Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    RRogat e uleta, shkaku nr 1 i Vetvrasjeve

    Ne shekulli lexojme:

    ----------
    Qazim Sykaj, shoferi i Drejtorit tė SHISH-it, Kujtim Hysenaj i ka dhėnė fund jetės me njė plumb nė kokė

    Vret veten shoferi i drejtorit tė SHISH (SHIK-u..shen i imi )

    Motivi zyrtar i policisė: Shoferi vrau veten sepse kishte shtatė milionė lekė borxh dhe gruan pa punė

    Ardita Bala

    TIRANĖ – Vetėvritet me pistoletėn e punės 48-vjeēari Qazim Sykaj, shoferi i drejtorit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, Kujtim Hysenaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 15.30 tė ditės sė djeshme nė banesėn e viktimės nė afėrsi tė Shkollės sė Bashkuar. Babai i dy fėmijėve i ka dhėnė fund jetės sė tij me njė plumb nė kokė. Ai ėshtė vetėvrarė, i lodhur deri nė ekstrem nga hallet e jetės sė pėrditshme. Shtatė milionė lekė tė vjetra qė ai i kishte marrė borxh dhe nuk mund t’i shlyente kanė qenė ēmimi i jetės sė 48-vjeēarit. Ky ėshtė motivi zyrtar i dhėnė dje nga policia e kryeqytetit rreth vetėvrasjes mė tė fundit tė ndodhur nė Tiranė. Ky motiv pėrforcohet nga thėniet e kolegėve dhe shefave tė tij, tė cilėt kanė pohuar se ai kishte kaluar nė depresion nervor. Madje nė njė rast Qazim Zykajt i ėshtė hequr edhe arma e shėrbimit, e cila i ėshtė rikthyer vetėm pak kohė mė parė. Pikėrisht me kėtė armė ai vendosi t’i jepte fund dje jetės. Ndėrkohė burime tė policisė pohojnė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė motivi i vetvrasjes tė jetė detyra e Sykajt si shoferi kreut tė SHISH, Kujtim Hysenaj. Kjo pistė do tė verifikohet ditėt e ardhshme nga njė grup hetimor.

    Ngjarja
    Sipas burimeve zyrtare tė policisė dhe sipas dėshmisė qė kanė dhėnė familjarėt para grupit tė hetimit, Qazimi ėshtė rikthyer nė drekė nė shtėpi, pasi kishte mbaruar punėn e tij tė pėrditshme, sė cilės mund t’i rikthehej pėrsėri pasdite. Por 48-vjeēari i cili nė shtėpinė e tij pėrdhese ka patur dhe anėtarė tė tjerė tė familjes sė tij nuk ka qenė fare i qetė drekėn e djeshme. Shtatė milionė lekė qė ai u kishte marrė borxh tė afėrmėve dhe miqve tė tij i kishin “mbetur nė grykė” pasi nuk po mund t’i rikthente dot. Pikėrisht nė njė moment tė tillė depresioni Qazimi ka paralajmėruar tė afėrmit e tij dje pėr ēfarė do tė bėnte, por thėnies sė tij, “do tė vras veten, se nuk i paguaj dot borxhet” duket se asnjė prej familjarėve nuk e ka marrė mė shumė seriozisht sesa njė shfryrje tė nervave dhe depresionit tė momentit. Ai shumė qetėsisht ka dalė nga dhoma ku ka patur gruan e tij dhe ka shkuar nė dhomėn e pritjes tė banesės sė tij tepėr modeste. Ka marrė armėn e punės dhe pa lėnė asnjė shėnim, apo amanet e ka drejtuar tytėn e pistoletės sė tij TT tė punės nė drejtim tė kokės dhe e ka shkrehur njė herė tė vetme. Plumbi i marrė nė kokė brėnda pak sekondave ia ka marrė jetėn 48-vjeēarit nė depresion nga kushtet e vėshtira ekonomike.
    Mė pas…
    Tė tmerruar familjarė tė Qazimit ia kanė dhėnė ulėrimės dhe kanė kėrkuar ndihmė, por ēdo ndihmė e dhėnė atij ka qenė e kotė pasi plumbi i vetėm i qėlluar nė kokė ka qenė vdekjeprurės. Menjėherė pas ngjarjes dhe pas marrjes sė informacionit pėr vetėvrasjen e ndodhur nė drejtim tė shtėpisė ku prej gati 10 vjetėsh jetonte familja Sykaj ka shkuar njė grup hetimi nga komisariati nr.1 i policisė i cili mbulon zonėn. Ekspertėt kanė bėrė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes si dhe kanė marrė deklarimet nga familjarėt e tė ndjerit nė lidhje me motivin e vetėvrasjes. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė kryeqytetit dhe burimeve nga grupi i hetimit, i vetmi motiv qė ka nė dorė policia nė lidhje me vetėvrasjen mė tė fundit tė ndodhur nė kryeqytet ėshtė vetėvrasje e kryer nė kushtet e depresionit tė rėndė nervor pėr shkak tė problemeve ekonomike. Burime nga SHISH-i pohuan dje se rroga e shoferit ishte rreth 200 mijė lekė tė vjetra. Rroga e tij bazė ėshtė rreth 160 mijė lekė tė vjetra por ka edhe disa shtesa tė vogla. Gjithsesi kjo shumė e pėrmuajshme parash e bashkuar dhe me rrogėn e djalit me zor arrinin qė tė plotėsonin nevojat mujore tė familjes Sykaj e jo mė pėr tė paguar borxhet.

    Dera e shtėpisė tė tė ndjerit dje hapej vetėm pėr tė pritur vizitat e familjarėve dhe miqve tė afėrt
    Morti “pllakos” mbi shtėpinė e Sykajve
    Dera e zezė prej hekuri e shtėpisė pėrdhese ku jetonin prej shumė vitesh katėr anėtarėt e familjes Sykaj dje ishte e mbyllur dhe hapej vetėm nė tė rrallė kur vinin me vaje nė buzė e lot nė sy tė afėrm tė kėsaj familjeje. Lajmi i vetėvrasjes sė kryer nga kryefamiljari pėr pak orė ka marrė dhenė. Rreth orės 17.30 njė makinė e spitalit ka sjellė nė shtėpi trupin pa jetė tė shoferit tė drejtorit tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit. Pas hyrjes sė makinės nė oborr dera e jashtme mbyllet pėrsėri dhe qė brenda herė pas here dėgjohen vetėm vaje grash. Pak pas ardhjes sė trupit tė 48-vjeēarit nė rrugicėn e errėt ku jetonte shoferi hyn njė grup me njerėz dhe njė vajzė e re, akoma pa i bėrė 18 vjeē qė ecėn e mekur nė krah tė njė djali rreth tė 20-ave. Janė dy fėmijėt e Qazimit, qė vdekja e tė atit i ka ardhur si bombė. Djali i vetėm i cili sipas fqinjėve punonte si kuzhinier nė njė restorant mundohet tė mbante tė motrėn, ti japė forcė por dhėmbja e humbjes sė tė atit ėshtė mė e madhe se forca a sedra qė rėndom i mban burrat. Familja e Qazim Sykės me origjinė nga Vlora dhe tė ardhur nė Tiranė pas viteve 1990 prej shumė vitesh ishin sistemuar nė disa magazina tė vjetra, tė cilat kishin qenė nė pėrdorim nga SHISH-i. Sipas komshijve tė kėsaj familjeje, vetėm pak kohė mė parė ata kishin bėrė njė dhomė tė re pėr tė shtuar hapėsirėn e banimit. Tė vetmet burime jetese pėr familjen e Qazim Sykės kanė qenė rroga e tij si shofer dhe puna e tė birit si kuzhinier, pasi gruan e kishte papunė, ndėrsa e bija, Dorina vazhdonte gjimnazin. Sot do tė kryhet dhe ceremonia e fundit mortore pėr 48-vjeēarin qė i dha fund jetės sė tij pėr 7 milionė lekė tė vjetra borxh.



    30/10/2003

    ---------Shekulli--------








    ...................


    Rroga e nepunesit te thjeshte pra eshte e pamjaftueshme per te ushqyer familjen.

    Ne koh te Enverit rroga mesatare ne qytet ishte diku tek 4000-5000 lek ne muaj.
    1 kile djath ishte 200 leke
    1 kile mish ....200-250 leke
    1 kile oriz ose sheqer 80-100 leke
    1 buke 40-50 leke

    Ne koh te Sali Fatosit rroga mesatare ne qytet e nje nepunesi eshte 80 000 leke deri ne 120 000 leke.

    1 kile mish kushton 6000-8000 leke
    1 kile djath ..........7000 leke


    Me nje rrog enveri bleje mish (ndonse me rracion) 5000:200= 25 kile
    Me rrog sali fatosi 100 000:6000= 17 kile mish.

    Me nje rroge euro-amerikane besoj blehet 100 kile mish nga nje rrog mesatare mujore.

    Pra nje nepunes ..qofte ky polic a mesues i thjeshte ne Shqiperi qe te jetoje normalisht duhet te kete 5 fishin e rroges qe ka sot.
    Pra rroga duhet te jete dikund ke 500 000 - 600 000 leke qe te perballohet jetesa.

    Deputetet e Ministrat e kane dikund tek 1 000 000 leke rrogen.

    Pra pa vjedhur nuk mund te jetoje puntoria.
    as e arsimit e as e shendetsise e as e sherbimit administrativ te Shtetit.
    Nje shtet i tille ka marr fund sepse ky shtet i detyron njerzit qe paguhen nga Shteti te kullosin per te shtuar Rrogen..
    Ku te Kullosin?
    Ne bahcen e Korrupsionit e mashtrimit.

    Pun Mafm-uti..

  2. #2
    Gjendje e ndere!

    e tmerrshme te mendosh veshtiresite e shqiptareve per te jetuar. Ate po diskutoja dje me nje koleg timin, faktin e pabesueshem qe nje familje shqiptare jeton vetem me 1800 Euro te ardhura ne vit.

    A nuk eshte varferi kjo?!

Tema tė Ngjashme

  1. Ja sa janė rrogat e Sejdiut, Thaēit dhe Krasniqit
    Nga Sabriu nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 18:04
  2. Zbulesa e Gjonit, shkaku dhe qėllimi i saj
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 14:07
  3. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  4. Cili eshte shkaku kryeor ne nje ndarje?
    Nga Andres nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-09-2005, 09:33
  5. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •