Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Ambasada shqiptare ne Athine do te beje legalizime dokumentash per emigrantet

    30 Tetor 2003

    Kėshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Pėr njė shtesė nė vendimin nr.134, datė 7.3.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr vėrtetimin dhe legalizimin e dokumenteve tė lėshuara nė Republikėn e Shqipėrisė, pėr pėrdorim jashtė vendit dhe dokumenteve tė huaja, pėr pėrdorim brenda vendit””.

    Ky vendim parashikon qė Pėrfaqėsia e Republikės sė Shqipėrisė nė Greqi tė bėjė legalizimin e dokumentave tė qytetarėve shqiptarė, tė lėshuara nė Republikėn e Shqipėrisė pėr pėrdorim jashtė vendit. Legalizimi i kėtyre dokumenteve nga Pėrfaqėsia jonė nė Greqi do tė kryhet deri nė fund tė vitit 2003.

    Miratimit i kėtij vendimi lidhet me shqetesimet dhe me vėshtirėsitė qė kanė hasur qytetarėt shqiptarė nė Greqi pėr legalizimin e dokumentave tė tyre, sidomos nė kėtė periudhė kur emigrantėve iu bėhet rinovimi i dokumentave nga autoritetet greke.

    Ky vendim, qe miratoi sot Qeveria do tė ndihmojė shumė emigrantėt shqiptarė pėr legalizimin e shpejtė tė dokumentave tė tyre.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Njė amendament i miratuar javėn e kaluar nga parlamenti grek u mundėson emigrantėve qė duke filluar nga viti i ardhshėm, tė gjithė tė pajisen me leje pune e qėndrimi, qė do tė kenė afat dyvjeēar.
    Amendamenti jep afat qėndrimi dyvjeēar


    Nga kjo pėrfitojnė gjithė ata emigrantė qė janė pajisur dy vjetėt e fundit me leje qė kanė afat njėvjeēar, domethėnė shumica dėrrmuese e emigrantėve.

    Zbatimi i amendamentit tė ri vlerėsohet se do tė ndikojė ndjeshėm nė pakėsimin e sorollatjeve tė emigrantėve, tė cilėt thuajse ēdo gjashtė muaj kanė qenė tė detyruar tė kryejnė nga e para veprimet pėr rinovimin e lejeve tė qėndrimit.

    Por ata do tė jenė tė detyruar tė paguajnė dyfishin e shumės prej 150 eurosh qė paguajnė tani si tarifė pėr marrjen e lejes sė qėndrimit, ē'ka pėrcaktohet nė njė nga nenet e ligjit pėr emigracionin.

    Amendamenti u jep zgjidhje edhe disa ēėshtjeve tė tjera specifike, si mundėsia pėr t’u punėsuar edhe pėrfituesit e bashkimit familjar qė vijnė pėr kėtė qėllim nga atdheu i emigrantit dhe qė deri tani ndaloheshin.

    Mijėra prej tyre, sidomos emigrantėt shqiptarė, i preokupon tani problemi i lėvizjes sė lirė jashtė Greqisė dhe aktualisht janė tė privuar nga kjo e drejtė.

    Arsyeja: Ata nuk janė pajisur ende me leje qėndrimi, ndonėse i kanė paraqitur nė kohėn e duhur, kėrkesat pėr rinovimin e lejes.

    Ministria e brendshme greke lėshoi njė qarkore ku gjithė emigrantėt e kėsaj kategorie cilėsohen si banorė tė ligjshėm nė territorin grek derisa tė marrin pėrgjigjen nga organet kompetente, normalisht derisa tė marrin nė dorė lejen e qėndrimit.

    Por qarkorja nuk kishte marrė nė konsideratė problemin e lėvizjes, pėr ē'ka ministria e brendshme pati thėnė se ėshtė nė kompetencė tė ministrisė sė rendit.

    Burime nga kjo ministri i thanė BBC-sė se shkresa pėrkatėse qė andej i ėshtė dėrguar qė prej dhjetė ditėsh ministrisė sė brendshme, pasi duhet edhe nėnshkrimi i saj.

    Por ata burime tė ministrisė sė brendshme qė u pyetėn nga BBC thanė se nuk kishin dijeni pėr kėtė fakt.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Marrin udhe projektet shqiptare per punesim sezonal ne Greqi dhe pagimin e sigurimeve shoqerore. Zevendesministerja e Punes dhe Ceshtjeve Sociale te Shqiperise, Konstantina Bezhani pati nje takim me homologun grek, Roverto Spiropullos. Ne takim u diskutuan tema si: Nenshkrimi i Protokollit kuader te bashkepunimit midis dy ministrive ne fushen e Punesimit dhe Formimit Profesional, i cili eshte pergatitur nje vit me pare dhe pritet te nenshkruhet nga Ministria analoge e Greqise. Bezhani propozoi takimin e eksperteve te dy ministrive ne Tirane, ku do te diskutohet per nje fushe me te gjere bashkepunimi si inspektimin ne pune, bashkepunimin ne fushen e Sherbimeve Sociale dhe bashkepunimin ne lufte kunder trafikut te qenieve njerezore, etj. Tema e dyte e bisedimeve ne kete takim ishte fillimi i diskutimeve per nje marreveshje midis dy vendeve ne fushen e mbrojtjes sociale. Bezhani nxiti procedurat per fillimin e vendosjes se kontakteve te punes midis specialisteve te te dy institucioneve, per diskutimin mbi projektin qe ISSH i ka paraqitur IKA-s greke lidhur me sigurimet shoqerore te emigranteve. Nje aspekt tjeter i bisedimeve ishte interesi i pales shqiptare per nje marreveshje te re midis Sherbimit Kombetar te Punesimit te Shqiperise dhe OAED-it te Greqise ne fushen e Formimit Profesional dhe Punesimit Sezonal, per te cilen Spiropullos, se shpejti, do te vije ne Shqiperi.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •