Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Roland Trebicka

    Nuk do tė bėhesha kurrė politikan. Nė skenė jam i lirė, jam Roland Trebicka!!!

    Nga Brikena Demiras


    Flet "Artisti i Merituar", i cili nė mėngjes vesh rrobat e Nikollaq Jorganxhiut, mbasdite shndėrrohet nė njė deputet gėnjeshtar.

    Ėshtė e vėshtirė ta gjesh njė moment larg dyerve tė Teatrit Kombėtar. Edhe brenda tyre, ēdo minutė ėshtė e shenjtė. Prapa derės sė provave, ku njė dorė e kujdesshme ka shkruar "Mos trokit, kėtu ka prova", dėgjohet zėri kumbues i Roland Trebickės, Artistit tė Merituar tė Teatrit Shqiptar. E shkėputėm njė ēast, pėr tė mėsuar mė tepėr rreth dy komedive pėr tė cilat ėshtė duke punuar, "Karnavalet e Korēės", me regjizor Dhimitėr Pecanin dhe "Mė mirė nesėr se pasnesėr", tė regjizorit Milto Kutali. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė shumė i lirė dhe me mirėsjellje pohon se nuk ka kohė as t'i ofrosh njė kafe. Ndėrsa paraditet i kalon me provat pėr "Karnavalet e Korēės", ku njė nga ėndrrat e tij tė hershme ka qenė roli i Nikollaqit, mbasditeve nė skenėn e Teatrit Kombėtar ai luan njė tjetėr rol, atė tė deputetit gėnjeshtar. Komedia "Karnavalet e Korēės" pritet tė vihet nė skenė nė datėn 18 tė kėtij muaji, ndėrsa "Mė mirė nesėr se pasnesėr" ishte shfaqja qė hapi edhe siparin e sezonit nė Teatrin Kombėtar.
    - Ishte njė dėshirė e juaja pėr t'i risjellė publikut "Karnavalet e Korēės"?
    - Jo, nuk mund tė them qė ishte krejt ideja ime. Edhe unė si aktorėt e tjerė kam pasur dėshirė tė luaj disa role nė karrierėn time dhe kam patur njė fat tė madh tė mė realizoheshin disa prej tyre, si pėr shembull, roli im te "Nata e 12-tė", te "Revizori" i Gogolit, pavarėsisht se ėshtė realizuar me vonesė dhe ishte njė pėrshtatje. Gjithashtu kam dashur tė luaj edhe Harpagonin e Molierit, qė nuk mė ėshtė dhėnė akoma mundėsia, shpresoj nė tė ardhmen, si dhe Nikollaqin. Natyrisht, kam luajtur te "Karnavalet e Korēės", nė fillim hamallin dhe karnavalin, mė pas Lonin, por dėshira ime ishte tė luaja Nikollaq Jorganxhiun. Kjo ka qenė njė vepėr e aprovuar nga Kėshilli Artistik. Para se tė merrej aprovimi, kam biseduar me mikun tim, regjizorin Dhimitėr Pecani, tė cilin e takova pas dhjetė vjetėsh dhe ai u entuziazmua, u ngacmua nga kjo, e paraqiti para kėshillit dhe ja ku jemi duke bėrė provat. Mendoj qė njė vepėr siē ėshtė "Karnavalet e Korēės", e cila i pėrket fondit tė artė dhe ėshtė njė nga komeditė mė brilante qė kemi pasur, tė rivihet nė Teatrin Kombėtar ėshtė njė gjė e mrekullueshme. Kėshtu qė nė radhė tė parė falenderoj Dhimitėr Pecanin qė mori guximin pėr ta rivėnė nė skenė dhe pati kurajon tė ma japė mua kėtė rol. Them kurajon sepse kjo komedi ėshtė vėnė nė skenė para shumė vjetėsh, 40 vjetėsh dhe e kanė luajtur aktorė tė shkėlqyer, si njė nga aktorėt mė fantastikė tė komedisė Viktor Gjoka, nė teatėr dhe ekran Ilia Shyti, nė kinekomedi Mirush Kabashi. Unė nuk kam hyrė tė bėj garė, apo tė konkurroj, kam hyrė me dėshirėn pėr tė interpretuar Nikollaqin dhe tė tregoj veten, ta justifikoj atė dhe besimin qė regjizori kishte te unė.
    - Regjizori Dhimitėr Pecani ka premtuar qė nė kėtė rivėnie nė skenė do tė bėhen ndryshime. Si do tė jetė Nikollaqi?
    - Kjo ėshtė pjesė e platformės regjizoriale. Komedia luhet nė ditėt e sotme, ndėrsa mentaliteti i njerėzve ėshtė po ai i viteve pėr tė cilat flet Spiro Ēomora dhe ėshtė ajo qė shohim ne sot. Njerėzit kanė kravata dhe lekė nėpėr xhepa, por kanė njė mentalitet tė vjetėruar. Dhe kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe, derisa ndodhin gjėra tė ēuditshme dhe absurde, kjo tregon se pėr kėta njerėz nuk kanė rėndėsi paratė, veshja, posti, vendi ku punon, por rėndėsi ka mentaliteti. Kėtu qėndron edhe e veēanta e rivėnies sė kėsaj vepre nė ditėt e sotme. Njerėzit nuk do tė shohin njė veshje klasike tė atyre viteve, do tė shohin njė veshje tė sotme, do tė shohin njė lluks nė dekor, nė tė gjitha, por nė mendėsi, nė mentalitet janė po ata njerėz tė viteve '30.
    - Ndjeheni i lodhur?
    - Nė tė vėrtetė duhet tė them se mė ka qėlluar nė njė situatė tė vėshtirė, pasi edhe roli i Nikollaqit ėshtė sa i bukur aq edhe i vėshtirė pėr t'u interpretuar dhe nga ana tjetėr tė dyja komeditė, "Mė mirė nesėr se pasnesėr" dhe "Karnavalet e Korēės" po vihen paralelisht, pra paradite me njėrin rol dhe mbasdite pėrsėri nė skenė me njė rol tjetėr. Megjithatė kjo ėshtė puna e artistit.
    - Jeni i njėjtė nė skenė dhe nė jetė?
    - I njėjtė jam nė atė aspekt qė edhe nė jetė edhe nė skenė jam thjesht Roland Trebicka.
    - Do tė qeshim edhe me Nikollaqin e ndryshuar, ashtu si edhe me deputetin?
    - Unė nuk nisem kurrė me mendimin se njė shfaqje ka sukses vetėm kur qeshet, veēanėrisht kur spektatori kėnaqet. Se mund tė qeshėsh vetėm ato dy orė, dhe sa tė dalėsh nga dera harrohet. Sigurisht qė komedia e synon kėtė, por nuk ėshtė gjithēka. Ajo qė bėjmė ne ėshtė qė edhe pasi kanė dalė nga salla e teatrit, njerėzit tė mundohen tė reflektojnė, tė diskutojnė mbi atė qė kanė parė.
    - Ndėrsa nė komedinė "Mė mirė nesėr se pasnesėr", a ka ndonjė pėrngjasje mes rolit tuaj dhe fushatės aktuale elektorale qė sapo lamė pas?
    - Ndoshta kjo komedi nuk ishte nė programin e drejtorisė pėr tu vėnė kėtė shfaqje, por duke e parė qė kjo vepėr e shqipėruar dhe e pėrshtatur bukur nuk pėrkon jo vetėm pėr momentin pėr fushatėn, por pėr jetėn politike tė 13 vjetėve, ėshtė mė pėrgjithėsuese nuk ėshtė vetėm pėr momentin, atėherė u pa e arsyeshme nga Drejtoria e Teatrit Kombėtar qė ta vinte nė skenė. Unė jam pėrpjekur qė me kėtė deputet tė mos i vė gishtin "x" apo "y", pak a shumė me veprimet e tij, me tėrė veprimtarinė e tij gjoja politike, me kėtė pseudoprogresist, pseudodemokrat dhe njė pseudodeputet pėr mua, jam pėrpjekur ta pėrgjithėsoj, qė secilin nga kėta politikanė, deputetė, ministra pavarėsisht nga ngjyra partiake, ti ngacmoj me interpretimin tim. Shumė nga ata jam i sigurtė qė kanė parė plot gjėra tė vetes sė tyre tek ai personazh, por nuk e di se sa e kanė marrė guximin tė vijnė nė sallė.
    - Politika dhe politikanėt tanė, si i shihni ju me syrin e njė aktori?
    - Natyrisht, unė kam mendimin tim nė lidhje me politikėn e sotme dhe politikanėt tanė, tė cilin e transmetoj edhe nė skenė. Unė do tė ftoja tė gjithė lexuesit qė tė shohin shfaqen dhe aty do ta gjejnė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dhe do tė mund tė shikojnė nėpėrmjet lojės nė skenė cili ėshtė mendimi im pėr politikėn shqiptare.
    - Po t'u jepej mundėsia do t'i pėrkushtoheshit politikės?
    - Jo, nė asnjė mėnyrė, sepse do tė isha Roland Trebicka, njė politikan i mbyllur nė guackėn time dhe kishte shumė rrezik t'i ngjiste vetėm njė moment rolit tė kėtij deputeti qė luaj dhe qė 13 vjet do tė isha andej nga fundi dhe nuk do tė flisja asnjė fjalė. Kėshtu qė ėshtė mė mirė tė ligjėroj dy orė nė skenė, jam mė i lirė.
    - Ngjani nė ndonjė pikė me personazhin qė interpretoni?
    - Ngjaj, siē ngjasim ne tė gjithė shqiptarėt, sepse ne tė gjithė ngjajmė nga pak, pavarėsisht se mundohemi tė kritikojmė politikanėt edhe ne kemi diēka tė pėrbashkėt me ta. Edhe ata qė veprojmė kėshtu kanė gjetur terren, na kanė gjetur dhe ne.
    - Pse pranuat ta interpretoni kėtė rol?
    - Pranova, sepse mė pėlqejnė kėto lloj veprash, qė janė aktuale, e shkruar dhe e interpretuar nė kornizėn e komedisė, qė godet me anėn e humorit, pra qė e ka shėnjestrėn diku dhe nuk ėshtė e paadresuar. Mė pėlqen, sepse njerėzit kanė dėshirė tė flasin pėr politikė dhe ta kritikojnė politikėn, edhe atėherė kur ka momente qė gjėrat shkojnė mirė. Ne nė pėrgjithėsi jemi mėsuar tė kritikojmė. E dyta, mė pėlqen qė spektatori nėpėrmjet rolit tim shikon diēka qė e shikon nė televizion, e lexon nėpėr gazeta, kurse kėtu e shikon mė konkretisht, mė direkt, natyrisht qė tė parėt ėshtė ngritur nė art dhe sigurisht ndoshta edhe mė e zmadhuar sepse ėshtė komedi.
    - Cilit prej politikanėve shqiptarė mendoni se i vė gishtin kjo vepėr?
    - Aty ka pak nga tė gjithė. Nuk mund t'i vė gishtin ndonjėrit. Nėse vepra do tė ishte e fokusuar te njė politikan nuk do tė kishim arritur aty ku kemi vajtur, sepse ajo nuk ka interes tė godasė vetėm njė. Nėse do tė ishte kėshtu, edhe unė do tė isha munduar t'i pėrshtatesha edhe me mimikėn, plastikėn, qė t'i pėrngjisja ndonjėrit.
    - Cili ėshtė roli i zėdhėnėsit nė kėtė komedi?
    - Ai ėshtė strumbullari qė vėrtit gjithė skenėn.
    - Po mė i keq, kush ėshtė, zėdhėnėsi apo deputeti?
    - Mė i keq ėshtė deputeti, qė kėrkon gėnjeshtarin. Gėnjeshtari mund tė gėnjejė sot kėtu, nesėr atje, pėr mua mė i keq ėshtė ai qė kėrkon njė gėnjeshtar, aq mė tepėr qė ka pozitėn dhe pushtetin.
    - Tė flasim pak pėr ju, sa kohė i kushtoni familjes?
    - Edhe pse jam i ngarkuar gjithmonė i kushtoj familjes kohėn e nevojshme. Puna e njė aktori kjo ėshtė nė mėngjes nė prova dhe mbasdite nė skenė. Por sigurisht qė mė del koha t'i pėrkushtohem edhe familjes.
    - Jeni i pasur?
    - Sa gjithė artistėt e tjerė. Ndėrsa shpirtėrisht kam njė pasuri tė madhe, pėr faktim qė kam kėtė lloj profesioni. Ėshtė pasuri sepse nėse Presidenti ėshtė President pėr 5 vjet, Kryeministri pėr disa vjet tė tjera, artisti ėshtė i pasur sepse bėhet njė natė Kryeministėr, njė natė President, njė natė hajdut dhe njė natė bėhet shumė i ndershėm, ēdo natė bėhet dhe intrepreton njė rol tjetėr. Kjo ėshtė pasuria ime.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Babe
    Anėtarėsuar
    18-07-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    54
    Me e bukura qe ka bere do mbetet Pallati 176

  3. #3
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mesova qe eshte aksidentuar rende,kush di dicka me teper le te shkruaje .
    Ne eshte e vertete uroj dhe shpresoj sherim te shpejte dhe kthim ne skene aty ku per vite me radhe na dhuroi mes veshtiresis se jetes buzeqeshje te pafundme.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •