Pershendetje,...shpresoj qe te jeni mire.
Eshte ora 8:45 e darkes, dhe sapo u ula para tavolines se punes.
Dy vjetet e fundit jeta ime ka ndryshuar rrenjesisht; me dashje apo pa dashje s'ka shume rendesi. Por, duke menduar per te kaluaren dhe duke u munduar te kuptoj kontekstin e se tashmes, kam arritur ne disa konkluzione, qe une besoj jane te rendesishme:
1. Jeta eshte nje lufte e vazhdueshme, qe behet me e ashper duke u rritur. Pavarsisht nese je i pasur apo i varfer, i privilegjuar apo i persekutuar, te gjitheve na jane bere padrejtesira, dhe te gjithe kemi bere padrejtesira. Jeta eshte e padrejte.
2. Paraja, eshte thjesht nje mjet per te mbajtur rezultatin. Nuk ka rendesi sa para ke bere apo ke humbur. Ajo qe ka rendesi, eshte se c'ke bere ate para qe kishe.
3. Miqte e vertete jane ata qe te duan kur s'ta kane nevojen. Shume njerez do hyne e do dalin nga dera e zemres gjate jetes. Mba afer ata qe te kane shtuar vlerat personale dhe kane kontribuar ne zhvillimin tend moral dhe intelektual.
4. Pa pasion, jeta eshte monotone.
5. Dashuria eshte nje vendim intelektual, qe une te trajtoj nje person tjeter ne ate menyre qe une do te doja te trajtohesha. Ndjenjat jane thjesht nje indeks i realitetit te nevojes universale per te dashuruar dhe per tu dashuruar.
6. Dashuria e vertete nuk vdes nga rrethanat, por u pershtatet atyre. Dashuria e vertete kushton
7. Refuzimi, eshte thjesht opinioni i dikujt, nuk eshte fatal.
8. Mos tradhto enderrat e tua; as mos u tall me enderrat e dikujt tjeter. Kur pushon se enderruari, jeta behet monotone.
9. Vdekja eshte universale. te gjithe do te vdesim; por vdekja nuk eshte fundi i asgjeje, thjesht nje faze.
10. Jeta vazhdon, pas varrit.
11. Te gjithe jemi te pergjegjshem ndaj nje Autoriteti me te larte se ne, nje Standarti konstant qe nuk ndryshon. Ajo qe ka rendesi me shume se gjithcka tjeter ne jete, eshte opinioni i Atij Autoriteti te Larte.
12. Per cdo here qe ne ushtrojme vullnetin e lire per te zgjedhur ne krijojme rrethana qe do te ndertojne te ardhmen tone. E ardhmja eshte pasoje e vendimeve qe ne marrim tani.
13. Ne fund te jetes, kur do t'i afrohemi varrit, dy gjera do te kene rendesi: 1.) Cfare zgjedhjeje kam bere une per sa i perket Krishtit, Birit te Perendise, ne baze te te Cilit do te gjykohem nje dite, dhe; 2.) A jam treguar mik i vertete ndaj dikujt qe s'ia kisha nevojen.
14. Miliona vjet nga ky moment, vetem nje gje do te kete rendesi: A e lashe kete jete duke pasur paqe me Zotin, apo e lashe ne armiqesi me Te.
15. Ne kete moment, gjeja me rendesishme eshte qe une te di arsyen e ekzistences time, dhe te perqendrohem ne objektiva qe kane vlera pozitive morale. Pasojat do te ndertojne te ardhmen qe une dua.
16. Nqs arritet te lexoni deri ne kete pike, ju admiroj per durimin tuaj. Jeni me te vertete intelektual. Cfardo komentesh qe keni, me kontaktoniCiao per tani se me ka marre uria
![]()
Krijoni Kontakt