbëve.

    Në fjalën e tij, zoti Holkeri u kushtoi rëndësi të posaçme përpjekjeve për fillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai përgëzoi Presidentin Rugova dhe kryetarin e parlamentit Daci për pjesëmarrjen e tyre në bisedimet e Vjenës, ndërsa shprehu keqardhje për mospjesmarrjen e kryeministrit Rexhepi.

    Ai theksoi se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i domosdoshëm dhe është një nga kërkesat që duhet të përmbushet para se të shqyrtohet statusi përfundimtar i Kosovës. Ai i bëri thirrje Kryeministrit Rexhepi që të mbajë qëndrim konstruktiv dhe që qeveria e tij të angazhohet mënjëherë në procesin për ngritjen e grupeve të punës për bisedimet mbi çështjet teknike.

    Zoti Holkeri tha se 4 grupet e punes duhet të krijohen mënjëherë dhe të fijllojnë bisedimet në nivelin e ekspertëve. Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe mbarë bashkësisë ndërkombëtare që të mbeshtesin fuqishëm procesin e dialogut. Zoti Holkeri gjithashtu tha se disa udhëheqës shqiptarë kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në dialogun me Beogradin me transferimin e kompetencave dhe krijimin e strukturave të reja qeveritare.

    Ai deklaroi se dialogu Prishtinë-Beograd nuk mund të kushtëzohet me asnjë çështje tjetër. Kryeadministratori i Kosovës tha se transferimi i kompetencave jo të rezervuara do të vazhdojë. Por, përsa u përket kërkesave të udhëheqësve shqiptarë për transferimin e komptetencave të rezervuara, ai tha se kjo mund të arrihet vetëm me vendim të Këshillit të Sigurimit.

    Ai shtoi se është i gatshëm të marrë parasysh krijimin e struktuvare të reja po gjithnjë në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Zoti Holkeri tha se po punohet me kryeministrin për një plan të përbashkët për institucionalizimin e standardeve, që kosovarët të jenë në gjendje t’i plotësojnë ato. Ai i bëri thirrje Beogradit që të eliminojë strukturat paralele. Ekzistenca e strukturave të pautorizuara, si gjykatat serbe, është e papranueshme, tha zoti Holkeri.

    Përveç mungesës së sigurisë për pakicat, problemve politike dhe mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e dialogut me Beogradin, zoti Holkeri tha se Kosova përballët më sfida të tjera të vështira si varfëria, papunësia e madhe dhe krimi.

    Ambasadori i Italisë, Marcello Spatafora, foli në Këshillin e Sigurimit në emër të Bashkimit Evropian, pasi Italia është kryetarja e rradhës e Bashkimit Evropian. Ambasadori Spatafora ripohoi mbeshtetjen e plotë të Bashkimit Evropian për zotin Holkeri dhe u bëri thirrje shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë që të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me zotin Holkeri dhe të shmangin akte dhe deklarata të njëanëshme që mund të rrezikojnë përpjekjet për krijimin e një Kosove të qëndrueshme, shumë etnike, dhe demokratike.

    Ai tha se është i bindur që bisedimet teknike Prishtinë-Beograd do të fillojnë së shpejtji dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të angazhohet plotësisht në këtë proces.//xh//
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Kosova nis ndryshimin e kushtetutës që do të mundësojë transferimin e kompetencave nga autoritetet e UNMIK-ut te ato vendore. Parlamenti kosovar miratoi dje me shumicë votash nismën për formimin e grupit punues për ndryshimin e Kornizës Kushtetuese, njoftoi Qendra Informative e Kosovës. Vendimi për nismën e kësaj procedure vjen pas kërkesës së qeverisë dhe komisionit parlamentar legjislativ dhe shihet si një proces i domosdoshëm për transferimin e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut tek institucionet vendore. Nisma u mbështet nga tre partitë kryesore kosovare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa është kundërshtuar nga koalicioni opozitar sern "Kthimi". Pas miratimit të nismës, kryeparlamentari Nexhat Daci tha se parlamenti do të ketë edhe mbështetjen e UNMIK-ut për ndryshimin e Kornizës Kushtetuese. "Në këtë proçes kemi kërkuar të bashkëpunojë edhe zyra ligjore e UNMIK-ut", tha Daci. Ndërsa, kryetari i komisionit parlamentar legjislativ, Arsim Bajrami, njëkohësisht drejtuesi i grupit të punës tha se ndryshimi i Kornizës Kushtetuese do të përshpejtojë bartjen e përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare te institucionet vendore. Sipas tij, kjo nuk nënkupton vetëm ndryshimet në kapitullin e pestë të Kornizës Kushtetuese, por edhe në pjesë të tjera, në veçanti në fushat që thuhet të jenë të rezervuara për përfaqësuesin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. "Qëllimi i parë do të jetë të krijojë një bazë kushtetuese dhe ligjore për bartjen e përgjegjësive. Qëllimi i dytë i kësaj reforme kushtetuese është dhënia e mundësisë institucioneve të Kosovës për t'i përmbushur standardet ndërkombëtare, pra për të synuar një proges rreth formulës së standardeve para statusit. Qëllimi i tretë është që t'i ndihmojë edhe vetë UNMIK-ut për ta finalizuar rezolutën 1244, do të thoja për ta përshpejtuar zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës", tha Bajrami.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri në raportimin e tij të parë para 15 ambasadorëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork tha se UNMIK-u ka edhe shumë punë për të bërë në përmbushjen e standardeve të përcaktuara, në mënyrë që t’i hapë rrugën Këshillit të Sigurimit për të vendosur statusin përfundimtar të Kosovës.

    Ai tha se nuk mund të transferojë kompetencat e rezervuara, sepse siç u arsyetua, kjo është përtej mandatit të tij.

    I dërguari i OKB-së për Kosovën deklaroi se transferimi i më shumë kompetencave tek institucionet kosovare dhe dialogu Prishtinë-Beograd nuk mund të lidhen, duke rikujtuar se udhëheqësit shqiptarë e kanë kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre me këtë transferim kompetencash që ka përfshirë edhe kërkesat për ministri të reja.

    Zoti Holkeri kërkoi përkrahje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd të filluar në Vienë.

    Ai u shpreh i zhgënjyer me mospjesëmarrjen e një pjese të delegacionit të Kosovës në këtë takim, por megjithatë sipas tij, pjesëmarrësit e takimit të Vienës, kanë treguar interesa të përbashkëta që janë shpresëdhënëse për të ardhmen.

    “Kacafytjet e politikanëve kosovarë në prag të zgjedhjeve, përkrahja e institucioneve paralele nga ana e Beogradit, sulmet mbi baza etnike dhe frika e të zhvendosurve për t'u kthyer në Kosovë janë elementet që na bëjnë edhe më tej të vendosim për zbatimin e përpiktë të rezolutës 1244”, u tha Holkeri anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë është përmirësuar, por se këtë përparim nuk e gëzojnë edhe minoritetet.

    Shefi i UNMIK-ut kritikoi edhe autoritetet e Beogradit të cilat siç tha “po vazhdojnë të sforcojnë institucionet paralele në Kosovë”, duke sqaruar se po emërohen koordinatorë paralelë të komunave dhe se po funksionojnë gjyqe paralele që po lëshojnë madje edhe fletëarreste ndërkombëtare për disa banorë të Kosovës, gjë që sipas tij është e papranueshme.

    Pas paraqitjes së Holkerit në Këshillin e Sigurimit filloi debati rreth raportit të tij, me shprehjen e qëndrimeve për zhvillimet në Kosovë nga ana e ambasadorëve të vendeve anëtare.

    Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit nuk janë ftuar të marrin pjesë asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës i kësaj mbledhje, ishte zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Gjendja ekonomike ne Kosove
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2004, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •