Ke te drejte Veshtruse.Mund ti hedhesh cipe limoni ose cipe portokalli.Kjo varet nga preferenca.Por une me siper kam shkruar variantin klasik.
Ke te drejte Veshtruse.Mund ti hedhesh cipe limoni ose cipe portokalli.Kjo varet nga preferenca.Por une me siper kam shkruar variantin klasik.
:^lulja
Menuja e Fleur per Thanksgiving
Supe minastrone Alla Fleur
Patate te mbushura, si antipaste
Role me gjel deti
Pershesh(stafing)
Sallate ruse
Sallate greke
Embelsire(sipas deshires edhe mund ta bleni)
vere e kuqe per te shoqeruar gjelin
Patate te mbushura
Zgjedhim patate te medha (1 kokerr per cdo person).I ziejme per 20 minuta ne uje me kripe.I heqim nga zjarri i kullojme dhe i presim ne 2 pjese.Me kujdes heqim pjesen e brendshme pa demtuar lekuren qe do sherbeje si pjate per mbushjen.
Brumin e patateve e perziejme me majoneze(sipas deshires), piper te zi, gogozhare te prera , majdanoz.Pasi i kemi perzier intesivisht i mbushim patatet , qe te jene me estetike perdorim qesen e zbukurimit(ate qe perdoret per dekoracionin e tortave).U befte mire
Role me gjel deti
Marrim gjelin dhe e pastrojme nga kockat me kujdes(mos u shqetesoni qe pamja nuk eshte simetrike.E pasi mbaron ky proces, e kriposim gjelin dhe e piperosim.Lyejme siperfaqen e gjelit me uiski .Pastaj vendosim nje shtrese me proshute dhe mbi te nje shtrese me djath(si ai i picave).Siper vendosim ullinj te prere dhe veze te ziera te prera(kjo me deshire).E rrotulojme gjelin duke krijuar nje role.E mbeshtjellim me leter alumini dhe e lidhim me spango guzhine( kjo per te ruajt nje pamje te bukur te roles.E vendosim ne tave dhe hedhim vere deri tek gjysma e rolese.E leme te piqet ne 250F per 1 ore e 1/2.Pataj e heqim me kujdes , e zhveshim nga letra dhe epresim ne feta 2 cm te gjera.Ne fund e veme ne pjate dhe e sperkasim me lengun e mbetur nga pjekja.U befte mire
Supe minastrone(alla Fleur)
Per kete supe perdorim pak nga shume vegetables(bishtaja nga ato te hollat, karrota, patate, speca, selino.
Marrim nje qepe qe e kemi grire shume holle dhe e kaurdisim ne nje tenxhere me 1 luge gjelle margarine Siper hedhim salce domate (ose domate te fresketa te prera ne kubike).Kujdes te gjitha perimet pritini ne kubike !!!
Ne nje tenxhere tjeter kemi zier disa thela mish.Mishin e presim ne copeza te vogla dhee hedhim ne tenxheren ku po kaurdisim qepen dhe domatet.Pasi i kemi perzier shtojme perimet i kaurdisim dhe i shuajme me nje gote t evogel vere e kuqe.Hedhim piper te zi, majdanoz, kripe Siper lengun e mishit dhe i leme te ziejne ne zjarr te avashem per 40 min.Serviret e nxehte dhe shoqerohet me limon (sipas deshires)U befte mire.
Sallate greke
domate te prera ne copeza, kastraveca, qepe te prera ne rrathe t eholle, majdanoz i grire holle, djath i bardhe i prere ne kubik, vaj ulliri.Te gjithe perbeesit perzien ne sallatiere dhe eshte gati.Mos harroni kripe!!U befte mire.
Pershesh(nga gjyshja ime permetare)
Se pari beni nje kulac .Me 1 kg miell ,1 veze , 1gote kos,kripe, sode buke dhe shtojme pak uje derisa te mblidhet kulac.E veme ne nje tave te lyer me margarine.Pasi e pjekim lereni te kulloje.Pastaj beheni pershesh.
Ne nje tenxhere kemi zier pjese te gjelit.Lengu do na duhet per persheshin.
Ne nje tenxhere tjeter skuqim nje qepe te vogel Hedhim persheshin dhe e kaurdisim qe pershehsi te marri pak skuqje.Shtojme dhjosem,nenexhik ose mente(sa shume emra qe ka)Dhe perzierjen e hedhim ne nje tepsi.Siper pershehsit hedhim pak leng nga i gjelit(jo shume se qullepse)dhe e futim ne furre me 250F(furre jo shume e nxehte)dhe here pas here i shtojme pak leng qe te mos forcohet persheshi.Kur shohim qe persheshi eshte i shkrifet dhe ka marrre pak skuqje hedhim pak margarine dhe eleme ne furre deri sa ta servirim.U befte mire
Sallaten ruse shume dine ta bejne .Madje e kane shkruar dhe ne forum.
Embelsiren me mire blejeni se nuk do tu dale koha per te gatuar te gjitha.
Kjo ishte menuja ime.Megjithese eshte feste amerikane , mua me pelqen shume .Uroj ta kaloni sa me mire.Dhe une tu kem dhene nje ide per menun.Pershendetje nga Fleur.
:^lulja
Krijoni Kontakt