Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Firma turke: S'mbajmë përgjegjësi për shembjet!!

    ELBASAN

    Detyra jonë është vetëm të merremi me rikonstruksionin e rrugës dhe jo të pastrojmë rrugën sa herë bllokohet". Kështu janë shprehur përfaqësuesit e firmës turke "Mapa Compy". Firma turke, e cila po merret me rregullimin e rrugës Elbasan-Librazhd, që ka fatin që të jetë edhe pjesë e Korridorit Tetë, i ka hedhur poshtë të gjitha përgjegjësitë lidhur me shëmbjet e ndodhura kohët e fundit. Situata problematike në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd, ku firma truke "Mapa Compy" po kryen punimet për rikosntruktimin e saj, thotë se nuk kanë lidhje me fundosjet e fundit. Nëpërmjet Përparim Haskurtit, drejtoria e firmës "Mapa Compy" ka deklaruar se projekti ka mangësi. "Në të gjitha rastet e bllokimit të rrugës firma nuk është e dtyruar të punojë për zhbllokimin e saj", është shprehur përfaqësuesi i firmës. Drejtuesit turq kanë paralajmëruar se ata nuk kanë për të punuar më për largimin e inerteve, pasi një gjë e tillë nuk është puna e tyre.

    Rastet
    Në datën 20 tetor rruga kombëtare Elbasan-Librazhd është bllokuar për disa orë. Shkaku i kësaj anomalie ka qenë rrëshqitja e një masivi gjigand dherash dhe inertesh nga shpati i një kodre që ngrihet mbi trasenë e rrugës automobilistike. Fadromisti turk dhe një shofer taksie kanë mbetur të mbuluar nga masavi i dheut, por fatmirësisht kanë shpëtuar. Nga firma turke asnjë nuk ka dhënë shpjegime, vetëm kanë pohuar se ngjarja ka qenë aksidentale. Ndërsa dy ditë më parë, një furgon mallrash ka rënë në ujërat e lumit Shkumbin dhe si pasojë është plagosur pasagjeri i makinës. Sërish shkaktar për ngjarjen ka qenë një fundosje e rrugës si pasojë e kryerjes së punimeve dhe ndërhyrjeve që po bëhen në rrugë. Ndërsa rastet sa vjen e rriten dhe të paktën deri tani nuk ka pasur viktima, faji vazhdon të mbetet jetim.

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    DURRES

    Shirat e fundit dhe moti i keq kanë krijuar disa probleme në Portin e Durrësit, të cilat duhen zgjidhur. Kështu, kalata numër 4, e cila më tepër përdoret nga trageti katamaran "Millenium Star" është përmbytur. Atje është krijuar një basen me ujë, gjë që ka bërë mjaft të vështirë imbarkimin e pasagjerëve në traget. Kështu, për t'u ngjitur në traget pasagjerët kanë qenë të detyruar të zbathin këpucët dhe të përveshin pantallonat. Kjo është një histori e cila u shfaq edhe vitin e kaluar. Kësaj kalate i mungon sistemi i kullimit. Ndërkohë, specialistët e Portit Detar dhe agjencitë detare kanë shprehur kërkesën e tyre për nevojën e një terminali alternativ tragetesh, pasi, kur moti prishet dhe deti egërsohet nga fortunalet, terminali ekzistues i trageteve bëhet i papërdorshëm. H.L. punonjës në Port thotë që, "meqënëse rrymat detare dhe erërat përplasen pikërisht në kalatën ekzistuese, akostimi i trageteve bëhet thuajse i pamundur. Kështu ngjau gjatë 2 fortunaleve të fundit kur pasagjerët pritën me orë në radën e jashtme qetësimin e detit". Ideale është kalata nr.5 e Portit, gjysma e së cilës është ende e papërdorshme, pasi nuk është lëvizur ende platforma detare e kompanisë "Mak Albania", e cila realizoi projektin e rikonstruksionit të dy kalatave të Portit Detar. Problemi tjetër vazhdon të mbetet bllokimi i kalatës "O" dhe asaj lindore. Në njërën vazhdojnë të qëndrojnë anijet luftarake italiane dhe shqiptare, ndërsa lindorja është bllokuar nga varreza e anijeve të mbytura dhe nga anijet parazite. Kjo shkakton grindjet mes pronarëve të anijeve dhe kapitenerisë për kalata të lira.


    Bashkia në gjyq

    DURRES - Partia Demokratike, dega e Durrësit, dhe kandidati për bashkinë e Durrësit i kësaj partie, Avni Hoxha, kanë hedhur në gjyq kreun e bashkisë, Miri Hoti, dhe Gjendjen Civile për problemin e listave të votimit, të cilat u përdorën në votimin e fundit për Bashkinë e Durrësit. Sipas paditësve, listat kanë pasur mangësi të mëdha, pasi shumë vetë kanë mbetur pa votuar. Në gjykatë kanë mbërritur lista me emra të cilat konstatohen se ju është hequr e drejta për votim. Në këto kushte Bashkia i ka hyrë procedurës së verifikimit të listave me regjistrat e Gjendjes Civile, gjë që do të kërkojë një kohë mjaft të gjatë, pasi verifikimi është procedurë mjaft e vështirë. KQZ-ja ka shpallur fitues për Bashkinë e Durrësit kandidatin socialist Lefter Kokën.


    Vidhet studio e piktorit Rraklli

    DURRES - Të premten piktori i mirënjohur durrsak Ruzhdi Rraklli, i cili zotëron një studio në lagje nr.1 të Durrësit, vuri re vjedhjen me thyerje të saj. Grupi hetimor pasi kreu veprimet në vendin e ngjarjes përfundoi se në studion e piktorit ishin vjedhur një pompë uji dhe një magnetofon. Ajo që i habiti hetuesit ishte fakti se nuk ishte vjedhur asnjë vepër (piktorë) e Rrakllit. Sipas policisë, autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.


    Kriza qeveritare paralizon administratën

    Ngjarjet e fundit në parlamentin shqiptar dhe vënia në epiqendër e legjitimitetit të qeverisë sërish e kanë vënë në apel administratën civile në Durrës. Një situatë e tillë u shfaq gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Kështu në zyrë është e vështirë të gjesh nënpunës që të shërbejnë, pasi janë në pritje edhe të ndonjë situate tjetër, asaj të zgjedhjeve të parakohshme.

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Era e fortë ka rrëzuar 3 antena televizive që janë shkëputur nga çatia e katit të pestë të një pallati duke lënë të vdekur një kalimtar aty poshtë. Demir Gjexhaj, 50 vjeç, ishte duke ecur në trotuarin e rrugës "Fortuzi", përballë selisë së Partisë Socialdemokrate.

    Kureshtja për të parë se çfarë po ndodhte në taracën e pallatit poshtë të cilit po ecte i ka kushtuar jetën një 50-vjeçari nga Tiranë. Ishte ora 12.30, kur Demir Gjexhaj ishte duke kaluar fare rastësisht në trotuarin e rrugës "Fortuzi", pa e ditur fatin e zi që ishte gatuar të ndodhte në ato momente. Era e fortë kishte disa minuta që kishte nisur dhe 50-vjeçari vazhdonte të ecte pranë pallatit që ndodhet pikërisht përballë selisë së Partisë Socialdemokrate. Ai nuk ka reaguar menjëherë thirrjeve të personave të tjerë që gjendeshin rastësisht pranë tij. Këta kishin parë njërën prej 3 antenave marrëse televizive të vendosura në taracë që kishte filluar të shkëputej e thërritnin të mos kalonte andej. Mirëpo në vend që të largohej Gjexhaj ka ngritur kokën për të parë se çfarë po ndodhte dhe atëherë hekuri i rëndë mbajtës i antenës e ka goditur atë në kokë.

    Ndihma
    Kanë qenë vetë banorët e lagjes ata që, të tmerruar nga skena e tmerrshme, i janë afruar të parët 50-vjeçarit. Edhe pse dukej qartë gjendja e rëndë e të lënduarit banorë dhe kalimtarë kanë nxituar ta dërgojnë për ndihmë mjeksore në spital. Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të komisariatit numër 3 të kryeqytetit, të cilët kanë juridiksionin e zonës. Gjithsesi mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e 50-vjeçarit. Ai ka vdekur disa momente më vonë si pasojë e komplikacioneve të shumta të shkaktuara nga goditja e fuqishme e antenës.

    Policia
    Sipas një grupi hetuesish të policisë vdekja e 50-vjeçarit ka qenë aksidentale. Antenat televizive kanë rënë për shkak të erës së fuqishme që frynte në atë orë të ditës. Indentifikimi Gjexhjat, është u krye disa orë më vonë nga banorë të zonës. Ata e shihnin shpesh atë të lëvizte në rrugën "Fortuzi".

  4. #4
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Firma turke perderisa ka fituar tenderin per rikonstuksioni e rrugeve dhe ka marre pergjegjesine qe ta beje kete, sigurisht qe duhet te japi llogari per cilesine e punes se saj per te cilen ka marre paret..! Normalisht , kur ndertohet dicka , dikush duhet te hedhi firmen per sigurine dhe cilesine e kesaj vepre dhe firma turke per mendimin tim eshte plotesisht pergjegjese per shembjen e rrugve , por sigurisht qe ne nje vend si Shqiperia qe eshte bere si han pa porta , ligjin e ben kushdo sipas qefit dhe interesit te vet ! Kur do vije ajo kohe qe cdo kush te marri pergjegjesine qe i takon ne rindertimin e atij vendi...?
    ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zürich
    Postime
    62
    Une jam shume dakort me ty Marlboroman,po keto Firma pale si e kane fituar Tenderin mer vlla.Dihet hesapi i fitimit te Tenderave ne Shqiperi,prandaj kesaj Firme nuk ka se kush ti kerkoje llogari se ai qe duhet tua beje kete ka mbushur xhepat.Ne me duket se lodhemi kot o vellezer, rrahim uje ne hava.Do desha te dali njeri dhe te me thote se ne kete sektor apo ne kete drejtim punet po ecin mire.
    Bile para do koheve lexova ne Forum nje Teme te hapur nga dikush se sa Shqiptare do kthehen nga emigracioni?.Asnje nuk kthehet nga emigracioni, ku te shkojne, ku te punojne,ku te ankohen ne qofte se kane ndonje hall,ku te mjekohen ne qofte se jane te semure?Vaj Vatani e mjer mileti.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •