Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja

Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja
Nga Aida Tuci {06/05/2014}

Nuk dihet ēfarė mund ta ketė tronditur pėrkthyesin dhe shkrimtarin tė premten e 28 marsit kur ėshtė ulur dhe ka shkruar kėto radhė, ndoshta tė fundmet shkruar prej tij: “Po mė lodh sherri, njėanshmėria, shpirtligėsia, lehtėsia me tė cilėn harrojmė tė mirėn, mirėnjohjen, faktin qė i kapėrcejmė pa tė keq caqet e mirėsjelljes. Ka shumė ligėsi qė do tė doja tė mbrapseshin nga dėshira pėr tė bėrė mirė, pėr tė qenė tė mirė, mė njerėzorė, mė tolerantė. Ndoshta kėrkoj shumė”

Emri:  kasoruho.jpg

Shikime: 1414

Madhėsia:  5.5 KB

Amik Kasoruho iku qetėsisht nė udhėtimin e fundit, nė rrugėn qė e shpie nė varret e prindėrve tė tij nė Durrės. Do tė prehet pėrgjithmonė pranė tyre. Ishte 82-vjeē. Njė ndalesė e vogėl nė Kishėn e Shėn Luēisė, ku do tė kremtohet edhe mesha e pėrcjelljes sė pėrkthyesit nga familjarėt; djali, vajza dhe bashkėshortja e tij. Pėrkthyesi, shkrimtari dhe publicisti iku nė njė ditė plot angazhime pėr politikėn qė turret tė nderojė dėshmorėt e saj.

Iku pa bujė, pa ceremoni, pa fjalė, ashtu qetėsisht pa ngritur zėrin. “Faleminderit, mė fal qė po tė mundoj.”- ishin fjalėt e fundit qė i tha mjekut. Pastaj nuk foli mė.

Nė shtėpinė e tij nė Tiranė ku jetonte prej vitesh me qira, dorėshkrimet kanė mbetur mbi tavolinėn e punės. Janė 41 poezi tė pabotuara, kujtime dhe pėrsiatje mbi fenomene tė ditės apo ngjarje qė tronditnin pėrditshmėrinė e tij. Nuk dihet ēfarė mund ta ketė tronditur pėrkthyesin dhe shkrimtarin tė premten e 28 marsit kur ėshtė ulur dhe ka shkruar kėto radhė, ndoshta tė fundmet shkruar prej tij: “Seē kam njė dėshirė tė shkruaj diēka, t’i shkruaj dikujt. Diēka qė tė mė shkundte nga njėfarė apatie. Nuk di ēfarė mund tė shkruaj dhe as kujt. Nesėr ndryshon ora. Do tė doja tė ndryshonin edhe gjėra tė tjera. Shumė tė tjera. Po mė lodh sherri, njėanshmėria, shpirtligėsia, lehtėsia me tė cilėn harrojmė tė mirėn, mirėnjohjen, faktin qė i kapėrcejmė patėkeq caqet e mirėsjelljes. Ka shumė ligėsi qė do tė doja tė mbrapseshin nga dėshira pėr tė bėrė mirė, pėr tė qenė tė mirė, mė njerėzorė, mė tolerantė. Ndoshta kėrkoj shumė. Nuk ua kėrkoj kėtė gjė tė tjerėve. Ky ėshtė njė shndėrrim qė duhet tė niset e tė pėrfundojė sė pari te vetvetja. Ėshtė e vėshtirė. Ėshtė e vėshtirė sepse, nė fund tė fundit, na kushtėzon jeta rreth nesh. Qė tė ndryshojė kjo njėmendje duhet tė ndryshojmė ne vetė nė radhė tė parė. Dhe nuk ėshtė e lehtė. Nuk mjaftoka tė duash tė jetosh nė harmoni mes njerėzve. U dashka tė heshtėsh para gėnjeshtrės, tė mbyllėsh sytė para vrazhdėsisė dhe tė mjaftohesh vetėm duke simpatizuar atė qė vuan, pa qenė i zoti t’i dalėsh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka mė e fortė ndjenja e ruajtjes sė vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata qė nuk e kanė pėsuar mujshinė e mė tė fortit, them se nuk e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė kėtė. Nuk them ta ndiejnė, por ta kuptojnė se ėshtė kėshtu nė shumė raste. Nuk ka pse tė ndihemi heronj nė jetė, mjafton tė jemi njerėz. Qė mendojmė dhe qė ndiejmė. Si e ka dhėnė Zoti. Mjafton kaq.”

Punoi deri ditėt e fundit. Sapo kishte mbyllur edhe pėrkthimin e romanit “Tregtarėt e ėndrrave” tė Harold Robbins. “Po e pėrkthej pėr kėnaqėsinė time”. Kasoruho pėrgjigjej kėsisoj sa herė qė e pyesnin se ēfarė kishte nė duar. Ai gdhihej dhe ngrysej duke punuar. Autori Harold Robbins me “Mos dashuro kurrė njė tė huaj” ėshtė i pari qė i hapi udhė pėrkthimit. Ai ėshtė pėrkthyesi i sagės sė Hary Potter-it, “Tregime dhe novela” tė Luigi Pirandello-s, “Katėr bijtė e Evės” tė Vinsent Blasko Ibanjez, “Damka e turpit” tė Nathianiel Hawthorne, “Paula” dhe “Eva Luna rrėfen” tė Isabel Allende.

Vitet e fundit solli pėr lexuesit autorė dhe libra tė munguar nė shqip si: “Lartėsitė e stuhishme” tė Emily Bronte “Revolta e Atlasit” dhe “Burimi i jetės” tė Ayn Rand, dhe sė fundmi “Rebeka” tė Daphne du Maurier.

Nė sirtar prej kohėsh “flinin” dhe pesė drama tė Pirandello-s dhe kushedi sa do tė rrinin aty, sikur tė mos shfaqte interes pėr botimin e tyre nė shqip njė shtėpi botuese italiane. “Mė vjen keq qė dramat e Pirandello-s nuk i ka pranuar asnjė shtėpi botuese pėr t’i publikuar, duke u nisur nga mendimi se “drama nuk e tėrheq lexuesin”. Pėr mendimin tim, janė tė mrekullueshme”. Kasoruho gjithmonė pėrkthente ēfarė i pėlqente.

Nga fushat e tij tė shumta tė veprimit pėrveē pėrkthimit vend tė rėndėsishėm zė dhe krijimtaria. Publicistika e jetės sė tij ėshtė pėrmbledhur nė librin “Pa mėri”. Nė Itali ka botuar librat: “Njė ankth gjysmėshekullor”, “Ēmimi i njė ėndrre” (dy libra qė janė pėrmbledhur nė njė me titull “Shqipėria, ankthi dhe ėndrra” nga botimet UET-Press), “Mes burgut dhe Zotit”, “Fluturimi i gjatė i njė ore”. Nė 2009-ėn botoi “Ikje nga trilli i perėndive”, njė roman mbi peshėn e fatit tė njė njeriu, tė cilin e burgosin nė moshėn 17-vjeēare, duke i mohuar rininė pas arrestimit dhe pushkatimit tė tė atit dhe internimit tė familjes. Ky roman edhe pse vjen si ‘trill’ letrar, ėshtė nė tė vėrtetė saga e vuajtjeve tė vetė shkrimtarit.

Amik Kasoruho iku, pas tij mbeti heshtja.