Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

    Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

    Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e "kalamait".

    Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

    Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

    Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.

  2. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Greqise i duhet ushtruar presion nga vendet e Keshillit te Evropes dhe te BE-se per te ndaluar persekutimin e saj, ndaj shqiptareve etnike dhe per te shperblyer humbjet e tyre materiale. Cdokush qe perkrah supermacine e ligjit dhe te vlerave humanitare bashkekohore, duhet te zgjeroje mbeshtetjen e tyre te shoqatat shqiptare te Camerise. Ato kerkojne njohjen e 4000 shqiptareve, te cilet jane shfarosur nga Greqia. Kerkojne gjithashtu te drejten e 100.000 shqiptareve, te cilet jane debuar nga tokat e tyre dhe qe nuk kane as mundesine te shohin varret e te pareve te tyre, si dhe 100.000 shqiptareve qe jetojne aktualisht ne Greqi.

    Ne kete kontekst, realizimi i pikave te meposhtme, mbetet i nje rendesie jetesore per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se shqiptareve etnike ne Greqi.
    1. Mbledhja e nje konference nderkombetare, me pjesmarrjen e qeverise shqiptare, per rivendosjen e te drejtave te minoritetit shqiptar ne Greqi dhe per njohjen e genocidit ndaj cameve.
    2. Njohjen nga ana e Greqise te identitetit etnik te shqiptareve ortodokse dhe cameve, ne te njejten menyre me te cilen qeveria shqiptare njeh dhe respekton te drejtat e minoritetit grek ne Shqiperi.
    3. Shperblim per pronat e popullsise came nga qeveria greke.
    4. Leje per themelimin e nje kishe te pavarur per shqiptaret ortodokse ne Greqi, e cila eshte nje e drejte qe u eshte dhene nga Traktati i Sevres, nenshkruar ne vitin 1920.
    5. Riatdhesimi ne Greqi i popullsise came, te debuar ne Shqiperi dhe demshperblim per humbjet e rezultuara nga konfiskimi i pronave te cameve ne 55 vitet e fundit.
    6. Ridhenia e shtetesise greke, popullsise came, qe i eshte hequr ne menyre te paligjshme
    7. Dhenia fund e trajtimit diskriminues kundrejt shqiptareve ne Greqi dhe kthimin e pronave te tyre, te konfiskuara ne menyre te paligjshme nga autoritetet greke.

  3. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket




    Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

    Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

    Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

    Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

    Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

    Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. "Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsine came.

    Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t'i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se "Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes... i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive".

    Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. "Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta".

    Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c'te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

    Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

    Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t'i gjente.

    Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came".

    Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, "me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin", domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone batalioni "Cameria", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

    Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

    Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke "qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne". Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

    Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, "per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia". Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi". Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.

  4. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Nje rruge e Tiranes pagezohet me emrin Cameria. Berisha: Ceshtja came kerkon zgjidhje. Greqia nuk mund te jete kurre demokratike pa u kerkuar cameve falje per masakrat dhe genocidin qe ka ushtruar ndaj tyre. Kryetari i PD-se, Berisha, kerkoi dje zgjidhjen e cshtjes came ne kuader te ligjeve dhe konventave nderkombetare dhe e konsideroi zgjidhjen e kesaj ceshtje si pjese te programit te partise me te madhe ne vend. Kryetari i PD-se perseriti kerkesen per zgjidhjen e ceshtjes came gjate ceremonise se perurimit te nje rruge shume prane qendres se kryeqytetit, qe mori emrin Cameria. Ne mblidhemi sot ketu, per te nderuar kujtimin e deges se martirizuar te shqiptareve qe eshte Cameria. Ndergjegja jone apelon per drejtesi dhe zgjidhjen e ceshtjes came. Kjo ceshtje nuk mund te vendoset ne banesen e harreses, u shpreh Kryetari i PD-se ne pershendetjen e tij drejtuar te pranishmeve te mbledhur ne ceremonine e perurimit te rruges Cameria. Duke kujtuar historine e Camerise dhe cameve, kryetari i PD-se tha se ndaj popullsise shqiptare came, Greqia ka ushtruar genocid, sikurse ka ushtruar genocid edhe ndaj trojeve shqiptare te Camerise. Greqia nuk mund te jete kurre demokratike pa u kerkuar cameve falje per masakrat dhe genocidin qe ka ushtruar ndaj tyre, u shpreh Berisha. Per kryetarin e PD-se ceshtja came nuk mund te zgjidhet duke u dhene thase me dhrahmi deputeteve, dhe njerezve te ketij pushteti, por vetem duke respektuar ligjet nderkombetare, duke njohur pronat e cameve dhe trojet e tyre.Ballkani i Jugut nuk mund te kete drejtesi pa u zgjidhur sipas konventave nderkombetare ceshtja came, u shpreh Kryetari i PD Berisha. Perurimi i rruges me emrin Cameria ishte nje nisme e Bashkise se Tiranes. Ajo pason perurimin e Bulevardit Mbreti Zog I. Ne te dy rastet keto perurime kane zgjuar interesin e opinionit te kryeqytetit, i cili i ka mbeshtetur keto emerime te reja te rrugeve te Tiranes, duke zevendesuar emra te tjere te urryer per historine e shqiptareve, si Stalin etj.

  5. #15
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Pa nje vije e bosht kombetar nuk do te zgjidhet drejt ceshtja came.
    Me kenaqesi te vecante e kete fjale e themi rralle, pershendes veprimtarine e SH.P.A Cameria, duke besuar qe me pare, qe tani, punimeve plotesisht te sukseshme te ketij Kuvendi. Pse e shprehni kete besim, kete percaktim? Sepse e tere ajo veprimtari qe eshte zhvilluar gjer me tani, nga shoqeria Cameria ka qene fort e perkushtuar,e drejte e qelluar, sic duket edhe nga fjala raportuese e Kryetarit z.Hilmi Saqe. Veprimtaria e juaj e dalluar, sepse ne berthame eshte e karakterit gjithekombetare, pasqyrohet ne gazeten shume permbajtesore Vatra Ametare Cameria. Kembengulja e juaj qe te ballafaqoheni me veshtiresite e ndryshme me pikepamje te ndryshme, me individe e institucione te ndryshem, si me Komisionin e Politikes se Jashme te Shqiperise, dhenia e informacionit e Kryetarit Beniamin A.Gilman, te 1 gushtit 2000 nga Washingtoni, emeri-mi nje rruge ne Tirane nga Keshilli bashkiak, me emrin Cameria, theksimi i kryetarit te PD Dr.Sali Berisha se ata qe harrojne Camerine, ata kane harruar prej kohesh se qenuri shqiptare, se Rruga drejt Camerise nuk mund te nderpritet as nga mjeranet mesjetare, sic thote veprimtari i dalluar i Levizjes Kombetare Shqiptare, z.Daut Doda, depertimi i Camerise ne U.N.P.O., shum? botime e trajtime mbi te padrejtat e te drejtat Came, te prones se tyre prej 200.000 ha pyje, pemishte, toke punuese, shume dokumente bindese ende jane te pamjaftueshme, per zgjidhjen e ceshtjes came pergjithesisht kombetare, dhe se duhet qe mbi bazen e Programit Kombetar Shqiptar, BE, OSBE, Kartes se OKB-se, te shpojne dhe te kthjellin mentalitetin oligarkik Omonian grek, si dhe mentalitetin tone te vilajetxhinjve, te partikularisteve tane. Krijimi i deges Cameria ne Amerike, takimi ne Vatra, takimi me kongresmenin Ben Gilman, e sidomos me Agim Karagjozin e te nderuarin Jozef Dioguardin, veprimtarin, nenshkruesin e Programit Kombetar Shqiptar, anetarin e Keshillit te Pergjithshem te Levizjes Kombetare Shqiptare, i cili beri shume per ceshtjen kombetare te Kosoves e tani duke u angazhuar konkretisht per problemin e Camerise me personalitetet e politikes aq miqesore, pro shqiptare Amerikane verteton shtruarjen e drejte te zgjidhjes kombetare, ne nje lidhje te mire midis te te gjithe shqiptareve te vertete, ne nje marreveshje sic theksojme, edhe vazhdimisht, se marreveshje e organizmave te vertete shqiptare eshte koka e botes shqiptare, Levizja e Kombetare Shqiptare, te cilin e perfaqesojme, c'ka bere dhe c'ka sugjerojme me tej. Jemi te bindur se politika kombetare dhe ajo nderkombetare ende ne shfaqjet e veta jane larg te se vertetes per ne shqiptaret. Ne kete kuptim Levizja Kombetare Shqiptare ka hartuar, programuar dhe kodifikuar Programin Kombetar Shqiptar,si projekt konkret te zgjidhjes komplete e nderkombetare, duke mos pajtuar kurre me krimin me te keqen. Aq sa u tha, perderisa politika kombetare thane me se lehti, eshte shume fareshe, qe do te thote se eshte pagane sepse nuk i mbahet nje vije te boshtit kombetar. Sepse Tirana, Shkupi, Tivari,Prishtina, Mergata ende bejne politika te vecanta. Disa jo vetem qe s'dine e s'duan te dijne gje per genocidin grek mbi shqiptaret e Camerise po as qe e thone se eshte krahina me jugore e Shqiperise etnike historike. Pa nje vije e bosht kombetar, pa nje qender e qendrim kombetar, pa nje organizem e organizim kombetar, pra pa nje kulm kombetar, pra pa e thene ne shqiptaret te verteten per vetveten nuk ndihmohet as e drejta e demokracia kombetare e nderkombetare. Pa zbatuar nje Program Kombetar te Levizjes sone kombetare, pra pa shikimin nga nje olimp e rrafsh kombetar te lidhur ne strukturen tone kombetare, parcialisht e secili koke me vete kurren e kurres nuk zgjidhet ceshtja jone Came e ceshtje te tjera te karakterit tone kombetar. Themi ketu boterisht edhe kesaj rradhe duke cituar Programin Kombetar Shqiptar se Levizja Kombetare Shqiptare ka kundershtuar me forcen programore cdo agresor dhe pushtues dhe kurre nuk ka njohur, as nuk do te njohe asnje praktike, asnje marreveshje qe ka qene ne demin e kombit shqiptar, qe eshte tani ose qe mund ta beje dikush sic eshte e drejta e te jetuarit e popullit cam, e te te gjithe shqiptareve ne trojet e veta te patjetersueshme shume shekullore ne Ballkan. Levizja Kombetare Shqiptare keto dite organizoi Akademine solemne dhe jo rastesisht me 27 qershor 2000 diten e holokaustit cam. Ne kete kuptim shqiptaret e Shqiperise verilindore (Kosove) ne teatrin kombetar te Prishtines perkujtuan me pietet te thelle edhe te renet e shqiptareve nga genocidi grek ne Cameri. Levizja e Kombetares Shqiptare jo rastesisht ne Programin Kombetar Shqiptar, para decienesh, ka parashtruar nevojen e domosdoshme te bashkepunimit te te gjitha institucioneve kombetare, ne shkalle kombetare. Po ashtu si edhe me Paktin NATO, me miqte e forte, Ameriken, Angline e te tjera shtete demokratike. Krijimin e nje Lidhjeje departiake shqiptare te besimit ne nje Shqiperi si ne nje perendi te cilen e kemi punuar edhe me te gjitha partite ne Prishtine dhe eshte mirepritur. Tani kete takim e vazhojme ne Tirane para dhe pas zgjedhjeve, dhe jo rastesisht sepse jane ne gjendje me te rende okupimit, Cameria e viset e Lugines se Presheves, e te tjera edhe sipas programit Kombetar ne ndihmese konkrete te ketyre viseve shqiptare qe me kohe jane parapare, qe te kene nga 5 perfaqesues ne nje Keshill Kombetar Shqiptar, si parashikim, po aq sa 5 vende anetaresh sa ka vete Kosova. Dhe vetem kjo vemendje dhe ky kujdes e ndihmon paqen e perparimin, drejtesine e demokracine edhe per serbet e per greket, ne rajon, e Ballkan, Europe e bote, te cilat drejtesi e demokraci po i do e duhet ti mbroje gjithe njerezia, bota.

    Gazeta Balli i Kombit

  6. #16
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Vitet e Luftes se Dyte Boterore ishin edhe vitet vendimtare per Camerine.Lufta qe Italia i shpalli Greqise perbente nje shanc te mire per Shqiptaret e Camerise qe te luftonin per clirim e Camerise.
    Nje rast te tille provoi edhe Haziz Cami se bashku me Skender Camin te dy komandante te xhandarmerise Shqiptare me forca vullnetare.
    Ne 28 tetor 1940 ata sulmojne forcat greke dhe arijne deri ne Grikehuar e Margellec.Ata i mbjten keto pozicione deri ne fund te nentorit dhe u detyruan ti leshojne kur pane se Italianet u thyen nga forcat Greke.
    I ndodhur perpara nje dileme nese duhet te bashkepunonte me italianet ose jo ky thote:Erdhem me italianet per te cliruar Camerine,por ja nxime faqen.
    Pas kesaj forcat Greke filluan internim-debimet e Shqiptareve meshkuj nga mosha 16-65 vjec ne ishujt e Egjeut.
    Keta u liruan nga forcat Gjermane kur keta te fundit pushtuan Greqine,1941 dhe i derguan Camet ne shtepite e tyre duke ju vene ne dispozicion edhe mjetet e transportit.
    Qemal Bej Frasheri ish-konsulli Shqiptar i internuar ne ishullin Qios duke perfituar se dinte gjermanisht mundi te binde Gjermanet de te perfitonte prej tyre lirim e te gjithe Shqiptareve.
    Prej kesaj kohe deri ne largimin e forcave Gjermane nga Cameria,Camet perfituan nje lloj lirie.
    Megjithate administrata nuk ishte ne lartesine e duhur qe te organizonte popullaten ne mbrojtje te Camerise nga Greket.Keshtu qe pas largimit te Gjermanise Greket nuk e paten shume te veshtire te hynin ne Cameri.Napolon Zerva
    i njohur per krimet e tij hyri ne Cameri ne zjar e hekur duke djegur,vrare e shkatruar gjithcka.
    -----------------------

  7. #17
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tirane-Athine, Himara risjell ngricen
    Pas deklarates kritike te Papandreut, Kryeministri shqiptar i shkruan Athines zyrtare: "Marredheniet Shqiperi-Greqi te mos ndikohen nga incidentet". Por numri dy i diplomacise greke shprehet i zhgenjyer me qendrimin ndaj Himares: "Nano eshte paralajmeruar disa here. Qellimet e qeverise se Tiranes do te gjykohen nga veprimet e saj"

    Elton METAJ





    Ceshtja "Himara" ka risjelle marredheniet e ftohta mes Tiranes dhe Athines. Megjithe perpjekjet e qeverise shqiptare per te ruajtur nivelin e mire te marredhenieve dypaleshe, Athina eshte treguar tejet kritike me ekzekutivin e drejtuar nga Nano. Pas deklarates se dy diteve me pare te ministrit te Jashtem grek, Jorgos Papandreu, se qeveria "Nano" ishte deficitare ne plotesimin e standarteve demokratike, Kryeministri shqiptar ka reaguar menjehere. Nga Sofja, ku ndodhej per nje vizite zyrtare, Nano ka firmosur nje mesazh per qeverine e Athines. Ne kete mesazh, sipas burimeve nga Kryeministria, Nano shpreh vullnetin e tij per te patur marredhenie te mira dypaleshe mes Shqiperise dhe Greqise, duke kerkuar qe ngjarjet e diteve dhe javeve te fundit gjate zgjedhjeve ne Himare te mos ndikonin ne keqesimin e tyre. Mesazhi, i transmetuar nepermjet ambasadorit shqiptar ne Athine, Bashkim Zeneli, ka mberritur dje ne kancelarite greke. Nderkohe, agjencia greke e lajmeve ANA ka njoftuar per nje takim mes ministrit plotesues te Jashtem grek, Tasos Janitis me diplomatin Zeneli, me kerkese te ketij te fundit. Numri dy i diplomacise se Athines, sipas ANA-s, i ka bere te ditur Zenelit se "qellimet e qeverise shqiptare do te gjykohen nga veprimet e saj dhe qeveria greke po vezhgon nga afer zhvillimet".

    Ne nje njoftim te Ministrise se Jashtme greke behej e ditur se Janistis, ne takimin e tij me ambasadorin shqiptar, theksoi "pergjegjesite qe ka qeveria shqiptare lidhur me procesin e zhvillimit te zgjedhjeve dhe permbushjen e detyrimeve te saj, qe rrjedhin nga procesi i stabilizim-asociimit dhe perspektivat evropiane te Shqiperise, persa i perket institucioneve demokratike, procesit zgjedhor dhe mbrojtjes se te drejtave te minoritetit grek". Edhe pas mesazhit te Nanos, Janitis ka shprehur zhgenjimin e qeverise greke ndaj qendrimit te qeverise shqiptare lidhur me trazirat ne Himare. Ai ka vleresuar se ky qendrim vjen, pavaresisht nga mesazhet e vazhdueshme derguar Kryeministrit Nano nga Bashkimi Evropian dhe Greqia ne shume takime, te zhvilluara mes lidershipit dhe perfaqesuesve te Ministrive te Jashtme te te dyja vendeve.

    Ne kete menyre, Shqiperia dhe Greqia i jane rikthyer nje klime jo te paqte ne marredheniet mes tyre, ndonese dy vizita te Nanos ne prill ne Athine u duk se krijuan normalitet ne marredheniet mes dy vendeve. Greqia ka dale me nje qendrim te ashper ndaj qeverise shqiptare per incidentet qe shoqeruan zgjedhjet ne Himare, duke mos nguruar ta prezantoje pakenaqesine e saj ne Bruksel.

  8. #18
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Greqia reagon shumë ashpër për procesin zgjedhor zhvilluar në Himarë. Reagimi nuk u bë thjesht nga strukturat zyrtare të shtetit grek, por në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian mbledhur që prej dy ditësh në Bruksel. Ndërsa ky këshill po merrej me çështje të përgjithshme të politikës dhe organizimit të Bashkimit Evropian, në seancën kur do të flitej për Ballkanin, ka reaguar Ministri i Jashtëm grek Georges Papandreu i cili ka evidentuar problemet në Himarë me zgjedhjet, dhe ka kërkuar një reagim të qartë edhe nga strukturat e BE-së, në veçanti nga Shefi i politikës së Jashtme dhe Sigurisë Havier Solana. Shefi i diplomacisë greke i kërkoi këtij të fundit ti dërgojë një mesazh të qartë qeverisë shqiptare për procesin zgjedhor. Papandreu i kërkoi nga Brukseli qeverisë "Nano" dhe autoriteteve shqiptare të thonë fjalën e tyre "lidhur me incidentet në katër qendrat e votimit në Himarë". "Dje në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet në disa zona, mes të cilave dhe në Himarë ku ka një popullsi të madhe me origjinë greke. Gjatë të dy raundeve ka pasur incidente të cilat janë shënuar edhe nga vëzhguesit e OSBE-së e ata të SHBA-së", theksoi ministri i jashtëm helen. "Qeveria "Nano" krijoi skepticizëm rreth objektivave reale dhe provoi qartë se ka një deficit në përmbushjen e standarteve që çojnë drejt Bashkimit Evropian", tha Papandreu, duke i dhënë një goditje partisë dhe qeverisë si-motër në Shqipëri. "BE dhe Greqia mbeten të vendosur rreth politikave që mbështesin perspektivën evropiane të Shqipërisë, megjithatë kjo politikë është e bazuar në parime, kritere e kërkesa që duhet të respektohen nga Shqipëria", tha Papandreu. Reagimi i Ministrit të Jashtëm Grek në Këshillin e Ministrave në Bruksel vjen menjëherë pas incidenteve të ndodhura dy ditë më parë, gjatë procesit të votimeve në Dhërmi dhe disa zona të tjera. Ndër incidentet e paralajmëruara, më i rëndi ishte ai i plagosjes së një qytetari himariot në Dhërmi.


    Rezultati kontestohet nga PBDNJ e Vasil Bollano

    Himarë, raundin e dytë të zgjedhjeve e fiton socialisti Gjergj Goro
    Nga Himara, i dërguari ynë Aristir Lumezi

    Gjergji Goro, kandidati socialist për Bashkinë e Himarës fiton raundin e dytë të zgjedhjeve vendore për bashkinë me një diferencë bindëse. Diferenca prej 341 votave ndaj rivalit të tij Bollano, flet për epërsi të dukshme të tij në rezultat. Këto zgjedhje, falë tensionit të krijuar dhe në turin e parë, atë të 12 tetorit, nuk kaluan dhe kësaj rradhe pa incidente. Një i ri nga Himara, Theodhori Llazari, 33 vjeç, babai i Jollandës 4 vjeçare, është plagosur me thikë në Himarë Fshat nga persona të panjohur. Sipas policisë së Himarës, autorët e këtij krimi janë identifikuar dhe ndalimi i tyre është çështje orësh. Arena e këtij konfrontimi kësaj rradhe u bë Dhërmiu. Shkolla tetëvjeçare e Dhërmiut, ku ishte vendosur dhe qendra e votimit, ishte khtyer në një "arenë" të vërtetë nervash, e cila duhej fituar medoemos nga secila palë. Dhe ishte pikërisht Dhërmiu ai që do të përcaktonte rezultatin përfundimtar të votimit. Votimi në këtë fshat nisi që në fillim me anomali dhe në të dy rastet u desh ndërhyrja e KQZ-së, e cila dërgoi helikopterin dy herë në Dhërmi për të zhbllokuar situatën. Kryetari i komisionit zgjedhor vendor, Lefter Papai, kërkoi nga komisioni që vula e komisionit të mbahej nga ai dhe procesverbalet të plotësoheshin nga vetë kryetari. Kjo gjë u kontestua ashpër nga komisionerët socialistë të cilët në këtë veprim të tij shikonin shkelje të Kodit Zgjedhor. Vula e komisionit dhe procesverbali plotësohen nga sekretari i komisionit dhe kryetari mund ta plotësojë dhe përdorë vulën vetëm në rast se sekretari mungon nga komisioni. Kjo bëri që puna e komisionit të bllokohej për dy orë dhe u desh ndërhyrja e KQZ-së për të zhbllokuar situatën dhe puna të rifillojë rregullisht. Mirëpo banorët e Dhërmiut për të "ruajtur" votën e tyre qëndruan gjatë gjithë procesit të votimit në hyrjen e shkollës ku dhe zhvillohej votimi. Kur në ambientet rreth shkollës u dukën të rinj të veshur me bluzat e kuqe dhe shqiponjën dykrerëshe, që simbolizonin flamurin kombëtar, atëherë u dha alarmi dhe banorët u irrituan, thua se ishin pjesëtarë të "Al Kaedës". Nuk mjaftoi vetëm kjo, por kuishtrimin e dha dhe këmbana e kishës së fshatit, e cila kumbonte në mënyrë kushtruese, duke bërë të grumbulloheshin në oborr i gjithë fshati. Madje disa nga banorët mbërritën dhe me shkopa ndër duar, ndërkohë që të rinjtë flamurtarë, ishin mjaft të qetë dhe nuk provokuan aspak. Pas përfundimit të votimit, banorët e irrituar kërcënonin që kutia e votimit do të dalë prej qendrës vetëm mbi trupat e tyre dhe situata u acarua majft, derisa u desh ndërhyrja e vëzhguesve të OSBE-së për të vendosur ruajtjen e kutisë në ambientet e shkollës nga policia, e cila në të gjitha rastet u tregua në nivelin e duhur. Pas 20 orësh bllokim, u desh përsëri ndërhyrja e KQZ-së, për të vendosur numërimin e votave në Dhërmi, numërim i cili nxorri fitues kandidatin socialist Gjergji Goro. Pavarësisht nga kontestimet e motivuara, do të jenë vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët nuk munguan për asnjë çast, që do të japin vlerësimin e këtyre zgjedhjeve.


    Nano reagon për zgjedhjet

    Kryeministri Fatos Nano reagoi dje për procesin zgjedhor në Himarë. Sipas një njoftimi për shtyp të kryeministrisë, ai është iformuar lidhur me pretendimet për parregullsi dhe ka udhëzuar të gjitha strukturat qeveritare, por edhe të PS-së të vihen në lëvizje. Ai ka urdhëruar që në bazë të ligjeve dhe konform provave të ndëshkohen të gjithë ata që kanë kryer vepër penale. Kryeministri ka kontaktuar me Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e përgjithshëm, autoritetet më të larta të Ministrisë së Rendit dhe të jashtme dhe është informuar për ngjarjen. Dje në mbrëmje reagoi edhe Ministria e Rendit Publik. "Policia do të ushtrojë me përgjegjësi kompetencat për çdo lloj manipulimi apo fallsifikimi", thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Rendit Publik.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Te dashuruarit ne kopeshtin e mallengjimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 15:47
  3. Jeta bashkëshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:31
  4. Problemi, Zgjidhja, Perfundimi
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-10-2003, 21:17
  5. Njeriu, problemi dhe Jezusi.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •