E thene pa diplomaci per diplomacine shqiptare:
Zoti Allish Verish, shefi ynė real
Shkruan : Kiēo BLUSHI
(c) Koha Ditore
Nje i njohuri im i vjeter, i sapokthyer nga sherbimi diplomatik ne nje vend europian, po i thoshte bashkeshortes sime ne perkujtimoren e shtruar per kujtim te Teodor Kekos keto fjale:
-Si mund te jesh ambasador i mire sot, kur filan zyrtar i larte i Tiranes e merr ne telefon shoferin e ambasadorit dhe e pyet:
-He mo, si punon ai ambasadori yt? Sepse mua, per shembull, -vijoi rrefimin e trishte ish-ambasadori, i rikthyer ne profesionin e vet, ne Tirane,- me sollen per shofer nje person qe e mesoi makinen kur erdhi aty, ne ambasade, dhe ky gjynahqar ish aq injorant e njekohesisht edhe aq harbut sa, kur kalonte semaforin e kuq, shante vence policet, duke thirrur: - Varjau hejbet atyre!...
Kur nisen leksionet e njepasnjeshme te presidentit, te kryeministrit e te disa ministrave qe u dhane keto dite per diplomatet shqiptare, nuk e di perse m'u kujtua kjo bisede e hidhte e e cilter e ende nuk e kuptoj se c'lidhje direkte, apo edhe indirekte, kane rrefimet-thagma te ish-ambasadorit me leksionet mbreselenese e historike te personaliteteve tona te larta, te transmetuara e te komentuara gjere e gjate nga i tere rrjeti yne pjellor i tele-gazetave.
-Asnje ambasador shqiptar nuk e di e nuk e meson dot kurre,- vazhdoi ish-ambasadori,-se ku i ka lidhjet e nga kush varen realisht vartesit e tij, duke nisur qe nga shoferi e deri te sekretari. Keta kane ne cdo ambasade fuqi me te madhe edhe se ambasadori, per shkak te "lidhjeve te forta me Tiranen". Fale kesaj fuqie te nendheshme e brutalisht te demonstrueshme, ata nuk dine te bejne asnje pune tjeter me mire se te spiunojne shefin, per te deshmuar jo vetem besnikeri ndaj atij qe e ka derguar aty, po edhe per te dhene prova "aftesie" e partishmerie. Keshtu qe ambasadori punon mbi nje fushe me mina e mbi thashetheme te paprera, detonatori i te cilave gjendet gjithmone diku, ne nje zyre te rendesishme te Tiranes. Pas nje shoferi me e pakta eshte nje deputet i rendesishem, me e shumta ministri. Ka shume raste qe jo ambasadori ka shkarkuar shoferin, kur ky i fundit ka vjedhur, ose ka abuzuar, po shoferi e ka hequr e larguar ambasadorin! A mund te flitet per pune normale, le me pastaj per diplomaci normale, ne kushte te tilla? Pu, pu, pu, nuk ka veprimtari me te kollajshme e njekohesisht edhe me veteposhteruese se te jesh sot per sot ambasador!
Vura re se ime shoqe pak e besonte ish-ambasdorin. Ndoshta nuk kishte faj. Per shume shqiptare qe marrin rruget e paparashikueshme e kahere njelloj te rrezikshme te kurbetit, me viza e pa viza, me gjuhe e pa gjuhe te huaja, me para e fare pa para, nga toka e nga deti, gjithnje duke e justifikuar veten me moton:-sakrificen e bejme per femijet, se ne e hengrem cairin!-puna ne nje ambasade ngjan dhe, pse jo, edhe eshte me shume se nje enderr.
Ankesa standarde e diplomateve ne Tirane
Pavaresisht nga keto "veshtiresi" e nga vesi i pandryshuar,-ne te dy sistemet,- i te gjithe punonjesve te amabasadave tona, (te cilet, sapo i takon, nga frika se mos detyrohen te te qerasin me ndonje kafe, a mos transmetojne padashje ndonje zili rreziksjellese ne Tirane) menjehere zene e te ankohen per pagat e per kushtet e keqia e mezi te perballueshme, te cilat, gjithsesi, asnjehere nuk i kane detyruar te dorehiqen nga puna "me sakrifica" neper ambasada, pra asnjehere nuk largohen me vullnet vetiak, perkundrazi, ashtu si nuk i kane penguar keta "refugjate" me pasaporta diplomatike te rregullojne femijet e tyre, ne mos neper kolegje e neper shkolla te huaja teper te shtrenjta, e ne pune e sherbime deridiku te mira. Ndonje syresh, madje, nuk ka pasur as turp e as droje qe, "per arsye ekonomike", te "sakrifices" per te studiuar femijet, ta fuse edhe gruan pastruese a bebisiter ne ndonje familje te pasur, edhe pse vete eshte sekretar a ambasador, domethene perfaqesues i nje vendi e i nje shteti te huaj qe gjithsesi, e kushtezon minimumin e respektit e dinjitetit zyrtar!
Krijoni Kontakt