Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Problemi “Çamëria”, duhet zgjidh!!?

    Kërkojmë riatdhesimin e çamëve. Kompensimi është tradhti ndaj çështjes

    TIRANË – Kryetari i shoqërisë politike-atdhetare “Çamëria”, Selman Sheme deklaroi dje, se çamët kërkojnë kthim fizik të pronave dhe jo kompensim të tyre. I pyetur nga “Shekulli”, lidhur me deklaratën e një dite me parë të kryeministrit grek Kosta Simitis, Sheme e cilësoi si një deklaratë që tregon një lloj evoluzioni të politikës greke drejt njohjes së disa të vërtetave historike. Por, tha ai kryesia e shoqërisë në emër të të gjithë çamëve do të besojë se ka nisur t’i jepet rrugëzgjidhje çështjes çame, vetëm atëherë “kur amendamentet t’i kalojnë Parlamentit dhe ai të abrogojë ligjin e luftës”. “Ne mendojmë që edhe me heqjen e ligjit të luftës nuk realizohet zgjidhja tërësore e problemit çam. Ne kemi deklaruar si kryesi e shoqatës se kërkojmë së pari riatdhesimin dhe riatdhesimi kërkohet për faktin se komuniteti çam, prej 250 mijë vetësh jetojnë si refugjatë dhe është i vetmi rast unik pas Luftës së Dytë Botërore që një komunitet dëbohet me forcë dhe nuk i jepet e drejta të kthehet në pronat e veta”, -sqaroi Sheme. Ai theksoi se “Greqia duhet të kërkojë falje publike”. Megjithatë ata janë të përgatitur t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, sepse spastrimi etnik, sipas Shemes, përbën krim kundër njerëzimit. “Greqia është e detyruar të dëmshpërblejë komunitetin çam për humbjet njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar në vitet 1944-1945 nëpërmjet këtij spastrimi etnik, këtij genocidi të ushtruar në këto vite”.


    Pasuria
    Ndërkaq pronat e çamëve llogariten në një shifër mbi 2.5 milionë dollarë, ku futen vreshta, agrume, ullishte, troje, shtëpi, dyqane, kullota, pyje, të cilat kapin një sipërfaqe prej 5000 km2. Sekuestrimi më i madh i pronave të çamëve është bërë gjatë viteve 1944-1945. Kryetari i shoqërisë “Çamëria” tha se në fakt deklarata e Simitis ishte pak evazive. “Nëse është fjala për kompensim, ai është për shfrytëzimin që i është bërë kësaj prone prej 60 vjetësh”, -sqaroi Sheme.
    Rrugët
    Ndërkohë rrugët që do të ndiqen për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes çame janë dy, sipas kryetarit të kësaj shoqëria. “Do t’i drejtohemi Gjykatës së Hagës dhe kemi filluar procedurat, e cila të bëjë një zgjidhje përfundimtare ku e paditur është pala greke, që genocidi kundër popullsisë çame përbën krim kundër njerëzimit”, -tha ai. Ndërsa rruga e dytë është gjyqi i Strasburgut. Po kështu çështja do të ndiqet edhe në gjykatat greke. Sipas tij, lajme nga Athina bëjnë të ditur se po përgatiten amendamente nga qeveria greke e cila mendon të zgjidhë çështjen nëpërmjet kompensimit. “Nëse është fjala për kompensim të të gjithë pronave, kjo është e papranueshme. Nëse është fjala për kthim fizik të pronave dhe për kompensim në ato raste kur në pikpamje teknike kthimi është i pamundur , këto zgjidhen me marrëveshje dhe janë të pranueshme”, -nënvizoi Sheme. Ai tha se “nuk pranojmë kompensim, sepse kompensimi do të thotë tradhti ndaj çështjes kombëtare çame”.
    Darina Tanushi


    Pronat e çamëve


    Në shifra: 2.5 milionë dollarë


    Sipërfaqe prej 5000 km2vreshta


    agrume
    ullishte
    troje
    shtëpi
    dyqane
    kullota
    pyje

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    BERISHA MË ANTIKOMBËTAR SE SA ENVERI

    BERISHA MË ANTIKOMBËTAR SE SA ENVERI


    Nuk dua të bëj ndonjë lavdërim për Enver Hoxhën e as të bëj avokatin për mënyrën se si e trajtoi ai çështjen kombëtare, por i jap të drejtë vetës që duke iu referuar tradhëtisë së tij, të vërtetoj se të tjerë në kushte më të favorshme se sa ai për të mos shkarë në të (tradhëti) janë zhytur më thellë se ai (Enveri) në llumin e saj (tradhëtisë).

    Në vitin 1997, në pragun e trazirave shpërthyer , gjoja për shkak të firmave piramidale, me një shkrim në xhep dhe me mëdyshje në ndërgjegje hyra në redaksinë e gazetës “Rimëkëmbja”. Duke ia dorëzuar shkrimin zotit Abdi Baleta i thashë “Shiheni një herë, megjithëse mendoj se nuk është momenti për ta botuar”.

    Zoti Baleta mbasi e mbaroi së lexuari m’u përgjigj: “Nuk është momenti, por lere këtu se do të vijë koha edhe për këtë”. Në atë shkrim, sipas vëzhgimeve dhe analizave të mia, në disa aspekte Sali Berisha ia kalon Enver Hoxhës në prapësi. Pas kësaj, punët rrodhën në mënyrë të atillë që, ne, kundërshtarët nacionalistë të Berishës, jo vetëm ndërpremëkritikat ndaj tij, por iu bëmë mbështetës dhe mbetëm të tillë edhe kur shumë bashkëpunëtorë të ngushtë dhe partizanë të zjarrtë të tij e braktisën. Kjo gjendje zgjati dhe, shkrimi im në sirtarët e redaksisë u harrua.

    U vumë dhe qëndruam në krah të Berishës (por pa ia harruar bëmat e gjëmat e duke ia kujtuar sipas rastit), të paktën për dy arsye:

    a) E para pse retë e zeza që po grumbulloheshin në qiellin shqiptar me intesitetin, dëndësinë e ngarkesën e tyre antikombëtare paralajmëronin një katastrofë më të madhe e më të menjëhershme se sa rreziku që vinte nga qeverisja e Berisha-Meksi.

    Pra në kuadër të fatalitetit shqiptar kur shumica dërrmuese e shqiptarëve ishin të ndarë ndërmjet PS-së e PD-së, politikën Berishiane e shihnin si të keqen më të vogël.

    b) E dyta ishte bindja llogjike se ngjarjet e 1997-ës dhe ato që ndodhën më pas do ta kishin bërë Berishën të kishte kuptuar se ku i kishte çuar Shqipërinë dhe shqiptarët me mushkën e tij kokëforte dhe, kështu do të kthehej në rrugë të mbarë. Por....

    Zhvillimet e mëtejshme treguan se s’kishin të bënim me një Sali të gabuar për mungesë eksperience, siç mundohen ta justifikojnë akoma nostalgjikët e tij, por me një Sali fajtor, për shkak të bindjeve të pandryshueshme.

    Berisha, mbeti ai që ishte, demagog i pakontrolluar nga arsyeja, duke synuar titullin kampion në fushën e demokracisë, sipërfaqësor dhe oshilativ në fushën e çështjes kombëtare, në thelb antikombëtar, jo vetëm për arsye të bindjeve të tij komuniste, të ndryshuara në kozmopilite (të vetmet që i japin shans karierës së tij); e së fundi euforik i ekzaltuar, pa parime dhe strategji në luftën për fitore.

    Siç është Saliu, na detyron që, në marrëdhënie me të, të mos ruajmë më asnjë rezervë. Ai tashmë nuk është e keqja më e vogël, por një e keqe e madhe në garë me më të madhen, PS-në të cilën shpesh e kalon në prapësi.

    Kështu, p.sh., ndodhi në fushatën e fundit elektorale, për pushtetin qëndror, kur Berisha, në emër të demokracisë, akuzoi qeverinë socialiste pse në rregjistrimin e fundit të popullsisë, nuk lejoi zbatimin e kërkesës greke, “përcaktimin vullnetar të shqiptarëve për fe e kombësi”.

    Berisha e di rrezikun e madh që i sjell kombit ky lloj përcaktimi, sidomos në situatën aktuale. Por, në emër të demokracisë së kulluar i qëndron konseguent këtij opsioni që nga viti 1991 pa marrë parasysh, as pasojat, e as kritikat demaskuese që i janë bërë pandërprerë.

    Qëndrime të tilla, neve, që, e kemi parë Berishën si një fenomen të dërguar nga Zoti për t’i shërbyer kombit, na shkaktojnë dhembje. Arsyeja që më shtyu, në këtë moment, për të bërë publikisht një krahasim ndërmjet Saliut dhe Enverit nuk është vetëm fakti që, pikërisht në këtë moment, Saliu ka injoruar në mënyrë të paturpshme “çështjen çame”, gjë për të cilën jam duke përgatitur diçka tjetër, por edhe pse ndërkohë u njoha me librin “Letër e panjohur e Enver Hoxhës për Kosovën”, përgatitur për botim nga Ymer Minxhozi.

    Ndryshimi ndërmjet Enverit dhe Berishës, për keq, në adresë të të dytit, theksohet më shumë kur, si për njërin dhe për tjetrin, situatat ndryshojnë në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Siç po ndodh në ditët e sotme me çështjen çame dhe siç ka ndodhur në kohën kur bëhet fjalë në librin e botuar nga Ymer Minxhozi.

    Jetojmë ditët më të mira të trajtimit të çështjes çame. E kjo falë ndërkombëtarizimit të saj nga qeveria turke, e cila duke e trajtuar, dy herë, si një çështje që është krijuar nga dy padrejtësi të mëdha, siç është ajo e copëtimit të trojeve shqiptare në 1913 dhe lënia e Çamërisë nën robërinë greke, e më pas, nga përpjekjet e Greqisë për t’i tjetërsuar këto troje, nëpërmjet helenizimit të një pjese të banorëve të tyre (elementin ortodoks) dhe dëbimit të një pjese tjetër (të përkatësisë islame) nëpërmjet mohimit të çdo të drejte njerëzore e kombëtare si dhe të ushtrimit të masakrave çnjerëzore, nga më të ndryshmet, që arritën kulmin e tyre me genocidin që qeveria greke ushtroi ndaj myslimanëve të Çamërisë në 1944-1945.

    Qëllimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, për ndërkombëtarizimin e çështjes çame nuk ishte thjesht për njohjen e kësaj historie të dhimbshme nga bota, por më tepër sensibilizimin e saj (botës) për t’iu përgjigjur kërkesës së saj (Ministrisë së Jashtme të Turqisë) për ta vënë këtë çështje në rrugën e zgjidhjes.

    Ndërkohë që, pas kësaj inisiative (të Turqisë mike të shqiptarëve) në Europë shihen lëvizje negative nga pala greke për ta neutralizuar atë (inisiativën turke) dhe kundërshtime gjysmake në forumet e B.E-së, siç janë ato që u bëhen eurodeputetëve grekë, në SHBA çështja çame merret seriozisht. Ajo ishte bërë jo vetëm çështje individësh kongresmenë e senatorë por edhe të vet Kongresit dhe Senatit Amerikan.

    Interesimi dhe impenjimi i dy forumeve më të larta të superfuqisë së vetme në botë, Amerikës, duhet të shkaktonte besim dhe entuziazëm në qarqet shqiptare. Besim se, për ndërhyrjen e faktorit shqiptar, çështja çame ka hyrë në rrugën e zgjidhjes dhe, entuziazëm për të braktisur idenë se “ç’ka është bërë keq për Shqipërinë nuk ç’bëhet më se, kështu do bota”. Ja pra, jo e gjithë bota dashka kështu!

    Por nuk ndodh kështu, forcat politike në Shqipëri, si ato që janë në pushtet edhe ato që presin të vinë në të, bëjnë sikur nuk kuptojnë që koha punon për kombin e tyre, por edhe për ato, nëse do të donin ta qeverisin atë (kombin) me faqe të bardhë. Ato dhe ata që i drejtojnë ato (forcat politike) nuk i ha malli për të mirën e kombit as për faqen e tyre të bardhë, ndërsa të mirën e tyre e shofin atje ku e kanë parë deri më sot, të pandarë nga faqja e zezë, te interesat e armiqve të kombit të tyre.

    Në kategorinë e sapopërmendur bën pjesë edhe Berisha, brenda të cilës garon, e shpesh ia del t’i lerë pas të tjerët, siç ndodhi edhe me Kuvendin e VII (shtatë) të SH.P.A. “Çamëria” më 27.9.2002, ku pas dymbëdhjetë vitesh të jetës së saj, u dëgjua edhe zëri i PS-së por jo ai demokrat, i të dërguarit të Berishës. Ai mungonte!

    Kjo mungesë e qëllimshme me plot gojën mund të quhet injorim ndaj çështjes çame. Injorim i cili është i dyti i bërë brenda pesëmbëdhjetë ditëve. I pari është shprehur në TV Shijak në datën 12 shtator 2002, me rastin e përkushtimit të katërvjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, nëpërmjet përgjigjes që Berisha i dha njerës prej pyetjeve që i drejtoi gazetari Alfons Zeneli.

    Mjaftojnë këto dy qëndrime injoruese nga ana e zotit Berisha ndaj çështjes çame, të mbajtura në një periudhë kur ndërkombëtarizimi i saj ka marrë përmasa të admirueshme shprese e besimdhënëse në rrugën e zgjidhjes së saj dhe, që, pret zërin shqiptar për nxitje të mëtejshme në drejtimin e duhur, për t’i krahasuar me qëndrimin e Enverit ndaj çështjes së Kosovës mbajtur më 2 shtator 1949 kur i drejtoi letrën e tij KQ të PK (b) të BS me anë të së cilës pa ekuivok është shprehur për shkëputjen e viseve shqiptare nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, si varianti më i mirë (i kërkuar nga shqiptarët e atyre viseve) nga tërë të mundshmit.

    Përveç kësaj Enveri në këtë letër shpreh edhe gadishmërinë e shtetit shqiptar për të marrë përsipër barrën e vet në zgjidhjen e kësaj çështjeje. E ky krahasim flet shqip që, Berisha është më antikombëtar nga ç’ka qënë Enveri.

    Nostalgjikët e tij (të Berishës) le të na kundërshtojnë.



    Eqerem Beqo Plaku


    __________________

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte shume interesant kur ish-sigurimsat dhe ata me teseren e PPSH ne xhep mundohet te shkruajne per ceshtjen tone kombetare, sistemi i tyre i referimit eshte gjithmone Enver Hoxha, stili i tyre i te shprehur te mendimeve eshte FLETERRUFEJA dhe mentaliteti eshte ai i "ARMIKUT TE POPULLIT".

    Beqe Plakut dikush ti fryje ne vesh me artopalant qe ceshtjen kombetare asnjehere nuk e perfaqeson nje parti ne opozite, por nje parti ne pushtet pasi eshte institucioni i shtetit ai qe perfaqeson ceshtjen tone kombetare.

    Kur ta mesoje kete, atehere le te marri mundimin te shkruaje per ceshtjen came, por kesaj rradhe jo duke i kerkuar llogari liderit te partise ne opozite, por kryeministrit, ministrit te jashtem, presidentit e kuvendit.

    Injoranca dhe mentaliteti komunist eshte helm per ceshtjen tone kombetare.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    ÇAMERIA: An Albanian Region Divided Between Greece and Albania.

    The Epirus, or Çameria, area in southern Albania and northern Greece has constituted the main focus of potential dispute between Athens and Tirana. The Greeks consider the southern extremity of Albania to be northern Epirus, while the Albanians consider the northwest corner of Greece to be southern Çameria. Although neither government has pressed for territorial revisions in recent memory, both regions are inhabited by minorities whose conditions and treatment have given rise to some concern and interstate discord. Claims over Çam numbers have ranged from 90,000 to over one million but are believed to be understated because Athens has not considered the local Albanians to be a separate ethnic group and has completely hellenized the majority of Orthodox Christian Albanians. They have not been entitled to any special minority rights and have been prevented from establishing any educational, cultural, or political associations inside Greece.


    Since the democratic breakthrough in Albania in early 1991, the Albanian Çams organized as a pressure group within Albania on behalf of their co-ethnics in Greece. In March 1991, the first national conference of the Çameria Political Association (CPA) was held in Tirana with many of its activists drawn from the Albanian community who had been expelled from Greece after the war. The CPA intended to bring to international attention the neglected linguistic, cultural, and educational rights of Orthodox Albanian Çams who have been subjected to a Greek policy of assimilation. The group has also launched campaigns on behalf of Çam exiles in Albania. It has encouraged the expansion of contacts with compatriots in Greece, the return of exiles to their family areas, and the payment of compensation for property and land that was illegally taken from them during their expulsion.

    Since 1991, Albanian activists across the political spectrum have become more outspoken on the Çameria issue vis-a-vis Greece. Historic grievances over Greek repression of Orthodox and Muslim Albanians earlier this century have been aired, and Athens has been criticized for its ongoing assimilationist pressures against Orthodox Albanians who still reside in the Çameria/Epirus region. Although the Greek authorities have denied that any Çam problem exists, Çam representatives have continued to urge the Albanian government to take up the issue with Athens at the highest bilateral levels. Excerpted from pages 185 and 186, Nations in Turmoil by Janusz Bugajski, Westview Press, 5500 Central Ave., Boulder, CO 80301-2877

    * * * * * * * *

    A small section of Çameria consisting of 7 villages and the town of Konispoli belongs to Albania while the rest of Çameria was awarded to Greece by the Conference of Ambassadors in London in 1913. The main Çam towns in Greece are Filati, Gumenica,Paramethia, Margellici, and Parga. In the 16th to 17th centuries, Çameria turned into an area of fierce revolts against Ottoman rule. In the 18th century, the process of forced islamization began -- part of the Suli and Parga populations fled to Greek islands to escape conversion. During 1820-1850, the region again took part in uprisings against the Ottomans. In 1854 and 1877, the population successfully resisted attacks by Greek Andartes. During the Balkan Wars, Greek troops intervened in Çameria. Military troops were sent by the (provisional) government of Vlora (Albania) to assist the local population, but the decision of the Ambassadors Conference assigned Çameria to Greece.

    After WWII, the Greek government expelled by force thousands of Muslim Albanians to Turkey on the pretext that they were Turks because of their religion. At the end of WWII, the terror exercised against the local population forced 25, 000 Çams of Muslim faith to leave their homeland and seek temporary asylum in Albania. Çam dances, especially men's dances, are renowned. Some Çam dances, called Çamiko, are also used by the Greeks. Excerpted from pages 149-50, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia Shkencave e RPS te Shqiperise.
    Tirana, Albania.

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    CAMERIA REGION BEGINS FROM THE SOUTH OF ALBANIA AND INCLUDES SOUTH EPIRUS WHERE THE ALBANIANS HAVE LIVED SINCE THE ANTIQUITY. THIS FACT HAS ALSO BEEN ACCEPTED BY THE GREEK AUTHORS AND THE GREAT GREEK ENCYCLOPEDIA, THE PEOPLE LIVING IN THE REGION AT PRESENT AND THE LANGUAGE THEY USE IS THE GREATEST PROOF OF THIS.

    ALBANIANS ARE ONE OF THE OLDEST PEOPLE OF THE BALKAN PENINSULA AND ARE OF THE MOST DEMOGRAPHICALLY SPREAD NATIONS.

    IT IS POSSIBLE TO GATHER THE ALBANIANS HAVING LIVED IN GREECE UNDER THREE GROUPS. THESE ARE :

    1. ORTHODOX ALBANIANS (ARNAVITES)

    2. MUSLIM ALBANIANS (CAMERIA)

    3. EMIGRANTS, REFUGEE ALBANIANS COME TO GREECE AFTER THE COLD WAR.

    ORTHODOX AND MUSLIM ALBANIANS HAVE BEEN SUBJECT TO EITHER EXILE OR ETHNIC CLEANSING OR ASSIMILATION IMPOSED BY THE GREEK STATE AT VARIOUS TIMES. ATHENS ADMINISTRATIONS HAVE NOT RECOGNIZED THEIR ETHNIC IDENTITY OR EXISTENCE AND AIM THAT ESPECIALLY THOSE OF ORTHODOX RELIGION ARE GREEK. ALTHOUGH IT IS KNOWN THAT THERE ARE PEOPLE WITHIN THE ABOVE MENTIONED GROUP WHO DEFINE THEMSELVES AS GREEK, THE PRINCIPAL REASON FOR THIS IS THE POLICY OF GREECE BUSED ON ASSIMILATION.

    AS FOR THE MUSLIM CAMERIAN ALBANIANS, WHILE THEY HAD BEEN IN THE MAJORITY IN SOUTH EPIRUS UNTIL THE SECOND WORLD WAR, THEY WERE MASSACRED DURING THE GREEK CIVIL WAR IN 1944, THE SURVIVORS WERE FORCED TO FLEE TO ALBANIA AND OTHER COUNTRIES AS A RESULT OF ETHNIC CLEANSING.

    THE ALBANIANS IN THE OTHER GROUP ARE THE EMIGRANT/REFUGEE 150-200 THOUSAND AND WHO, DURING THE POLITICAL, SOCIAL AND ECONOMIC TURBULENCE EXPERIENCED IN ALBANIA AFTER THE COLD WAR, COME TO GREECE THROUGH LEGAL OR ILLEGAL WAYS MAKING INDIVIDUAL OR MASS ATTEMPTS AS FROM THE LAKE 1980’S AND EARLY 1990’S AND WHO ALSO LOOKED FOR JOBS AND FOUND/DID NOT FIND THEM THROUGH LEGAL OR ILLICIT METHOD.

    IT IS IMPOSSIBLE TO OBTAIN SOUND AND NEW DATA ABOUT THE EXACT NUMBER OF THE ETHNIC ALBANIANS IN GREECE, AS IT IS THE CAUSE WITH THE OTHER MINORITIES. THE LAST TWO NUMBERS STATED BY GREECE IN THIS RESPECT BELONG TO THE YEARS 1926 AND 1951, THE NUMBER OF THOSE MOTHER TONGUE IS ALBANIAN WAS INDICATED AS 18.773 IN THE FORMER YEAR AND AS 22.736 IN 1951. IN THE FOLLOWING CENSUS AND STATEMENTS, THE LANGUAGE AND THE EXISTENCE OF THIS MINORITY HAS NOT BEEN MENTIONED AS A RESULT OF CLAIMS OF BEING PERU GREEK AND HOMOGENEOUS GREEK. HOWEVER, HIGH NUMBERS HAVE BEEN PRONOUNCED CONCERNING THE ALBANIAN DIASPORA. THE DEMOCRATIC CAMERIA LEAGUE ORGANIZED IN THE USA GIVES THE NUMBER 100.000 FOR THE TOTAL ALBANIAN MINORITY. THE ORGANIZATION (FEDERAL UNION OF EUROPEAN NATIONALITIES) DEALING WITH ETHNIC PROBLEMS AND THE MAIN BRANCH OF WHICH IS LOCATED IN NORTH GERMANY.

    FLENSBURG INDICATES THE POPULATION OF THE WHOLE LOCAL ETHNIC ALBANIAN MINORITY IN GREECE AS 95.000 THE CAMERIAN PATRIOTIC POLITICAL ASSOCIATION WHICH PUBLISHED A PAPER REGARDING THE MATTER IN JULY 1993 SPEAKS ABOUT THE EXISTENCE OF APPROXIMATELY 250.000 – 300.000 ALBANIANS WHO DO NOT DISCLOSE THEIR ETHNIC IDENTIFY.

    OPPRESSION POLICIES IMPOSED ON THE ALBANIAN MINORITY BY GREECE

    A. FOLLOWING THE GREEK’S CLAIMS THAT THE ALBANIANS COLLABORATED WITH THE OCCUPYING ITALIANS IN WORLD WAR II AND CIVIL WAR, THE ALBANIANS WERE BANISHED IN MASSES BOTH ALONG THE BORDER OF ALBANIA AND IN THE OTHER REGIONS OF THE COUNTRY, MASSACRED OR DRIVEN A WAY TO VARIOUS REGIONS OF GREECE.

    THE GREEKS MASSACRED 3.242 CIVILIAN, PEOPLE IN WHOLE CAMERIA FROM JUNE 1944 TO MARCH 1945; 2900 OF THEM WERE OLD PEOPLE OR YOUNG MEN, 214 WOMEN AND 96 CHILDREN. IN ADDITION, 745 WOMEN WERE RAPED, 76 WOMEN ABDUCTED, 32 BABIES YOUNGER THAN 3 YEARS WERE MASSACRED, 68 VILLAGES WERE DESTROYED, 5.800 HOUSES AND SANCTUARIES, INCLUDING MOSQUES WERE BURNED DOWN AND DESTROYED AND THE HOUSES WERE PILLAGED.

    B. EDES (DEMOCRATIC GREEK UNION) FORMING THE ANTI-COMMUNIST FRONT IN THE GREEK CIVIL WAR AND MOVING FIRST ON THE REPUBLICAN, THEN ON THE MONARCHIST LINE AND ITS HEAD GENERAL NAPOLEON ZERVAS, ON THE ONE HAND FOUGHT AGAINST THE COMMUNIST FORCES AND ON THE OTHER HAND CONDUCTED CLEANSING ACTS AGAINST NON-GREEK ELEMENTS, MACEDONIANS AND ALBANIANS. A PART OF THESE ATTACKS WAR DIRECTED TOWARDS THE EPIRUS REGION AND THE ALBANIANS LIVING IN CAMERIA.

    GENERAL ZERVAS WARNED OUT A WIDE-SCOPE MASSACRE AND ETHNIC CLEANSING IN CAMERIA IN JUNE 1944. THE IS SUE THAT OTHER STUDIES ALSO POINT OUT IS THAT CONDUCTING ETHNIC CLEANSING HAS BECOME A STATE TRADITION IN GREECE.

    C. NOWADAYS, THE CAMERIAN ALBANIANS CONTINUE TO LOOK FOR THEIR RIGHTS AS VICTIMS OF THE GENOCIDE APPLIED TO THEM BY THE GREEK. WHILE THERE WAS 99% ALBANIAN POPULATION IN THE CITIES OF THE REGION AND 100 % IN THE VILLAGES UNTIL THE CAMERIAN GENOCIDE DAYS 24 JUNE 1944, THIS POPULATION IS NOW SPREAD. ON THE OTHER HAND, THE ETHNIC IDENTITY OF THE ORTHODOX ALBANIANS IS DENIED AND ENDEAVORED TO BE SHOWN AS IF IT DOES NOT EXIST.

    IMMEDIATELY AFTER THE 1945 EVENTS, THE GREEK ADMINISTRATORS SETTLED GREEK, ULAH AND GYPSY POPULATION HERE TO UPSET THE DEMOGRAPHIC STRUCTURE OF THE REGION AND THEY DID NOT RECOGNIZE ANY RIGHTS OF THE ALBANIANS OF ORTHODOX SECTS WHO COULD REMAIN THERE. AS A RESULT OF THIS POLICY OF ATHENS WHICH DENIES THE ALBANIAN ETHNIC IDENTITY EXCEPT FOR THE ORTHODOX IDENTITY, THE CHAMERIAN ALBANIANS ENDED UP NOT BEING ABLE TO SPEAK THEIR OWN LANGUAGE ON THEIR OWN TERRITORIES AND WERE RESTRICTED THE GOODS AND PROPERTIES OF THE CHAMERIAN ALBANIANS WHO HAD BEEN EXPELLED, FO THE NEW RESIDENTS, HAVING NOT BASED ON ANY LEGAL GROUNDS.

    NOWADAYS, THE GREEK GOVERNMENT DOES NOT GIVE PERMISSION TO THE CHAMERIAN ALBANIANS TO ENTER THE COUNTRY AND CONDUCTS A POLICY OF ISOLATION AND DISCRIMINATION TOWARDS THEM. THE GREEK ADMINISTRATION HAS CHANGED ALL THE NAMES OF THE PLACES IN THE REGION INTO GREEK BY APPLYING A CULTURAL ASSIMILATION POLICY.

    THE THEN PRIME MINISTER KONSTANTIN MITSOTAKIS MADE A SPEECH IN TIRANA DURING HIS ALBANIA VISIT AN MAY 1992 AND SAID THAT THE CAMERIA ALBANIANS HAD COLLABORATED WITH THE ITALIAN AND GERMAN OCCUPIERS AND THERE FORE THEY WERE WAR-CRIMINALS AND CONSEQUENTLY THEY WERE PUNISHED IN ACCORDANCE WITH THE GREEK LAWS AND WOULD NOT BE ALLOWED TO RETURN TO GREECE. HOWEVER, THE CAMERIA ALBANIANS DID NOT COLLABORATE WITH THE OCCUPIERS. GERMAN DOCUMENTS PROVE THAT NAPOLEON ZERVAS WHO KILLED THE CAMERIA ALBANIANS HAD COLLABORATOR WITH GESTAPO.



    THE REACTIONS OF THE ALBANIANS TO THE ATTITUDES
    OF GREECE, AND THE PERSONS, INSTITUTIONS AND FOUNDATIONS WHO HAD STUDIES ABOUT ALBANIAN MINORITY, ALBANIAN PEOPLE’S ASSEMBLY ACCEPTED AND PROCLAIMED THE DATE OF “27 JUNE” AS THE COMMEMORATION DAY OF CAMERIAN GENOCIDE WITH THE RESOLUTION CARRIED UNANIMOUSLY ON 30 JUNE 1994. CAMERIA ISSUE WAS INCLUDED IN THE AGENDA OF THE 4TH GENERAL ASSEMBLY OF THE UNREPRESENTATIVE NATIONS AND PEOPLES ORGANIZATION IN JANUARY 1995, THE HAGUE. IN THE GENERAL ASSEMBLY 20-26 JANUARY THE FOLLOWING POINT WERE EMPHASIZED:

    THE CAM PEOPLE SHOULD RETURN TO THEIR HOMES AND THEIR RIGHTS OF CITIZENSHIP SHOULD BE GIVEN BACK.

    THE RIGHTS OF RETURNING THE PROPERTIES OF THE CAM PEOPLE SHOULD BE GIVEN BACK.

    INTERNATIONAL RIGHTS THAT STEM FROM THE INTERNATIONAL DOCUMENTS SHOULD BE ADMITTED. IN ORDER TO ACHIEVE THESE ISSUES THE GREEK GOVERNMENT WAS ASKED TO ADMIT THE HISTORIC FACTS OF CAMERIA ISSUE AND TO TAKE SERIOUS STEPS TOWARDS SOLUTION AND RIGHTS.

    COMMEMORATION DAY OF CAMERIA GENOCIDE HAD A GREAT EFFECT IN TURKEY AND THIS ISSUE TOOK PLACE IN TURKISH MEDIA. VARIOUS NEWSPAPERS AND MAGAZINES PUBLISHED NEWS AND ARTICLES ABOUT CAMERIA ISSUE IN JUNE AND JULY 1998.

    AFTER THE KOSOVO CRISIS, GREECE HAS PLACED SOME POSSIBILITIES OF ACTIVITIES AT THE AGENDA AGAINST CAMERIA WITHIN ITS BORDER. THE EXISTENCE OF SOME OF THE UNDERGROUND ORGANIZATIONS LIKE “CAMERIA LIBERATION ARMY” OF WHICH IS SUPPOSED TO BE ESTABLISHED BY THE BOLDER SECTIONS OF VARIOUS CAMERIA ORGANIZATIONS WHICH HAVE MORE THAN 150.000 MEMBERS ONLY IN ALBANIA IS EXPRESSED WITH CONCERN BY GREECE ITSELF. IT WILL BE OBSERVED IN THE COURSE OF TIME THAT TO WHAT EXTENT SOME EFFORTS THAT STARTED AT THE END OF 1998 AND IN THE FIRST HALF OF 1999 TOWARDS A CLOSER RELATION BETWEEN TWO COUNTRIES WILL POSTPONE THESE PROBLEMS.

    THE CAM ALBANIANS WHO WERE EXILED TO ALBANIA BY GREECE TOOK THE PERMISSION OF ESTABLISHING ASSOCIATIONS IN THE TIMES OF SALI BARISHA, LEADER OF THE DEMOCRATIC PARTY IN ORDER TO RETURN TO THEIR LANDS AND DEFEND THEIR RIGHTS AFTER ENVER HODJA HAD DIED, AND THEY PERFORMED ACTIVITIES IN 17 DIFFERENT PLACES HOWEVER, FOR SOME REASON OR OTHER THE SOME GOVERNMENTS CLOSED THESE ASSOCIATIONS IN 1994 BY FORCE OF POLICE IN ORDER NOT TO CAUSE ANY PROBLEM FOR GREECE. AT THE TIME WHEN THE “ASSOCIATION OF CAMERIA” WAS CLOSED THE NUMBER OF ITS MEMBERS WAS 200 THOUSAND. THE ASSOCIATION WAS OPENED AGAIN BUT ESPECIALLY AT THE TIME OF FATOS NANO GOVERNMENT IT COULD NEVER BE PLACED ON THE AGENDA OFFICIALLY BECAUSE GREECE HAD POWER OVER THE COUNTRY. PRIME MINISTER ILIR META PAID A VISIT TO GREECE ON 22-23 DECEMBER 1999 AND IN THIS VISIT WHEN SIMITIS, THE PRIME MINISTER OF GREECE, DENIED THE CAM ISSUE AND THE PROPERTY RIGHTS OF THESE PEOPLE, ILIR META REPLIED THAT THE CAM ISSUE WAS A FACT AND WOULD NOT AFFECT THE RELATIONS BETWEEN THE TWO COUNTRIES.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Beqo Plakun s'e kam njohur ndonjehere por asnje Shqiptar nuk mund te thote se ai e ka gabim. Ka mundesi te jete ndonje komunist, po s'me duket.

    Kur ca luftonin komunizmin me arme ne dore e merrnim plumbat e sigurimit ne kraharor, ca ulnin koken e i thoshin Enverit peqe lepe, tani those se ishin te perndjekur, po pse s'u ngritet ne gryengritje more lepuj?

    Sic e thome edhe me poshte: armiqte me te egjer te lirise jane sklleverit e lumtur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Komisari : 31-10-2003 më 02:06

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kosova dhe Çamëria-nga Dhimitër Dishnica

    Kosova dhe Çameria


    DHIMITER DISHNICA

    Lufta boterore mbylli siparin e saj ne fundin e vitit 1918. Kudo ,brenda dhe jashte Shqiperise, po perpiloheshin platformat dhe alternativat qe kishin ne themel te tyre krijimin e nje shteti plotesisht te pavarur. Ajo qe te binte me teper ne sy,gjate kesaj kohe ishte zgjidhja ne favor te ketij qellimi i disa prej problemeve te shtruara perpara levizjes kombetare shqiptare, si psh.. do te kerkohej pavaresia e plote apo vendosja e ndonje protektorati te ndonje fuqie te madhe dhe mbi te gjitha a do te mundeshin grupet e ndryshme, perfaqsuesit e shtresave shoqerore te percaktonin nje platforme dhe program kombetar per t’ia paraqitur Konferences se Paqes ne Paris. Te gjitha keto, kerkuan ne situatat e caktuara, vemendje, perkushtim, angazhim te madh nga te gjithe burat e mencur te Shqiperise, te cilet jo pa dhimbje bene perpjekjet e domosdoshme per te kaperxyer pa hezitim murin e percarjes dhe mosmarveshjeve qe egzistonin. “Asnje mbeshtetje e Anglise, e Amerikes ose e ndonje vendi tjeter nuk mund te sjelle bashkimin e shqiptareve, i shkruante Edith Durhami Sevasti Qiriazit. Bashkimin duhet ta kryeni juve vete dhe ne qofte se nuk e kryeni per se shpejti, kur te vije paqja do te gjendeni jashte portes me llamben e pandezur si Virgjinia ne Ungjill dhe te tjeret do te jene gati te marin vendin tuaj”
    Problemet shqiptare gjate vitit1918 nuk zune vend brenda mendimit politiko shoqeror shqiptar, por teritoret kryesore dhe ardhmeria e Kosoves dhe Camerise u nderkombetarizuan ne forume te ndryshme. Organizata “Bashkimi i Evropes Qendrore”, organizate politike iredentiste, perfshinte ne gjirin e saj te gjitha vendet e roberuara te Evropes. Ajo e konsideronte Shqiperine nje lloj me Belgjiken si shtet neutral por qe gjate luftes ballkanike dhe evropiane ishte pushtuar nga ushterite e huaja. Per te perfaqesuar Kosoven dhe Camerine , te cilat ende mbaheshin te roberuara, me kerkesen e drejtorit te kesaj Organizate u ftua Kristo Dako.drejtuesi kryesor i Partise Politike,me mandatin e se ciles u be antari legjitim i kesaj organizate.
    Kjo organizate,kishte si qellim kryesor zgjidhjen e problemeve te cdo kombesie dhe nxjerrjen e problemeve qe do shtronte cdo vend, pjesmares ne kete organizate, perpara Konferences se ardheshme. Ajo do te luftonte nepermjet perfaqsuesve te ketyre vendeve, qe t’iu benin balle problemeve dhe ngateresave qe pengonin zbatimin e parimeve per te cilat kishin vendosur. Perfaqsuesit e kesaj organizate kishin deklaruar qe te mos kishte diplomaci te fshete por do te bashkonin fuqite e tyre dhe te deklaronin lirine e plote te cdo kombesie. Kjo organizate kryesohej nga Prof. Dr Thomas G. Masaryk,i cili me mbarimin e luftes u zgjoth Presidenti i pare i Cekise Mbledhja e pare plenare e kesaj organizate u mbajt me 18 tetor 1918, ne te njejten ndertese dhe ne te njejten salle ku u firmos pavaresia e SHBA me 4 korrik 1776.Kryetari i Bashkise se qytetit te Filadelfias priti perfaqsuesit e kesaj organizate. Z Miller, drejtori i organizates”Bashkimi Demokratik i Evropes Qendrore” i parashtroi Kryetarit te Bashkise qellimin e kesaj levizjeje dhe i lutet qe t’i jepte leje e liri perfaqsuesve te shteteve pjesmarese te kesaj organizate, te mbanin kuvendin e tyre te pare ne vendin e shenjte ku u shpall liria e Amerikes.
    Ne seancat e para e mori fjalen edhe perfaqwsusi shqiptar Kristo Dako.Ai terhoqi vemendjen e te pranishmeve, me oratorine e tij duke argumentuar lashtesine e popullit shqiptar dhe padrejtesite qe i ishin bere duke i cunguar ne menyre drastike kufijte e Shqiperise.Ai duke iu referuar fjales se perfaqsusit jugosllav, Hinsko Hinskovic, tha se “nga fjalet zyrtare te tij kuptova se fqinjet tane serbe hoqen dore njehere e mire dhe pergjithmone nga kerkimi i pa drejte qe kishin per te dale ne Adriatik nepermjet Shqiperise. Me fakte dhe argumenta historike ai hodhi poshte pretendimin e perfaqsusit grek te Trakes dhe Anadollit qe Vorio Epiri ,sipas tij, i perkiste Greqise, duke kembengulur se delegati grek ne kete organizate nuk kishte ardhur per te cliruar popujt e roberuar por per te roberuar dhe toka qe nuk i perkisnin.
    Pas disa dite diskutimesh u organizua nje cermoni madheshtore dhe perfaqsusit e kombeve te roberuara nenshkruan “deklaraten e qellimeve te perbashketa e kombeve te cliruara te Evropes. “Te mbledhur ne kuvend ne Independence Hall ne Philadelfia Penn te SHBA me 26 tetor 1918, thuhej ne deklarate ne qe perfaqsojme bashkerisht me shume se 5o milion njeres qe formojme nje zinxhir kombesh midis Balltikut, Adriatikut, dhe Detit te zi teresisht apo pjeserisht nen sundimin e huaj, nenshkruajme keto qe pasojne.
    Kopje te deklarates se qellimeve te perbashketa te kombeve te roberuara iu dorzuan Presidentit te SHBA Wilson, perfaqsuesve te Indipendence Hall dhe pjesmaresve qe nenshkruan deklaraten. Organizata”Bashkimi i Evropes Qendrore, disa dite me vone u mblodh serisht ne Washington. Me rastin e mbylljes se punimeve te kuvendit te Bashkimit te Evropes Qendrore u mbajten disa mitingje ne New York, Washington dhe Cikago. Ne banketin qe u organizuz ne New York, ne sallen e hotelit “Plama” ne te cilin ishin ftuar me se 300 personalitete te zgjedhur nga ky qytet, pas fjales qe mbajten Prof. Dr Mazary dhe Prof. Muller u lexua telegrami i pershendetjes se Presidentit Wilson. “U lutem u zgjatni urimet e mija te nxehta perfaqesuesve te kombeve te Evropes Qendrore, u shkruante midis te tjerash ai, dhe u tregoni kenaqesine time te thelle qe te bejme nje pershtypje bashkim parimesh te pa tundura midis nesh”
    Ceshtja e Kosoves dhe Camerise ishte ne rendin e dites ne krejt veprimtarine e Kristo Dakos. Ai ne keto vite ishte bere mjaft i njohur ne sferat larta te shoqerise amerikane dhe ne cdo rast ai dinte te parashtronte kerkesat dhe programin e levizjes kombetare per perfshirjen e te gjitha krahinave te shkeputura brenda teritorit shqiptar. Me 28 nentor te vitit1918 ai u ftua qe te merte pjese ne takimin me njerzit qe do te shoqeronin Presidentin Wilson ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ai bisedoi hapur me ta, u parashtroi faktet dhe argumentat ne lidhje me kerkesat per te ardhmen e Shqiperise. Ai u kerkoi atyre qe te zbatonin me ndershmeri dhe paparagjykime parimet e shpallura nga Presidenti Wilson, ne themel te se ciles ishin parimet e kombesive, per te mbrojtur dhe mos lejuar qe te shkeleshin te drejtat e kombit me te vjeter te ballkanit, independenca e tij. Midis te tjerash ai iu kerkoi qe brenda teritorit shqiptar te perfshiheshin edhe krahinat e Kosoves dhe Camerise Nga ana tjeter ai beri c’ishte e mundur dhe shfrytezoi te gjitha njohjet per te sensibilizuar miqte e tij amerikane me problemet dhe kerkesat shqiptare
    Ceshtet e Kosoves dhe Camerise zinin vendin kryesor ne protestat, memorandumet, telegramet qe iu dergoheshin drejtuesve te larte te Konferences se Paqes ne Paris. Eshte per t’u theksuar fakti se Kristo Dako para dhe gjate zhvillimit te punimeve te konferences se Paqes u be nje nga luftetaret me te vendosur qe kerkoi me kembengulje perfshirjen e Kosoves dhe Camerise brenda kufijve te shtetit ame.Ne nje nga telegramet proteste drejtuar Kryetarit te Konferences se Paqes George Clemanso ai theksonte se, Cameria, pjese integrale e Shqiperise, padrejtesisht iu dha Greqise nga Konferenca e Londres e vitit 1913.Ai ne telegram, per te theksuar autoktonitetin e tyre jepte nje pasqyre te popullsise se saj. “Cameria, theksonte ai, ka nje popullsi prej 51.128 banore nga te cilet 37.842 jane shqiptare (30.587 myslimane dhe 7.255 te krishtere) Vetem13.280 greke jetojne ne Cameri. Kosova dhe Cameria edhe tani pas 85 vjetesh, jane perseri ne vemendjen boterore. Sipari i konferences nderkombetare eshte ngritur dhe platforma e enderuar prej brezash eshte shtruar per zgjidhje.Le te shpresojme.




    02/11/2003

    Analizë shumë e mirë kjo nga Dhimitër Dishnica.
    Po, pra jo vetëm që do të shpresojmë por edhe do ti kthejmë sepse që të dyja tonat janë, dhe çka është jona nuk mund të jetë e huaja kurrë, prandaj do ti kthejmë.
    Na duhet që vetëm të punojmë më shumë ne gjithë shqiptarët kudo jemi në mënyra të ndryshme që ta përshpejtojmë zgjidhjen e tyre, kthimin e tyre.



    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Po te shikosh me poshte ka disa shkrime nga une.!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anëtarësuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Nese deshiron te sjellesh nje artikull nga nje reviste ne kete forum, je i mirepritur duke vene burimin ne fund te artikullit. Nese deshiron vetem te reklamosh revisten ketu, te rikujtoj se po shkel rregullat e ketij forumi.

    Administratori

  10. #10
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Une mendoj që shoqata "Çamëria" ka të drejtë që kërkon kthimin fizik të pronave dhe jo kompenzim.

    P.S. Jam i interesuar të dij më shumë rreth shoqatës "Çamëria", në qoftë se mundeni të më ndihmoni atëherë ju lutem më shkruani!
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Te dashuruarit ne kopeshtin e mallengjimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 15:47
  3. Jeta bashkëshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:31
  4. Problemi, Zgjidhja, Perfundimi
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 21:17
  5. Njeriu, problemi dhe Jezusi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •