Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Lawrence Ferlinghetti

    Poezi dhe Kulturė Qytetare

    Nga fjala qė Lawrence Ferlinghetti mbajti nė 13 tetor 1998 me rastin e marjes sė ēmimit San Francisco Poet Laureat

    Natyrisht u befasova nga fakti qė jam nderuar me ēmimin Poet Laureat i kėtij qyteti tė vendosur nė kėtė cep tė largėt tė botės. Padyshim e pranoj vlersimin dhe si i thashė edhe kryetarit tė bashkisė: "E si mundem ta refuzoj ?!". Tė bėhesh Poet Laureat i San Francisco-s ėshtė nė nderin tim sepse ky qytet gjithmonė ka qėnė njė qėndėr poetike. Kufiri i jetės poetike. Me poetė dhe lexues tė poezisė, ndoshta mė tepėr se nė cilindo qytet tjetėr nė botė.
    Por ne jemi nė rrezik qė ta humbim kėtė traditė.Nė fakt ndodhemi nė rrezik tė humbasim mė tepėr se kaq.Gjithēka qė e bėnė qytetin unikal duket sikur po shkon poshtė e mė poshtė drejt nevojave urgjente. Kėtė javė gazeta Bay Guardian thekson rezultatin e njė studimi social qė "qyteti po transformohet radikalisht prej metropoleve qė presin krahė'hapur emigrantė dhe refugjatė nga e gjithė bota qė nė mėnyrė homogjene shndėrohen nė skllevėr tė menjėhershėm". Distanca midis tė pasurve dhe tė varfėrve nė San Francisco ėshtė ritur 40 % nė dy vitet e fundit. "San Francisco ndoshta shumė shpejt do bėhet qyteti i parė i degraduar amerikan nėn ekuivalencėn e jetės sė bodrumeve tė klasės sė mesme qė shkon drejt varfėrisė" shkruan Daniel Zull nė Guardian " Tashmė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė mbijetuar pėr tė gjithė ata qė e kanė bėrė kėtė kulturė qytetare kaq klasike. Qytetarė tė hershėm qė i kanė dhėnė zemrėn dhe shpirtin pėr dekada me radhė qytetit: peshkatarė dhe guzhinierė, policė dhe muzikantė jazz, poetė "beatnik" dhe hippi, punk dhe piktorė, e shumė tė tjerė tė cilėt e kanė tashmė tė pamundur tė pėrligjin ekzistencėn e tyre kėtu. Dhe po qe se e humbim kėtė pjesė kulturore tė qytetit, atėherė dijeni pra se e kemi humbur edhe San Francisco-n." Richard Walker, petagog gjeografie ka thėnė se "Ndodhemi pėrball njė qyteti numėr Njė-dimensional, qė vjen e bėhet qytet mė konservativ, njė qytet qė pėr sė shpejti ngrihet dhe zhvillohet i bazuar mbi evolucionin social dhe rebelimin qė vjen nga bodrumet e tij. Ndodhemi pėrball korporatash gjigande tė cilave qyteti i ka rezistuar pėr breza me radhė."
    Kur mbėrita pėr herė tė parė nė kėtė qytet nė vitin 1950, udhėtova me tren dhe mė tej me traget nga Oakland gjer nė Ferry Building. Dhe San Francisco pėrngjante si ato portet Mesdhetare, qytet i bardhė me shtėpi tė vogla tė bardha, si Tunizia kur e vėshtron prej detit. Thashė magjishėm se mos ishte vallė Atlantis i dalė prej oqeanit ?! Mė tej zbulova North Beach si njė vend i pėrkryer poetik, po aq sa edhe lagjet poetike tė Parisit apo qyteteve tė tjera tė vjetra tė Europės. Ishte dhe ėshtė vendi mė i pėrshtatshėm pėr tė rritur poetė dhe piktor me frymėzim tė shėndetshėm. Dhe kjo ėshtė poezia ime e parė e shkruar nė atė kohė kėtu nė North Beach : Atje pėrposhtė bregdetit / me shtėpiza si fole zogjshė / midis oxhaqeve muskulozė / mbi taracat me rrobat e nderura / tė butėsisė sė purpurt tė duarve tė gruas sė marinarit / nėpėr erė era e sapunit / lėkund tė lira ēarēafėt e mėngjesit / me hala pishe tė ngulura ndėr ato. / I dashuri zgjim mėmėsor / i hershmi gjoks i saj i zhveshur / i mban tė lidhura hijet / e lidhjes / pėr tė mbrojtur krijesėn mė tė re / shenjėn e bardhė tė larė tė mėkatit / nėn buzėt e erės qė puth lėkurėn e saj. / Fortė tė shtėnguar nga krahėt e kryqėzuar / ajo e mbėshtet kokėn / nė zėrat e shpėrndarė / nėpėr hapsirėn e pafundė tė pėrzgjedhjes / sė tejzgjatjes sė ikjes nėpėr detin / e fashove tė dhimbjes / pėr'rreth avujve tė pėr'ndritur / tė mbretėrisė qė po afronė.
    Nė fund-javėn e shkuar North Beach pėrngjante si njė park-tematik, i dyndur prej turistėve, i mbizotėruar nga bretėria e shijes sė keqe artistike. Se ēfarė ka ndodhur me tė ? Diēa qė nuk i shkon pėr shtat jetės sė lirė poetike ? Kush e shkatėrron poezinė e qytetit ? Automobilat e shkatėrrojnė. Shkatėrrojnė diēka mė tepėr se poezinė. Gjithandej nėpėr Amerikė. Gjithandej nėpėr Europė. Nė fakt janė me mijra qytete rreth e qark botės qė janė tė ozurpuara nga kultura post-automobilistike. Por si kundėr'pėrgjigje gradualisht qytetet janė duke mėsuar gjithmon e mė tepėr se nuk duhet tė lejojnė kėtė fenomen tė mbizotrojė mbi jetėn e tyre arkitektonike. Njė tjetėr shkatėrrues i poezisė dhe paqes janė mjetet e luftės dhe makineritė e vdekjes. Luftanija gjigande Blue Angels (ėngjėjt blu) e ankoruar nė bregdetin e qytetit tonė, ėshtė nė kontraditė me jetėn poetike e cilia dėshmon se ne duam paqe dhe jo luftė. Jetėt tona subjektive individuale janė tė rezikuara nga forcat e qytetrimit industrialist. Nga e gjithė industria ushtarake shkatrimtare. Ndaj dhe nuk e dėshirojmė prezencėn e luftanijes Blue Angels qė mbart nė bordin e saj aeroplanė qė bombardojnė jetė njerėzish duke e bėrė kėshtu qartsisht gabimisht tė emėrtuar si njė ėngjėll blu, pėrkundrazi. A ėshtė e nevojshme tė kujtojmė se tė gjitha ato bomba tė lėshuara nė vėndet e Botės sė Tretė i kanė shndėruar ato nė vende tė Epokės sė Gurit ?! A kemi nevoj pėr armatime tė tilla qė tė dėshmojmė se flamuri ynė kombėtar qėndron pėrherė lart ?! Po Shėn Francis ēdo thoshte kur tė shihte nė bregdetin e tij kėtė "vepėr industrialiste" ?! Nė rezolutat e ardhshme bashkiake duhet ta refuzojmė njėzėri praninė e objekteve tė tilla. Dhe kėshtu mundem t'ju kėndoj pėr gjith natėn por do tė ndalem me njė tė fundit eveniment shkatrimtar. E kam fjalėn pėr "dyqanet me hekura" pėr t'u mbrojtur nga "zinxhirėt e gangsterave". Kangjellat e hekurta qė mbėshtjellin fasadat e dyqaneve tona janė vrasėse tė ngjyrave dhe formave tona tradicionale kulturore qytetare. E nė rastin e librarive "nėn kangjėlla tė hekurta" duket sikur kemi burgosur historinė, artin, letėrsinė e krejt kulturėn tonė qytetare dhe Mark Twain, Jack London, Ina Coolbrith, William Sarojan, krejt poetėt dhe shkrimtarėt e tjerė, pėrfshi krejt beatnikėt, janė ngritur dhe na thonė nėpėrmjet librave tė tyre : "Qėndroni tė bashkuar pėrball dhunės sė zinxhirėve tė gangsterėve dhe jepini arkitekturės sė qytetit lirinė e humbur !" Kam propozuar qė me njė buxhet fare tė vogėl mundet tė ndėrtojmė njė qendėr nė Treasure Island ku tė mundėsohen poetėt e rinj tė shprehin dhe hapin vetveten nė festivale dhe konkurime tė ardhshme. Kryetari i bashkisė dhe gazeta Poetry Flash e kanė mbėshtetur kėtė propozim. Shpresoj qė tė bėhet realitet dhe t'i vij nė ndihmė paqes sė qytetit. Kam propozuar pėr njė buxhet mė tė zgjeruar nė favor tė librarisė sė qytetit ēka do i japė tė rinjve mundėsi pėr t'i zgjeruar dijet drejt-pėr- drejtė nėpėrmjet librit e jo nėpėrmjet hallakatjeve nėpėr internet. Si dhe kėmbėngul nė pėrpjekjet e mia edhe pėr kėto kėrkesa qytetare: Jepini njė mundėsi mė tepėr pedalimit tė biēikletave mbi automobilėt sė paku nėpėr zonat muzeale dhe pranė parqeve. Stimuloni radion dhe televizionin lokal. Tė mbyllen kanalet me ujra tė ndenjura nė periferi dhe tė hapen plazhe drejt gjirit. Tė rregullohet Golden Gate Bridge e cila duket pėr ibret tė zotit duke e keqkuptuar edhe emrin e saj si Golden (e artė), pėrkundrazi...
    Duke ardhur tek letėrsia dhe artet, poezia dhe kultura qytetare, sapo jam prononcuar se shtėpia jonė botonjėse City Lights po krijon njė dimension tė ri tė profilit tė saj nė vigjilje tė kėtij shekulli. Pėr kėtė ne kemi nevoj pėr ndihmesėn dhe zėrin tuaj :
    Poetė, dilni jashtė nga dollapet tuaja / Hapini portat dhe dritaret / Jeni mbyllur aty pėr kaq shumė kohė / Nė dollapin e fjalėve tė mbyllura / Nuk ėshtė koha pėr njė artist tė fshihet / Mbas perdes teatrale tė skenės / Duke sharė e ē'fryrė indiferent / Duke e dhėnė vetveten jashtė ekzistencės / Nuk ėshtė koha pė lojra letrare / Paranoja dhe kukamēefti / Nuk ėshtė koha pėr frikėn e errėsirės / Koha ėshtė pėr dritėn e dashurisė ...
    Se ēfarė kisha nė mėndje nė vitin 1970 kur shkrova "Populist Manifesto" thjeshtėsisht ishte ideja qė poetėt duhet tė dilnin jashtė audiencave tė mbyllura dhe murmurimave dhe tė thonė diēka tė rėndėsishme pėr botėn. Diēka qė tė jetė pjesė e kulturės qytetare. Gjė tė cilėn shtypi i kohės e perifrazoi si "poezi dhe ide tė kėqia" pėr brezat e rinj. Madje kishte zėra botuesish qė ulėrinin nėpėr letra anonime: " Poetė shkoni mbas e mbylluni pėrsėri nė dollapet tuaja se atje ėshtė vendi juaj" ! Ndėrkohė qė "Populist Manifesto" ishte njė thirje Witmaniste pėr njė poezi sa mė universale me njė fytyrė mėse tė portretizuar publike. Por natyrisht shpesh si ndodh rėndomtė edhe gazetaria dhe kritika kushtėzohet nga politika duke e mbytur zėrin e tė vėrtetės dhe edukimin e lirė letrar. Por ēti bėshė ?! Unė jam po ai qė kam qėnė dhe nuk ndryshoj dotė dhe mė hanė duart dhe zėrin e kam tė ējerrė nga fakti qė sotė poezia zhvillohet si fenomen i "poezisė sė getove" ! Aty ajo qėndron nė majat dhe nivelin e saj mė tė sinqertė si zėdhėnėse e fjalės sė rėndėsishme qė ka njė mesazh po tė rrėndėsishėm pėr tė gjithė tė tjerėt. Bota materiale dhe industrializmi si kulturė dominuese e tregut e injoron shpesh kėtė fakt megjithse ai vazhdon tė jetė i ngritur po aty. Dhe poetėt nuk janė nė gjendje as tė paguajnė qiratė e shtėpive sotė ! Erėsirėn vet e kemi krijuar. Ndėra zėri i poetit tė ri Matthew Arnold thėrret : Oh dashuri na lėrė tė lirė tė hyjmė tek njėri tjetri vėrtet / Tek ky aeroplan nė errėsirėn e ngratė / I mbytur me alarme konfuze qė bien prej fluturimit qė e humb ekuilibrin e vet / Prej armatės sė trutharėve qė e pushtuan qytetin kėtė natė...
    Dhe i dėgjoj brenda meje ende tė pathyeshme fjalėt dhe zėrin e Witmanit, Homerit, Shekspirit, W.B.Yats, Kostandino Kavafit, Pablo Nerudas, Marianne Moore, e.e.cummings, Allen Ginsberg, Adrienne Rich etj,etj. Si njė melodi e paharueshme mė vijnė ndėr veshė kėngėt e pavdekshme tė Bob Dylan, Beatles. Nė imazh e kam ende atmosferėn e grupimeve nė Newyorcian Cafe dhe Lower East Side, etj,etj. Fjalėt e poetėve francezė e sidomos fjalėn e Jacques Prevert,etj,etj.
    Pėrposhtė dhe mbas gjithė ēka thashė mė sipėr poezia ngelet njė kulturė qytetare mė e mira nė llojin e vet. Prezente e pėrhershme nė subkoshiencėn e racės humane.
    Si u errėsua kaq shpejt kėtė natė / sa shpejt qė errėsohet ? / ėshtė ēdo orgazėm njė vdekje e vogėl apo njė lindje thua tė jetė / ėshtė vdekja vajzė apo djalė ? / Apo asnjėra prej tyre ? / La vida es sueno ?! / ėshtė njė ėndėr jeta vėrtetė ?! / dhe po qe se ėshtė e tillė atėherė / A do tė zgjohemi njė ditė prej saj !!!

    E perktheu dhe paisi me shenime
    Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    *Lawrence Ferlinghetti (1919 - ) i lindur nė Yonkers tė New York-ut dhe i njohur si ish lideri i "brezit tė keq" apo "lėvizjes beatnike" mė 1950, poet i vargjeve tė lira dhe publicist i guximshėm ėshtė nga tė paktėt figura tė kėsaj ryme qė ende jeton nė moshėn 86-vjeēare. Betnikėt janė tė njohur si denoncuesit e parė tė komercializmit dhe mbivlerave tė klasės sė pasur amerikane. Poezia e Ferlinghetti-t pėrshkruan nevojėn e ēlirimit tė letėrsisė dhe jetės nga format e ndrojtjes dhe frikės. Ai beson se vlerat e dashurisė fizike dhe mendore janė rrugėzgjidhjet e hapjes sė shpirtit drejt tė vėrtetės dhe bukurisė. Grotesku dhe ndjenja e euforisė janė tė ndėrthurura nė veprėn e tij. Akoma mė qartė nė poemėn " Coney - ishulli i mėndjes" - 1958 (Coney Island - distrikt i lagjes Brooklyn NY nė pjesėn e oqeanit Atlantik. Shėnimet nga Flurka) poemė e cila ėshtė njėkohėsisht edhe satirė kritike kundrejt kulturės amerikane. Ka publikuar "Jetė pėrfundimtare - Poema tė zgjedhura" - 1981. Si dhe "Dashuria nė ditėt e dhunės" - 1988. I njohur si hartues i tė pa botueshmeve poemave-orale tė shoqeruara me muzikė jazz. Ferlinghetti ėshtė publikuesi dhe shitėsi i krejt veprave tė "beat generation" si dhe autorėve tė mėvonshėm eksperimentues nė avant-garde prej librarisė sė tij nė San Francisco dhe shtėpisė botuese City Lights.
    lundertar pa atdhe

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    *Beat generation ėshtė rymė lėvizėse letrare, politike dhe sociale nė bashkpunim me shkrimtarė tė tjerė amerikan nė atmosferėn e viteve '50. Kėta artistė dhe shkrimtarė i gjejmė tė pėrqendruar nė North Beach tė San Francisco-s, nė Venice West tė Los Angelos dhe Greenwich Village nė New York ( Nė nr.107 tė gazetės Lajmėtari datė 12.09.05 mundet tė lexoni mė tė detajuar shkrimin "Chelsea Hotel" ). Lėvizja nė fjalė ėshtė e karakterizuar nga aleanca personale tė brendėshme me objektiv botėn e jashtėme dhe ē'shprishjen dhe mos'bindjen kundrejt rregullave puritaniste. Duke dėshmuar njė stil krejt tė lirė me improvizime tė papritura shpėrthyese nė bazat e saj janė influenca e muzikės jazz, besimet mistike Aziatike, rebelimi, eksperimentet nėn influencėn e drogės dhe seksualitetit. Poema "Ngashėrima" - 1956 nga mė i spikaturi poet Allen Ginsberg dhe novela "Nė rrugė" - 1957 nga Jack Kerouac pėrbėjnė manifestin e krejt ideologjisė beatnike. Tė ndjekur nga William Borroughs, Lawrence Ferlinghetti, Gregory Corso, dhe Gary Snyder, etj, qė megjithse tė akuzuar nga kritika formaliste si anarkist dhe tė pandėrgjegjshėm mundėn tė mbėrthejnė zemrat e dėshpėrura tė publikut tė gjerė tė pakėnaqur me konformizmin e shurdhėt dhe vlerat e shtirura tė shoqerisė "katrore". Lėvizja ėshtė e njohur gjithashtu si mbrojtėse e paqes dhe tė drejtave tė njeriut qė e shpunė shoqerinė amerikane e mė tej atė botėrore drejt protestash dhe ndryshimesh radikale nė vitet '60.
    lundertar pa atdhe

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkthime nga D.D.
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 183
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 20:23
  2. Lawrence Block
    Nga daniel00 nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 06:44
  3. Tė praktikosh Praninė e Perendisė
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 09:54
  4. D.H. Lawrence
    Nga Heneza nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-12-2003, 12:16
  5. Aphros
    Nga liliella nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-05-2003, 01:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •