Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg

    Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg


    Vladimir Muçaj

    FIER - Gjykata e rrethit të Fierit ka dënuar dje me nga 5 vjet burg dy personat, të cilët akuzoheshin për vjedhjen e një celulari. Arjan Merdani dhe Jonuz Mucaj, të dy banorë të Ballshit, u akuzuan për vjedhjen e celularit të shtetases Anila Metaj. Ngjarja, sipas akuzës, ka ndodhur në datën 8 qershor, në tregun e qytetit. Të dy të pandehurit kishin piketuar vjedhjen e celularit që shtetasja Metaj e mbante në xhepin e jashtëm të çantës. Po sipas akuzës, dy të pandehurit kanë gjetur çastin e volitshëm, kur Anila Metaj ka qënë duke blerë diçka. Këtu ka filluar të zbatohet edhe plani i tyre. Njëri prej të pandehurëve i është afruar shitëses që ishte duke komunikuar me Anilën, ndërkohë që Jonuz Muçaj ka realizuar vjedhjen. Pas grabitjes, dy të pandehurit e kanë shitur menjëherë celularin përkundrejt 40 mijë lekëve, ndërkohë që paratë i kanë ndarë mes tyre.Vajza ka kuptuar pas pak minutash që i kanë vjedhur celularin dhe ka njoftuar të atin. Ky i fundit duke lëvizur në treg, ka parë me celular në dorë shtetasin Sh.K dhe pasi ka biseduar me të ka mësuar se aparati u ishte blerë shtetasve Jonuz Mucaj dhe Arjan Merdani. I ati i vajzës ka bërë denoncimin në policinë e Ballshit, e cila ka bërë dhe ndalimin e tyre.Në seancën e djeshme gjyqësore, avokatët kanë kërkuar ndryshimin e veprës penale dhe uljen e masës së dënimit ndaj klientëve që ata mbronin, por gjyqtarja Lindita Sinanaj, ka dhënë dënimin që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Kështu dy të pandehurve u duhet të vuajnë nga 5 vjet burg për vjedhjen e një celulari.


    SHEKULLI 30/10/2003
    -------------------------------------------------------------
    E cfare ligjesh kemi ne ne Shqiperi.Skandal.Per nje celular duhet te vuajn 10 vjet burg.Vjedhja e tyre eshte e barabarte me nje kriminel qe merr jete njerzish .Po valle politikanet qe vjedhin me miliona,sa vjet duhen te denohen?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Krimi, drejtësia dënon vetëm fakirët”


    Beni ka shkruar tek Shekulli:

    Në fakt më vjen keq që për një celular të dënohen dy vetë me nga 5 vjet burg. Sepse po shohim perditë kriminelë që i njohin të gjithë që dalin të lirë që përsëri vazhdojnë të kërcënojnë të tjerët. Sikurse ka mjaft kriminelë të tjerë që megjithëse i marrin jetën dikujt, bejnë shumë më pak se 5 vjet burg, megjithëse i provohet fajësia. Me siguri kanë mbështetjen e strukturave shtetërore se s'ka shpjegim tjetër. Nuk thonë kot që tek ne policia kap vetëm fakirët dhe drejtësia i dënon, ndërsa ata që po trazojnë jetën shqiptare që prej ‘97, bën sikur s'i sheh.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    Cfare eshte ajo ? Gjykatese?!Ajo eshte bibe!5 vjet, bile s'mjaftojne, duhet t'ia japin asaj! Po policeve qe te marrin nga 100 a 200 mije leke ne dite, nen dore, sa vite duhet tu japin. Te fillojne nga policet se i kan me afer!Troia, maiala!
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alba ..

    Kto me vjedhes celulari i kemi trajtuar dhe me pare.

    Nuk jan shume 5 vjet burg per vjedhesin e celularit pamvaresisht se kemi vrases qe jane te lire.

    Celulari eshte mjet qe babai ja ka blere vajzes qe vajza ne cdo kohe te lidhet me prindin e tja heq merakun e ska te drejte askush me ja vjedh.

    Mos te te vij keq aspak per kto lloj hajdutesh sepse sot vjedhin celular neser nje makin etj.

    Ballshi ku ka ndodhur kjo vjedhje eshte i mir njohur per hajdutllek.
    Qe ne koh te Enverit hajdutet Ballsharake kishin mesuar qe makinave qe mezi ngjiteshin ne qafen qe shkon per Tepelene tu qepeshin nga mprapa e tu vidhnin ckishin brenda. Kishin mesuar kte nga filmi me Shoferin ku vjedhin thas me miell ca "ballista".
    Ne fakt ato zona kane 120 vjet qe vjedhin.
    Vjedhja e karvaneve ka qene nje nga zanatet e lashta te Shqiptareve. Ne cdo kohe ka pas shqiptare qe sherbenin si mbrojtes karvanesh dhe shqiptare qe jetonin duke vjedhur karvanet.
    Ne vitet 1996-97-98 ajo rruge Fier-Ballsh-Tepelene-Kakavije u be tmerri i njerzve hallexhij qe kalonin andej me autobuse, Taksi e maune.
    Me qindra vjedhje, grabitje, vrasje e perdhunime me ose pa maska jane bere atyre aneve ne kete periudhe.
    Ne kete Segment rruge..pra Fier-Kakavije jane bere poshtersite me te padegjuara ne historine Shqiptare.
    Aty jan ndaluar Taksi Dasmoresh dhe Maskat kane marre nusen dhe e kan perdhunuar ne sy te Dhendrit e Prinderve.
    Aty jan vrare femija ne sy te Nenes e Burri ne sy te gruas.
    Jane te pa tregueshme ato menxyra qe kan bere vaki ne ato gerxhe ku jeton nje popull qe voton Kastriot Islamet me shok te cilet marrin vota nga turmat bandite andej dhe me ato vota sundojne ne Zyrat e Tiranes.
    Ato gerxhe njerezish gjysem te eger delegojne me voten e tyre prej fanatikesh mesjetaro-xhahilo-staliniste gorilla si Mehmet Shehu e Fecorr Shehu , si Kastriot Islami e Fatos Klosi..etj etj. qe sundojne me kerbac Shqiperine prej 60 vjetesh.
    Biri i dashur i atyre aneve Fatos Klosi oprganizoi vrasjen e Azem Hajdarit.
    Nuk harrohet Fjalimi barbar i Kastriot Islamit te Mallakastres kur tha..Tja thyejme kafkat e ti terheqim zvarre demokratet".

    Natyrisht ajo zone ka pasur dhe familje fisnike sikurse Belishovat..inxhiniere e doktore te mire por ata i kalbi ne Burg Partia e Punes.

    Mir tu a bejne Hajdutve..
    Sot vjedhin celular ..neser vrasin femije..
    Ska meshire per ata.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Brari, duke krahasuar ligjet e nje shteti demokratik sic eshte Gjermania,une mendova qe, ne Shqiperi eshte si shume 5 vjet ti vuash per nje gabim qe mund te bej nje i ri dhe mund te vjedhi nje celulare.Ketu psh ne Gjermani me ate gabim mund te vuaj 3 muaj.5vjet mund ti vuaj ne qofte se ka thyer nje bange,por jo per nje celular.Nena ime me ka thene; se ne kohen e Enverit i denonin me 5 vjet burg guzhunjeret pse vidhnin 1 shishe vaj qe ja u conin femijeve ,po keshtu ky ligj me kujton ate kohe.Keto jane gjera ordinere qe njeriu dhe mund te bej gabime te tilla, e sidomos te rinjtene ne Shqiperi ,qe nuk ju krijohen kushte pune.Ndersa nje kriminel qe mund te kete marre jete njerzish ,vuan te njejtin denim me kete qe ka vjedhur nje celular.Keto nuk jane ligje te denja per nje shtet demokratik,le qe car flas une ku e ka demokracine Shqiperia. Shqipria ecen me patkoj qe i jane ndryshkur gozhdat,po nuk ndroj gozhdat zor se ecen perpara .

    pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Kujdes kur flisni me celular apo shfletoni internetin
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2006, 15:14
  2. Thikë pas shpine vëllait për një celular
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 16:16
  3. Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-07-2003, 10:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •