-----

FLET SHKELZEN LATA, I SHPALLUR NE KERKIM NGA POLICIA

"S'i qėllova unė specialėt e RENEA"
Lata: Po goditen tė gjithė shokėt e miqtė e Riza Malajt


--------------------------------------------------------------------------------

Basir Ēollaku

Rikthehet tensioni nė Tropojė. Burime zyrtare nga Ministria e Rendit Publik pohojnė se dje rreth orės 12 forcat speciale qė kanė mbėrritur nga Tirana dhe ato tė komisariatit tė Tropojės kanė shkėmbyer zjarr armėsh me Shkėlzen Latėn, i cili mė pas ka ikur. Sipas policisė kjo ka ndohur kur ata i kanė bėrė shenjė tė ndalojė dhe Lata ka ikur mė shpejtėsi duke qėlluar drejt tyre. I kėrkuari sipas Ministrisė sė Rendit ka braktisur makinėn nė tė cilėn ėshtė gjendur njė automatik dhe 10 granata dore. Po dje Shkėlzen Lata dhėndėrri i Riza Malajt, tė kėrkuarit nga policia ka folur pėr Gazetėn. Ai tregon pėr pėrplasjen me policinė, pėr luftėn qė u bėhet miqve, shokėve tė Rizait, dhe dėshirėn qė pushtetarėt kanė ta mbajnė Tropojnė nė tension qė aty tė mos ketė qetėsi.

Ku ju ka ndaluar policia dje?
Policia nuk mė ka ndaluar. Nuk ka qenė njė postobllok. Unė nuk jam person nė kėrkim dhe s'kam pėrse tė iki. Isha duke lėvizur pėr punė personaledhe isha vetėm nė makinė. Kam ndaluar nė njė vend ku terreni ishte i keq. Menjėherė aty kanė ardhur forca speciale tė Tiranės dhe tė Tropojės me maska dhe mė kanė rrethuar. Pohoj se nuk kam pasur armatim nė makinė dhe nėse ėshtė bėrė njė foto nė ēastin qė e kam lėnė unė mjetin dhe arma gjendet aty atėherė jam fajtor. Por besoj se kėto janė sajesa tė qėllimshme.

Keni qenė i armatosur?
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė por ekzagjerohet nga policia. Unė s'kam arsye qė tė dal i armatosur me automatik dhe granata. Kisha dalė qė tė kryej punė tė miat si dhe ditė tė tjera por dje e gjetėn qė tė mė ndjekin dhe tė krijojnė njė situatė tė tillė ndaj meje.

Pse nuk ndaluat kur ju bėnė shenjė?
Policia ka hapur zjarr menjėherė mbi mua dhe jam shtrirė duke shpėtuar, pasi forcat speciale mė kanė plagosur me 21 shkurt tė vitit 2000, kur punoja nė policinė ushtarake. Kisha frikė se mos mė ndodhte e njėjta gjė si tre vjet mė parė.

Keni probleme me drejtėsinė?
Drejt meje specialėt kanė qėlluar afro 200 300 plumba, pastaj jam larguar sepse nuk e jap jetėn pėr njė makinė. Nuk di se pėrse mė kanė qėlluar. Mbase njerėz qė kanė interesa tė tjera, por qė kanė dhe pushtet nė Tiranė dhe kėtu nė Tropojė krijojnė kurthe ndaj nesh.

Pėrse kėrkonin t'ju ndalonin?
Janė sajesa pėr tė bėrė Tropojėn vatėr zjarri sepse unė as kam grabitur as kam pėrdhunuar e as vrarė. Nėse do tė kisha bėrė njė gjė tė tillė, atėherė lė tė mė kėrkonin e tė mė arrestonin. Para tre ditėsh kam qenė nė Tiranė kam ndenjur dy ditė atje dhe jam kthyer, atje nuk mė kėrkoi policia. Nėse unė do tė isha nė kėrkim pėr ndonjė vepėr penale, atėherė do tė mė kishin arrestuar, sepse nuk jam fshehur asnjėherė, por kam dalė lirisht nėpėr qytet.

Qėlluat mbi policinė?
Unė nuk kam qėlluar. Ata kanė qenė 70 apo 80 metra afėr meje e nėse do kisha qėlluar do kisha vrarė ndonjėrin prej tyre. Po tė kisha pasur armė do tė kisha qėlluar. Por sipas meje kjo bėhet si sulm ndaj Riza Malajt, ndaj miqve tė tij, shokėve tė tij. Ka nisur njė aksion i tillė.

Jeni pėrplasur me policinė?
Jo nuk kam pasur por mendoj se sulmi na vjen nga persona qė kanė pushtet nė Tropojė dhe qė kanė konflkikte me ne, e qė kurdisin operacione pėr tė nė arrestuar e goditur. Tė paktėn kėshtu mendojmė ne se ka ndodhur.


Malaj: Kanė sulmuar pa shkak miqtė e mi

Riza Malaj ka pohuar diėn e djeshme se nuk ka pasur asnjė takim me dhėndėrrin e tij Shkėlzen Lata. Qė nė orėt e para tė mėngjesit ka pohuar i kėrkuari Malaj ka pasur shkėmbime zjarri me policinė. Kam dėgjuar nga miqtė e mi ka folur ai pėr gazetėn se kanė qėlluar dhėndėrrin tim Shkėlzen Latėn. Tė gjitha kėto ka thėnė Rizai na i bėjnė njerėz me pushtet qė kanė konflikte personale me ne. Ka dhe njerėz tė cilėt duan tė mbajnė nė tension Tropojėn dhe sjellin vazhdimisht forca policie nė qytetin tonė shprehet i kėrkuari Malaj. Kandidati legalist saktėson se do jetė e vėshtirė tė arrestohet, duke pretenduar se ėshtė i pafajshėm.


Policia: Do i kapim Malajn e Latėn brenda natės

Policia pas shkėmbimit tė zjarrit me Shkėlzen Latėn ka pohuar se operacioni pėr kapjen e tė kėrkuarve do tė pėrfundojė brenda natės. Do tė prangosen tė dy tė kėrkuarit Riza Malaj dhe Shkėlzen lataj, kanė pohuar nė Ministrinė e Rendit Publik. Burimet e mėsipėrme kanė saktėsuar se ėshtė sekuestruar makina e Latės ditėn e djeshme dhe nė tė janė gjetur njė automatik model 56 si dhe dhjetė granata dore. Kėto sipas policisė shėrbejnė si prova pėr ēėshtjen nė ngarkim tė tė kėrkuarit. Operacioni ėshtė shtrirė nė gjithė rrethin e tropojės pėr tė ekzekutuar dy urdhėrarrestet e firmosura nga prokuroria. Nė ndihmė tė policisė sė Bajram Currit kanė vajtur dhe forca speciale nga Tirana.


--------nga gazeta Shqiptare------