The Original of Laura Nabokov donte ta digjte
PėRKTHEU: RAJSA SIMONI
Revista Playboy tenton tu servirė pėr herė tė parė lexuesve novelėn e fundit tė Nabokovit. Revista kėrkon tė drejtėn e publikimit nė seri tė The Original of Laura (Origjinaliteti i Laurės), novelės sė papėrfunduar, tė cilėn vetė Nabokovi kėrkoi tė shkatėrrohej.
Ai u klasifikua i 22-i nė listėn e njerėzve mė tė rėndėsishėm tė seksit, duke ia kaluar Erika Jong, duke u lėnė pas nga Hugh Hefner - nė krye tė kėtij viti, kėshtu qė mbase ka kuptim qė u luftua me mish e me shpirt (me thonj) tė pėrvetėsoheshin tė drejtat e veprės sė fundit tė Vladimir Nabokovit, romanit tė papėrfunduar, The Original Laura. Libri, pėr tė cilin Nabokovi kishte lėnė udhėzime pasardhėsve tė tij pėr ta djegur, tregon historinė e njė njeriu, palumturisht tė magjepsur me bashkėshorten e tij tė pamoralshme, e cila mė e re kishte qenė obsesivisht e dashuruar me njė vajzė adoleshente. Pasardhėsi i vetėm i mbijetuar i Nabokovit, Dimitri, vendosi ta botonte veprėn vitin e kaluar dhe ėshtė nė pritje tė botohet kėtė nėntor.
Njė pėrgjim i parė, gjithsesi, do tė jetė i disponueshėm nė Playboy, sipas tė dhėnave tė gazetės New York Observer, e cila i raportoi pėr kėrkesėn e botueses letrare Amy Grace Loyd pėr tė fituar tė drejtat e botimit nė seri. Kėrkesėn e konfirmova duke dhuruar orkide, - thotė Loyd, tė cilat ia ka dėrguar Andrea Wilit, agjentit letrar tė Nabokovit, nė njė referencė tė romanit Ada tė Nabokovit shkėputur nga Playboy mė 1969.
Novelisti rus pati njė marrėdhėnie tė gjatė me revistėn, gjithashtu duke i garantuar asaj njė intervistė tė gjatė mė 1964, ku theksonte: Nuk do tė bėhem kurrė pishman pėr Lolitėn... ka njė sharm tė butė e tė ēuditshėm pėr nimfėn mitike.
Ishte pjesė e avantazheve ndaj Andreas fakti qė Nabokovit i pėlqente vėrtet tė botonte nė Playboy dhe devotshmėria e Hef pėr Nabokovin dhe trashėgiminė e tij letrare, - deklaroi Loyd nė gazetėn New York Observer.
Unė do tė merrja pėrgėzime prej tij, por nė fakt, ai nuk do tė mė jepte mua asgjė. Ai tha se nuk ishte i sigurt se Playboy do tė ishte vendi i pėrshtatshėm pėr tė lanēuar kėtė roman nė Shtetet e Bashkuara. Por unė isha i vendosur, siē jam shpesh, dhe pėrpiqem me forcė tu kujtoj njerėzve historinė tonė letrare, sepse ėshtė shumė e lehtė qė njerėzit tė na heqin qafe. Ajo mė nė fund triumfoi, duke paguar ēmimin mė tė lartė qė Playboy ka paguar ndonjėherė pėr pjesė 5000-fjalėshe tė shkėputur nga romani i tij.
Janė disa pjesė me lidhje logjike mė shumė se disa tė tjera, por edhe kėshtu mu duk mahnitėse, - tha ajo.
Jam e kėnaqur qė gjithė ato orkide nuk shkuan dėm. Lolita e Nabokovit ėshtė njė nga figurat mė tė diskutueshme tė letėrsisė moderne, e parė ose si njė ngasėse (joshėse) paraadoleshente qė shkatėrroi njė profesor letėrsie, ose viktima e pafajshme e epshit tė njė perversi nė moshė.
Por Lolita, heroina e romanit tė Vladimir Nabokovit, tani ėshtė mbrujtur nė njė entuziazėm tė ri. Tė afėrmit dhe mbėshtetėsit e shkrimtarit kanė hedhur poshtė pretendimin se personazhi i saj ishte plagjiaturė e njė romani tė njė gazetari gjerman tė 1916-s, mbėshtetės i Hitlerit.
Michael Marr, studiues letrar gjerman, sugjeron se romani Lolita, i shkruar mė 1916 nga Heinz von Eschewege, mund te ketė qenė baza e romanit pėr Lolitėn e Nabokovit tė vitit 1955.
Von Eschewege shkroi me emrin Von Lichberg dhe u bė gazetar i njohur nė Rajhun e Tretė, me shkrime nga rrėfimi i patrullave tė kontrollit nė Rajchstag mė 1933.
Lolita e Nabokovit fillimisht u shtyp nė Paris, sepse botuesit amerikanė u ofenduan nga paraqitja grafike e epshit tė ndier nga njė hero nė mesomoshė, Humbert Humbert pėr Dolores Haze.
Mė 1916, Lolita shfaq njė marrėdhėnie tė ngjashme me njė burrė qė po qėndronte nė shtėpinė e saj pėr pushime. Ēifti pėrjeton pasion, por vdekja e Lolitės ia thyen zemrėn tė dashurit tė saj. Zoti Marr shkruan nė gazetėn Frankfurter Allgemein Zeitung: Kur e lexon atė sot dhe e krahason me romanin e Nabokovit, ke njė sens surreal tė deja vu. Harmonia mes subjekteve tė tregimeve, kėndvėshtrimi nga ku ata tregohen dhe zgjedhja e emrave, janė tė gjitha tė mahnitshme. Fatkeqėsisht, nuk ka njė rregull qė tė na tregojė se ku njė numėr i caktuar koincidencash nuk pėrbejnė rastėsi.
Zoti Marr u godit nga ngjashmėritė mes pėrshkrimeve tė vajzės nė hyrje tė veprės. Rrėfyesi nė vetėn e parė e shikon nė sy dhe e kupton qė ajo ėshtė mė shumė se njė fėmijė. Zotit Marr i ra nė dorė libri nė njė festė kur dikush vuri nė dukje ngjashmėrinė midis saj dhe Nabokovit klasik.
Dmitri Nabokov, djali i Vladimirit, i tha Dieter Zimmer, njė kritiku tė shquar tė Nabokovit se deklarata ishte ose njė vrimė gazetareske nė ujė, ose njė mistifikim i qėllimshėm.
Ai tha se i ati, i cili shkruante nė rusisht, anglisht dhe frėngjisht, nuk e fliste aspak gjermanishten. Kopjimi i Nabokovit ndaj gazetarit gjerman rezulton i pamundur.
Nė njė e-mail drejtuar gazetės Guardian, ku shprehte indinjatėn e tij ndaj pretendimeve pėr plagjiaturė, ai thekson: Kam parė shumė artikuj gazetash, shkrimtarėt e tė cilėve radhiten qė nga gjermanėt pronėsues tek joetikėt norvegjezė, titujt e tė cilėve shpallin romanin falsifikim, tek spanjollet kokėfortė e tė pakuptimtė e deri tek italianėt qė mbollėn gazetarinė mė tė keqe nga tė gjithė.
Nė kundėrshtim me ēfarė po thonė shumė piratė, nuk ka ngjashmėri emrash pėrveē Lolitės. Subjekti ėshtė njė nga mė tė plotėt mbi tė cilin bazohet e gjithė letėrsia.
Mė pas, ai kėrkon kėshilla dhe ndihmė pėr ti shpartalluar kėto gjepura.
03/10/2009
standart
Krijoni Kontakt